.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - A jemi nė prag tė apokalipsit? (pjesa e parė)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

A JEMI NĖ PRAG TĖ APOKALIPSIT?

(pjesa e parė)

 

     Nė fillim dukej vetėm si njė pikė e vogėl e reflektuar nė sipėrfaqen e saj, por shumė shpejtė filloi tė shtrihet duke mbuluar pjesė mė tė mėdha. Qielli filloi tė marr ngjyrė tė kuqėrremtė, dita tė kthehej nė natė... e gjallesat qė frymonin nė kėtė planet, drejtuan sytė nga qielli i pafund. Drejt tyre po afrohej me njė shpejtėsi marramendėse njė objekt i zjarrtė, qė pėr pak qaste do tė pėrplasej mbi  “gurin e tyre tė ēmuar”...

 

 

 

            Nė mesin e shumė trupave qiellor, qė janė me miliona e miliarda nė gjithėsinė e pafund, gjendet edhe njė sferė vogėl me njė sipėrfaqe prej 510 Milion km², me njė diametėr prej 12.700 km dhe me njė peshė prej rreth 6000 trilion tonelatash, qė vazhdon rrugėtimin e vet, duke  pėrshkuar harkun e njėjtė, mbi 4 miliard vite. Njė sferė paksa mė ndryshe nga bashkudhėtaret e saj: njė sferė e shndritshme, me ngjyrė tė kaltėr, me re tė bardha, lumenj, liqene, dete e oqeane, me fusha tė gjelbėruara, me pyje plotė drunjė e bjeshkė tė mbuluara me dėborėn  e kristaltė - njė sferė nė tė cilėn frymon jeta. Kjo sferė, qė vėshtruar nga njė prizėm tjetėr, ajo e makrokozmosit, i pėrngjanė njė “guri tė ēmuar”, quhet Tokė.

            Dhe disa miliard vite mė pas, kur civilizimi nė kėtė planet ishte duku u ngjitur drejt majave mė tė larta, ishte nė prag tė kulminacionit tė tij, kėtė “guri tė ēmuar” filloi ta mbuloj njė hije e errėt! Nė fillim dukej vetėm si njė pikė e vogėl e reflektuar nė sipėrfaqen e saj, por shumė shpejtė filloi tė shtrihet duke mbuluar pjesė mė tė mėdha. Qielli filloi tė marr ngjyrė tė kuqėrremtė, dita tė kthehej nė natė... e gjallesat qė frymonin nė kėtė planet, drejtuan sytė nga qielli i pafund. Drejt tyre po afrohej me njė shpejtėsi marramendėse njė objekt i zjarrtė, qė pėr pak qaste do tė pėrplasej mbi  “gurin e tyre tė ēmuar”...

            ...Njė pėrplase e fuqishme nė oqean e shkundi gjithė kėtė planet. Njė valė deti e fuqishme dhe qindra metra e lartė, bashkė me retė e zjarrta tė objektit pėrplasės, po shpėrndahej nė tė katėr anėt e saj, duke shkatėrruar gjithēka qė i dilte pėrpara: Duke pėrmbytur qytete tė tėra, fusha me tė mbjella, duku djegur pyjet e ngjeshur me lisa, duke shkrirė e kthyer nė llavė vullkanesh edhe borėn e pastėr nė maja tė bjeshkėve... pėr disa orė ky “gurė i ēmuar” u kthye nė tokė tė djegur e tė shkretėtuar, nė njė vend pa frymė  - pa jetė...

            Kėshtu mund tė duket njėri, nga shumė skenarėt, pėr ditėn e fundit tė planetit tonė. Dhe kjo qė u tha mė lartė, ndoshta nė dukej tė parė, vėrtet i pėrngjan njė fiksioni imagjinarė, por kjo ėshtė edhe shumė afėr ligjeve shkencore. Prognozat e ndryshme, qofshin ato tė civilizimeve tė lashta, tė parashikuesve antik e modern, por edhe ato shkencore, kėtu japin tė njėjtin rezultat: Ky planet e ka njė fund! Dhe shikuar realisht kjo ėshtė afėr logjikes! Ēdo gjė nė kėtė hapėsirė e ka njė fillim, dhe natyrisht, edhe njė mbarim. Ky princip, ky ligj hyjnor vlen edhe pėr trupat qiellor, edhe pėr sistemet diellore, edhe pėr galaktikat.     

 

 

            Prognozat shkencore se jeta e planetit tonė mund tė zgjasė edhe disa miliard vite, sot nuk i frymėzojnė edhe aq shumė inkurajimet tona. Ndoshta kjo do tė ishte e mundur, nėse ligjet e ndryshme fizike, qė harmonizojnė kėtė baraspeshė, nuk do tė ndikoheshin nga faktorė tė tjerė, e qė janė tė shumtė, tė panjohur e tė paparashikueshėm pėr qenien njeri, pra edhe pėr vet shkencėn. Dhe nė kėtė kontekst mund ta bėjmė njė analogji mes parimeve tė pėrgjithshme kozmike dhe qenies njeri. Jetėgjatėsia e njė njeriu, nė kushte normale, parimisht duhet tė ketė njė mesatare prej 80 vitesh, megjithėse kjo ndryshon, varėsisht prej llojit. Mirėpo, ja qė janė edhe faktorėt e tjerė ata qė e thyejnė kėtė ligjshmėri, nėse mund ta quaj, universale: sėmundjet e paparashikuar ose fatkeqėsitė e llojeve nga mė tė ndryshmet. Tė njėjtat principe ligjore qė veprojnė nė mikrokozmos, janė funksionale edhe nė makrokozmos, pra ato vlejnė edhe pėr planetin tonė. Mund tė jetė njė meteorit gjigant, njė erupsion i fuqishėm diellor, njė debalans i fushės magnetike si faktor eksternė qė mund t’ia shkurtojnė jetės Tokės, por po aq serioz ėshtė edhe faktori intern - vet njeri, pėrmes “revolucionit teknologjik” duke shkatėrruar kėshtu baraspeshėn natyrore. Dhe kėto principe ligjore, jo vetėm qė janė tė njohura mijėra vite mė parė, qė na dėshmon edhe formula e njohur e figurės antike greke - njėri nga 12 Zotat mė tė famshėm tė Olimpit, Hermesi, ku thuhet: „Si ėshtė lart, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart“, por kėto parime i njeh dhe i pranon edhe shkenca bashkėkohore. Formula e mėsipėrme, nė zbėrthim do tė thotė: “si ėshtė makrokozmosi, ashtu ėshtė edhe mikrokozmosi”, njėjtė sikurse hipotezat shkencore  qė shpjegojnė ekzistencėn e ndėrlidhshmėrisė ndėrmjet pjesėve mė tė imėta tė materies dhe atyre mė gjigante qė lėvizin nė gjithės. E sot dihet shkencėrisht se materia nuk pėrbėhet vetėm nga molekulat dhe atomet, si pjesė pėrfundimtare e mė tė imėta tė saj, por se, edhe secili atom nė vete konsiderohet si njė botė e veēantė, njė botė e pėrbėrė nga protone, neutrone, elektrone dhe grimca tė tjera (edhe mė tė imta) si kuantet, marrėdhėniet, pozicioni dhe lėvizja e tė cilave i pėrngjanė pothuajse tėrėsisht sistemit tonė diellor nė miniaturė.

E pėr t’i pėrcjellė kėto procese qė zhvillohen nė pjesėt mė tė imėta tė materies (nė mikrokozmos), njeriu shfrytėzon aparate tė ndryshme mikroskopike, meqė ato procese janė aq tė vogla sa pėr syrin e tij janė tė padukshme. Tė gjitha ato procese zhvillohen nė njė harmoni dhe pėrputhshmėri tė mrekullueshme, mu ashtu siē zhvillohen edhe proceset nė makrokozmos. Por, po tė bėhej njeriu objekt shikimi, dhe jo vetėm ai, por i tėrė sistemin ynė diellor nga njė prizėm tjetėr, ajo e makrokozmosit, dhe atė vetėm nė galaktikėn “Rruga e Qumėshtit”, ku ndodhet sistemi ynė diellor, atėherė, jo vetėm ai, por i tėrė sistemi ynė diellor - Dielli dhe tetė planetėt (pėrjashto kėtu Plutoni i cili nga viti 2006 ka humbur statusin e planetit), bashkė me satelitėt e tyre, miniaturizohen mu sikurse atomet dhe molekulat tek materia. Vetė planeti ynė Toka, me disa miliarda gjallesa, nė universin e pafund i pėrngjan njė kokrre rėre nė oqean. Por, nė univers nuk ėshtė vetėm galaktika „Rruga e Qumėshtit“ qė pėrbėhet nga disa miliarda yje e qė miliona prej tyre kanė planetė mu sikurse ylli ynė, Dielli, por, ekzistojnė edhe shumė galaktika tjera tė pėrbėra nga miliarda e miliarda yje tė tjerė? E ēfarė pėrmban prapavija e kėtij sfondi ku lėvizin nė formė spiraleje gjithė kėto galaktika?!... Kjo por dhe shumė pyetje tė tjera, janė sfida serioze me tė cilat ballafaqohet sot shkenca bashkėkohore, meqė njohuritė dhe teknologjia qė posedon sot ajo as pėrafėrsisht nuk i pėrmbush kriteret pėr pėrgjigje tė kėnaqshme. Prandaj, kėto qė u thanė mė lartė, lenė pak pėr tė dėshiruar se planeti ynė do tė plaket dhe “vdes”, pra pėrfundoj misionin e tij nė bazė tė parimeve tė pėrgjithshme kozmike, me aq sa na janė tė njohura neve deri mė sot.

 

 

 

            Profecitė pėr fundin e botės

 

            Paralajmėrimet pėr fundin e jetės nė tokė ose apokalipsin nuk janė tema tė reja diskutimesh. Nė dokumentet e gjetura tek civilizimet e vjetra, kjo dukuri ėshtė mjaftė e theksuar, dhe ndoshta me tė drejt, pasi m’u ato civilizime, qė pėr to sot dihet shumė pakė, ishin zhdukur si pasoj e ndonjė apokalipsi tė tillė. Shkenca shkon edhe mė larg. Bazuar nė dėshmitė  e fosileve tė gjetura nė shumė vende tė botės, ajo edhe zhdukjen e krijesave parahistorike siē janė dinozaurėt e zaurė tė tjerė apo mamutėt e gjallesa tė tjera tė panjohura qė ishin sundimtarė tė planetit tonė asokohe, e ndėrlidh me pasojat e ndonjė katastrofe klimatike, shkaktarėt e tė cilės, sipas shkencės, mund tė ishin tė shumtė. Edhe nė librat e shenjt tė religjioneve tė ndryshme kjo temė zė vend qendror. Vetėm nė Bibėl kemi mbi 100 profeci rreth fundit tė botės dhe tė gjitha kėto i ka pėrmbledhur nė njė vepėr autori Stuart Olyott (e pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe nga Lirak Ēelaj), e tė cilėn mund ta shkarkoni falas nė sektorin “Literaturė”. Edhe nė librin e shenjt islam - Kuranin, shenjat e ditės sė fundit (kiametit) theksohen disa herė.

            Ndėr parashikimet mė tė pėrfolura rreth fundit tė botės, ėshtė kalendari i civilizimit tė lashtė tė quajtur Maja. Njė popullatė autoktone qė ka jetuar 3000 vjet para erė se re nė pjesėt e Amerikės Qendrore, gjegjėsisht tė shtrirė nė territore tė Guatemalės, Belizes, El Salvadorit, Hondurasit,  dhe nė pjesėn mė tė madhe tė Brazilit tė sotėm. Dijetarėt e asaj kohe, qė supozohej se e njihnin mirė filozofinė, matematikėn, fizikėn, astronomin etj. kishin nė pėrdorim dy sisteme kalendarik:

            -Kalendari Tzolkin, pėrdorej pėr qėllime ritualesh dhe pėrbėhej prej 13 tingujsh dhe 20 simbolesh diellore, nga llogaria e tė cilave rridhnin 260 kombinacione. Duhej tė kalonin 260 ditė deri te pėrsėritja e serishme  e njė dite tė kombinuar.

            -Kalendari Haab, pėrdorej pėr nevoja civile dhe ishte i ngjashėm me kalendari e ditėve tona. Pėrbėhej nga 365 ditė -18 muaj me nga 20 ditė, plus 5 ditė shtesė, qė konsideroheshin si ditė fatkėqija.

            Te dy kėta kalendarė pėrfundojnė pas 5125 vjetėsh, dhe kjo ditė, sipas llogarive tė kohės sonė, i bie saktėsisht mė 21.12.2012! Ėshtė njė kalendar, i cili gjatė njė periudhe 5000 vjeēare, ka bėrė njė llogari mjaft ekzakte tė ditėve, muajve dhe viteve, sa qė edhe fazat hėnore, deri mė sot, i ka kalkuluar me njė devijim minimal prej vetėm 23 sekondash.

            Dhe si pėr ironinė tonė, kjo datė pėrputhet plotėsisht me njė dukuri astronomike e cila pason njė herė nė 26000 vjet! Mė saktėsisht, m’u nė kėtė ditė, Toka dhe i gjithė sistemi ynė diellor do tė gjendet i pozicionuar nė njė paralele tė njėjtė me galaktikėn tonė, “Rruga e qumshit”. Dhe kjo pikė, ku sistemi ynė diellor takohet (ndeshet) me “Rrugėn e qumėshtit”, ėshtė njė shtresė e krijuar nga re pluhuri e ashtuquajtur “hapėsira (e ēara) e errėt e rrugės sė qumėshtit”. Kjo e ēarė ka shumė kuptime mitologjike si: “Rruga e ferrit”, “goja e e njė pėrbindėshi kozmik”, “kanali lindės i nėnės kozmike” etj.  Dhe pikėrisht mė 21.12.2012, Toka, bashkė me sistemin tonė diellor, pozicionohet m’u nė mes tė kėsaj hapėsire tė errėt, nė horizontin e sė cilės, “Rruga e qumėshtit” ka qasje mbi to, dhe atė nga tė gjitha pikat - rreth e qark. Nė kėtė pikė kohore pėrfundon edhe cikli i kalendarit tė civilizimit Maja. Pasojat e kėtij gėrshetimi parashtruan edhe teori nga mė tė ndryshmet, dhe qė tė gjitha me njė pėrfundim tė njėjtė - fundi i botės!

 

 

            Dhe nėse nisemi nga parimet e pėrgjithshme hyjnore se ēdo gjė ka njė fillim dhe njė mbarim, pra, asgjė nuk ėshtė e amshueshme nė universin e pafund pėrveē ritmit tė pėrhershėm tė ndryshimeve: lindjes, zhvillimit dhe shpėrbėrjes (ajo qė shpėrbėhet pastaj lind sėrish), atėherė edhe hipotezat e njė rifillimi nga zeroja i gjithēkaje, pra  edhe fillimi i njė epoke tė re pėr planetit tonė, ėshtė shumė i kapshėm.

            Pėrputhshmėritė qė u thanė mė lartė, na lėnė tė kuptojmė se ky civilizim i lasht ka pasur njohuri shumė tė mira pėr kėtė gėrshetim, dhe kėtė ditė e kanė konsideruar si njė pikė kalimtare shumė tė rėndėsishme - fillim i njė cikli tė ri.

            E pėr ēudi, njė profeci e kėtij lloji dhe pikėrisht pėr fundin e vitit 2012, nuk vjen vetėm nga Maja-t. Edhe kalendar i Aztekve, qė ėshtė mjaft i ngjashėm mė atė tė Maja-ve, pėrfundon po nė kėtė datė.

            Nostradamusi (1503 - 1566), i lindur nė Saint-Remy, nė jug tė Francės, me profesion mjek dhe farmacist si dhe njėri ndėr parashikuesit mė tė njohur i tė gjitha kohėrave, gjithashtu, nė profecitė e tij parasheh, po nė kėtė vit, njė luftė atomike me pėrfshirje mbarė globale. 

            Gjithashtu, parashikuesja nga bullgaria, Vangelija Gushterova ( 1911-1966) e njohur me emrin Vanga, parasheh njė katastrofė me pėrmasa gjigante pas viteve 2010. Vanga ėshtė e njohur me profecitė e saj rreth fillimin e luftės sė dytė botėrore, pėr “Perstrojken”, pėr vdekje e princeshės Dejana si dhe pėr sulmin e 11 shtatorit nė kullat binjake tė Nju Jorkut. Pėr kėtė sulm ajo kishte thėnė: “Vėllezėrit amerikan do tė rrėzohen nga sulmi i njė shpendi tė ēeliktė”. Sipas parashikimeve tė saj, fillimi i luftės sė tretė botėrore do tė filloj kah fundi i vitit 2010. Kėsaj situata do t’i paraprijnė tri atentate nė tre president shtetėror si dhe lufta nė Indonezi. Ky konflikt, qė do tė zgjasė pėr disa vite, do tė ketė pėrmasa katastrofale pėr gjithė njerėzimin, pasi luftėrat do tė jenė shumė tė ashpra duke mos u kursyer as armatimi bėrthamor e as ai kimik.

            Parashikuesja tjetėr nga Arizona e SHBA-ve, Sakina Blue Star, duke u bazuar nė njohuritė e vendasve autokton, Hopi-Indianėve (qė ėshtė edhe vet pjesėtare e asaj popullate etnike qė sot nuk numėron mė shumė se 1500 pjesėtar), po ashtu, parasheh fundin e botės, pikėrisht nė vitin 2012. Sipas saj, njerėzimi ėshtė zhdukur tri herė. Herėn e parė kjo ka ndodhur kur boshti i saj (Tokės) pėsoi zhvendosje; herėn e dytė gjatė kohės sė akullt dhe herėn e tretė gjatė pėrmbytjeve nga tė reshurat e furishme. Ka ardhur sėrish koha pėr zhdukja e radhės - ciklin e katėrt, cikėl nė tė cilėn planeti ynė gjendet nė fazėn e njė pastrimi tė pėrgjithshėm, i cili do tė pėrmbyllet nė fund tė vitit 2012.

            Edhe autori amerikanė, Micheal Dorsin, nė librin e tij “Kodi biblik”, parasheh, duke u bazuar nė njė mesazh (kod) sekret nė Bibėl, fundin e botės qė do tė ndodh po nė kėtė vit - 2012, gjatė kolizionit tė Tokės me njė komet.

 

            Nė vazhdimin tjetėr do tė lexoni:

 

            -Cili ishte qėllimi i projektit i NASA, i quajtur, IRAS (Infrared Astronomical Satellite), i cili u realizua nė bashkėpunim me Britaninė e Madhe dhe Holandėn;

            -A e rrezikon planetin tonė trupi qiellor i zbuluar na teleskopėt IRAS qė nė vitin 1983, i cili veē ka depėrtuar nė Sistemin tonė Diellor?

            -Kronologjinė e profecive rreth zhbėrjes sė Tokės, etj.

 

(pjesa e dytė)   (pjesa e tretė)   (pjesa e katėrt)   (pjesa e pestė)