.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - A jemi nė prag tė apokalipsit? (pjesa e tretė)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

A JEMI NĖ PRAG TĖ APOKALIPSIT?

(pjesa e tretė)

       Pėrmbytjet, si pasoj e ndryshimeve klimatike, mendohet se kanė qenė edhe shkaktarėt e disahershėm tė zhdukjes sė jetės nė Tokė. Ndėr mė tė pėrfolurit ėshtė miti pėr Atlantidėn, njė ndėr civilizimet mė tė lashta qė kishte njė shkallė tė lartė zhvillimi (bazuar nė dėshmitė e Platonit),  e qė mendohet se gjendet i pėrmbytur diku nė oqeanin Atlantik. Supozohet se ndonjė ndryshim i madh klimatik e gjeologjik (nga  pėrplasja e mundshme e ndonjė meteoriti), ka ndikuar qė ky civilizim tė zhduket nga faqja e dheut pėr pak kohė (brenda natės).

           

 

            Fundi i botės nga eksperimentet laboratorike

 

            Mikroorganizėm i padukshėm. Shikuar nga prizma mikroskopike, grimca tė imėta dhe tė “vdekura” pluhuri! Ato nuk mund tė vihen nė vetėlėvizje, nuk mund tė shumohen vetvetiu. Atyre ju nevojitet njė qelizė e gjallė tė cilėn ato grimca pastaj e detyrojnė qė tė riprodhoj kopjet tė tjera, duke u shumuar nė pambarim.

            “Viruset qėndrojnė nė krye tė historisė sė zhvillimit tė jetės. Ata janė mė tė vjetėr se ēdo qelizė komplekse, nga e cila sot ndėrtohet secili organizėm i gjallė, qoftė shtazor, qoftė bimor. Ata janė dėshmitarė tė historisė. Miliarda vjet tė vjetėr dhe akoma ekzistues, qė qelizave t’ua vėshtirėsojnė jetėn” - thotė virologu nga Universiteti i Parisit, Ali Saib. Dhe vėrtet, edhe pse tė padukshme dhe parazitė, ato demonstrojnė fuqi magjike: Janė nė gjendje, qė pėr pak kohė, ta mposhtin edhe gjallesėn mė tė madhe tokėsore. Kanė mposhtur dinozaurė gjigantė, balena disa tonelatėshe por edhe ushtritė mė tė famshme tė kohės si atė tė Napolon Bonopartės.

            Shumė herė gjatė historisė njerėzore, shfaqja e mortajave tė ndryshme ka marr me miliona jetė tė tyre. Epidemia e quajtur “Loimos”, qė kishte pėrfshirė Greqinė 430 para erės sė re, nė njė farė forme edhe i dha fund “epokės sė artė”, tė cilėn e shijonte Athina asokohe. Nga kjo epidemi  vdiq, pothuajse ēdo i treti banor dhe shkaktari i saj nuk u zbulua kurrė.

            800 vite mė vonė, malaria e pėrfshiu qytetin atikė, Romėn, duke e kthyer kėtė metropol nė njė qytet tė rrėnuar. Vetėm 17000 banorė, thuhet se kishin arritur tė mbijetojnė. Njė epidemi e shkaktuar nga lia, popullatės sė Meksikos i kushtoi mbi 18 milion jetė njerėzish. Brenda 100 viteve (1520 - 1816), kjo popullatė qė numėronte asokohe 20 milion banorė, mbeti me vetėm 1.6 milion banorė. Dhe njėra ndėr tragjeditė mė tė mėdha globale nė kėtė drejtim ėshtė pandeminė e viteve 1918-20, qė u quajt “gripi spanjoll”. Brenda dy viteve ajo arriti tė marr mbi 50 milion jetė njerėzish.

            Se viruset mund tė nxisin sėmundje tė tmerrshme dhe tė pėrhapen me shpejtėsi marramendėse nė ēdo pikė tė globit, kjo edhe nuk ėshtė temė e re. Dėshmia mė e fundit ėshtė  “gripi i derrave” H1N1, qė po pėrhapet me tė madhe nė tė gjitha pjesė e botės dhe qė i ka vendosur para njė sfide tejet serioze tė gjitha institucionet  mė relevante botėrore. Njė mutacion i mundshėm dhe ky virus mund tė shkaktoj njė pandemi me pėrmasa tė paparashikuara pėr njerėzimin. Dhe mu nga ky shkak Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, me seli nė Gjenevė tė Zvicrės, mė 11 qershor 2009, shpalli edhe zyrtarisht virusin e derrave si pandemi globale, duke e ngritur gjendjen alarmuese nė shkallėn mė tė lartė - nė tė gjashtėn. Ėshtė hera e parė qė, pas mė sė 40 vitesh (nga “gripi i Hongkongut” nė vitet 1968/69, nga i cili vdiqėn mbi 2 milion njerėz), kjo organizatė (OBSH) tė shpall gjendje pandemie. Vala e pėrhapjes sė “virusit tė derrave” nuk ka tė ndalur. Mbi 100.000 njerėz (numri ėshtė gjithnjė nė rritje marramendėse), nė mbi 100 shtete, konsiderohen tė prekur nga ky virus. Disa qindra veē kanė ndėrruar jetė. “Virusi ėshtė i ri, jashtėzakonisht ngjitės dhe ėshtė duke e pėrhapur shumė shpejt. Nuk po mundemi ta vėmė nėn kontroll, prandaj edhe kam vendosur qė tė shpall gjendje pandemie” - thotė Drejtoresha e OBSH-sė, Margaret Chan. Megjithėse alarmi ėshtė ngritur nė shkallėn mė tė lartė, OBSH, akoma nuk rekomandon mbyllje kufijsh apo bartje tė pėrgjithshme tė maskave mbrojtėse.

            Pėr kėtė gjė epidemiologėt qė prej vitesh kanė paralajmėruar, qysh nga “gripi i shpendėve”  se do tė jetė vetėm ēėshtje kohe kur do tė shfaqej njė vatėr e re e rrezikshme e gripit qė mund tė shkaktonte miliona tė vdekur nė tė gjithė botėn. Virusi i shpendėve H5N1, sipas shkencėtarėve mbetet akoma njėri ndėr kėrcėnuesit mė serioze tė mundshme pėr njerėzimin. Qė nga viti 2003, kur ky virus ėshtė bėrė publik, janė infektuar, sė paku zyrtarisht, mbi 300 njerėz nė mbi 10 vende, kryesisht nė Azi, dhe, 60% e tyre, kanė ndėrruar jetė. Shkencėtarėt janė shumė tė shqetėsuar sepse, sipas tyre, kėtij virusi i nevojiten vetėm edhe pak mutacione, qė ai tė kthehet nė njė vrasės me pėrmasa katastrofale pėr njerėzimin, pėr shkak tė mungesės sė njė vaksine adekuate. Koncerni i njohur farmaceutike Novartis ngjalli pak shpresat kah mesi i qershorit (mė13.06.2009), kur bėri tė ditur se ka arritur tė zbulojė njė vaksinė efikase kundėr “gripit tė derrave”, por se, pėr prodhimin serik nevojiten edhe disa muaj. Mirėpo, mbetet pikėpyetje e madhe efikasiteti i kėsaj vaksine, pasi kjo nuk ėshtė testuar drejtpėrdrejt tek njeriu. Shkencėtarėt nuk mund ta parashikojnė mėnyrėn e mutacionit qė mund tė pasoj, pasi ky grip ėshtė njė kombinim i viruseve tė njerėzve, derrave dhe shpendėve, prandaj edhe kundėr njė kombinimi tė tillė, tė panjohur akoma pėr shkencėn, imuniteti i njeriut, por edhe vaksina qė do tė prodhohet sė shpejti, mund tė jenė tė paefektshėm.

 

 

            Loja  e rrezikshme me gjene

 

            Skenarėt e mėsipėrm rreth njė katastrofe tė mundshme globale, megjithatė, po supozojė se janė si burim i proceseve tė zakonshme tė ligjeve natyrore, edhe pse me pasoja tragjike. Por, shumė mė shqetėsuese dhe tė rrezikshme pėr njerėzimin, duket tė jenė eksperimentet gjenetike qė zhvillohen nėpėr laboratorėt e shumtė.

            Qyteti Boise, nė shtetin Idaho tė SHBA-ve. Laboratori i universitetit tė kėtij qyteti, gjendet prapa mureve disa metėrshe tė betonit. Brenda duket gjithēka e zakontė - e parrezikshme: teknikė laboratorike, mikroskopė, kompjuter etj. Megjithatė kjo pėrshtypje ėshtė zhgėnjyese: kėtu zhvillohet eksperimenti gjenetik me i kontestuari nė mbarė botėn! Nėn udhėheqjen e prof. Greg Hampikian, shkencėtarėt kėrkojnė kodin gjenetik tė vdekjes: Ata krijojnė gjene artificiale, tė cilat, nė natyrė nuk kanė ekzistuar asnjėherė. Kjo ngjanė nė “vrimėn e zezė” gjenetike dhe me kėtė duket se shkenca po mundohet ta luajė ose zėvendėsoj rolin e Krijuesit!

            Eksperimentimit me gjene (zyrtarisht vetėm nė bimė) dhe krijimit sintetik tė tyre, nė shumė shtete i ėshtė dhėnė drita e gjelbėr, me arsyetimin se kjo shkon nė dobi tė njerėzimit. Duke intervenuar nė ADN-n (acidi deoksiribonukleik), nė bazėn fillestare tė gjallesave qė bartė mesazhet gjenetike tė ēdo qelize, duke i kyēur, shkyēur ose zėvendėsuar, pra duke manipuluar me gjene, shkencėtarėt po pėrpiqen t’i dekodojnė tė gjitha sekretet e krijimit tė njė organizmi dhe me kėtė edhe krijimin, konstruktimin e njė  organizmi artificial (sintetik). Dhe potenciali i kėtij manipulimi me gjene, duket i pakufishėm: tė pavarura nga procesi i evolucionit, organizmat sintetik, shpresohet se njė ditė, do ra rrisin produktivitetin e pėrgjithshėm agrobotanikė, pėrmirėsojnė mirėqenien njerėzore, do ta luftojnė kancerin, do tė arrijnė tė prodhojnė edhe karburante biologjike etj. Dhe kjo, natyrisht do tė ishte nė dobi tė njerėzimit. Por, a do tė jetė nė gjendje njeriu, si krijues (si Zotė) i kėtyre organizmave, t’i ketė edhe nėn kontroll ato? Kjo ėshtė pyetje pėrgjigjet e sė cilės lėnė shumė pėr tė dėshiruar.

            Shkencėtarėt e Universitetit tė Boise-s veē kanė arritur tė konstruktojnė sekuenca tė ADN-sė, qė tek njeriu nuk ekzistojnė, bile edhe disa qė nuk ekzistojnė nė asnjė gjallės tjetėr tė kėtij planeti. Tė bartura nė organizėm pėrmes frymėmarrjes ose ushqimit, disa nga kėto sekuenca te  manipuluara tė ADN-se arrijė tė paralizojnė ēdo funksion tė domosdoshėm pėr jetė tė organizmit. Dhe kjo i shqetėson kritikėt e kėtij procesi: Fuqi tė mėdha, qeveri tė ndryshme, diktatorė apo edhe organizata terroriste, mund ta shfrytėzojnė kėtė mundėsi, qė pėrmes njė arme tė tillė biologjike, ta mbajnė nėn shėnjestėr ose edhe ta shkatėrrojnė cakun e tyre. Dhe kjo praktikė e krijimit tė njė arme biologjike pėr shkatėrrim masiv nuk ėshtė, po ashtu, diē e re. Qė  nė kohėn e luftės sė dytė botėrore ėshtė i njohur plani i disa shteteve tė aleancės, pėr pėrdorimin e Anthrax - bombave (bombave tė mbushura me baktere infektuese shume tė rrezikshme - Bacillus anthracis), mbi qytetet mė tė mėdha gjermane si Berlini, Hamburgu, Stuttgardi etj.  nė fazėn e fundit tė luftės, pėr ta mbytur ēdo banorė tė tyre. Por falė vonesės transportuese tė kėtyre bombave nga SHBA-t nė Britaninė e Madhe (mbi 5000 copė), dhe mospajtimit tė disa aleatėve, kjo nuk ndodhi. Pėrdorimi testues i kėtyre bio-bombave nė njė pjesė tė pa banuar tė Islandės, shkatėrroi tėrėsisht, tė gjithė faunėn, brenda njė dite. “Armėn mė efektive dhe mė tė lirė e ka krijuar vetė natyra” - thotė biologu Malcolm Dando nga Universiteti i Brodfordit nė Angli. Nevojitet vetėm 100 kg bazile Anthraxi  pėr t’i vrarė rreth 3 milion njerėz. Pėr tė parandaluar ndonjė katastrofė tė tillė, mbi 143 shtet, nė vitin 1872, nėnshkruan njė marrėveshje pėr ndalimin e prodhimit tė armėve biologjike.

            Por, krejt ndryshe nga njė pandemi e provokuar nga viruset natyral, edhe nėse ata kanė kaluar disa faza mutacionesh, shpresat pėr tė mbijetuar njerėzimi, megjithatė nuk janė tė shuara tėrėsisht. Njė shpėrthim i njė epidemie, i provokuar nga viruset sintetik tė gjeneve tė manipuluar ose tė krijuar artificialisht, do tė ndalet, tek atėherė kur tė vdes njeriu i fundit. Nė krahasim me viruset natyral, sekuencat e njė gjeni sintetik, tė manipuluar ose krijuar artificialisht, nuk vdesin. Nė vitin 2012 janė paraparė edhe preparatet e para tė kėtyre gjeneve sintetike. Qėllimi: luftimin e dėmtuesve tė kulturave agrare. Mirėpo, askush nuk e di se kėto gjene - vrasėse, nuk do tė kalojnė edhe tek format tjera tė jetės me potencial shkatėrrues edhe pėr to. Ndoshta edhe tek njeriu. Do tė ishte njė proces qė nuk do tė mund ta ndalonte askush....

 

 

 

            Ngrohja globale vė nė pikėpyetje baraspeshėn  e Tokės

 

            Pėrmbytjet, si pasoj e ndryshimeve klimatike, mendohet se kanė qenė edhe shkaktarėt e disahershėm tė zhdukjes sė jetės nė Tokė. Ndėr mė tė pėrfolurit ėshtė miti pėr Atlantidėn, njė ndėr civilizimet mė tė lashta qė kishte njė shkallė tė lartė zhvillimi (bazuar nė dėshmitė e Platonit),  e qė mendohet se gjendet i pėrmbytur diku nė oqeanin Atlantik. Supozohet se ndonjė ndryshim i madh klimatik e gjeologjik (nga  pėrplasja e mundshme e ndonjė meteoriti), ka ndikuar qė ky civilizim tė zhduket nga faqja e dheut pėr pak kohė (brenda natės). Ishin pėrmbytje, tė shkaktuara nga tėrmetet, shpėrthimet vullkanike, valėt e mėdha tė oqeanit etj, ato qė fundosėn kėtė “kontinent” pėrgjithmonė.

            Por Atlantida, nuk ėshtė rast i vetėm i pėrmbytjeve nga ndryshimet klimatike. Zbulimet e shumta tė fosileve tė kafshėve parahistorike, siē janė tetrapodet (dinozaurėt) barngrėnės ose  Mamutėt e lloje tjera, qė janė gjetur nė hapėsira tė ndryshme tė globit, tė cilat sot janė tė mbuluara nga shtresa tė mėdha akulli ose nė sipėrfaqe ku, pėr shkak tė mungesės sė lagėshtisė, procesi vegjetativ ėshtė tėrėsisht i pazhvilluar, pra nė shkretėtira tė ndryshme, dėshmojnė pėr ndryshime ekstreme klimatike qė janė zhvilluar nė planetin tonė. Nė Siberi ėshtė zbuluar njė Mamut gjigant i ngrirė, i cili ėshtė ushqyer vetėm me bimė. Nė gojėn e tij janė gjetur mbeturina tė myshkut, ndėrsa nė zorrėt e tij edhe mbeturina barishtesh qė sot nuk ekzistojnė nė atė hapėsirė. Trupa tė shtazėve tė ndryshme janė zbuluar edhe Kinė, Kanada, e vende tė tjera tė globit. Shkencėtarėt mendojnė se kėto zhvendosje janė bėrė si pasoj e ndonjė kataklizmi natyrorė.

            Jo vetėm sipas legjendave, por edhe sipas profecive religjioze, bota ėshtė pėrmbytur disa herė. Janė diku rreth 30 burime qė flasin pėr pėrmbytje me pasoja katastrofale pėr gjallesat e planetit Tokė. Kemi rrėfimin e Biblės, ku Perėndia vendos ta dėnoj njerėzimin pėr shfaqjen e mosbesimit tek Krijuesi i tyre, dhe e urdhėron Noun t’i marrė familjarėt  dhe lloje tė pėrcaktuar tė botės shtazore e bimore dhe tė vendoset nė njė anije, pasi vendimmarrėsi hyjnor, kishte vendosur ta shkatėrroj njerėzim pėrmes pėrmbytjeve pėr ta ripėrtėrirė pastaj me njė lloj tjetėr mė tė mirė. Dhe kėshtu, 40 ditė pa ndėrprerė, kishte lėshuar shi tė fuqishėm dukė pėrmbytur ēdo gjė mbi dhe.

            Rrėfime tė ngjashme, si kjo nė Bibėl pėr Tokėn e pėrmbytur, janė edhe kronikat e asiro -babilonasve, pastaj ato tė grekėve tė vjetėr;  shėnimet e indiasve, ato kineze, egjiptase e tė tjera, tė cilat, pothuajse janė tė ngjashme: personazhet e kėtyre legjendave, meshkuj dhe femra, me tė afėrmit e tyre ose pa ta, me botėn shtazore e bimore etj. pozicionohen nė vende ose objekte tė caktuar nga vet Hyji, qė tė mbijetojnė dhe bota sėrish tė mund tė frymoj nga fillim.

            Duke e marr pėr bazė numrin e madh tė legjendave tė ngjashme nga shumė popujt tė lashtė tė globit dhe duke pasur parasysh mundėsin e komunikimi tė tyre nė ato kohėra, qė ishte tejet i vėshtirė, shkencėtarėt janė tė bindur nė vėrtetėsinė e tyre. Ndoshta jo saktėsisht, sipas skenarėve tė rrėfyer nėpėr ato legjenda, por me njė skenar tė pėrafėrt, gjithsesi. Ėshtė shumė domethėnės pėr ta, gjithashtu, edhe rrėfimi pėr Solonin (640-558 p e. re) - njė personalitet i njohur nė antikėn greke, qė njihet si reformatori dhe udhėheqės i Athinės, tė cilit egjiptasit, kur ai ishte nė vizitė tek ta nė Saisu, i thanė: “Njerėzimi ėshtė pėrmbytur disa herė nga arsye tė ndryshme, dhe kjo do tė ndodhe edhe nė tė ardhmen”... ndoshta kėtė herė i provokuar edhe nga vet faktori njeri!!!

 

 

 

Nė vazhdimin tjetėr do tė lexoni:

 

Vrima e ozonit mbi Antarktik;

A po ndikon njeriu nė shkatėrrimin e baraspeshėn natyrore;

A po e rrezikon njerėzimin ngrohja globale;

A po rrezikohet planeti ynė nga gufimi i vrullshėm i popullsisė;

Rreziku i njerėzimit nga atomi, etj.

 

 

 

(pjesa e parė)   (pjesa e dytė)           (pjesa e katėrt)    (pjesa e pestė)