.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - A jemi nė prag tė apokalipsit? (pjesa e katėrt)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

A JEMI NĖ PRAG TĖ APOKALIPSIT?

(pjesa e katėrt)

     Nė librin e tij “Toka nė baraspeshė”, Al Gore, shkruan: “Tani ėshtė e qartė se raporti mes njerėzimit dhe ndryshimeve klimatike ėshtė kthyer prapėsht: atje ku qytetėrimi njėherė ia ka pasur frikėn tekeve tė natyrės, Toka tani ka frikė nga teket tona - ndonėse ne do tė mund tė rimesojmė pėr frikėn e vėrtetė nga shkatėrrimi i baraspeshės sė natyrės”.

 

            Vrima e ozonit mbi Antarktik          

 

            Nė mars tė vitit 1985 bota u trondit kur u zbulua se nė stratosferė, njė shtresė e ozonit (shtresė e cila mbron planetin nga rrezet dėmtuese ultraviolet qė janė tepėr tė rrezikshme pėr imunitetin e njeriut) ėshtė dėmtuar. Ėshtė paraqitur nė lartėsi 15 deri 50 km mbi Antarktik, njė pėlcitje bukur e madhe - disa milion kilometra katror! Dhe aq mė i pabesueshėm kumboi fakti, se kjo pėlcitej ėshtė shkaktuar si pasoj e veprimeve tė pakontrolluara tė vetė qenies njeri.

            Nė librin e tij “Toka nė baraspeshė”, Al Gore, politikan amerikan, senator, nėnkryetar i SHBA-ve gjatė mandatit tė presidenti Klinton, kandidat potencial pėr kryetar tė SHBA-ve nė vitin 2000, bartės i Ēmimit Nobel pėr Paqe nė vitin 2007 sie dhe njėri ndėr aktivistėt mė tė shquar pėr mbrojtje ambientale, shkruan: “Tani ėshtė e qartė se raporti mes njerėzimit dhe ndryshimeve klimatike ėshtė kthyer prapėsht: atje ku qytetėrimi njėherė ia ka pasur frikėn tekeve tė natyrės, Toka tani ka frikė nga teket tona - ndonėse ne do tė mund tė rimesojmė pėr frikėn e vėrtetė nga shkatėrrimi i baraspeshės sė natyrės”.

 

 

            Me kėtė ai apelon shumė qartė tek njerėzimi qė ndryshimet klimatike qė po ndodhin si pasojė e mos ndėrgjegjes sonė, tė mos shikohen si njė aventurė kohore, por si njė tragjedi me pėrmasa globale. Dhe dėshmi mė e mirė pėr kėtė janė pėrmbytjet e shumta gjatė historisė sė planetit, disa prej tė cilave u pėrmenden edhe mė lartė.

            Ka mė shumė se 100 vjet qė njerėzimi po ecė me hapa tejet tė vrullshėm drejt zbulimeve tė reja, duke filluar nga makina e avullit e deri tek reaktorėt bėrthamor. Hapat e tij janė gjithnjė  e mė tė shpejtė, saqė janė kthyer nė njė maratonė pa fund. Pėrparimet teknologjike kanė bėrė njė bum tė vėrtet, njė revolucion tė paparė nė zhvillimin e pėrgjithshėm industrial. Njė zhvillim i bujshėm qė mirėqenien e njeriut e pėrmirėsoj dukshėm brenda kėtyre viteve: mė shumė ushqim, mė shumė veshmbathje, mė shumė komoditet, mė shumė medikamente, mė shumė mobilitet etj. etj., por, natyrisht, qė ky zhvillim ka edhe anėn tjetėr tė medaljes. Mbeturina e gjithė kėtij procesi tė vrullshėm dhe tė bujshėm, kanė filluar t’ia ngufatin frymėmarrjet planeti tonė, kanė filluar t’ia dėmtojnė poret mė vitale qė janė tė domosdoshme pėr baraspeshėn e saj. E natyrisht, duke e shkatėrruar baraspeshėn natyrore, kėto mbeturina kanė atakuar drejtpėrdrejt edhe vetė gjallesat  mbi kėtė “gurė tė ēmuar”. Ajri, uji, toka po ndytėn gjithnjė e mė shumė, dhe atė me tė madhe, nga gazrat helmuese, qė janė si rezultat i mbeturinave tė kėtij zhvillimi marramendės. Gazrat nga tymnajat e industrisė dhe gypave tė automjeteve, pesticidet e ndryshme, substancat sintetike e kimike etj.  kanė ndotur e helmuar lumenj, dete, fusha pjellore, pyje tė pasura me drurė e qė ėshtė mė tragjikja edhe shtresėn e ozonit, qė ėshtė njė filtėr, njė mburojė e domosdoshme pėr qenien njerėzore dhe shumė gjallesa tė tjera, por edhe pėr vetė kushtet klimatike nė Tokė. Dhe ky ndryshim i kushteve klimatike, e nė veēanti ngrohja globale, paraqitet si problemi mė serioz. Ngrohja globale rrezikon qė kushtet klimatike tė marrin kahje ekstreme: mė shumė valė tė ngrohta dhe, natyrisht edhe mė shumė thatėsira nė pjesė tė ndryshme tė globit, qė rezulton me mungesė tė ujit tė pijshėm, me mungesė tė produkteve bujqėsore, me kėrcėnim urie, pra me kriza ekonomike me pasoja tė paparashikuara. Shkrirja e akullnajave nė polet e globit do tė ndikoj dukshėm nė ngritjen e  nivelit tė deteve, qė si pasoj shumė sipėrfaqe tė tokės do tė pėrmbytėn si p.sh: njė pjesė e mirė e Bangladeshit, sipėrfaqe e madhe e Floridės, pjesė tė ndryshme tė Evropės etj. qė do t’i detyroj me miliona banorė tė zhvendosėn nė sipėrfaqe tė tjera: Kah do tė shkojnė ata? Kė do ta ngushtojnė ose shtyjnė nė botėn, veē tė stėrmbushur me njerėz? E kjo mund tė pėrcillet me konflikte tė rrezikshme, si ekonomike ashtu edhe politike.

            Problemet lidhen pastaj si hallka zinxhirėsh: po kjo popullatė qė ėshtė nė rritje e sipėr, si do tė mbijetoj nė ato kushte tė ēekuilibrimit klimatik? Nė vitin 1800 nė planetin tonė jetonin rreth 1 miliardė njerėz, 100 vite mė vonė ky numėr u dyfishua. Pastaj vetėm brenda 50 viteve, u dyfishua edhe ky numėr... dhe sot bota i bartė mbi 6 miliardė qenie njerėzore mbi shpatullat e saj. Dhe nėse shtimi vazhdon me tempo tė njėjtė, brenda pak vitesh (ndoshta 30) ky numėr mund tė dyfishohet. Pėr kėtė Al Gore shkruan: “Qė nga fillimi i paraqitjes sė njerėzimit nė Tokė e deri mė 1945, u deshėn dhjetė mijė gjenerata pėr ta arritur popullsinė e botės prej 2 miliardė njerėzish. Sot, brenda njė kohe tė shkurtėr, popullsia botėrore do tė shtohet nga 2, nė mbi 9 miliardė dhe tashmė jemi afėr kėsaj shifre”. Dhe lind pyetja: A do tė ketė vend pėr gjithė kėto frymė? E (para)shikonte edhe Apostull Gjoni fundin e botės kur ajo tė mbipopullohet, kur thoshte “Njė turmė tė madhe, tė cilėn askush nuk mund ta numėronte” (Zbuluesi 7:9, 14)?

            Dhe prapė hallka tjetėr: ajo e krizave ekonomike. Gufimi i popullsisė, natyrisht qė me vete sjell edhe varfėrinė, pasojat e sė cilės mirėqenien njerėzore do ta sjellin nė njė gjendje tė mjerueshme: pėr tė mbijetuar ky numėr i kėsaj popullate kaq tė madhe nė njė hapėsirė gjithnjė e mė tė ngushtė, do tė shfrytėzohen tė gjitha resurset natyrore. Nė mungesė tė tokės bujqėsore, do tė fillojė me tė madhe dėmtimi i pyjeve, dhe me kėtė edhe botės shtazore; shfrytėzimi ekstrem i gjallesave ujore - tė gjitha llojeve tė peshqve; shterja e burimeve tė “arit tė zi”, qė ėshtė mė sė jetike pėr ekonomin e pėrgjithshme globale etj. Dhe nė kėrkim tė zgjidhjes sė njė problemi, do tė paraqiten, ndoshta dy e mė shumė tė tjerė, tė pazgjidhur, dhe tė gjitha kėto do tė na dėrgojnė nė njė situatė tė ashtuquajtur “rrethi i djallit”- apokalips teknologjike. Dhe, nė njė kohė shumė tė shpejt, ky qark to tė mbyllet. Njė ndėr simptomat e mbipopullimit, ėshtė edhe kriza e fundit financiare qe e ka tronditur nė rrėnjė gjithė botėn dhe fundi i sė cilės po duket do tė pėrfundoj nė kėtė “qark tė mbyllur”.

            Shembull mė i mirė pėr njė lloj krize tė tillė ėshtė edhe kriza e vitit, 1816 , qė u quajt “viti pa verė”, e qė zgjati pėr disa vite rresht. Njė ndryshim klimatik qė e pėrfshiu asokohe botėn, pasoi me dėshtime tė pėrgjithshme nė kulturat bujqėsore, qė shkaktoi krizė tė thellė  ekonomike, sidomos nė Evropė. Nga mungesa e ushqimeve Evropėn e kaploi njė varfėri e paparė, e pėrcjell me trazira nga mė tė ndryshmet, pėr tri vjet me radhė. Qeveria e Francės kishte ra, Britania, Gjermania, Zvicra e shumė vende tė tjera, ishin kapluar nga njė valė e madhe lypsarėsh. Nė kronikat e asaj kohe pėrshkruhej se “turma tė mėdha lypsesh kishin pushtuar rrugėt dhe pėrgjonin kalimtarėt. Nė ēdo vend grumbuj grash dhe fėmijėsh...” Njerėz tė vdekur nga varfėria, sėmundje, vetėvrasje etj.  shihje kudo. Gjithashtu, Evropėn e kishte pėrfshirė edhe valė e madhe e veprimtarive kriminale. Kudo qeveritė pėrpiqeshin tė ruanin rendin shoqėrorė pėr shkak tė varfėrisė qė kishte kapluar kėto vende, dhe pėr kėtė qėllim, nga frika e trazirave popullore, ata kishin rritur gatishmėrinė ushtarake. Dhe tri vite mė pas, nė vitin 1819,  si njė shenjė ogurzezė nė historinė e Gjermanisė, u shfaqen edhe trazirat e para antisemitike nė Vursburg. Valėt e trazirave qė kishte shpėrthyer nga “ethet e urisė” nė shumė shtete Evropiane, kishin prurė kėtė kontinent para njė kolapsi tė pėrgjithshėm. Dhe krejt kjo si pasojė e njė viti me tė reshura tė shtuara: Nga Irlanda, nga Anglia e gjerė nė Baltik, si pasoj e shpėrthimeve vullkanike dhe pluhurit tė tyre, kishte ra shi pa ndėrprerė, prej majit deri nė tetor. Historiani, Xhon D. Post,  e kishte quajtur kėtė: “kriza me e madhe e ekzistencės nė botėn Perėndimore”.

            Njė ndryshim klimatik njė vjeēar, dhe atė nė vitin kur bota numėronte pak mė shumė se  1 miliardė frymė, por ēfarė pasojash do tė kishte kjo, nėse njė situatė krize zgjatė pėr disa vite, dhe nė botėn e cila numėron mbi 7, 8, 9... miliardė njerėz? Mos tė harrojmė tė cekim se, shkaktarė edhe i luftėrave mė tė mėdha botėrore, ishin krizat e thella ekonomike. Nė fillim tė viteve tė 20, nė kohėn e inflacionit nė Gjermani, njė bukė kushtonte 1.7 miliardė marka! Po ashtu, para fillimit tė zhbėrjes sė shtetit artificial, pjesė e tė cilit ishim edhe ne shqiptarėt (kosovarėt), Jugosllavisė, njė bukė kushtonte disa milion dinar.

            Mos ndoshta edhe kriza e thellė financiare e vitit 2009, ėshtė njė parashenjė se mund tė pėrfundoj me njė konflikt tė ri ose thėnė mė drejtpėrdrejt - me luftėn e tretė botėrore, pėr tė cilėn flitet edhe shumė profeci?

 

 

 

            Rreziku nga atomi!

 

            Njė konflikt me pėrmasa gjigante e kishte thėnė nė profecitė e veta edhe bullgarja, Vangelija Gushterova: “Fillimi i luftės sė tretė botėrore do tė filloj kah fundi i vitit 2010. Kėsaj situata do t’i paraprijnė tri atentate nė tre president shtetėror si dhe lufta nė Indonezi!”.

            Vazhdimi i kamufluar i “luftės sė ftohtė” (megjithėse zyrtarisht i pėrfunduar mes viteve tė 90-ta) mes SHBA-ve dhe Rusisė, duket se nuk ka pėrfunduar, luftėrat e armatosura nė shumė vende tė botės, acarimet mes dy religjioneve mė tė mėdha, synimet dhe apetitet e Kinės pėr tu konsoliduar si njė superfuqi me pushtet ekskluziv, paralajmėrimi i Iranit pėr zhdukjen e Izraelit nga faqja e dheut dhe vazhdimi i krijimi tė armėve bėrthamore, konflikti mes dy koreve dhe kėrcėnimi i Koresė sė Veriut me aksione luftarake ndaj Kores sė Jugut dhe mė gjerė etj., janė shenja se bota vėrtet gjendet nė njė baraspeshė tė brishtė. Pasojat e njė konflikt tė mundshėm me pėrmasa mė tė mėdha, bazuar nė armatimin bėrthamor qe posedon bota, mund tė jenė vėrtet katastrofale pėr njerėzimin.

            Dhe sėrish hallka tjetėr - atomi! Njė ndėr ēėshtjet shumė kontroverse janė edhe programet atomike tė shumė shteteve, pavarėsisht se pėrmbajtja e tyre anon kah zhvillimi i ekonomisė, duke i arsyetuar projektet e ndėrtimit tė centraleve atomike dhe energjinė nukleare, jo vetėm si metodė mė e “pastėr” teknologjike por edhe si potencial i ardhmėrisė sė njerėzimit. Edhe pse ekspertėt (ideatorėt) e kėsaj fushe thonė me plotė kompetencė se mundėsit e gabimeve nga faktori njėri, tashmė janė reduktuar nė minimum, kundėrshtarėt, megjithatė, shprehen shumė skeptik! Rasti i Ēernobilit ose siē njihet me emrin “Katastrofa e Ēernobilit” qė ndodhi nė prill tė vitit 1986 nė Ukrainė (asokohe Bashkimin Sovjetik), nuk lė shumė pėr tė dėshiruar.  Nga njė shpėrthim qė ndodhi nė njėrin nga reaktorėt e kėtij centrali atomik (nė bllokun e katėrt), humbėn jetėn si pasoj e rrezatimeve mbi 4000 njerėz, edhe pse numri i viktimave mund tė jetė shumė mė i madh, dhe vije nė rritje, kur tė kihen parasysh pasojat afatgjate qė lė parapa niveli i rrezatimit, qė asokohe kishte arritur deri nė Kosovė. Nė njė raport tė gjatė prej 600 faqesh, raport ky i bazuar nė punė e disa qindra shkencėtarėve, qė u sponzorua nga Kombet e Bashkuara nė vitin 2005, thuhet se pėr shkak tė veprimit radioaktiv, qė ėshtė akoma aktiv nė rajonin e goditur, mund tė vdesin nė vijim nga kanceri edhe disa mijėra njerėz tė tjerė.

            Po aq tė rrezikshme, nga ekologjistėt, konsiderohen edhe mbeturinat radioaktive, tė cilat, po ashtu, mund tė provokojnė ndotje tė ambientit dhe me kėtė ta kėrcėnojnė drejtpėrdrejt shėndetin e njeriut, por edhe florėn dhe faunėn, me njė fjalė - natyrėn nė pėrgjithėsi.

 

 

            Rrezik tjetėr potencial, jo vetėm pėr qenien njerėzore, por pėr gjithė natyrėn, paraqet edhe arsenali tejet i madh i armėve bėrthamore qė ka nė posedim sot bota. Ekspertėt konsiderojnė se sot kemi aq armatim bėrthamor saqė me atė arsenal mund t’i zhdukim mbi 30 herė tė gjitha gjallesat qė i japin jetė kėtij planeti tė bukur. Dhe nuk nevojitet kėtu ndonjė llogari e madhe pėr ta kuptuar se njerėzimi vėrtet gjendet nė prag tė njė katastrofe nukleare dhe kėtė situatė ai e ka krijuar, mjerisht, vet! Mjafton njė Hitler, njė Sadam, njė Millosevic ose ndonjė psikopat tjetėr qė ta ndez shkėndijėn e parė, dhe pastaj flakėt e saj nuk ka kush qė i shuan. Reagimet e Kores sė Veriut ndaj sanksioneve tė OKB-sė, qė u miratuan  nė fillim tė qershorit (2009), dhe kėrcėnimet e regjimit  nga Pjongjangu me luftė atomike, nuk janė pėr tu nėnvlerėsuar. Po ashtu edhe veprimtaria  e shtuar nė prodhimin  e uraniumit edhe kėrcėnimet e ashpra qė vijnė nga pushtetarėt e Teheranit, sidomos ndaj Izraelit, janė mjaft shqetėsuese, kur dihen interesat e superfuqive qė qėndrojnė prapa kėsaj loje tė rrezikshme. Tė theksojmė se pėrgatitjen dhe shpėrthimin e njė lufte botėrore e parasheh edhe Bibla (Joeli 3:9-14; Mateu 24:22; Zbulesa 16:14): “Kurrė mė parė nė histori kaq shumė kombe nuk kanė mbledhur kaq shumė armė tė shkatėrrimit masiv.” Edhe nė profecitė e Nastrodamusit, qė i ka studiuar hulumtuesi Manfred Dimde, po ashtu, paralajmėrohet njė konflikt me pėrmasa globale, njė luftė atomike, mes viteve 2011/2012.

            Astro-fizikani gjenial (i sėmur rėndė), Stehpan Hawking, nė njė konferencė para gazetarėve tė mbajtur mė 17 janar 2009, i nxitur nga njė frikė, mė e madhe se vetė sėmundja e tij e pashėrueshme, bėri apel publik - nė formė simbolike shprehu shqetėsimin e tij tė thellė pėr rrezikun qė po i kanoset njerėzimit nga vet njerėzimi! Hawking-u ėshtė anėtar i njė buletini shkencor “Bulletin of Atomic Scientist” dhe qė nga viti 1947 rregullisht ka raportuar, informuar ose mė mirė tė themi, ka apeluar pėr rrezikun e njė lufte atomike. Dhe nė konferencėn e 17 janarit, simbolikisht, akrepat e njė “ore atomike” i kishte vendos nė pesė minuta para dymbėdhjetė. “Unė e shohė se njerėzimit po i kanoset rrezik i madh” - kishte deklarua ai, duke u bazuar nė numrin e shteteve qė posedojnė armatim bėrthamor (e qė ėshtė gjithnjė nė rritje) dhe konfliktet e armatosura qė janė, po ashtu, nė shtim e sipėr pothuajse nė mbarė rruzullin.

            Pėr pėrmasat dhe pasojat e njė lufte atomike flet rasti i Hiroshimės dhe Nagasakit, kur fluturaket luftarake amerikane nė fillimi tė muajit gusht tė vitit 1945, me urdhrin e presidentit H. Truman, hodhėn mbi kėto dy qytete japoneze bomba atomike. Ishte hera e parė qė njė armė e tillė u pėrdor kundėr njerėzimit. Mbi 150 000 njerėz vdiqėn aty pėr aty; mbi 100 000 tė tjerė brenda pak javėve nga rrezatimi radioaktiv dhe me mijėra tė tjerė mė vonė. Megjithėse ishte njė bombė e pėrmasave tė vogla: 4.5 tonelata e rėndė, 3 metra e gjatė, me njė diametėr prej rreth 1 metri dhe me njė fuqi shpėrthyese prej vetėm 0.015 Megatonesh TNT, pasojat e saj ishin fatale. Ato shfaqen edhe sot e kėsaj dite nė forma sėmundjesh tė rėnda nė ato regjione qė u goditėn nga ai shpėrthim atomik.

 

 

            Ēelėsin e daljes nga ky labirint ka kohė qė janė duke e kėrkuar shumė ekspert humanist nga mbarė bote, por pėrpjekjet e deritanishme, duket se nuk kanė rezultuar pozitivisht. Al Gore nė librin e tij “Toka nė baraspeshė” ndėr tė tjera shkruan: “...toka nuk i takon njeriut, njeriu i takon tokės. Tė gjitha gjėrat janė tė lidhura mes vete sikurse gjaku qė na bashkon tė gjithėve. Njeriu nuk e ka thurur lėmshin e jetės, ai ėshtė vetėm njė fije nė tė. Ēfarėdo qė i bėnė kėtij lėmshi, ia bėn vetes.”

 

 

 

Nė vazhdimin tjetėr do tė lexoni:

 

A ėshtė kėrcėnimi nga gjithėsia rreziku mė potencial pėr planetin tonė?;

A mund tė gėlltitet Toka nga ndonjė “vrimė e zezė”?;

A mund ta rrezikoj Tokėn aktiviteti i njollave mbi nė sipėrfaqen e Diellit?;

A ėshtė planeti ynė nė rrezik tė pėrplaset me ndonjė trup tjetėr qiellor? etj.

 

 

(pjesa e parė)   (pjesa e dytė)   (pjesa e tretė)            (pjesa e pestė)