Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Arben Rashkaj

ARBEN RASHKAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ARBEN RASHKAJ

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

           U lind mė 12. 04. 1979 nė fshatin Milaj – Has, Komuna e Prizrenit.

            Shkollėn fillore e pėrfundoi nė fshatin Planej, ndėrsa tė mesmen (gjimnazin) "Gjon Buzuku" (me ndėrprerje) e kreu, fillimisht vitin e parė nė Fshatin Gjonaj, pastaj vitin e dytė e vazhdoi nė Prizren ku u detyrua ta ndėrpres pėrkohėsisht pėr shkak tė pėrndjekjes sė anėtarėve tė familjes sė tij dhe atij vet nga okupatori serb. U inkuadrua nė radhė e UĒK-sė me 18 prill tė vitit 1998 dhe vazhdoj si pjesėtar i saj deri nė pėrfundim tė luftės qė rezultoi me ēlirimin e Kosovės. Tani ėshtė invalid i luftės.

            Pas ēlirimit vazhdoi mėsimet, si nxėnės i rregullt, nė Gjimnazin "Gjon Buzuku" tė cilat i pėrfundoi nė vitin 2001. Po kėtė vit regjistroi fakultetin juridik nė "Universitetin e Prishtinės"  nė Prishtinė dhe e pėrfundoi nė vitin 2007. Autori, po ashtu, me sukses i ka pėrfunduar studimet post diplomime nė "Universitetin e Prishtinės", Fakulteti Juridik, drejtimi Kushtetues -Administrativ.

            Ėshtė themelues i klubit letrar "Oaza" pranė bibliotekės regjionale "Hivzi Sulejmani" nė Prishtinė. Themelues i revistės "Oaza" qė e boton po ky klub. Autori ėshtė bashkėthemelues i organizatės studentore "Lista Studentore Reforma" dhe zgjidhet deputet nė parlamentin e parė studentor tė  "Universitetit tė Prishtinės".

            Me shkrime merret qe njė kohė tė gjatė.

            Ka tė botuara poezi nė shumė revista letrare siē janė revistat: Ars, Jeta, Metafora. Antologjitė e botuara nga Biblioteka Nėrkomunale nė Prizren "Nga Xherdani Kombėtar", "Yllėsia e Vargut" etj. Ka tė botuar njė pėrmbledhje me poezi me titull "Qumėsht Varresh" nė vitin 2007 qė ėshtė e promovuar po nė kėtė vit me 21 dhjetor 2007 nė "Institutin Albanologjik" nė Prishtinė. Ka nė dorėshkrim disa pėrmbledhje me poezi dhe tregime qė nė tė ardhmen pritet tė botohen.

            Poezitė e tij janė vlerėsuar me ēmime tė tjera. Vlen tė pėrmenden ēmimet letrare tė fituara siē janė: "Brandi 3" nga "Lidhja e Shkrimtarėve tė Kosovės" nė kuadėr tė takimeve "Esad Mekuli" nė Prishtinė me poezinė "Toka Ime".

            Ėshtė fituese dhe i ēmimit poetik "Fadil Bekteshi", me vendin e Dytė, nė edicionin XXII-tė tė manifestimit tradicional kulturor-letrar "Takimet e Karadakut", qė mbahen nė Kumanovė, me datė 11 mars 2014 me poezinė "Kėnga e Heroit"

            Me poezinė "Mos Ndalo" fitoi Ēmimin e Parė "Metafora I"nė Festivalin Tradicional tė Poezisė "Drini Poetik" nė Prizren tė cilin e organizon "Lidhja e Shkrimtarėve tė Kosovės".

            Punon nė Shtėpinė e Kulturės "Xhemajli Berisha" nė Prizren.

 

 

 

 

AI DHE HIJA E TIJ

 

Endej brenda kasolles i vetmuar

Mendueshėm kujtimet zbrazte nė etėr

Lindim pėr tė jetuar?

Apo vdesim pėr tė jetuar ?

Kjo dilemė  e shqetėsonte pėrherė

Hija e tij e pėrgjysmuar

Vazhdonte ta imitonte dhe heshte

Sa ēudi

Vetėm gjinkallat nuk ndryshojnė

Kėngėn e njėjtė e kėndojnė

qėkur u krijuan

 

Kėrkonte shumėēka nė hiēgjė

Shpesh njeriu i dukej harmonia

Njashtu edhe kaosi i kėsaj bote

Brenda vetės mbarte diēka

Tė kėndshme si dėbora

Pėrtej saj gjithēka e errėt jetonte

 

Hija e tij e ulur nė mes tė botės

Flet me tė gjitha gjerat

Pėrveē me pronarin e saj

Ata nuk u pajtuan kurrė

Mund tė ishin tė plotė

Por pa liri

Hija e pėrgjysmuar pėrfaqėsonte

Llojin e tij nė pėrjetėsi

 

Bėri ēmos ta plotėsonte

Madje barti njė trup nė formėn e saj

Nė mbrėmje hija ndahej

Lufton pėr tė jetėsuar

Marshin e luftėtarit tė plagosur

Mbolli nė epokė njeriun e ri

Brenda tij mbolli lirin

 

 

KĖMBIM JETĖSH

 

Era u pėrplas murit tė heshtjes

Jehonė e shurdhėt zėri yt

Ndarja u bė mallkim

Kurm the lamtumirė

 

Ngjyrat e peizazhit

Kėtė ditė nuk bėjnė dallim

Tė shikoja tė ikje

Gjurmėt si humnerė

Rrugės sė pa kthim

 

Shije tė hidhur  ndjeva

Njė dorė e vogėl shtrirė

Zgjatet rrugės pėrskaj

Njė vajzė e vogėl ulur nė trotuar

Lypsarin e kishte religjionin e saj

 

I kėrkova tė ulem aty pranė

Dhe kėmbyem fjalė pėr jetėn

U pajtuam kohėn bashkė ta hamė

Qamė hallet pėr njė botė tjetėr

 

Ėndrra e saj u shua

Prindėrit i ikėn njė ditė

Shtėpi e saj ėshtė rrugė e botės

Tek e vockėla dorė kėrkon shpėtim

 

Mu nė zemrėn e qytetit

Lule e ndotur e mjerimit

Do ta shkruaj emrin tėnd

Ta ndali gėnjeshtrėn e qytetėrimit

 

Ti e njeh varfėrinė

Por shpirti yt i mbushur plotė

Liri gjejmė nė ēdo takim

Ndarja ėshtė zbrazėti dhe lot

 

Jeta ka mė shumė kuptim

Kur ne vrapojmė pas ėndrrave

Nga kėtu ta vrasim trishtimin

Si furtunė plotė dashuri

 

 

KUMTI I PRITJES

 

Tė gjesh zarin e fatit tėnd

Nė njė pikė tė shumtė shiu

Kur qetėsia e natės numėron trokitjet

Asnjėherė pritja nuk ėshtė e kotė

 

Ta soditėsh pamjen e qiriut  nė terr

Nė kopsht s’mund tė ketė ngjyra

Kur dėgjon zėrin e botės nė gjumė

Nuk mund tė jesh vetėm

 

Tė pish njė gotė me lutje

Pranė disfatės sė pa kuptimtė

Kur hiri i ngadhėnjimit zbehet

Respekto dashurinė si zotin

 

Tek kėndi i qortimit kur

Hijet marrin formėn e qiririt tė shkrirė

Bisedo me veten sikur me turmėn

Muret bėhen faqe kronikash

Aroma e lules sė kėputur

Lėshon tik-takun e kohės sė saj

Kur fundi imponon dėshirėn

S’tė urojnė po nuk e mbajte fjalėn

 

Nė nisje i humbur je rrugės sė panjohur

Dhe vetmia ėshtė e acartė

Kur i dorėzohesh tė papriturės

Ushqe dėshirėn pėr t’ia dalė

 

Ndėrto ēerdhe nė pemė tė njoma

Sepse frynė veriu zbrazėti

Kur dora e shtrirėn dot krenarinė

Gjithmonė dikush ka me tė pyet

 

Tė gjykosh lotin poshtė faqes kur rrjedh

Pastaj shfaqet buzėqeshje e vakėt

Kur dėshminė pėr vuajtjen pamė si strehė e sjell

Ėshtė ēasti ti ngjash pro fetit

 

Nė mund tė flasėsh me zemrėn e nėnės

Pas shqetėsimit qė gėrryen si limė

KUR! E saj ėshtė kumt i pritjes

Pėrpiqu ta freskosh me njė gotė uji

 

 

BUZĖ MBRĖMJE NĖ SHTĖPI

 

Eci rrugės, jetės ec

Natėn krejt i vetėm

shoh se kam arritur

nė mes

Kė ta pyes

Askėnd

 

Udhėkryqin ku mundem ta gjej

Askund

 

Qetėsi e ėmbėl kjo natė

Rrugės ku eci

I hedh hapat me ritmin e gjinkallės

Me simfoninė e saj magjike

Sa vet qenia e saj mitike

 

Kėngėn hyjnore tė gjumit dėgjoj

Tė lagjes qė po fle

Fundi, mallkimi a fati i kėsaj rruge

Ėshtė larg ende

 

Natės eci krejt i vetėm

Mas tokėn dhe kohėn e mbetur

 

Tė ndaloj

Ėshtė zgjidhje e keqe

Derisa tė bėhem hi

Ka ende largėsi

Ku mund tė lahem

 

Ka shumė ėndrra pėr ti zbuluar

Po aq pamje tė bukura

Ku do lahemi me dashuri

 

 

IMAZHI I NJERIUT MODERN

 

Rrugės nėpėr tė cilėn duhet tė shkosh

Nata ėshtė e huaja dhe e panjohur

Njė moment zgjatė sa krejt jeta

Shumė tė tillė duhen pėr ta prekur fundin

Tė kesh turp thonė tė turpėruarit

Dekurajim i bėhet peshė nė ide tė tona

S’mund tė mendosh pėr lumturinė

Kur brenda teje thyhet gjithēka

Copėtohen dėshirat dhe vullneti

Adresat humbin kuptimin

Zhurma dhe egoja e njeriut

Tė shndėrruara nė djaj

Pėrmbysin tė domosdoshmen qetėsi

Bredhjet e lira zhduken

Tė kėrcėnuara nga kaosi

Sytė tanė kanė harruar ta shohin bukurinė

Fluturat veē nė laboratorė i gjen

Kjo grykėsi e ngjeshur e njeriut si ushejza

Po na e thithė fisnikėrinė

Asgjė tė vėrtet dhe  humane nuk gjen

Gati ėshtė rrėnuar brenda nesh

Shpresa pėr ta ndryshuar

Si pasqyrė ėshtė copėtuar

Edhe imazhi ynė prej njeriu