Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - ARISTOTELI DHE LUMTURIA

Shkruan: Mauro BONAZZI  

www.bota.al

ARISTOTELI DHE LUMTURIA: KUSH STUDION, E ARRIN

 

Njė jetė e lumtur, e pėrmbushur ėshtė njė jetė nė tė cilėn kam realizuar talentin tim, kam zhvilluar potencialin tim, jam bėrė ai qė doja dhe ndihesha qė tė bėhesha. Pėr ta arritur kėtė duhet sė pari tė kuptoj kush jam. Duket e vėshtirė, por nuk ėshtė.

 

 

 

Nė pamje tė parė ėshtė teoria mė absurde, vetė Aristoteli ėshtė i pari qė e pranon. Pyesni, pėrgjigja do jetė gjithmonė e njėjta. Lumturia? Dikush ndoshta do tė vėrejė se arrihet nė angazhimin publik, nė njė jetė dedikuar tė mirės sė pėrbashkėt. Duke besuar vėrtet?

 

Tė tjerėt, shumica dėrrmuese, nuk kanė asnjė hezitim: i lumtur ėshtė ai qė mund ta shijojė jetėn – vila spektakolare, ekskluzivitete, dreka dhe darka nė restorantet mė luksoze, shumė argėtim dhe pak lodhje, gjithmonė me stil. Ja pra, jeta e lumtur. Ne italianėt madje kemi gjetur pėrkufizimin e pėrsosur: dolce vita. A mund tė dėshirosh mė shumė se kaq? Absolutisht po, pėrgjigjet Aristoteli: e vetmja jetė me tė vėrtetė e lumtur ėshtė njė jetė studimesh. Vėshtirė tė mbėshtesėsh diēka mė absurde. Por ai ka tė drejtė.

 

Ndėrkohė duhet tė kuptohemi: nuk po flasim pėr momente gėzimi intensiv – nė tė tilla momente, pothuajse pa e kuptuar, e reduktojmė lumturinė ne modernėt – por pėr njė jetė tė lumtur. Ato janė dy gjėra shumė tė ndryshme. Nėse lumturia mund tė reduktohej nė momente tė mirėqenies, nė fakt, problemi nuk do tė ishte aq i komplikuar: ndonjė moment entuziazmi nuk i mohohet askujt. Por, a janė tė mjaftueshme kėto momente pėr ta bėrė njė jetė tė lumtur? Jo. Njė jetė e lumtur, e pėrmbushur ėshtė njė jetė nė tė cilėn kam realizuar talentin tim, kam zhvilluar potencialin tim, jam bėrė ai qė doja dhe ndihesha qė tė bėhesha. Pėr ta arritur kėtė duhet sė pari tė kuptoj kush jam. Duket e vėshtirė, por nuk ėshtė.

 

 

Ēdo gjė zotėron diēka, qė e dallon nga gjithė tė tjerat, dhe aty ėshtė esenca e saj, ajo ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė. Ėshtė nė natyrėn e thikės, qė tė presė: njė copė druri dhe njė copė metali tė bėrė bashkė, tė vetme nuk mjaftojnė pėr tė bėrė njė thikė. Duke prerė, thika realizon natyrėn e saj tė thikės. Po ne? Ajo qė na dallon, nė krahasim me ēdo krijesė tjetėr, ėshtė zotėrimi i arsyes. Njeriu, kafsha racionale. Pra, kur pėrdorim trurin realizojmė natyrėn tonė tė tė qėnit racionalė, potencialin tonė tė tė qėnit njerėz. Aty ėshtė lumturia jonė. Nuk do tė thotė qė tė heqim dorė nga kėnaqėsitė, pėrkundrazi. Por njė jetė dedikuar vetėm kėnaqėsive, e vetme nuk mjafton.

 

Lumturia, ajo mė origjinalja dhe jetėgjata, shoqėrohet me njė vetėdije tė caktuar mbi veten, vetėdijen se je duke jetuar sipas njė projekti. Pėr kėtė arsye, jeta e atyre qė janė tė angazhuar, nė fund ėshtė mė e kėnaqshme: sepse po ndėrton diēka njerėzore. Dhe mė thellė akoma, ėshtė dėshira pėr tė njohur, pėr tė kuptuar. Gėzimi i Ajnshtainit, kur zbuloi misteret e relativitetit – a ėshtė ndokush qė dėshiron ta krahasojė me njė drekė tė mirė?

 

Nuk duhet ta harrojmė asnjėherė: nė kėtė Univers shumė tė madh, deri kur tė kemi gjetur provė pėr tė kundėrtėn, ne jemi tė vetmit qė mundemi tė reflektojmė dhe mendojmė, qė nuk kufizohemi thjesht tek tė jetuarit, por qė mundemi tė kuptojmė atė qė po bėjmė dhe atė qė po ndodh. Kjo dėshirė pėr tė kuptuar, pėr t’i dhėnė njė kuptim ekzistencės sonė ėshtė diēka unike, ėshtė vetėm e jona. Pse jemi kėtu, nga vijmė dhe ku shkojmė? Si mund tė jetojmė njė jetė tė drejtė? Nuk janė pyetje tė thjeshta. Por a nuk ėshtė pikėrisht nė kėto momente, qė ne jemi vetvetja? Tė lindur jo pėr tė jetuar nė shėmti, por pėr tė ndjekur virtytet dhe dijen. Pėr kėtė arsye Uliksi ishte nisur nė udhėtim…

 

Corriere