Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Arjan Th Kallco

ARJAN TH. KALLĒO

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ARJAN TH. KALLĒO

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         Arjan Kallēo lindi nė Korēė mė 22 nėntor 1967. Frekuentoi shkollėn e mesme Raqi Qirinxhi nė qytetin e lindjes dhe mė pas Universitetin e Tiranės, nė degėn Gjuhė Italiane, ku u diplomua nė vitin 1990. Ka dhėnė mėsim nė shumė shkolla tė qytetit tė Korēės dhe si pedagog nė Universitetin Fan S. Noli.

            Ka qenė disa herė bursist i  Ministrisė sė Jashtme Italiane nė Peruxha, ku ka kryer edhe studime pėr tema gjuhėsore dhe letrare. Qė nga viti 2008 ėshtė pjesėmarrės nė Konferenca tė shumta Ndėrkombėtare brenda dhe jashtė vendit, si nė Korēė, Selanik, Tiranė, Kraiovė, Banja Luka, Shkup, Sofie, Tetovė, Ljubjanė, Ohėr etj.

            Ėshtė anėtar i Shoqatės Ndėrkombėtare tė Kritikėve Letrarė me qendėr nė Itali dhe ka marrė pjesė nė disa konferenca tė saj si, nė Morra de Sanctis dhe Leēe.

            Ka shumė botime letrare dhe pėrkthime si Proverba tė gjuhės italiane, Poezi italiane pėr dashurinė, Tregime tė shkrimtarėve italianė tė viteve ’80, novela Plaku i mirė dhe vazhėza e bukur,  Antologji e poetėve bashkėkohorė italianė, Pafundėsia jote mė deh -poezi tė shkruara gjatė qėndrimti nė Greqi; Imazhe tė jetuara jete – poezi tė shkruara nė Itali, Flatėrim nėpėr stinė – poezi udhėtimi nėpėr Evropė; versione dygjuhėshe tė librit tė tij tė parė me poezi; Ėndrrat thyhen shpejt dhe Shkėndija drite mes reve – tregime, 2 volume me poezi Haiku nė shqip dhe italisht etj.

            Nė janar tė vitit 2014 u laureua nė Romė me ēmimin Njė poet pėr Europėn nė Selinė italiane tė Parlamentit Evropian, mė pas nė Strugė dhe nė Ulqin. Nė vitin 2015 ėshtė fitues i disa ēmimeve nė Ulqin, Strugė, Itali. 

 

 

 

 

NJĖ MBRĖMJE

 

Edhe atėherė hapat i hidhja
Tė shpenguara tek ky breg kėtu,
I mbėrthyer nga njė nostalgji e hidhur
Qė trupin ta kėrrus drejt tokės
Dhe shpirtin ta dėbon gjithnjė 
E mė larg prej qenies, 
Nė tjetėr vend tė humbur
Nė tjetėr yjėsi. 
Asgjė s’ka ndryshuar pėrreth:
I njėjti qytet
I njėjti liqen, veē ndjenjat tona
Janė kryqėzuar qysh atėherė,
Si profetėt ėndėrrimtarė
Qė u vetėshpallėn tė pavdekshėm, por
Kurrė nuk e panė jetėn nė sy.
Ato nga koha, si valėt hakmarrėse
Godasin mbi kujtime heshtjesh
Tė murosura, por plotėsisht tė ēarmatosura
E pa djallėzi.
E njėjta mbrėmje ėshtė dhe tani
Sado ta gėnjejmė veten, 
Ne, po, po ne 
Nuk jemi mė ata tė dikurshmit
Dhe pranė nuk je as ti.


 

PAK MALL
 

Triestja sot rrezaton
Bukurinė e verės, sepse 
Qyteti ėshtė vetė stina e shkėlqimit.
Nga deti sirena anijesh
Shtegtojnė nėpėr ajrin e nxehtė
Dhe qetėsisht pėrplasen 
Mbi muret e bardhė tė ndėrtesave
Qė koha dot s’i shembi.
Jehonat pasojnė jehona
E tė gjitha bashkė derdhen
Mbi shpirtrat tanė. Pak nostalgji
Pikėlon nė zemėr, sa pėr tė
Mė grrishur nga pėrhumbja
E mė thotė: a e kupton?
Njė shpirt tjetėr
Diku larg teje pret njė mesazh.
Malli sjell mall.

 


SIRENAT E MOĒME

 

Mbi rėrėn e freskėt tė mėngjesit
Afėr bregut nė Perea
Disa sirena qė kohėn e vet
E kishin kaluar ia morėn kėngės
Sė gėzuar nė gjuhėn e tyre tė nėnės.
Eh, kujtonin kohėn e shkuar
Kur zemrat e tyre ndizeshin
Prej shpėrthimeve tė moshės
Nė fluturime tė pandalshme ndjenjash,
Kur netėve nėn dritėn e hėnės
Bėnin betimin e dashurisė
Dhe plot pasion i puthnin shokėt.
Prapė kėnga e tyre
Ka diēka sensuale, diēka femėrore
Se edhe vitet mbi supet e tyre
Nė u plakshin, Shpirti jo, nuk
E shpall kurrė vdekjen
Sa tė ketė jetė, merr tė tjera forma
Se ka ngjizje
Tė pakapshme hyjnore.

 

 

HĖNA

 

Hėna kėtė natė

Nuk ėshtė ajo romantikja

Rrumbullake e plotė tek e cila

Shpesh tė kapur nga trishtimi

Shumė kemi shpresuar.

Dita ditės, pėr fat tė keq shprishja

Ėshtė gjithmonė mė e shpejtė,

Hėna e ngrėnė pak nga pak,

(a nuk konsumohet kėshtu

edhe dashuria pa kthim prapa?)

Do tė marrė rrugėn e fshehjes

Deri nė zbehje, e vetme dhe

E dėshpėruar. Por sonte,

Tė paktėn sonte,

Liqeni  e ka tė dashurėn e vet

Mbi krye, edhe pse pak nazelie,

Qė mbi tė, si njė kurorė parajse

Ku lulet janė vetėm tė bardha,

Rreze ka lėshua

 

 

MAGJI LIQENI

 

Rrezet e diellit mbi liqen

Valėzojnė tė gjitha pupthi

Mbi valėt gjysmė tė zymta

Qė pakt kanė bėrė me qiellin.

Nė penelatėn e fundit

Piktori bashkoi mė shumė ngjyra

ku u ngatėrruan lindja dhe perėndimi

I njė dielli tė vakėt qė nuk nguroi

Tė na jepte buzėqeshjen e fundit.

Mė pas u shfaq nga ėndrra

Njė flutur valltare, e ndėrsa

Iu afrova bregut ta prekja lehtė

Mbi krahėt delikate, Ajo

Nazemadhe njė shikim tundues

Mė hodhi dhe drejt reve u nis

Me pak mėrzi.