Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - ARKITEKTURA TRADICIONALE DHE METODAT E DOKUMENTIMIT

 

CHwB - Cultural Heritage without Borders, Kosovo office (Trashėgimia Kulturore pa Kufij, zyra nė Kosovė)

 

ARKITEKTURA TRADICIONALE DHE METODAT E DOKUMENTIMIT

 

 

Librin  "Arkitektura Tradicionale dhe Metodat e Dokumentimit"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

dhe

 

www.librariaelektronike.com

 

 

 

 

            Raporti i Projektit: “Dokumentimi i shtėpive tradicionale nė Prizren”

 

            Tashmė ėshtė e ditur dhe e thėnė se, treva e Kosovės ka njė thesar tė ēmuar tė trashėgimisė historike kulturore. Kjo trashėgimi nė mėnyrė tė vazhdueshme, shekuj me radhė i ėshtė ekspozuar veprimeve shkatėrrimtare, qoftė nga faktori natyrė apo njeri.

            Nė Kosovėn e pasluftės ėshtė trashėguar njė gjendje e rėndė e trashėgimisė kulturo-historike si pasojė e trajtimit joadekuat tė saj, vandalizmit urban dhe arkitektural, respektivisht rrėnimeve, shkatėrrimeve dhe devastimeve qė i janė bėrė dhe i bėhen edhe sot e kėsaj dite trashėgimisė historike kulturore. Por, mbi tė gjitha janė veprimet joadekuate, nė emėr tė ruajtjes dhe mbrojtjes sė trashėgimisė, kur veprohet nė bazė tė parimeve diskutabile konservuese – restauruese! Kjo gjendje e rėndė e trashėgimisė si dhe e ambientit tė degraduar nė mėnyrė tė vazhdueshme ka filluar tė ndikojė nė ngritjen e vetėdijes pėr rėndėsinė e trajnimit dhe edukimit nė trashėgimi.

            Praktika ka dėshmuar se, studentėt e arsimuar mirė, janė mė shumė tė interesuar nė trashėgimi sesa ata tė cilėt nuk kanė njohuri paraprake nė kėtė fushė. Pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme qė edukimi dhe arsimimi nė trashėgiminė kulturo -historike tė fillojė sa mė herėt qė ėshtė e mundur, sepse ngritja e njohurive, pėrkushtimi mė i madh dhe vlerėsimi pėr trashėgiminė, do tė ndikojnė nė etikėn profesionale dhe shprehitė dėmtuese aktuale drejt kėsaj fushe.

            Studentėve tė arkitekturės, mėsimi pėr trashėgiminė kulturore - historike, nuk u shėrben vetėm pėr tė pasuruar mendimin dhe njohuritė pėr historinė e arkitekturės, pėr pėrkujdesjen ndaj saj, por u shėrben edhe pėr krijimin e marrėdhėnieve tė vėrteta nė mes tė arkitekturės sė vjetėr dhe tė re. Arkitekti do t’i pėrgjigjet nė tėrėsi profesionit vetėm atėherė kur aftėsitė e tij kreative i mbėshtet nė respektimin e hapėsirės dhe strukturės kompozicionale ekzistuese. Pėr tė arritur kėto objektiva dhe nė vazhdėn e reformimit tė Universitetit tė Prishtinės, edhe Departamenti i Arkitekturės, respektivisht Katedra e Historisė sė Arkitekturės dhe Artit, ka ndėrmarr hapat e parė pėr reformimin e planprogramit mėsimor. Nė kėtė kontest pėr lėmin e Trashėgimisė Kulturore janė paraparė dy kurse pėr nivelin bachelor: Mbrojtja e Trashėgimisė Arkitekturore (sem VIII - obligative) dhe Arkitektura Regjionale (sem VIII – zgjedhore) si dhe njė kurs Teoria dhe Praktika e Restaurimit pėr studimet e nivelit Master (sem IX – obligative). Ē’ėshtė e vėrteta, pėrgatitjet paraprake pėr lėndėt e propozuara janė konceptuar shumė mė herėt (qė nė vitet e 80-ta). Nė lėndėn «Historia e Arkitekturės» u zhvilluan ushtrimet nė skicimin dhe paraqitjen aksonometrike tė objekteve tė trashėgimisė kulturore qė do t’i orientoj studentėt nė kontaktin e drejtpėrdrejtė me monumentet dhe zonat historike, fillimisht tė njė hapėsire mė tė gjerė duke u fokusuar gjithnjė e mė shumė kah hapėsira e Kosovės. Pėrkundėr kualitetit relativisht tė mirė kjo pjesė e programit nuk mund tė kėnaqte as pėr sė afėrmi nevojat pėr edukimin nė kėtė fushė. Pėr kėtė arsye, plan-programi u zgjerua nė vitin 2000 me futjen e kurseve tė sipėrcituara.

            Plan-programi i ri u mundėson studentėve tė marrin njohuritė themelore tė nevojshme nė kėtė fushė. Ata aftėsohen tė kuptojnė ē’ėshtė trashėgim-ia kulturore; rėndėsia dhe roli nė tė kaluarėn dhe sot; pse ėshtė e rrezikuar dhe e dėmtuar. Ligjėratat i mėsojnė studentėt pėr rėndėsinė e hulumtimit, analizės sė gjendjes aktuale dhe vlerėsimin e saj, sikurse edhe pėr metodat e mbrojtjes dhe intervenimet e mundshme konservimin, rehabilitimin, rekonstruimin, zhvendosjen, revitalizimin, adaptimin dhe interpolimin. Ligjėratat, me shembuj tė shumtė vėrtetojnė se restaurimi dhe adaptimi janė detyra kreative por gjithashtu komplekse, tė vėshtira dhe sfiduese. Theksi ėshtė vėnė nė peshėn kreative tė interpolimit tė strukturės sė re nė ambientin historik.

            Qėllimi kryesor i ligjėratave ėshtė q ė t’i trajnoj arkitektėt e ardhshėm qė t’i trajtojnė drejtė zonat kulturo- historike. U shtrimet praktike pėrbėhen nga hulumtimet bazike, analizat historike dhe artistike dhe valorizimin. Me qėllim qė vlerėsimi i objektit tė jetė i plotė dhe objektiv, ushtrimet janė konceptuar ashtu qė tė merren parasysh tė gjithė faktorėt qė kanė tė bėjnė me tė (pra historiku, arti, konstruksioni, teknikat e ndėrtimit etj.)

 

            Pjesė nga libri "Arkitektura Tradicionale dhe Metodat e Dokumentimit"