.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Artan Ballgjini

ARTAN BALLGJINI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ARTAN BALLGJINI

 

 

 

 

 

          

             Hyrje

  

           Poeti Artan Ballgjini ka lindur mė 22 .11. 1972 nė qytetin e Durrėsit. Mbas mbarimit tė shkollės 8 vjeēare, kreu arsimin e mesėm gjimnazin "Olsi Lasku" nė Durrės, dhe vazhdoi mė pas studimet e larta nė Universitetin e Tiranės Histori- filologji, dega Gjuhė- letėrsi. 

            Artani ka botuar  poezi nė faqet letrare  nė shumė gazeta e ato janė mirėpritur nga lexuesi.

            Ka botuar vėllime me poezi, "Tė dua pėr ritual"  dhe "Njė javė dashuri".  Nė shtypin e shkruar poezitė e Artan Ballgjinit spikatin pėr mėnyrėn e stilin e tyre . Ato i gjejmė tė botuara tek gazeta ‘’Drita", Gazeta shqiptare", Nacional", "Muzgu", "Bulevardi", etj.

             Lexuesi ėshtė njohur me poezitė e kėtij poeti edhe nė  faqet portale elektronike.  

 

 

    

 

 

STATISTIK DASHURIE

 

Ti mė dashuron aq pėrqindje

unė tė dua aq pėrqind, 

po tė bėsh njė llogaritje,

dhe matematika i lejon plus minuset.

Pastaj ti mė urren aq pėrqind

unė tė harroj aq pėrqindje, 

tek malli vendosim shenjenėn e iksit,

se dashuria paska shuma tė panjohura...!   

 

 

PENDESA

 

 … tė desha dhe pendes nuk ndjej

s'ndjej keqardhje pėrse vuajta,

ndoshta i pėrkasim skajeve tė ndryshme

unė nė Siberi ti Sahara.

 

 

TI PERĖNDIM I BUKUR

 

E pėrtypa dhembjen dhe humbjen

kur zemra jote mė flaku pėrjashta,

ndoshta i pėrkasim skajeve tė ndryshme

ti Dita, unė Nata. 

Por ndodhi siē doje ti 

pėr mua tė mbetesh njė dėshirė, 

por ne i pėrkasim skajeve tė ndryshme  

Unė dielli tek lind, 

Ti perėndimi i bukur…!? 

 

 

URREJTJA FLINTE MES NESH

 

 Ti ndez neonet e mėrzis

unė udhėtoj nė det me heshtje,

nė mallin tėnd diēka lėviz,

diēka shembet brenda meje.

Mė kot rendim pas kujtimeve

ne rrugėn e humbim aty shpesh, 

zemrat i ngrohim nė zjarr me dhimbje 

sa shumė urrejtje flinte mes nesh...! 

 

 

MOS ME KERKO

 

Mos m'i kerko hapat eshte vone

Asgje nuk duket neper nate

Mos me therrrit, nuk jam une.

Eshte tjeter imazh dalur nga nje mall

 

Ne stacionet e endrrave mos me prit

Une s'do mundem me te zbres

Rikthimet gjithnje me trembin. 

 

 

KOMEDI

 

Tė njėjtat kollare
tė njėjtat fėtyra
tė njėtat pyetje
nėpėr studio
tė njėjtat pėgjigje ironike
tė njėjtat buzėqeshje
tė dalur mode
tė njėjtit shikues mediokėr...

 

 

DHE NE HESHTJE PO ATE ZBRAZTESI GJEJ

 

Eshte vone,ndaj mos me kerko,

Shiu i fshiu gjurmet e kujtimeve

Me lotet nje mur harrese nderto

Dashuria ime te endet si nje hije.

 

Mė shumė se kaq nuk mundem te te dua.

Se gjithesesi s'do t'me kuptosh.

Atje ku fillon dhe mbaron  heshtja.

Ka dashuri qe do tė zbulosh.....