Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Ashtu, sikur ėshtė shkruar (2)

Shkruan: Ahmet QERIQI

www.radiokosovaelire.com

       ASHTU, SIKUR ĖSHTĖ SHKRUAR (2)

      Nė njė ēast nė vend tė gruas iu dėftua njė shtatore guri krejtėsisht me pamjen e Dalilės. Ai e preku. Ajo ishte ftohtė, akull. Ishte ngurtėsuar. Atėherė, e kishte kuptuar se Hyji ia kishte plotėsuar dėshirėn, dhe gruan e tij tė re e kishte kthyer nė shtatore guri. Ishte ulur te druri i votrės, kishte shtrėnguar fortė kokėn me duar dhe po qante me ngashėrim. Prapė ishte ngritur nga vendi, ishte drejtuar drejt malit Sinaj dhe kishte filluar ta kėndonte njė lutje.

 

 

 

            Efraimi e donte dhe e nderonte Mojsiun mė shumė se veten, mė shumė se ēdo gjė nė botė. Ai ishte profeti, qė me ndihmėn e Hyjit JAHV izraelitėt  i kishte nxjerrė nga robėria e faraonėve. Ishte profeti qė kishte bėrė sa e sa mrekullia, por faraonėt nuk i kishin besuar. Mė nė fund, ai me lejen e kėshillat e Hyjit kishte arritur t'i lironte tė gjithė izraelitėt.

            Sa vite kishin kaluar nga ajo kohė. Mbante mend kur Mojsiu kishte folur me Hyjin.

            Erdhi e treta ditė dhe zbardhi drita, u ndien bubullima, shpėrthyen vetėtima, njė re e dendur tesve e mbuloi malin. Boria jehoi thekshėm dhe populli qė ishte nė tebanishte u drodh nga frika. Atėherė Mojsiu i tha popullit tė dalė nga tebanishta, nė takim me Hyjin. Populli i izraelit qėndroi nė kėmbė rrėzė malit.

            Krejt mali i Sinajit nuk ishte tjetėr pos tym, sepse Hyji kishte zbritur me zjarr mbi te, e tymi ngrihej posi tym furre. I tėrė mali tundej tmerrėsisht. Zėri i borisė sa vinte e rritej.

            Mojsiu fliste me Hyjin dhe Ai i pėrgjigjej me bubullimė.

            Zbriti Hyji mbi malin Sinaj, nė maje tė malit dhe e thirri Mojsiun, nė vendin ku kishte zbritur.

            Hyji i tha Mojsiut:

            Porosite popullin tėnd, tė mos e kapėrcejė cakun, me qėllim qė ta shohė Hyjin, pėrndryshe, njė shumicė e tyre do tė vdesin. Edhe rabinėt qė do t’ i ofrohen Hyjit le tė jenė tė pastėr, sepse Hyji do t’i shqimė.

            Pasi Mojsiu i tregoi Hyjit se populli nuk do tė afrohet dhe nuk do t’ i kalojė caqet, Hyji e tha Mojsiut, shko merre Aronin dhe ngjitu me te, por caqet mos t i kalojnė as rabinėt.

            Atėherė Hyji i tha kėto fjalė:

            Unė jam Hyji yt qė tė nxora nga dheu i Egjiptit, prej shtėpisė sė skllavėrisė.

            Nuk ka zot tjetėr pėrveē meje!

            -Mos bėj  kurrfarė idhulli, as kurrfarė pėrfytyrimi tė gjėrave qė janė lart nė qiell, as tė gjėrave qė janė poshtė mbi tokė, as tė gjėrave qė janė nėn tokė.

            -Mos i adhuro ato dhe mos u jep fare nderim, sepse unė Hyji, jam Hyji yt, jam ziliqar dhe e ndėshkoj paudhėsinė e etėrve nė fėmijė deri nė tė tretin dhe nė tė katėrtin brez, tė gjithė atyre qė mė urrejnė, por jam i mėshirshėm me mijėra brezni pėr ata qė mė duan dhe i zbatojnė urdhrat e mia.

            -Mos e merr nėpėr gojė kot emrin e Hyjit, sepse Hyji nuk e lė pa i ndėshkuar ata qė e pėrmendim kot emrin e tij.

            -Shenjtėroje  ditėn e shtunė. Gjashtė ditė puno, kryeji punėt dhe ditėn e shtatė pusho, sepse  e shtata ditė, ėshtė e shtuna, Dita e Hyjit. Tė shtunėn mos puno, as ti, as bija jote, as shėrbėtori, as shėrbėtorja, as kafsha jote, as i huaji qė banon te ti. Sepse gjatė gjashtė ditėve Zoti e bėri qiellin, tokėn e detin dhe gjithēka qė gjendet nė to, ndėrsa ditėn e shtatė, tė shtunėn pushoi.

            -Nderoji prindėrit qė ta kesh jetėn e gjatė nė tokė.

            -Mos vra!

            -Mos the kurorė!

            -Mos vidh!

            -Mos bėj dėshmi tė rreme!

            -Mos i lakmo shtėpisė sė tė afėrmit tėnd!

            Mos i lakmo gruas sė tij, shėrbėtorit, shėrbėtores, kaut gomarit dhe asnjė gjėje qė i pėrket atij!

            Gjatė tėrė kohės sa foli Hyji me Mojsiun, populli dėgjonte borinė  dhe shihte malin duke tymuar, i trembur dhe i frikėsuar kishte qėndruar nė vendin e caktuar pa lėvizur.”1)

            Efraimi mbante mend dhe nuk e kishte harruar kurrė tėrė ndodhinė e asaj dite. Nė mendimin e tij Mojsiu nuk ishte vetėm njė profet, por ishte Zoti i tokės, ndoshta edhe biri i Hyjit. Ishte i shenjtė dhe bėnte mrekulli.

            Ai fliste me Hyjin dhe pastaj fjalėt e tij ia shpjegonte popullit tė Izrealit.

            Njė ditė derisa ishte kthyer nga Sinaji, Efraimi i kishte dalė para dhe Mojsiut iu kishte kujtuar pėrnjėherė.

            -Ēka tha Hyji pėr mua varfanjakun, e pyeti Mojsiun.

            - Mė tha se ashtu ėshtė shkruar dhe ashtu do tė jetė.

            Efraimi  shpresėhumbur ishte kthyer nė shtėpi ku po e priste e shoqja, Dalila.

            -Ēka tė tha Mojsiu, e pyeti ende pa u ulur nė cungun buzė oxhakut, sikur bėnte zakonisht.

            -Mė tha se ashtu ėshtė shkruar, dhe ashtu do tė bėhet.

            Dalila ndjeu nė shpirt zhgėnjimin, ndėrkohė qė iu drejtua burrit.

            -Do tė takosh sėrish Profetin tonė nėse mė do.

            -Po ēfarė t’i them, ai mė tregoi se ēfarė i ka thėnė Hyji.

            -T’i thuash se Je ti Hyji i madhėrishėm dhe i gjithėfuqishėm, qė pa qenė e ke shkruar dhe je ti, Ai i madhi, qė mund ta ndryshosh atė qė ke shkruar, sepse fuqia dhe dija jote janė tė paskajshme e tė pakufishme.

            -Mė vjen rėndė ta bezdis sėrish profetin, oj grua. Mė kupton. Mė lehtė rri dy javė pa bukė dhe i provoj tė gjitha mundimet, sesa t’i drejtohem edhe njė herė.

 

 

            Dalila kishte insistuar dhe mė nė fund, duke parė se burri po ngushtohej, i kishte thėnė se do ta pyeste vetė, por qe se ai e lejonte.

            Efraimi, i cili e donte shumė bashkėshorten, ishte pajtuar dhe ditėn e nesėrme, ia kishte transmetuar Mojsiut pyetjen e sė shoqes, duke i bėrė me dije se mė, nuk do ta bezdiste.

            Mojsiu nuk ia kishte parė pėr tė madhe Efraimit, meqė e donte dhe e kishte njėrin ndėr besimtarėt mė tė pėrkushtuar.

            Pasi ishte kthyer nga Sinaji, Efraimi i kishte dalė pėrpara nė mesin e turmės, sė besimtarėve qė e pėrcillnin Mojsiun gjatė nisjes pėr nė Sinaj dhe gjatė kthimit.

            -Eja Efraim, ia kishte bėrė me dorė, Mojsiu, duke e vėrejtur nga fundi i turmės. Kam njė lajm  tė mirė pėr ty. Hyji do t’ia plotėsojė tri dėshira familjes tėnde tė varfėr. Tė parėn, gruas tėnde, tė dytėn ty dhe tė tretėn djalit tėnd.

            Efraimi, e kishte pranuar me lehtėsi premtimin e Hyjit, e kishte falėnderuar atė, por edhe Mojsiun, mirėpo po habitej  me vetveten, pse  nuk ndiente aspak  gėzim. Filloi tė dyshoj, mos ishte gjė i papastėr, apo mos kishte bėrė ndonjė mėkat qė Hyji ia kishte ngurtėsuar gėzimin.

            Kishte hapur derėn e shtėpisė dhe ishte ulur nė drurin e votrės pėr tė pushuar nga rruga e gjatė. Ishte i uritur dhe zorrėt po e grinin, meqė nuk kishte ngrėnė asnjė kothere buke. Djali kishte dėrguar shkarpa me gomarin e tij te Farka e madhe e Abraham Eshkenazit, por nuk ishte kthyer. Kur t’i shiste shkarpat do tė blinte miell dhe do tė kthente nė shtėpi.

            Dalila, nė orėt e pas ditės, pasi kishte kryer punėn  nė orizore, ishte kthyer nė shtėpi. Burrin e kishte gjetur nė gjumė. Nuk i kishte bėrė zė, me qėllim pėr ta pyetur,  meqė e dinte se ishte i uritur nga rruga e gjatė, ndėrkohė qė priste miellin, qė do ta sillte djali. Ajo kishte ngrėnė drekė nė Orizoren e Moshe Makabit, por ishte nė hall me se do ta ushqente burrin e lodhur nga rruga.

            Pas pak, djali, Zemrani, ishte kthyer nga farka dhe kishte sjellė disa okė miell, ndėrkohė qė kishte dėrguar gomarin nė kullosė.

            Dalila, sakaq kishte gatuar bukėn dhe e kishte pjekur nė ēerep. E kishte zgjuar burrin nga gjumi dhe sė bashku kishin filluar ta hanin bukėn e nxehtė, e cila avullonte. Nuk e kishte pritur djalin, meqė ai kishte ngrėnė bukė te farkėtari.

            -Ēka tė tha profeti o burrė, a ka ndonjė shpresė pėr ne qė po jetojmė nė varfėr, i drejtohet Efraimit ende pa mbaruar ushqimin.

            Efraimi, kishte pėrtypur bukėn e mbetur nė gojė dhe ishte pėrgjigjur.

            -Kam lajm tė mirė, oj grua, por zemrėn e kam tė ftohtė dhe nuk ndiej asnjė gėzim.

            -Thuaje pra, do tė bėhet mirė?

            -Profeti jonė Mojsi, mė tha se Hyji ka pranuar tri lutje tona. Njė pėr ty, meqė e para ke kėrkuar, nga Hyji qė ta fshijė atė qė ishte shkruar pėr ne, njė tjetėr pėr mua dhe njė pėr djalin.

            Dalila kishte kėrcyer nga gėzimi, ndėrsa Efraimi e kishte qortuar gruan se nuk po kujtohej t’i drejtonte njė lutje falėnderimi Hyjit pėr plotėsimin e tri dėshirave.

            Ajo kishte dalė nė oborr, kishte ngritur duart nga qielli dhe kishte thėnė.

            -O Hyj i botėrave, o mė i fuqishme ndėr mė tė fuqishmit, o mė i bukuri ndėr mė tė bukurit, mė bėn si kam qenė dikur, mė bėj vajzė tė re!

            Dalila kishte ndier sesi trupi po i merrte tjetėr formė, preku flokėt qė i shtriheshin mbi supe, preku fytyrėn pa asnjė rrudhė. U gėzua aq fortė sa fluturonte nga gėzimi.

            Sakaq hapi derėn dhe qėndroi para burrit.

            Efraimi  u habit nga vajza e re, e cila ishte futur nė dhomė, pa trokitur.

            -Kush je ti dhe ēfarė kėrkon e kishte pyetur.

            Dalila kishte qeshur me tė madhe dhe iu kishte pėrgjigjur.

            -Jam Dalila, gruaja jote, o Efraim varfanjaku. Ti vetė the se Hyji na ka dhėnė nga njė dėshirė pėr tė na plotėsuar. Unė kėrkova tė bėhen 20 vjeēe dhe ja si jam tani, nuk po tė pėlqej apo, i kishte thėnė dhe e kishte pėrthekuar pėr shtati.

            -Qėrohu  nga kėtu  moj e mjerė, nuk je gruaja ime ti! Ajo sapo shkoi te djali. Shporru nga kėtu!

            -Jam Dalila, o Efraim, Dalila, Hyji ma plotėsoi dėshirėn...

            Efraimi ishte habitur nga fjalėt e gruas sė tij, por edhe ishte zemėruar tejmase. Ai ishte plak dhe ēka i duhej njė grua e re. U inatos shumė dhe tejet i zemėruar iu drejtua. Nėse ti je Dalila dhe ke kėrkuar nga Hyji tė bėhesh kjo qė je, Hyji i madhėrishėm tė bėftė gur!

            Nė njė ēast nė vend tė gruas iu dėftua njė shtatore guri krejtėsisht me pamjen e Dalilės. Ai e preku. Ajo ishte ftohtė, akull. Ishte ngurtėsuar. Atėherė, e kishte kuptuar se Hyji ia kishte plotėsuar dėshirėn, dhe gruan e tij tė re e kishte kthyer nė shtatore guri. Ishte ulur te druri i votrės, kishte shtrėnguar fortė kokėn me duar dhe po qante me ngashėrim. Prapė ishte ngritur nga vendi, ishte drejtuar drejt malit Sinaj dhe kishte filluar ta kėndonte njė lutje.

            Ndėrkohė, djali kishte hapur derėn dhe ishte habitur kur kishte parė shtatoren e gurit nė mes tė dhomės.

            -Pėrse ke futur kėtė idhull  nė shtėpi, baba, mos u marrose?

            -Nuk ėshtė idhull mor bir, ėshtė nėna jote.

            -Nėna ime nuk ėshtė prej guri, ti paske lojtar mendsh, o baba.

            -Jo mor bir, jo. Iu lutėm Hyjit dhe ai na plotėsoi tri dėshira, njė nėnės tėnde njė mua dhe njė ty.

            Nėna jote kėrkoi nga Hyji tė bėhet njėzet vjeē dhe Ai ia plotėsoi dėshirėn. Unė u zemėrova aq shumė, kur e pashė te re, ndėrsa vet jam plakur dhe nga zemėrimi i thashė, Hyji tė bėftė guri. Dhe hyji ma plotėsoi dėshirėn. Tash  ke radhėn ti, mor bir. Dil nė oborr, drejtohu  Sinajit dhe lutu Hyjit tė bėhemi sikur kemi qenė.

            Djali, pa vonuar doli dhe iu lut hyjit. Kur hyri nė shtėpi pa nėnėn tė ulur buzė oxhakut duke qarė me dėnesje. Efraimi po i lutej Hyjit  dhe po e falėnderonte me gjithė shpirt qė sėrish ishin bėrė sikur kishin qenė...

           

            1. Pjesa e shfaqjes sė Hyjit para  Mojsiut ėshtė interpretuar nga Besėlidhja e Vjetėr.

 

            Fund

 

(1)