.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė 2 - Mulla Asim Luzha

Shkruan: Mexhid YVEJSI - Gjakovüe

      

MULLA ASIM LUZHA

(1890-1945)

 

 

 

       Ishte dimėr, ora 21, me 30 janar 1945, ushtari qė e shoqėronte, kinse e mbronte, duke u ngjitur shkallėve nė kullė i futi hoxhės bombėn e aktivizuar nė xhep dhe vetė iku, ndėrsa bomba ekplodoi dhe jeta e hoxhės pėrfundoi…! Ka edhe versionet tė tjera, por pėrfundimi ėshtė se hoxha u vra, nė gjak u la, nga Drenica pėr sė gjalli nuk u nda…!

 

 

 

 

               ”Asim Luzha ni hoxhė azgan,

                Pej Prishtine nisė koka konė,

                Drekėn gjysė e paska lanė,

                Ni besė tė Zotit e paska dhan,

                Pėr Drenicė me u ba kurban…”

 

             Kėto vargje tė kėngė popullore me titull:

             “Ēka po thotė Asim Luzha” tregojnė me besnikėri, se hoxha gjakovar, Mulla Asim Efendi Luzha, u ba kurban, u ba fli,  pėr Drenicė, pėr Kosovė, pėr Shqipni…

             Mulla Asim Efendi Luzha lindi nė Gjakovė, nė vitin 1890, nė njė familje tė njohur qytetare, intelektuale, fetare dhe atdhetare.

             Ėshtė djali i dijetarit tė madh, Myderriz Murteza Efendi Luzhės, qė nė popull njihet me titujt e nderuem: Haxhi Myderrizi, qė do tė thotė se ishte Haxhi dhe Myderriz…Kjo pėr atė kohė, ore mik, ėshtė sikur sot me kenė akademik…!

             Mulla Asim Efendi Luzha mėsimet fillestare i kreu nė Gjakovė, i vazhdoi nė Shkup, kurse i pėrfundoi nė Gjakovė, nė Medresėn e Madhe.

             Tėrė jetėn, ky burrė, dijetar e trim, shėrbeu me pėrkushtim. Shėrbeu me nderė, nė dimėr e verė, ishte hoxhė, predikues, mėsues.

             Nė fillim e caktuen tė shėrbej hoxhė nė katunde tė Gjakovės, nė Cėrmjan, nė Skivjan, ku shėrbeu me pėrkushtim, me devotshmėri, aq sa ende ka pleqė qė e pėrmendin me respekt, me dashuri…

             Kur u kthye nė vendlindje, nė Gjakovė, meqė kishte fitue pėrvojė e emėruen imam nė Xhaminė e “Islam Begut”, e cila ndodhej nė qendėr tė Gjakovės, ku shėrbeu deri nė fund tė jetės sė tij, qė pėrfundoi tragjikisht, por kėshtu lartėsohet njeriu shpirtėrisht…

             Mulla Asim Efendi Luzha, pėrveē shėrbimit si hoxhė, predikues, mėsues, njė kohė,  pėr rrethanat e kohės, ishte domosdoshmėri, kur shumica kishte frikė, ai ėshtė marrė edhe me politikė.

             Nė vitin 1938 u zgjedh deputet i popullit nė Drenicė, pra ka pėrfaqėsuar interesat e Drenicės nė Beograd, nė Kuvendin e Mbretėrisė sė Jugosllavisė, gjatė viteve 1938-1941, derisa Mbretėria Jugosllave u shkatėrrue, meqė, sikur dihet, nga Gjermania e Hitlerit ajo mbretėri, qė ishte varr’i popujve, pėr shqiptarėt nė veēanti,  u pushtue, u coptue…

             Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore,  nė vitet 1941-1944, pėr shqiptarėt e Kosovės, qė kryesisht u bashkuen me Shqipni, edhe pse ishin nėn Itali, nėn Gjermani, gėzuen pakėz liri…

             Kjo nuk zgjati shumė, sepse menjėherė, pas luftės, filloi njė tjetėr zullum… Zullumi filloi nė Drenicė, me fillimin e vitit 1945, kudo vrasje, pushkatime, masakrime nga forcat armike, nga brigadat partizane-ēetnike…

             Duke e vėrejtur zemėrimin e madh tė popullit tė Drenicės, nė krye me Shaban Polluzhėn, forcat partizane-ēetnike, pėrmes Fadil Hoxhės, kėrkuen bisedime…

             Bisedimet filluen, me Ymer Pulėn e Ismet Shaqirin por sa filluen ato dėshtuen… ! Atėherė, sėrish, kėrkuen bisedime, qė ishin vetėm kurtha, mashtrime… E kėrkuan me telegram urgjent nga Prishtina ish-deputetin e Drenicės, Mulla Asim Efendi Luzhėn, i cili ishte hoxhė nė Xhaminė e “Islam Begut” nė Gjakovė.

             Mulla Asim Efendi Luzhėn, para se tė nisej pėr nė Prishtinė, disa hoxhallarė gjakovarė, qė ishin anti-komunistė, atdhetarė, si Hafiz Ymer Guta e Hasan Efendi Dashi e kėshilluen Asim Efendinė tė mos shkoi nė Prishtinė, por ai, meqė e donte Drenicėn, nuk i ndėgjoi dhe u nisė, shkoi…

             Kur arriti nė Prishtinė, nė Shtabin Operativ, i thanė se bisedimet me pėrfaqėsuesit e Drenicės do tė mbahen nė katundin Tėrstenik.  Mulla Asim Efendi Luzha, i shoqėruar nga dy partizanė arrinė nė katundin Tėrstenik.

             Ishte dimėr, ora 21, me 30 janar 1945, ushtari qė e shoqėronte, kinse e mbronte, duke u ngjitur shkallėve nė kullė i futi hoxhės bombėn e aktivizuar nė xhep dhe vetė iku, ndėrsa bomba ekplodoi dhe jeta e hoxhės pėrfundoi…! Ka edhe versionet tė tjera, por pėrfundimi ėshtė se hoxha u vra, nė gjak u la, nga Drenica pėr sė gjalli nuk u nda…!

             Mulla Asim Efendi Luzha u varros nė Tėrstenik, por pas njė kohe e zhvarrosin dhe e dėrgojnė nė Gjakovė, ku varroset me nderime afėr Urės sė Tabakėve, nė varrezat e Tyrbes sė Tahir Efendisė…

             Populli i Drenicės e ka pėrjetėsuar Hoxhėn, Asim Efendi Luzhėn, siē thotė edhe kjo kėngė popullore:

 

               ”Asim Luzha ni hoxhė azgan,

                Pej Prishtine nisė koka konė,

                Drekėn gjysė e paska lanė,

                Ni besė tė Zotit e paska dhan,

                Pėr Drenicė me u ba kurban…

                O fort mėrzitet Shaban Polluzha

                Sod na u vra edhe Asim Luzha,

                Sa t’jenė jeta me jetue,

                Kurrė Drenica s’ka me t’harrue,

                S’e harron kėt deputet

                Ja dha votat pėr shumė vjet…”

                

             Kėto vargje tė kėngė popullore me titull:

           “Ēka po thotė Asim Luzha” tregojnė me besnikėri, se hoxha gjakovar, Mulla Asim Efendi Luzha, u ba kurban, u ba fli,  pėr Drenicė, pėr Kosovė, pėr Shqipni…

 

             (Autori ėshtė studiues i religjioneve)