Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - ASNJĖ FJALĖ NUK FRYMON

Shkruan: Adem ZAPLLUZHA

      

 

ASNJĖ FJALĖ NUK FRYMON

 

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Asnjė fjalė nuk frymon"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

 

 

TĖ KUJT JANĖ KĖTO LOT

 

Sonte dua tė pi edhe pak

Mė kuptoni

Kam shumė nevojė tė dehem

Me kėtė nostalgji tė trishtuar

 

Shikoni sytė e mi

Se si shndėrrohen 

Nė qirinj pa dritė

Tė kujt janė kėto lot

Qė shndėrrohen nė rreke

Akujsh tė kristalta

 

Sonte vetėm ti mė mungon

Dhe gota e verės

Dua tė pi edhe pak

Kėtė gllėnjkė tė fundit tė trishtimit

 

Njė hėnė e plagosur

Noton nė dhembjen e qiellit

Edhe pak

Edhe pak shpresė

Pėr gotėn e dehur

Nė fundin e kėtij tregimi

 

 

 

KU ISHIN DUART E TUA

 

Njė fjalė e lėnduar

Ėndėrron diku udhėn e njė balade

Qė asnjėherė nuk pėrfundoi

Te buzėt e pritjeve

 

Sonte dua tė eci

Nėpėr shtigjet

E kujtesės sė  Lumėbardhit

Nėse zgjohen nga trishtimi

Zambakėt e bardhė

Do i kėrkoj nė mesin e kashelashave

 

Mbase shumė pak kohė kemi

Pėr tė arritur tė pamundurėn

Ku ishin duart e tua

Kur nė mua pėrfundimisht

Mbytej varka e shpresave

 

Erdhe ashtu siē u largove

Nė gjėmėn e Jonit

Pėrmallshėm vajtuan hėnėzat

Diku nė frymėn e kristaltė

Tė dallgėve tė tėrbuara

Zgjohej njė baladė

Nė shpirtin e plagosur tė kohės

 

 

 

ISHTE NJĖ KOHĖ E EGĖR

 

Me gjasa vrapove edhe ti

Prej njė ane tė rrugės

Nė anėn tjetėr tė kujtesės

Atė ditė binte shi i tejdukshėm

Nė pėrparėsen e mjegullave

 

Kur u pamė

Kishte ndryshuar ēdo gjė

Nė morfologjinė e nofullave

Vetėm disa fjalė

Tė pakuptueshme

Pikonin si akuj prej  kristaleve  

 

Ishte njė kohė e egėr

Asnjė lule nėpėr vazot e qytetit

Nuk ėndėrronte shiun

Vetėm dyshimi

Nė sinqeritetin e kukullave

Rritej si gjelbėrimi i barit tė njomė

 

Erdhi edhe mbrėmja e pritur

Asgjė nga itineraret e trenave

Akrepat e orės sė vjetėr

Qanin te murishtat

Derisa era e shfrenuar

Diku te shelgjishtet e pikėlluara

Qante si nusja pėr dhėndrin 

Qė asnjėherė

Nuk u kthye nga lufta

                              

Prishtinė, 22 maj 2013

    

                       

 

MELODINĖ E NJĖ KĖNGE

 

Nė trajtėn e njė cope argjile

Ishin duart e tua

Sytė dhe vetullat e thinjura

I pėrngjanin shtrezeve

 

Nuk mė kujtohet

Por ti si pėrherė

Mė duket se i shtrije duart

Nė atė anė tė rrugės

Kah vinin mjegullat

 

Njė kalorės i vetmuar

Krahasohej me trokun e lodhur tė gjokut

Dhe herė pas here

Shikonte pas shpine

Mos vallė po e ndjek

Ajo hije e shėmtuar

 

Ikte tej udhėve tė gjata sterra

Tretej diku edhe vrapi i egėr

Mes dizgjinėve   

Njė pelarin fėrshėllente si e trishtuar

Melodinė e njė kėnge

Qė pėrsėritej nė ēdo kohė

 

 

 

NGA PARZMA E TOKĖS MĖMĖ

 

Kjo vjeshtė sivjet mė herėt

Trokiti nė portat e rrudhave

Nuk dėgjohej asnjė zė

Pėrpos ngėrdheshjes sė erės

 

Njėmijė vjet udhėtova

Deri te ėndrra e kukullės sė drunjtė

Hijet binin si kokrrizat e breshrit

Mbi qerpikėt e kėputura tė dritės

 

Nga parzma e tokės mėmė

Pritnim njė dritė pak mė ndryshe se kjo

Hingėllimat e mjegullave u dėgjuan

Pėrtej shtatė kodrave tė shenjta

 

 

 

NJĖ KALORĖS I ZI

 

Ishte trishtim tė shikosh

Zbrazjen e dyqaneve

Dhe portat e hapura

Qepenat si tė dehur nga tmerri

I kishin lėshuar vetullat

Si flamujt nė gjysmė shtize

 

Njė kalorės i zi

Hingėllonte mė shumė

Se kuajt e egėr tė erės

Asfaltit tė plasaritur

Dukshėm dalloheshin

Zgėrdheshjet e ingranazheve

 

E keqja trokiste pandėrprerė

Nė pikėllimin e ullukėve

Qė dėnesnin nėpėr ēati

Frynte njė kob i trishtueshėm

Nėpėr shpirtrat

E lagjeve tė zbrazura

 

Njė kalorės i zi

Mė e zezė se kjo sterrė nate

Hungėronte nė gjuhėn e bishave

Te njė kafkė

Qė kundėrmonte nė rrugė

 

 

Poezi nga libri "Asnjė fjalė nuk frymon"