.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

tema tė tjera - Astronautet shqiptarė

www.ereniku.net

 Astronautet shqiptarė

 

         Me astronautin shqiptaro - amerikan, kolonel lejtnant William G. Gregoryn

           

(17 ditė nė kozmos)

 

       

     Ishte viti 1995 kur Greg Steffon, nga Worcester-i, faksoi nė “Illyria” njė artikull tė botuar nė njė gazetė amerikane.Nė fund i shtronte kolegut Isuf Hajrizi pyetjen: “A ėshtė shqiptar astronauti, pėr tė cilin bėn fjalė shkrimi?” “Tė shohim ē’thotė At Arthuri (Liolini)”, - iu pėrgjigjėm nė redaksi.

            Njė telefonatė nė Kishėn “Shėn Gjergji” nė Boston e zgjidhi enigmėn. At Liolini ishte i informuar pėr astronautin William G. Gregory dhe pėr paraardhėsit e tij, qė kishin emigruar nė Amerikė nga Shqipėria nė fillimet e kėtij shekulli. Pas kėsaj, gazeta “Illyria” shkroi disa artikuj pėr Gregoryn, para se ai tė nisej drejt hapėsirave kozmike, nė mars tė vitit 1995. Kėshtu u bė i njohur pėr shqiptarėt astronauti William G. Gregory. Nga njė person krejt i panjohur pėr ne, ai u bė shumė shpejt i famshėm e i admiruar pėr tė gjithė kombin. Para se tė nisej nė kozmos, ai dėrgoi njė letėr nė redaksi. “Besoj se shqiptarėt do tė ndihen krenarė me sukseset qė do tė arrij nė hapėsirat e largėta”, shkruante Gregory i gėzuar, qė ndėr shumė kandidatė tė tjerė ishte zgjedhur piloti i anijes kozmike, ekuipazhi i tė cilės do tė kalonte ditė tė tėra studimi nė hapėsirė.

             “ Jam i lumtur, por njėkohėsisht edhe pak i shqetėsuar, se unė do tė jem drejtues i anijes, e cila gjatė gjithė kohės do tė jetė nėn kontrollin tim tė plotė”, i tha gazetės “Illyria” piloti ynė, disa muaj para se tė nisej drejt rrugės qiellore. Duke folur pėr programet e ardhshme tė fluturimeve kozmike e tė gjithėsisė, ai shtoi se njė ditė prej ditėsh mund tė kthehemi sėrish nė hėnė, ndėrsa pėr tė shkuar nė mars, nevojiteshin rreth 150 ditė.(marrė nga libri i Vehbi Bajramit;"Shqiptaret e Amerikės".)

 

        Flamuri shqiptar ėshtė mbajtur gjatė fluturimit drejt Hėnės, nė vitin 1971

            Tiranė - Flamuri shqiptar nė miniaturė me shqiponjėn dykrenare ėshtė mbajtur si simbol nga astronauti me origjinė shqiptare Alan B. Shepard, gjatė fluturimit drejt Hėnės tė anijes kozmike "Apollo 14", nė vitin 1971. Faktin e dėshmon njė fletė katėrkėndeshe prej kartoni ku flamuri shqiptar ndodhet i ngjitur pranė njė fotografie me ngjyra tė anijes kozmike "Apollo 14", bėrė nė sipėrfaqen e Hėnės, e cila ndodhet nė arkivin e Muzeut Historik Kombėtar nė Tiranė. Relikja ėshtė e autografuar nga Shepard dhe kozmonautėt e tjerė dhe gjithashtu nė tė ndodhet mbishkrimi nė anglisht ku thuhet se ; "ky flamur u mbajt si simbol deri nė Hėnė, nė anijen "Apollo 14" gjatė ditėve nga 31 Janari- 9 Shkurt i vitit 1971 dhe ėshtė prezantuar nga admiral Alan B.Shepard, njė kozmonaut me origjinė shqiptare". Shepard gjatė udhėtimit kozmik e mori me vete kėtė flamur tė kombit shqiptar, duke dėshmuar origjinėn e tij shqiptare.


        Apollo 14 dhe flamuri Shqiptar nė Hėnė

            Nė arkivin e Muzeumit Historik Kombėtar gjendet njė dokument i jashtėzakonshėm nga tė gjitha pikėpamjet. Mbi njė karton tė fortė ėshtė vendosur njė fotografi e anijes kozmike, “Apollo 14”, fotografi e bėrė nga sipėrfaqja e Hėnės. Krahas kėsaj fotografie ėshtė vendosur njė flamur Shqiptar i pėrmasave tė vogla. Nėnė fotografi ėshtė shkruar: Antares at fra mauro, kurse poshtė fotografisė ėshtė ky mbishkrim: This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 through February 9, 1971.

            It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly. Nga ky shkrim mėsohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) ėshtė mbartur nė Hėnė nė trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 Janari deri mė 9 Shkurt 1971. Ky flamur ėshtė paraqitur prej zėvėndės Admiralit, Alan B. Shepard Jr., i Flotės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe qė ka qenė delegat nė Sesionin e 26-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara.
            Antares ėshtė pjesa e anijes qė zbriti nė Hėnė dhe Fra Mauro ėshtė emri i vendit nė Hėnė ku zbriti anija. Ka edhe njė mbishkrim dore shkruar me bojė tė zezė nga Alan Shepardi: With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71, qė pėrkthehet nė Shqip: Me fjalėt mė tė mira tė astronautėve tė Shteteve tė Bashkuara. Alan Shepard, 2 Tetor 1971. Ky dokument qė pėrmban flamurin Shqiptar me fotografinė nė Hėnė sė bashku me mbishkrimet i ėshtė dorėzuar prej vetė astronautit Alan Shepard njė dilomati Shqiptar, i cili pat marrė pjesė edhė ai nė Sesionin e 26-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara. Alan Shepardi, kur ka pėrgatitur kėtė dhuratė dhe pėr ta bėrė mė tė vėrtetė dokumentin, ka shkruar me dorėn e tij pėrshėndetjen jo vetėm nga vetvetja, por edhe nga astronautėt e tjerė tė SHBA-s. Kjo do tė thotė qė fakti i mbartjes sė flamurit Shqiptar ka qenė temė bisede e astronautėve bashkėudhėtarė. Pra Shepardi u ka folur atyre pėr origjinėn e tij Shqiptare. Gjesti i Shepardit ėshtė i madhėrishėm.

            Duke lexuar njė enciklopedi tė kozmosit ku janė dhe emrat e kozmonautėve nė vite, lexohen kėto tė dhėna pėr Alan Shepardin. Ai u lind nė East Dery, New Hampshire tė SHBA-ve, mė 18 Nėntor 1923. Ėshtė me origjinė Shqipitare. Ka kryer Akademinė Detare Amerikane nė Anapolis ku mbaroi dhe njė shkollė fluturimi pėr pilot joushtarak. Mė pas bėri edhe Shkollėn e Marinės pėr pilot nė Patuxent, Maryland, si dhe Shkollėn Detare tė Luftės nė New Port Rhode Island mė 1958. Mė 1961 u ngrit nė hapėsirė si njeriu i parė nė botė, rusi Juri Gagarin. Ai fluturoi nė kozmos si pasagjer, kurse Shepardi nė misionin Apollo 14 nė Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetė anijen kozmike. Si kozmonaut, ai ėshtė i pari qė ka fluturuar nė kozmos si Amerikan dhe i pesti qė ka shkelur nė Hėnė. Para daljes nė pension Alan Shepardi gradohet Admiral. Ai ndėrroi jetė mė 21 Korrik 1998; pra jetoi 75 vjet.

            Nė tė njėjtėn enciklopedi flitej edhe pėr Ėilliam Gregory njė tjetėr astronaut Shqiptaro-Amerikan. Gregory lindi nė Lock-port, Nju Jork mė 14 Maj 1957. Ėshtė me origjinė nga fshati Dardhė e Korēės. Mė 1979 u diplomua pėr shkenca inxhinierike nė Akademinė e Forcave Ajrore. Mori doktoratėn si inxhinier mekanik nga Colombia University mė 1980 dhe Doktoratėn pėr drejtues mė 1984. Nė vitet 1981 - 1986 ka qenė pilot fluturimi me avionėt Fl11. Mė pas shėrbeu si mėsues pilotėsh pranė Forcave Ajrore Britanike. Ka fluturuar nė mė shumė se 40 lloje avionėsh dhe ka kapėrcyer mbi 5000 orė fluturimi. U zgjodh nga NASA nė Janar 1990 dhe u shpall astronaut nė Korrik 1991.

            Fluturimin e tij tė parė Shuttle STS-67 nė hapėsirė e kreu mė 2 Mars 1995 nga Qendra e Hapėsirės “Kenedi” dhe u ul nė tokė mė 18 Mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve nė hapėsirat kozmike me 16 ditė dhe 15 orė duke plotėsuar 262 rrotullime drejt tokės. Ai fluturoi mbi 11 milion km nė kozmos, ka mbi 400 orė fluturime nė hapėsirėn kozmike, krahas 5000 orėve si pilot. Tani punon si drejtues pėr zhvillimin e biznesit nė Arizona tė SHBA. Meqenėse Shpardi ka vdekur, shpresojmė qė Gregorin ta takojmė sė shpejti. Tė dy kėta emra kanė vendin e tyre nė Muzeun Historik Kombėtar dhe nė kujtesėn e Shqiptarėve.