Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Atentat brenda germės L

Shkruan: Muharrem BLAKAJ

      

ATENTAT BRENDA GERMĖS L

 

 

Romani,  “Atentat brenda germės L”, i autorit Muharrem Blakaj, u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

E falėnderojmė autorin pėrzemėrsisht

 

 

 

            Mėngjesi ishte i acartė. Ndėrtesat gri dukeshin se kishin marrė pamje hijerėndė dhe solemne njėherėsh. Kjo, ndoshta vinte nga afrimi i festes sė vitit tė ri. Pjesa mė e madhe e ndėrmarrjeve tani sa kishin filluar pushimet dimėrore, kurse vėrejtja e qiellit, qysh tani pėrcaktonte njė ditė tė mistershme, njė ditė tė shifruar, njė ditė tė koduar qė tinėzisht po hynte nė jetėn e tij!

            Pas njė dremitje tė shkurtėr, Gjenerali u zgjua. Derisa shtriqej, vėshtrimin e mbante nė njė pikė tė pacaktuar, pastaj e hodhi mbi orėn e dorės. Pėr njė copė herė qėndroi i ulur mbi shtrat. Shikimin e mbante tė mbėrthyer mbi jastėkun e patrazuar tė ish-gruas sė tij. Kush e di se ku fle ajo tani, pyeti vetėn me nostalgji. Ndoshta edhe unė u nxitova – mendoi – por… s’ka gajle, mė mirė kėshtu. Me njė kėrcim sportiv u hodh nga shtrati.

            Gjithsesi e ndjeu vetėn tė lehtė si njė pendėl, edhe pse vuante nga pagjumėsia. Paskam fjetur njė grimė sonte, mendoi i kthjellur. Kohė tė gjatė prindėrit ishin shqetėsuar pėr sėmundjen e tij. Kishte provuar shumė ilaēe pėr gjumė, tė caktuara nga mjekėt. Pa sukses. Pastaj kishte provuar narkotikė, e nė fund edhe hipnozėn. Pėr disa vite kishin qėndruar nė Gjermani, nė Francė e Rusi, duke kėrkuar mjek tė specializuar pėr shėrimin e kėsaj sėmundje tė rrallė! Kjo kohė, sa kishte qėndruar nėpėr ato shtete, i kishte dhėnė mundėsi pėr mėsimin e gjuhės gjermane, ruse, franceze, dhe deri diku edhe asaj angleze. Duke e parė se shqetėsimet pėr pagjumėsinė, ishin mė tė dėmshme se vetė pagjumėsia, prindėrit, dhunshėm tė pajtuar me kėtė fenomen tė rrallė, kthehen nė vendlindje. Por vet, gjithsesi nuk e kishte ndjerė fort peshėn e pagjumėsisė. Kjo, ndoshta i kishte ardhur pėr shkak se rrallė e kishte pėrjetuar ndjenjėn e gjumit tė thellė, pėrveē dremitjeve qė i kishin shkaktuar njė lloj ērregullimi, njė lloj fantazie ėndėrrimtare tė venitur, qė herė-herė, e kishte degdisur shtigjeve tė panjohura duke e dėrrmuar deri nė sfilitje! E kishte ndjerė se shkaktar i gjithė kėtyre traumave ishte pėrdorimi i shumė ilaēeve, prandaj kishte vendosur mospėrdorimin e tyre. Me kalimin e kohės, kishte vėrejt se ēdo gjė kishte filluar tė rikthehej pėr sė mbari!

            Koha pėr t’u paraqitur nė zyrėn e qendrės ishte afruar. E ndjente vetėn disi tė zbrazur. Herė pas here i bėhej se ai boshllėk i mbushej me tingujt e njė muzike gazmore qė e mbushte plot emocione, pastaj ritmet imagjinare i shndėrroheshin si tė ishin ritme rrėqethėse mortore. Kjo i vinte si parandjenjė e ftesės.

            Mendja i shkoi nė zyrėn e tij, pranė dosjeve tė radhitura njėra pas tjetrės, qė me ditė tė tėra kishte qėndruar sipėr tyre duke u ndeshur me emra tė imagjinuar burrash kapuēbardhė, me ato veshjet e tyre karakteristike, me koburet e varura nė shokė e me pushkė nė dorė, qė kishin bredhur maleve duke luftuar kundėr shtetit. Kjo ishte vetėm pjesa fillestare pėr plotėsimin e dosjeve me tė kaluarėn e objektit qė duhej hetuar.

            Me lėvizje tė ngathtė filloi tė vishej. Ngadalė, mbėrtheu kopsat e kėmishės, veshi pantallonat e modės sė fundit. Rregulloi kravatėn, duke e fshehur pjesėn e fundit tė saj nėn jelek, dhe fill pas, veshi pallton duke i mbėrthyer kopsat njėrėn pas tjetrės. Para se tė dilte, mori revolen dhe e futi nė kėllėfin e saftjanet, dhe duke hedhė njė vėshtrim tė shpejt

nga dritarja, u nis!

            Pasi doli nė rrugė, kaloi pėrbri kafenesė „Blu.“ Nga jashtė dalloi kamerierin, i cili sa kishte filluar nga pėrgatitja e tryezave. Aty, pėrveē tė tjerėve pensionist, zakonisht shkonin tė pinin kafe dhe t’i kalonin ēastet e mėrzitshme tė ditės, ish-spiunėt e dikurshėm, detektivė tė rangut tė lartė, ish-atentatorėt e grupeve guerile, oficerė tė lartė tė shtatmadhorisė dhe hierarkisė ushtarake qysh nga koha e Jugosllavisė sė vjetėr, udhėheqėsit e reparteve speciale tė OZNA-sė1, tė cilėt, nė tė shumtėn e rasteve, nga ndryshimet politike, duke filluar nga Informbyroja, programet e larta shtetėrore pėr riatdhesimin e kombėsive nga Serbia e jugut nė Turqi dhe shtete tė tjera, aksionet mbi mbledhjen e armėve, deri tė pėrgatitjet e pareshtura tė grupeve kundėrshtare pėr grushtshtet, pra kėta oficerė, pasi i kishin shpėtuar burgut, kishin pėrfunduar nė pension tė parakohshėm. Kafenenė e vizitonin edhe ēetnikė tė konvertuar nė komunistė, tė cilėt, pas lufte, gjatė ndjekjeve tė bandave tė armatosura kriminale ustashe apo balliste, kishin marrė ndonjė plagė, apo kishin mbetur tė gjymtė! Ata, gjithė ditėn pinin kafe dhe bisedonin me nostalgji pėr planet e tyre tė dikurshme tė pėrgatitura dhe tė ekzekutuara me shestim djallėzor! Nė qendėr tė vėmendjes, zakonisht ishin oficerėt, apo ekzekutorėt, tė cilėt, detyrat e tyre patriotike i kishin kryer nė Kosovė! Flisnin me zė tė ulėt dhe tė mekur nga pleqėria, apo nga ndonjė sėmundje tjetėr, dhe pėrmes atij zėri tė drobitur, pėrpiqeshin tė thurnin lavdinė e tyre tė dikurshme, duke u mburrė pėr vrasjet dhe mizoritė qė i kishin bėrė atje. Zakonisht, nga fundi i bisedės, nga zėrat e tyre tė lodhur, qė rridhnin si njė curril uji para shtėrzimit, vėrehej se nuk ishin tė kėnaqur me atė qė e kishin bėrė dikur, sepse kishin bėrė pak, fare pak! Pastaj fillonin ankimet e zakonshme pėr zyrtarėt e tanishėm mediokėr e tė korruptuar, tė cilėt, pranė tavolinės, me njė tė rėnė lapsi, i kishin shpėrblye shqiptarėt, duke e shkatėrruar tėrė mundin dhe gjakun e tyre tė derdhur dikur!

            Rrugėt ishin gjysmė tė shkreta. Rrallė tek-tuk shihej ndonjė kalimtar i rastit. Pranė hyrjeve tė ndėrtesave shtetėrore valonin flamujt festiv. Nė rrugė, buzė trotuareve, shiheshin tė radhitura veturat e parkuara, tė mbuluara me brymė, qė shkėlqenin si kokrriza nė dritėn e neonit. Trotuaret, vendevende kishin zėnė shtresė tė hollė akulli. Mos jam tepėr herėt, mendoi kalimthi, dhe instinktivisht e shikoi orėn e dorės.

            Ngrohtėsia e trupit qė e kishte pasur sa ndodhej nė shtėpi, tani kishte filluar tė ftohej. Ajri ishte i ftohėt dhe i lagshtė. Gjatė frymėmarrjes, nga goja i dilte avull. E ndjeu se faqet ju kishin bėrė akull. Si nuk e mora njė taksi, pyeti vetėn dhe njė herėsh i shpejtoi hapat.

            Krejt, pa pandehur e shpoi dhembja therėse nė gjurin e djathtė. U skajua buzė trotuarit, dhe pėr njė ēast u bė gėrmuq, duke e fėrkuar me dorė vendin e dhembjes. Kjo dhembje, pothuaj e harruar, pėr herė tė parė ju kishte rishfaqė gjatė stėrvitjeve. Mjeku e kishte kėshilluar tė kishte kujdes e mos ta ngarkonte veten me ushtrime tė tepėrta. Plumbi qė kishte vite qė i kishte ngecur nė brendi tė pjesės sė poshtme tė gjurit, duhej operuar nga ndonjė klinikė e specializuar, dhe atė sa mė parė qė tė jetė e mundur. Pastaj i kishte caktuar ilaēe tė forta „voltaren“ dhe i kishte thėnė qė pas njė muaji tė paraqitej prapė nė klinikė. Qė nga atėherė kishin kaluar mė shumė se tre muaj, pa u paraqitur tė mjeku. Po kush kishte kohė tė merrej me luksoze tė tilla? Plani nuk priste! Duhej nxituar… dhe ju bė se edhe ndalesa e ēastit, derisa t’i kalonte dhembja, nuk qe gjė tjetėr vetėm humbje minutash taktikė, qė do ta dėmtonin seriozisht planin!

            Duke ēaluar u nis!

 

            1 - OZNA (Organ Zaštite Narodna-Armije)

 

            Pjesė nga romani "Atentat brenda germės L"