Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - AUTIZMI, "TĖ FSHEHTAT" E ĒRREGULLIMIT TEK FĖMIJĖT

https://sq.wikinews.org

      

AUTIZMI, "TĖ FSHEHTAT" E ĒRREGULLIMIT TEK FĖMIJĖT

 

 

            Njerėzit qė vuajnė nga ky ērregullim i rėndė i funksioneve trunore (pėr rrjedhojė sjelljes njerėzore), shpesh kanė njė rreze tė kufizuar interesash dhe shfaqin sjellje dhe mėnyra pėrsėritėse tė tyre, si dhe kundėrveprime tė ndryshme nė mjedisin dhe rrethanat e pėrditshme.



 

            Autizmi po shndėrrohet nė njė sfidė thelbėsore pėr shėndetin publik, kjo pėr shkak tė pėrhapjes sė tij nė rritje, por dhe pėr kostot shoqėrore dhe ekonomike qė ka. Ndaj, vendet e Europės Juglindore kanė shprehur angazhimin pėr bashkėpunimin nė njė rrjet tė pėrbashkėt nė mėnyrė tė organizuar pėr t’i dhėnė njė pėrgjigje kėsaj sfide. Shenjat e kėsaj sėmundje shfaqen tek fėmijet pas moshės 1-2 vjeē, ndėrkohė qė specialistėt e shėndetėsisė apelojnė pėr sensibilizimin e opinionit publik pėr pėrkrahje ndaj fėmijėve autistė dhe integrimin e tyre nė shoqėri. I identifikuar nė vitin 1943, autizimi ėshtė njė ērregullim ende jo shumė i njohur. Trajtimi i tij, sipas specialistėve, duhet tė kthehet nė prioritet tė politikave shėndetėsore dhe sociale, duke treguar mė tepėr vėmendje ndaj fėmijėve qė preken nga kjo sėmundje.

            Nė Shqipėri ėshtė folur pak pėr autizmin dhe rastet e fėmijėve tė ndjekur nė mėnyrė sporadike tregojnė pėr mungesė tė informacionit nė popullatė pėr kėtė sėmundje, mosdiagnostikim tė saktė, etj. Nėse prindi nuk e njeh dhe nuk e pranon situatėn siē ėshtė, atėherė asnjė terapi nuk mund tė funksionojė nė pėrmirėsimin e gjendjes, ndaj dhe ėshtė punuar shumė nė drejtim tė njohjes sė autizimit, duke u pėrqėndruar tek prindėrit dhe opinioni publik pėr ta pranuar kėtė ērregullim. Njerėzit qė vuajnė nga ky ērregullim i rėndė i funksioneve trunore (pėr rrjedhojė sjelljes njerėzore), shpesh kanė njė rreze tė kufizuar interesash dhe shfaqin sjellje dhe mėnyra pėrsėritėse tė tyre, si dhe kundėrveprime tė ndryshme nė mjedisin dhe rrethanat e pėrditshme. Sipas klasifikimit ndėrkombėtar tė sėmundjeve tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, "autizmi shfaqet tek fėmijėt para moshės tre vjeēare dhe shoqėrohet me vonesa nė ndėrveprimet e tyre shoqėrore, gjuhė, shenja, apo lojėra pėrfytyruese".

            Mjekėt pohojnė se autizmi mund tė identifikohet qė nė muajt e parė tė jetės. Shenjat e hershme tė sindromės sė autizmit mund tė kuptohen nga njė specialist kur fėmija ėshtė nė muajin e pestė, ndėrsa shenjat me tė dukshme variojnė nga 18 deri nė 36 muajsh. Karakteristikė e kėsaj sindrome ėshtė se fėmija mund tė zhvillohet pa shfaqur shenja shumė tė dukshme tė ērregullimit deri nė moshėn 16-18 muajsh dhe pas kėsaj moshe, nėna mund tė identifikojė probleme nė zhvillimin e tij. Fėmijėt autikė kanė probleme tė komunikimit, mbyllen nė vetvete, nuk krijojnė lidhje emocionale, nuk shoqėrohen me moshatarėt, fiksohen pas njė sendi apo objekti, nė shumicėn e rasteve janė hiperaktivė, por nuk pėrjashtohen rastet hipoaktivė.

            Ērregullimet e gjuhės dhe komunikimit, simptomat mė karakteristike te fėmijėt autikė, evidentohen kur fėmija nis tė flasė, prandaj dhe prania e tyre pėrbėn njė nga kriteret diagnostikuese. E folura herė mungon, herė ėshtė e vonuar, ose dhe atipike. Shenjat e hershme tė autizmit lidhen edhe me ērregullimet e zhvillimit, qė sė bashku me ato gjuhėsore, sipas mjekėve, janė shpesh motivi i parė i konsultimit, para ērregullimeve tė sjelljes (mbyllja nė vetvete, etj). Por, ka edhe simptoma tė veēanta si vetėdėmtimi, qė vėzhgohet ndonjėherė herėt. "Sa mė shpejt tė identifikohet dhe sa mė e lehtė tė jetė si formė, aq mė e mirė ėshtė ecuria e fėmijės", thonė mjekėt, sipas tė cilėve, nė ndryshim nga e kaluara, fėmijėt autikė sot kanė tė ardhme.

 

 

            Lidhur me pėrhapjen e kėtyre ērregullimeve, raportimet vlerėsojnė se nė botė 3-4 fėmijė nė 1000 vuajnė nga autizmi infantil. Autizimi prek mė tepėr meshkujt, sesa femrat e vlerėsuar nė raportin 4:1. Edhe pse pėr tė kuruar simptoma specifike tė autizimit ka barna, gjithnjė e mė tepėr specialistėt flasin pėr teknikat arsimore dhe integruese nė shoqėri. Mjekėsia ende nuk ka mundur tė qartėsojė shkaqet e autizmit, ndėrsa pėrpjekjet e shkencėtarėve vazhdojnė tė jenė tė mėdha. Edhe pse rrallė observohet mė shumė se njė rast autizmi nė familje, observimi i njė pėrqindjeje tė konkordancės sė rritur te binjakėt monozigotė ka treguar rėndėsinė e faktorit gjenetik tek autizmi.

            Sipas njė studimi tė fundit, "fėmijėt e lindur para kohe janė dy deri tre herė mė shumė tė rrezikuar tė shfaqin simptoma tė autizmit, para moshės dyvjeēare, ndėrsa shkaktarėt e ērregullimeve qė vėshtirėsojnė komunikimin dhe ndėrveprimin e fėmijėve me rrethin, mbeten tė panjohura". Studimi hedh hipotezėn se lindja para kohe nuk ėshtė e lidhur nė mėnyrė direkte me shfaqjen e autizmit, por shkaktari qė nxit autizmin ėshtė njėkohėsisht shkaktar i lindjes para kohe. Bazuar nė tė dhėnat, nga 75 mijė tė sėmurė me paaftėsi, 10 pėr qind e tyre janė fėmijė, paaftėsia e tė cilėve mund tė jetė fizike, sensore, neurologjike, psikiatrike, intelektuale ose e natyre tjetėr. Ndėrkohė, 14-20% e fėmijėve paraqesin nė stade tė ndryshme tė jetės sė tyre njė ērregullim tė shėndetit mendor.