.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Avdyl Sulaj

AVDYL SULAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

AVDYL SULAJ

 

 

 

 

 

 

          

             Hyrje

  

           Avdyl Sulaj ka lindur mė 1 korrik 1945 nė fshatin Begaj, Tropojė. Ai ka punuar nė shėrbim tė shtetit e tė shoqėrisė shqiptare nė mbi 20 zanate, profesione e detyra tė ndryshme, si bujk e bari, punėtor, nėpunės, mėsues, bibliotekist e drejtor biblioteke, poet, prozator, studiues e publicist etj.

            Veprimtarinė botuese e ka nisur nė vitin 1979 nė publicistikė.

            Nė rrjedhėn e kėtyre viteve ka botuar 8 libra, sikundėr janė:

 

            1. Evropa e bashkuar, Shqipėria e copėtuar, Publicistikė, Tiranė 1999.

            2. Visare gjuhėsore - kulturore nga Malėsia e Gjakovės I, Tiranė, 2000.

            3. Visare gjuhėsore - kulturore nga Malėsia e Gjakovės II, Tiranė, 2003.

            4. Kristale alpine, Poezi, Tiranė, 2006.

            5. Fjalor fjalėsh dhe shprehjesh popullore, Tiranė, 2009.

            6. Shkrime dhe hulumtime gjuhėsore, Tiranė 2012.

            7. Krokodili mallėngjen fqinjėt, Fabula, Tiranė, 2013.

            8. Larushia e fjalės nė gojėn e popullit, Tiranė, 2013.

 

            Ai ka nė dorėshkrim dhe disa libra tė tjerė me poezi, prozė etj.

 

 

 

 

EH, KĖTA SHTEGTARĖ!

 

Zogjtė duke fluturuar me hare,

Tufa – tufa u nisėn nė shtegtim.

Bijtė e shqipes me sytė pėrdhe,

Rrugėve tė fatit ikin nė mėrgim.

 

Zogjtė duke cicėruar nė pranverė,

Sėrish do tė kthehen ndėr kėto fole.

Bijtė e shqipes a do kenė ndonjėherė

Stinė tė lumtur kthimi nė atdhe…?!

 

 

 

DHURATA SĖ DASHURĖS PĖR SHĖN VALENTIN

 

Sot e dashur, pėr Shėn Valentin

Dhuratat do t’i bėj nga peizazhi alpin.

 

Njė fustan do ta end nė vegjė tė erės

Prej fluturzash bore te Kroni i Verės.

 

Njė ylber do ta mbėrrij lart nė bjeshkė,

Me stofin e tij do tė bėj njė xhaketė.

 

Majė Shkėlzenit do tė kap njė vetėtimė,

Ta bėj fjongo flokėsh tė artė vizėllimė.

 

Gjerdan do ta bėj Valbonėn shtatkristal

Mbushur nė muzg yje dhe hėnėza argjend e ar.

 

Nė njė bohēe resh ato do t’i  bie,

Zdritur me margaritarė e perla dashurie.

 

 

 

BJESHKĖT E NEMUNA

 

Mes bukurive pa cak

tė kėtyre Bjeshkėve

Shtrirė nė madhėshti

Si kreshtė e madhe mali

Njė pikėpyetje rri ?

“Kush i quajti, vallė, ato

tė mallkuara ?

Epiteti “t’ Nemuna”

pse u mbet ?

me shtatė shkronjat

mbi shtatė shkėmbinj

si shtatė korba tė zinj ?

 

Pse , vallė,  “t’ Nemuna”,

Pse,  tė truara ?!

Kur duheshin pagėzuar:

Bjeshkėt e Bekuara.

 

 

 

V E T Ė R O B Ė R I A

 

Nė qendėr tė botės vėmė unin tonė

Marrėzisht gėnjehemi pėr pėrjetėsi.

Nė kalė tė lakmisė etshėm vrapojmė

Pėr seks, para, pushtet e lavdi.

 

Tradhti, mėkate, vese e smirė.

Kalit tė tyre ia bėjmė tagji.

Lirisė sė unit ato i bėhen zinxhirė

Dhe shpirtit tonė - vetėskllavėri.

 

 

 

NDALIMQARKULLIM NĖ ALPE

 

Tirani dimėr zemėrak,

Nga froni i tij nė Majė tė Hekurave,

Nxorri urdhėrin e zi farmak:

“Ndalimqarkullim pėr banorėt e bjeshkėve!”.

 

Malėsorėve ua kumtoi me vetėtima,

Ua pėrsėriti me gjėmim tė rrufeve.

Ortekė lėshoi poshtė nė lugina,

Me borė qafėmaleve ngriti ledhe.

 

Nė Ēerem, Rrogam, Dragobi…

Njerėzit mbeten nė kulla, ngujim.

S’pipėtinte kafshė e egėr as bagėti,

Nė atė tė rreptė ndalimqarkullim.

 

Valbona shtatkaltėr mėsyu nė betejė,

Iu vėrsul ortekėve nė luginė.

I shkriu e i zhbiroi tej pėr tej,

Jetė i dha visores  alpine tė ngrirė.

 

 

 

TEMPULLI  IM

 

E vėrteta, drejtėsia,

e njerėzishmja, dashuria.

 

I shenjti tempulli im

Qė i falem me pėrgjėrim.

 

 

 

PĖLLUMBAT MBI GJAKOVĖ

 

Njė tufė pėllumbash tė bardhė e tė zinj

nėn shatėrvanin e rrezeve mėngjesore

lodrojnė me reflekset diellore

ulen e ngrihen, rrotullohen gjithė hijeshi.

 

Njė  tufė pėllumbash tė zinj e tė bardhė

Njėri - tjetrin ndjekin fluturim

nė qiellin e zgjedhur skenė pėr vallėzim

njė simfoni bukurie luajnė radhė-radhė.

 

Kėtė shfaqje tė hyjnishme

E kundrojnė njė tufė fėmijė.

E u thonė prindėrve me doēkat prej qielli:

- O, babi! O, mami! Shihni ē’mrekulli!