Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Avni Dehari

AVNI DEHARI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

AVNI DEHARI

 

 

 

 

          

 

 

 

             Hyrje

 

         Avni Dehari lindi mė 3. 5. 1947, nė fshatin Sllupēan, rrethi i Kumanovės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje. Shkollėn e mesme, gjimnazin, e mbaroi nė Preshevė, kurse u diplomua nė Fakultetin e Filologjisė – Dega Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe, nė vitin 1974, nė Prishtinė.

            Deri mė tash ka botuar kėta libra: poemėn pėr fėmijė “Dielli”, botim i Redaksisė sė “Zėrit tė Kosovės, me pseudonimin Agim Vardari, mė 1990, nė Zvicėr”, monografinė “Arif Seferi – nė shėrbim tė popullit”, nė bashkautorėsi me Destan Hajdinin, mė 1993, nė Zvicėr, pėrmbledhjen poetike pėr tė rritur “Pas rrezes sė diellit”, mė 1994, nė Shkodėr, librin pėr fėmijė nė prozė “Saja fluturuese”, mė 1996, nė Tiranė, pėrmbledhjen me poezi pėr fėmijė “Hėna nė dritare”, mė 2005, nė Prishtinė, librin pėr fėmijė nė prozė “Kėnga e Drerit Fjalėpak”, mė 2010, nė Prishtinė, librin nė prozė pėr fėmijė "Trimoshi dhe Flokhapareshuri, mė 2011, nė Prishtinė, librin nė prozė pėr fėmijė “Gjergji i Arbėrisė”, mė 2011, nė Prishtinė dhe pėrmbledhjen poetike pėr fėmijė “Nxin e qesh natyra”, mė 2012, nė Prishtinė, pėrmbledhjen poetike “Dielli nė qerre tė re” mė 2013 nė Prishtinė dhe “ librin nė “Gjergji i Arbėrisė nė Adrianopojė”, mė 2014, nė Prishtinė. 

             “Sajėn fluturuese” shtėpia botuese “Rozafa” e Tiranės, nė vitin 1996, e vlerėsoi ndėr librat mė tė mirė pėr fėmijė qė kishte botuar nė tre vjetėt e fundit.

            Avni Dehari nga viti 2001 jeton nė Prishtinė.  

 

 

 

 

 

AMANETI I SHOKĖVE

 

(Dėshmorėve: Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri Zeka)

 

Tė dashuruar pas rrezes sė diellit,

Nė udhėn e rrahur ndėr shekuj,

Ranė shokėt tanė,

Vdekjen me vdekje e mundėn,

Ditė e natė pranė nesh qėndrojnė

Si yj qė nuk shuhen kurrė.

Nderim e lavdi

Ata paēin pėrjetė,

Se amanet na i lanė:

Gjakun,

Kurrė tė mos na ndalet hovi rinor,

Gjuhėn,

Zemrat tė na i zbutė e tė na i forcojė,

Sytė,

Horizonteve ta hedhim vėshtrimin,

Kėmbėt,

Hapin ta kemi tė gatshėm pėr marshim,

Grushtin,

Shtrigat t’i shkallmojmė,

Krahėt,

Agimet e kuqėrremta t’i pėrqafojmė,

Zemrat, oh zemrat,

Kambanė pėr ditėn e madhe.

Heu, kush shkel mbi gjakun e tyre,

Dritė e diellit e verboftė,

Mallkimi i tokės nėnė e zėntė!

 

 

 

RITI I FISIT TIM

 

Nėntėmbėdhjetė vjet,

Nė dhe tė huaj,

Nė afshin tėnd u poqa,

U pėrcėllova,

Gati u treta,

Vendi im, oqean malli!

Nėntėmbėdhjetė vjet,

Rrezja e diellit tėnd,

Agimeve tė trėndafilta,

Nuk ma puthi ballin,

Vendi im liqen lotėsh!

Nėntėmbėdhjetė vjet,

Pa gurgullimėn e krojeve tė tua,

Shekuj m’u bėnė,

Vendi im,

Ujėvarė bjeshke!

Nėntėmbėdhjetė vjet,

Nė dhe tė huaj,

Butėsinė e ograjave,

Mė kot ta kėrkova,

Vendi im,

Ėndėrr fėmijėrie!

Nėntėmbėdhjetė vjet,

Mezi i plaka

Pa urimin “Tungjatjeta!”

Rit i fisit tim,

Vendi im,

Gurrė jete!

Nėntėmbėdhjetė vjet,

Pa cicėrimėn e ėmbėl

Tė zogjve pranverorė,

Vendi im,

Vetull ylberi!

Nėntėmbėdhjetė vjet,

Nė dhe tė huaj,

Pa mugullimin e marsit,

Dehje pėr kthim,

Etje pėr lirinė e shumėpritur!

Vendi im krahėhapur,

Vendi im prehėr ngrohtė,

Shekujt nuk mė dalkan,

Ta shuaj mallin pėrvėlues

Nė gjirin tėnd magjepsės!

 

 

 

E LUMJA UNĖ, BIR!

 

Mbrėmė e kalova natėn

Nė shtėpinė e vjetėr.

Sa mirė!

Mė vuri nė gjumė

Zėri i nėnės:

“Fli, bir!”

Mėngjesi mė ēeli

Nė shtėpinė e vjetėr.

Sa mirė!

Mė shkriu

Pyetja e nėnės:

“A fjete, bir?”

Nė shtėpinė e vjetėr

E hėngra mėngjesin.

Sa mirė!

Mė shtoi oreksin

Urimi i nėnės:

“Tė bėftė mirė!”

Nė shtėpinė e vjetėr

Rrobat e punės i vesha.

Sa mirė!

Mė forcuan

Fjalėt e nėnės:

“Punė e mbarė, bir!”

Nė shtėpinė e vjetėr

Armėn nė brez e vura.

Sa mirė!

Mė trimėroi

Pėrgėzimi i nėnės:

“E lumja, unė bir!”

 

 

 

UJI FLUTURON

 

Ėshtė pak si ēudi,

Ti nuk e beson,

Unė nuk bėj mahi:

Uji fluturon!

 

Ti ngul kėmbė:

Uji nuk ka fletė.

Si ikėn te lumi,

Si ngjitet pėrpjetė?

 

Kthehet pika-pika,

Kur bie shi tatėpjetė,

Sa shkon te lumi,

Ngjitet prapė te retė.

 

Dhe kur bie borė,

Fluturon si bletė,

Sa ndeshet me rrezen,

Shkon te lumi shpejt.

 

Sapo hap lėfytin,

Ai fap fluturon,

Futet nė kanal,

Prapė te lumi shkon.

 

Ti ngul kėmbė:

Uji s’fluturon.

Si ngjitet te retė,

Te lumi si shkon?

 

Uji shumė pak fle,

Uji pak pushon,

Tungjatjeta diell,

Nė qiell fluturon!

 

 

VRULLNAJA

 

Nė mes tė qytetit,

Vallėzon, vallėzon,

Bukuri i jep sheshit,

Freskon, freskon.

 

E pėrqafon diellin,

Vrujon, vrujon,

E lind ylberin,

Gulēon, gulēon.

 

Currila hedh,

Vrullon, vrullon,

Me fresk tė deh,

Gulfon, gulfon.

 

E bukur si pėrrallė

Vrullnaja valėzon,   

Pikla - margaritarė,

Fėrfėllon, fėrfėllon.