.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Avni Rrustemi

Shkruan: Mehmet BISLIMI

      AVNI RRUSTEMI

      (frymėzim atdhetarizmi e qėndrese)

 

       Kushtrimi i krismave tė kobures sė Avniut, ishte kushtrim pėr bashkimin e tė gjithė atyre burrave qė pėrpiqen pėr ēlirimin e trojeve shqiptare, njėkohėsisht vėrejtje pėr tė gjithė ata qė ushqenin dhe ndihmonin pėrēarjen vendit, vėrejtje pėr te gjithė ata qė u shėrbenin pushtuesve tanė shekullorė sllavo-grek, vėrejtje pėr tė gjithė ata qė synonin kolltukė e “pushtet” nėn tutelėn e pushtuesve!


            Avni Rrustemi, lindur nė Libohovė, nė vitin 1895 nė gjirin e njė familjeje atdhetare me tradita tė lashta pėrparimtare. Shkollėn fillore e mbaroi nė vendlindjen e tij. I etur pėr dituri, mėsimet i vazhdoi nė normalen e Elbasanit e mė pas edhe nė Shėn Mitėr Korone, ndėrkaq studimet e larta pėr pedagogji i ndoqi nė Universitetin e Romės.

            Avniu, biri i Libohovės dhe i Shqipėrisė, atdhetar dhe i patundur me orientime demokratike tė kohės, duke parė gjendjen e rėndė ekonomike dhe shoqėrore nė Shqipėri, ai „u shkri si qiriri“, i Namit i gatshėm pėr tė dhėnė ēdo gjė nga vetja e tij si shembull i brazave djaloshare tė kohės, qėllimi i tė cilit ishte edukata e gjeneratės sė re, e cila po rritej nė njė frymė krejtėsisht pėrparimtare pėr t’i dalė zot shqiptarisė.

            Ai, me kohė i kuptoi mė mirė dhe mė qartė nga tė tjerėt qėllimet grabitqare tė shteteve fqinje tė cilat hapur e fshehur po synonin ri copėtimin e Shqipėrisė, pėr fat tė keq e gjitha kjo me mbėshtetjen dhe qėndrimin antishqiptar tė disa prej Fuqive tė Mėdha, tė cilat nėn ndikimin e Rusisė Cariste po mbyllnin njėrin sy para invadimeve serbe, greke e bullgare nė territoret shqiptare. Nė kėtė mes, edhe me qėndrimin e “imzanė” e Portės sė lartė, e cila pėr mė se pesė shekuj shqiptarėve ua kishte sjellė diellin mbi kokė! Politika e atėhershme franceze, angleze etj. Pėr fat tė keq kishin treguar gatishmėri qė Shqipėrinė ta shpėrbėnin dhe ta fshinin pėrgjithmonė qoftė edhe nga harta evropiane si shtet.

            Duke vėrejtur e pėrjetuar kėtė pėrballje me kėtė gjendje tė rėndė, Avniu dhe bashkėluftėtarėt e tij, nuk po rrinin duarkryq, ata kishin mobilizuar tė gjitha forcat e veta dhe sė bashku me rininė djaloshare po vepronin anė e kėnd atdheut tė shqipeve nė mėnyrė, qė njė ditė tė afėrt tė ishin gati qė atdheut t’i dilnin nė mbrojtje edhe me armė nė dorė! Tokės sonė tė shenjtė, ku Italia veē kishte mėsyrė Vlorėn!...

            Avniu, ishte atdhetar, demokrat, revolucionar dhe intelektual, i cili ēėshtjen e atdheut e kishte vėnė mbi tė gjitha, madje edhe mbi jetėn e tij. Ai, duke e ndier si nevojė tė kohės qė djemtė atdhedashės t’i mobilizojė dhe t’i ketė kurdoherė tė gatshėm, pėr tė qenė pranė e pranė, themeloi Shoqėrinė Demokratike „Bashkimi“. shumė nga pikat e atij programi edhe sot e kėsaj dite nuk e kanė humbur aktualitetin e tyre. Ai ishte pjesėtar i denjė i opozitės demokratike nė Asamblenė Kombėtare mu nė prag tė Revolucionit Demokratik Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924. Ishte kjo Qeveria e parė Demokratike nė Ballkan e mė gjerė qė udhėhiqej nga bijtė mė tė devotshėm tė shqiptarisė nė krye me Fan Nolin e madh.

            Avniu, punoi si mėsues nė Libohovė, pastaj nė Tragjas tė Vlorės, nė Tepelenė e nė Vlorė etj. Ai, ishte rreshtuar me kohė nė mjedise atdhetarėsh, qė po pėrpiqeshin e luftonin me pushkėn krahut pėr tė zmbrapsur lakmitė e armiqve te Shqipėrisė si dhe pėr tė penguar pėrēarjen e vendit nga agallarė e bejlerė dritėshkurtėr, tė cilėt i kishte verbuar lakmia pėr prona e pushtet. Qėllimet e Avniut dhe bashkėmendimtarėve e bashkėluftėtarėve tė tij, ishin tė prera dhe tė ēarta: liria dhe pavarėsia e tėrėsisė tokėsore shqiptare mbi tė gjitha, qėndresė, luftė dhe pėrpjekje pėr Shqipėrinė e lirė, sovrane e demokratike, qė do tė jetonte nė fqinjėsi tė mirė me tė gjitha ato shtate qė do ta respektonin parimin e vlerave universale ndėrkombėtare.

            Nė vitin 1908, braktisi bankat shkollore dhe iu bashkua ēetės sė Ēerēiz Topullit. Mė 1910, Avniu me kobure nė dorė bėri pėrpjekje qe ta qėronte nga faqja e dheut, edhe gjeneralin otoman, gjakpirėsin Shefqet Turgut Pasha, komandant i ekspeditės turke nė Shkodėr. Atėbotė, Ishte nė moshė fare tė re, por me veprimin tij tė guximshėm, ai tregoi se si duhet tė „dekorohen“ pushtuesit e tokave shqiptare dhe tradhtarėt e vendit! Ky ishte njė frymėzim i mirė pėr tė gjithė popujt e pushtuar e nė kėtė kontest edhe pėr ne, qė pėr liri dhe bashkim tė vendit jemi pėrpjekur pareshtur ndėr vite deri tek ditėt e sotme, ku shumė bijė tė devotshėm kanė ndjekur rrugėn e Avni Rrustemit, Ēerēiz Topullit, Ramadan Zaskocit, Mic Sokolit, Vasil Laēit, Vojo Kushit, e dhjetėra bijve tanė tė devotshėm, qė u flijuan pėr atdhe!
            Nė vitin 1914, u radhit nė radhėn e forcave ēlirimtare tė vendit, qė pėr pikėsynim kishin ēlirimin e Jugut tė Shqipėrisė nga pushtuesit grekė, tė cilėt ishin futur nė tokat tona! Mė 1918, Avniu e mori edhe njė nismėn pėr themelimin e Shoqėrie atdhetare tė tė rinjve nga Vlora, qė e pagėzoi me emrin: „Djalėria e Vlorės“. Drejtimin e shoqėrisė e mori pėrsipėr vet pėrsipėr, i cili pa humbur kohė sė bashku me bashkėveprimtarėt e tij u vunė nė njė lėvizje tė shpejt nė mėnyrė qė mė 28 Nėntor 1918, tė organizonin njė demonstratė tė fuqishme kundėr pushtuesit Italian, dhe kėtė e arritėn me sukses. Njė vit mė vonė, pra mė 1919, nė Shėn Mitėr, ai themelon edhe; „Lidhjen Rinisė Shqiptare“ e cila kishte pėr qėllim mbrojtjen e tė drejtave tona kombėtare etj.

            Aktin madhor historik dhe heroik, Avniu e kreu mė 13 qershor 1920, kur me atentat vrau nė Paris Esat Pasha Toptanin, krye tradhtarin e vendit, veglėn e shteteve fqinje, njėkohėsisht edhe tė fuqive tė huaja dhe shitėsin e interesave tė Shqipėrisė, me kėtė akt trimėrie Avniu tronditi Konferencėn e „Paqes“ nė Paris dhe prishi planet qė bėheshin pėr ri copėtimin e Shqipėrisė edhe ashtu tė pėrgjysmuar! Ky akt heroik e historik i Avniut, qė ekzekutoi nė mes tė Parisit tradhtarin e kombit Pasha Toptanin, ishte akt atdhetarie e vendosmėrie qė do t’iu binte kokės tė gjithė atyre qė do tė guxonin tė bėnin pazar nė dėm tė tokave shqiptare!

            Kushtrimi i krismave tė kobures sė Avniut, ishte kushtrim pėr bashkimin e tė gjithė atyre burrave qė pėrpiqen pėr ēlirimin e trojeve shqiptare, njėkohėsisht vėrejtje pėr tė gjithė ata qė ushqenin dhe ndihmonin pėrēarjen vendit, vėrejtje pėr te gjithė ata qė u shėrbenin pushtuesve tanė shekullorė sllavo-grek, vėrejtje pėr tė gjithė ata qė synonin kolltukė e “pushtet” nėn tutelėn e pushtuesve! Ai, nė kėtė mėnyrė i tregoi botės se dora e popullit do t’i arrijė tradhtarėt e kombit edhe nė Paris, Londėr e kudo qė fshihen e strehohen ata! Gjyqin e Parisit, qė iu ngrit pėr ta dėnuar atė, ai e shndėrroi nė njė tribunė politike, ku mbrojti me konsekuencė tė drejtat shqiptare, duke fituar kėshtu simpatinė e qindra intelektualėve tė kohės, tė cilėt u solidarizuan me qėllimin e lartė tė veprės sė Avniut dhe me tė drejtėn e popullit shqiptar pėr tė qenė i lirė nė tokat e veta.

            Nėpėr tė gjitha qytetet e Shqipėrisė organizoheshin tubime e manifestime nė shenjė pėrkrahjeje pėr Avniun; me tė vetmen kėrkesė: „LIROJENI DJALIN TONĖ!”- tradhtarėt plumbin kanė hak...

            Avni Rrustemi dhe populli shqiptar e fituan edhe kėtė gjyq. Nė dhjetor tė vitit 1920, Avniu kthehet nė Shqipėri. Masat popullore liridashėse e pritėn me entuziazėm, e pritėn si njė hero tė vėrtetė. Ai pėr asnjė ēast nuk e ndali veprimtarinė e vet dhe as edhe njėherė nuk mendoi se „e kreva detyrėn ndaj atdheut!“...

Ai nuk qe vetėm organizatori kryesor i shoqėrive demokratike – pėrparimtare dhe ēlirimtare, por edhe njėri ndėr ideologėt mė tė shquar tė saj. Idetė e tij tė publikuara, njė herėsh u bėnė edhe armė e fuqishme nė duart e rinisė demokratike shqiptare dhe tė masave tė shtypura. Idetė e tij pėr pėrparimin e vendit ai i shprehu edhe nė Asamblenė Kushtetuese tė vitit 1924, ku edhe u zgjodh deputet nga populli i ish prefekturės sė Kosovės. Ai mbrojti me guxim e zjarr traditat luftarake tė popullit tonė, pėrpjekjet e tė drejtat e tyre pėr t’u ēliruar nga zgjedha serbo-sllave dhe greke, pėr tė jetuar tė lirė dhe tė bashkuar- ashtu siē jetojnė popujt e tjerė tė botės sė lirė e pėrparimtare...

            Forcat e errėta Monarkiste, pėrgatitėn likuidimin e Avniut, ai ra me 22 prill, tė vitit 1924, ra pėr tė mos rėnė kurrė!... Figura e Avniut do tė qėndrojė lartė nė ndėrgjegjen e luftėtarėve tė lirisė.

            Vepra e Avniut nuk do tė harrohet kurrė, emri i tij ėshtė nderi i shqiptarisė!

                                                                                                  22. 04. 2008