Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - BAGĖTI DHE BUJQĖSIA

Naim FRASHĖRI

      

BAGĖTI DHE BUJQĖSIA

(poemė)

 

Libri i poetit tonė tė madh Naim Frashėr, "Bagėti dhe bujqėsia", u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

dhe nė

 

www.librariaelektronike.com

 

 

 

 

BAGĖTI DHE BUJQĖSIA

 

O malet’ e Shqipėrisė e ju o lisat’ e gjatė!

Fushat e gjėra me lule, q’u kam ndėr mėnt dit’ e natė!

Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!

Ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pylle tė gjelbėruar!

Do tė kėndonj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni,

O vendėthit e bekuar, ju mėndjen ma dėfreni.

Blegėrin dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė,

Edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė,

E ta trėmbin, ay s’kthehet, po shkon nė mes si shigjetė,

Ashtu dhe zemėra ime mė le kėtu tek jam mua,

Vjen me vrap e me dėshirė aty nėr viset e tua.

Tek buron ujėt e ftohtė edhe fryn veriu nė verė,

Tek mbin lulja me gas shumė dhe me bukuri e m’erė,

Ku i fryn bariu xhurasė, tek kullosin bagėtija,

Ku mėrzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.

Atje lint diell’ i qeshur edhe hėna e gėzuar,

Fat’ i bardh’ e mirėsija nė atė vėnt janė mbluar;

Nat’atje’shtė tjatrė natė edhe dita tjatėr ditė,

Nė pyjet’ e gjelbėruar, atje rrinė perėnditė.

Mendje! merr fushat e malet, jashtė, jashtė nga qyteti,

Nga brengat, nga thashethemet, nga rrėmuja, nga rrėmeti.

Tek kėndon thėllėza me gas edhe zogu me dėshirė,

E qyqja duke qeshur, bilbili me ėmbėlsirė,

Tek hapetė trėndafili, atje ma ka ėnda tė jem,

Bashkė me shpest edhe unė t’ia thėrres kėngės e t’ia them;

Tė shoh kedhėrit’ e shqerrat, deshtė, cjeptė, dhėntė, dhitė,

Qiellin’ e sbukuruar, dhenė me lul’e me dritė.

Vashė bukurosh’e bariut! qė vjen me llėrė pėrveshur,

Me zemėrė tė dėfryer e me buzėzė tė qeshur,

Me dy shqerėza ndėr duar, tė bukura si dhe vetė,

Nė sythit tėnt e shoh gazė, qė s’e kam gjetur ndė jetė.

Dashi sysk e me kėmborė, q’e ke manar, po tė vjen pas,

Dhe qeni me bes’ i larmė tė ndjek me dėshir’ e me gas.

Dashē Perėndinė, pa mė thua, a mos na pe bagėtinė?

Pash’ atje pas mė tė gdhirė,... ja atje pėrtej tek vinė!

O! sa bukuri ka tufa!

Sa gas bije bagėtija!

Vinė posi mblet’ e plotė! I bekoftė Perėndija!

Nėpėr shesh’ e nėr bregore janė pėrhapurė shqerrat,

E kecėrit nėpėr rripat dhe nė gjethet e nė ferrat;

Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,

Aty pėrhapenė me nxit aty mblidhenė prapė tok,

Edhe prapė tufė-tufė pėrhapenė duke bredhur,

Duke ikur me vrap shumė, duke lojtur, duke hedhur.

Nxitojn’ e s’lodhenė kurrė edhe, kur i merr urija,

Secili futet nė tufė, suletė ne mėm’ e tija,

Posa gjen mėmėn e dashur edhe me vrap i hyn nė gji,

Rri mė gjunjė dhe zė sisėn e qumėshtin e ėmbėl pi;

Pa e ėma me mall shumė, ndo dhi qoftė a ndo dele,

Bir’ e vetėm e merr nė gji me gas e me pėrkėdhele.

Sa tė mirazė ke dhėnė, Zot i math e i vėrtetė!

E ē’nom tė bekuar vure pėr ēdo gjė q’ėshtė nė jetė!

Sa mė pėlqen blegėrima, zėr’i ėmbėl’ i bagėtisė,

Qėngji edhe kec’i bukur, qė rri mė gjunj’ e pi sisė!

Pėrhapurė bagėtija nėpėr sheshe, nėpėr brinja,

Nėr lajthi e nėpėr dushnja, ndėr murriza, nė dėllinja;

Bijen zilet’ e kėmborėt e fyelli e xhuraja,

Dheu bleron e gjelbėrojnė fusha, male, brigje, maja,

Edhe gjithė gjė e gjallė ndjen nė zemėr njė dėshirė,

Njė gas t’ėmbėl’ e tė shumė, o! sa bukur e sa mirė!

Pelėn e ndjek mėz’i bukur, lopės i vete viēi pas,

Dellėndyshja punėtore bėn folenė me tė math gas,

Ogiēi ikėn pėrpara, i bije tufės nė ballė,

Me zemėr tė ēelur shumė vete si trimi me pallė,

Zoqtė zėnė kėng’ e valle dhe po kėrcejn’ e kėndojnė,

E nėpėr dega me lule si ėngjėllit fluturojnė,

Larashi ngrihet pėrpjetė, thua q’i shpie Perėndisė

Njė lėvdatė tė bekuar pėr gėzimt tė gjithėsisė,

Qielli sa ėsht’ i kthiellt e sa ėshtė sbukuruar!

E dielli sa ndrin bukur mbi lulet tė lulėzuar!

Gjithė kėto lule ē’janė, qė u ngjallė menjėherė?

 

Pjesė nga libri "Bagėti dhe bujqėsia"