Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Baki Ymeri

BAKI YMERI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

BAKI YMERI

 

 

 

 

          

 

 

             Hyrje

 

          Baki Ymeri ėshtė i njohur si poet, pėrkthyes, eseist dhe publicist. U lind nė Shipkovicė tė Tetovės (1 gusht 1949), nga njė baba shqiptar (Ajvaz Voka), dhe nga njė mama rumune (Aurelia Graur). Kreu gjuhėn dhe letėrsinė shqipe nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Kosovės nė Prishtinė (1969-73). Duke qenė i ndjekur nga pushteti komunist i ish-Jugosllavisė, arratiset nė Rumani (1973), vazhdon studimet e specializimit nė Vjenė (1974) dhe nė Bukuresht (1975). Ndėrkohė shkruan, pėrkthen dhe boton artikuj e studime mbi lidhjet farefisnore rumuno-shqiptare, pėrhap literaturė shqipe nė relacionin Bukuresht-Shipkovicė-Prishtinė, shpifet, ndiqet, arrestohet (1975) dhe dėnohet nga Gjykata komuniste e Qarkut tė Shkupit me 6 vjet burg tė rėndė (1976). Arsyetimi i procesit tė montuar politik ishte: „Bashkim pėr veprimtari armiqėsore kundėr bashkėsisė sonė socialiste.”

            Qė nga viti 1971 pėrkthen letėrsinė shqipe nė gjuhėn rumune dhe anasjelltas, jep provimet e doktoratės nė Universitetin e Bukureshtit, polemizon, afirmon dhe mbron ēėshtjen shqiptare tė Kosovės nė shtypin rumun dhe atė shqiptar, merr pjesė nė simpoziume ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, afirmon diasporėn shqiptare, bashkėpunon me njė varg revistash e gazetash nė veri dhe jug tė Danubit, vepron nė kuadrin e Kėshillit Udhėheqės tė Bashkėsinė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė, themelon Shoqatėn e Miqėsisė Rumuno-Shqiptare, afirmon dhe pėrkrah bijtė dhe bijat e rilindėsve tanė, tė gjitha aktivitetet i kryen vullnetarisht, pa kurrfarė tė ardhurash. Gjatė viteve tė fundit ka pėrkthyer dhe botuar dhjetra poetė nga Kosova nė gjuhėn rumune (Sali Bashota, Miradije Ramiqi, Ibrahim Kadriu, Sabile Keēmezi-Basha, Nexhat Rexha, Sabit Rrustemi, Halil Haxhosaj, Adem Zaplluzha,  Brahim Avdyli, Luan Maloku, Shefqet Dinaj, Sarė Gjergji, Jeton Kelmendi etj.).

            Baki Ymeri ėshtė autor i qindra artikujve pėr diasporėn shqiptare dhe bashkautor i dy monografive mbi sivėllezėrit tanė nė veri tė Danubit:  Shqiptarėt e Rumanisė (Tetovė, 1994), Emigracioni nga Maqedonia Perėndimore nė Rumani (Shkup, 2004). Ai ėshtė njėherėsh  njohės i njė numri tė konsideruar gjuhėsh tė huaja, autor i qindra artikujve mbi diasporėn shqiptare, zbulues thesaresh tė shoqėrisė Drita, anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Rumanisė, prezent nė disa antologji poetike, laureat mirėnjohjesh tė ndryshme, i nominalizuar nga Instituti Biografik Amerikan (ABI): Njeriu i Vitit 2001. Jeton dhe krijon nė Bukuresht, ku jep kontribut pėr afirmimin e vlerave letrare tė Kosovės nė gjuhėn rumune, boton, udhėheq dhe shpėrndan revistėn Shqiptari/Albanezul.  Sipas dr. Luan Topēiut: „Kontributi i Baki Ymerit pėr afirmimin Kosovės nė periudhėn e saj mė tė vėshtirė (1989-1999) ėshtė i jashtėzakonshėm. Baki Ymeri ėshtė njeriu qė shkriu jetėn pėr historinė e shqiptarėve tė Rumanisė dhe, mbi tė gjitha, pėr poezinė, kėtė dhuratė hyjnore, qė e ka bėrė dhe vazhdon ta bėjė tė frytshme.” Bibliografi lirike: Kaltrina (botim dygjuhėsh shqip-rumanisht, Bukuresht, 1994); Dardania (botim dygjuhėsh, Bukuresht, 1999; Zjarr i Shenjtė (Tetovė, 2001; Lumina Dardaniei/Drita e Dardanisėi (Muzeu i Letėrisės Rumune, Bukuresht, 2004): Drumul Iadului spre Rai/Rruga e Ferrit pėr nė Parajsė (Bukuresht, 2005), Poeme pufoase/Poema tė mėndafshta, TipoMoldova, Jash 2011etj.

 

            * Mirėnjohje nga Kombet e Bashkuara (Qendra pėr tė Drejtat e Njeriut), e nėnshkruara nga Ibrahima Fall (Bukuresht, 21 tetor 1994), laureat i Urdhėrit Kavalier i Mioricės nė Fokshan tė Rumanisė (2006), laureat i ēmimit tė Mirėnjohjes pėr Kritikė letrare nga ana e Klubit tė Shkrimtarėve “Drita” dhe Drejtoria e Revistės letrare “Pelegrin” nė Athinė (2006). Mirėnjohje (pėr donacion dhe bashkėveprim) nga Biblioteka Kombėtare dhe Universitare e Kosovės (2007), etj.

 

 

 

 

JE KĖNGĖ?

 

Kalliri i kėngės

Ndėrmjet gjinjve tu

Me erėtimė tė trėndafiltė

Fshihet

E praruar me hijeshi

Qėndron porsi burbuqe

Nė mes tė lulishtes

Dhe mendon

Pėr njė mbarim tė lulėzuar

 

Je kėngė

Apo vdekje

Pas njė kėnge?

 

 

VARGJE DASHURIE

 

Gjatė verės shkruaj

Vetėm vargje dashurie

Me shkronja tė arta

Tė cilat i botoj

Mbi papirusin e trupit tėnd.

Gjatė verės kur vlon

Qumėshti i grurit,

Unė shkruaj

Vetėm vargje dashurie

Dhe muzgu nuk ka muzg.

O Zot, gjatė verės vetėtima ka

Flatra prej engjėlli -

Me vetėtimė i shkruaj

Kėto vjersha.

Flatra e engjėllit i vjedh

Dhe i dėrgon nė shtypshkronjė.

 

 

KOLENDĖR DASHURIE

 

Laura, lar, pastaj lar pėrsėri -

Ar, mėri dhe dafinė qė bulon -

Dhurata e dhembshme e larit -

Dhembje e ėmbėl

E njė diamanti tė lulėzuar -

Dėshmi tė dashurisė janė

Puthjet e ėmbla

Nė njė mijė vjeēar tė shėmtuar.

 

I porosita krejt yjet tė shndrisin

Duke shkėlqyer

Kur bota i stolis kreshtat e saj

Me kurorė dafinash - nuse

Pastaj lar pėrsėri. Shpella e diamanteve

Ėshtė dhurata e dashurisė nė lulėzim.

 

-------

Kolendėr –

kėngė tradicionale rumune qė kėndohet me rastin e Krishtlindjeve.

 

 

 

KAQ E  ĖMBĖL DHE E BUKUR

 

Ritme tė rrėshqitshme tė shtegut

Qė pėrpiqen tė mos bien nė humnerė.

Duar qė mbajnė ajrin.

Shumėfishim i njė psherėtime.

Shtrati i dėshirės sė lulėzuar nė ekstazė.

Jasemini tij i shtrydhur nėn ftonjtė e gjinjve.

Erėtimė e borzilokut tė pėrflakur.

 

Askund nė botė nuk ekzistojnė

Net mė tė vogla e ēaste mė tė mėdha

E mė tė thella sė nė Kėshtjellėn e Bukurisė.

Madje, edhe tani mė tingėllojnė nė vesh

Fjalėt e zonjės qė mė luste si ajrin:

Eja tė lutem, eja edhe njė herė

Me atė zonjė!

Ėshtė aq e bukur dhe e ėmbėl

Saqė mė duket se ne shpirt ka njė krua

Qė duhet ta pish

 

 

LĖNDIMI

 

Zbrite nga njė tren

Bukuri

Me duart bosh

U nise drejt shtėpisė

Ku jetonim

Dhe trokite nė dritare

Aq fuqishėm

Saqė e theve xhamin

E atyre pėrkėdheljeve tė ashpra

Qė ma mihėn nė fytyrė

Njė plagė

Pėr tė mė njohur.

 

 

ĒAPKĖNJA

 

Si puhizė je e lehtė,

Porsi shije e pėrkundur

Nė kraharor tė njė zonjushe.

Je pėrherė si asnjėherė,

Asnjėherė s'e din se kurrė

Porsi zogės e vjedhur je

Nga erėrat pėrmbi dhe.

Dhe je flatra qė nė qiej

Lė pas gjurmėve njė rresht

Nga poema qė flatron.

 

 

MALLKIM PĖRMALLIMI

 

Gjithfarė ėndrrash

Tė shkruara e tė pashkruara

Kalojnė nėpėr kontejnerin tim tė fjalėve:

Njė turmė  yjesh, njėmijė mendime,

Njė pėrmallim i vetėtishėm i ndjenjave

Dhe stoli tė tjera tė imta:

Letra, fitore, zhgėnjime,

Deti apo ylli

Qė i ėshtė nėnshtruar territ.

Pėr atė tė shkruaj ditė pėr ditė

Nga njė radhė,

Pėr tė ta bėrė tė ditur

Se ditėt e mia po shkojnė

Si njė mallkim pėrmallimi

Qė mė mėson

Tė tė pres pėrherė.

 

 

FJALA E FUNDIT

 

Ėshtė magjike

Kjo dritė e tingullit

Para se tė tė pėrfshijė

Pėrjetė, shpirti i gjumit.

 

Trupin, fale dhe ti

Dhe bėhu vetėm shpirt

Qė strehohet nė syrin

E atij qė mė pėrkujton.

 

Fjala e fundit ėshtė magji

Qė na hedh

Nė dritėn e pėrjetshme.