Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Argėtime - Barsoleta -pėr pak nektar jete!

BARSOLETA - PĖR PAK NEKTAR JETE!

        Barsoletat, ose shakat e lehta janė dukuri qė ngėrthejnė nė brendi, pėrveē zbavitjes, edhe pak pėrqeshje, shpotitje therėse, por jo deri nė atė masė, sa tė kalojnė nė ironi tė hidhur. Qėllim parėsor kanė krijimin e situatave, atmosferės sė kėndshme  shpirtėrore, dėfryese, tė pėrcjella me buzėqeshje e qeshje, duke thumbuar lehtas qėndrimet, sjelljet,  dobėsitė dhe tė metat e dikujt apo diēkaje.

            E meqė e qeshura ėshtė mėnyra mė e mirė pėr ta zhvendosur vėmendjen nga ngarkesat e lodhshme tė pėrditshmėrisė, e me kėtė edhe terapia mė e suksesshme ndaj stresit, po ua sjell nė kėtė faqe, lexues tė nderuar, edhe kėtė frymė tė humori si amortizuese tė turbulencave emocionale, si qetėsuese tė shpirtit, si njė relaksim fizik... si nektar jete, qoftė edhe pėr pak ēaste nė zemrat tuaja.

www.sa-kra.ch

 

 

 

         Njė herė Ajnshtajni po udhėtonte me tren. Gjatė udhėtimit, si zakonisht, kalon konduktori duke i kėrkuar biletat. Kur vije tek Ajnshtajni, ai fillon tė kėrkoj  nėpėr xhepa... por nuk e gjente dot.

          Konduktorit i erdhi keq nga kjo situatė, sepse ai e njihte gjeniun, dhe me dashamirėsi po i thotė:

            -Zotėri, nuk ka nevojė ta kėrkoni, unė po ju njohė!

            Anjshtajni duke kėrkuar edhe mė tej, po i drejtohet:

            -Ju falemnderit pėr konsideratėn zotėri konduktor, por unė nuk po e kėrkoj biletėn pėr t’jua treguar juve, por pėr tė parė se ku duhet tė zbresė unė!!!...

 

 

           

 

            ...Pasi Ajnshtajni nuk arriti ta gjej biletėn, natyrisht, qė nuk dinte se as pėr ku ishte nisur e as ku duhet tė zbriste. Dhe, ja ideja! Iu kujtua se sa herė qė nisej diku (nė ndonjė vend tė planifikuar) i tregonte tė shoqes, jo pėr ēėshtje respekti, por si burim informacioni. Ndalon nė stacionin e parė, zbret nga treni dhe i drejtohet njė kabine telefonike pėr ta marr nė tel.  gruan. Duke dashur qė gruaja tė mos mendoj se ky i ka kapur lidhje me "kaproj", e ndryshoi ngjyrėn e zėrit:

            -Halo- Ju lutėm zonjė, unė jam njė mik i Ajnshtajnit. Mė nevojitet urgjentisht.

            -Ajnshtajni nuk ėshtė nė shtėpi - pėrgjigjet zėri nga ana tjetėr e telefonit. -Ka shkuar nė Universitetin e  Pricetonit (SHBA), sepse ka njė ligjėratė tė rėndėsishme.

            -EUREKA  klithi Ajnshtajni, e gjeta se pėr ku jam nisur!!!!

 

 

 

 

            Gjyqtari e pyet dėshmitarin:

            - E di se ē'do tė fitoni me dėshmi tė rrejshme?

            -Po, e di. I akuzuari ma ka premtuar njė automobil.

 

 

 

 

            Nė plazh fjalosen burri dhe gruaja. Nė njė moment burri thotė:

            - Dhe falėnderoju fatit qė kėtu ėshtė pllaka nė tė cilėn shkruan; "E ndaluar ėshtė qė tė hedhen mbeturinat nė det", pėrndryshe tė kisha hedhur kaherė.

 

 

 

 

            - Pse e lėshove tė fejuarėn tėnde? Mos tė pengoi ajo se filloi tė bart syze? - e pyeti shoku shokun.

            - Jo bre - ia kthen ky, -nuk e lėshova unė, por ajo mė lėshoi mua kur pėr herė tė parė i vendosi syzet nė sy.

 

 

 

 

            Njė burrė nė Berlin (shumė vite pas luftės) mendoi se kishte nevojė tė shkonte tė rrėfehej te  prifti. Shkon nė kishė dhe gjunjėzohet para priftit.

            -Atė -i thotė, - unė kam bėrė mėkat!

            -Ēfarė ke bėrė biri im? - i thotė prifti.

            -Kur ishte lufta e dytė botėrore kam fshehur njė refugjat nė shtėpinė time.

            -Ai nuk ėshtė mėkat biri im - i thotė prifti.

            -Por e kam bėrė tė mė paguaj pėr qėndresėn nė shtėpi!

             -Nuk mund tė them se ke bėrė mirė, por ėshtė gjė qė falet - i thotė prifti, -sepse e ke bėrė me mendim tė mirė.

            -Atė, kam edhe njė pyetje - thotė burri.

            -Ēfarė ėshtė biri im - pėrgjigjet prifti.

            -A duhet t’i tregoj se ka mbaruar lufta?

 

 

 

 

            E kishte pasur njė djalosh shtėpinė tek varrezat, edhe frikėsohej tepėr shumė tė kalonte vetėm kah varret, e nė veēanti natėn, edhe priste derisa vinte dikush pėr t’i bėrė shoqėri deri nė shtėpi...

            Njė natė, duke pritur, po vjen njė plak edhe ky po i drejtohet:

            -Mė falė bre mixhė, po a bon me mė pėrcjell deri n’shpi se po tutna?!

            -Po more - ja bon plaku...

            Kur afrohet pranė derės sė shtėpisė, djaloshi duke e falėnderuar plakun po i thotė:

            -Shumė tė faleminderit mixhė... e plaku po ja kthen:

            -S’ka pse me mixhėn. E edhe unė jam tut sikurse ti, kur jam kanė i gjallė...

 

 

 

 

            Njė lypės kishte dal nė rrugė, e kishte ulur kokėn poshtė e thoshte: “Ooo Zot qomi 10 euro!” ...edhe e pėrsėriste tė njėjtin refren.

            Atypari kapėrcejnė nja dy postierė, e kur e shohin ashtu tė mjerė, dhe e dėgjojnė lutjen e tij, njėri  thotė:

            - pe ja lam 10 euro, se gjynah!

            Tjetri tha:

            - hajt se 5 i ka boll.

            Dhe ja lėnė 5 euro. Ai lypėsi, kur i hapė sytė dhe i sheh 5 euro, kthen kokėn nga ata tė postės, qė tashmė ishin nisur nė punė tė vet, e po thotė:  "Oooo Zot! - ma mos um qo pare pėrmes postes se k’ta gjysen po i nalin pėr veti”.

 

 

 

 

            Shkon biondina nė njė muze me famė dhe pa dashje, e rrėzon njė vazo shumė tė lashtė dhe shumė tė vlefshme.

            Vrapon menjėherė mbikėqyrėsi i muzeut dhe fillon t’i bėrtas:

            -A jeni ju normal... e keni thyer vazon e vjetėr 700 vjet...

            Biondina me habi po ja kthen:

            -Uuuuhhhhhhhh faleminderit qė mė tregove! Tash po ndihem mė mirė, se unė mendova mos ishte ajo vazo e re!

 

 

 

 

            Zeshkania dhe biondja ishin duke udhėtuar  me veture. Zeshkania ishte nė timon - shofere.              Papritur vetura ndalet!   Biondja po pyet:

            -Hej pse u nal mori?

            -Na mbeti vetura pa benzine, tha zeshkania.

            -Kukuuuuu po e zoja qe je!!! Qysh mujte me e nal se?! Unė hala i kisha grahe e se kisha hetu.

 

 

 

 

             “Njė polic rrugor  e ndalon njė vajzė - biondinė, qė po e ngiste makinėn, dhe qė nuk e kishte vėnė rripin e sigurisė. Polici me shumė mirėsjellje, pasi e ndalon, i drejtohet:

            -Zonjė, pse se keni vėnė rripin?

            -Hallooo!!! - a nuk po e sheh a, qė nuk mė shkon me rrobat qė i kam veshur!!!”

 

 

 

 

            Njė Hoxhė, nuk kishte automjet dhe rrugėn deri nė xhami (pasi ishte bukur larg) e bėnte me biēikletė. Atė rrugė e kishte mėsuar pėrmendsh, sa qė shpeshherė i jepte biēikletės edhe pa duar. Njė polic e sheh njė ditė, e ndalon dhe e dėnon:

            - 5 euro dėnim Hoxhė - i thotė polici (i Kosovės - natyrisht!)

            Hoxha i habitur e pyet:

            - Pse?!

            - Sepse ishe duke i grahur bicikllės pa duar - pėrgjigjet polici.

            Atėherė Hoxha po i thotė:

            -Zotni polic, po unė mund t’i grah edhe pa duar se unė jam me Zotin!

            - Shumė mirė -ia kthen polici, -atėherė 10 euro dėnim Hoxhė, se tek jini dy veta nė bicikėll!!!

 

 

 

 

            Shkon njė njeri lakuriq nė kafene. Kamarieri pasi merr porosinė, nuk ia ndante sytė. Ky e vėren kėtė dhe pak me nervoz po i thotė:

            -Ēka mi ke hapun ashtu sytė?

            -Veē jem kah t’kqyri ku mundesh me i pasun paret!!! – ia kthen kamarieri.

 

 

 

 

            Shkon njėri nė barnatore dhe lyp duhan. I drejtohet shitėses:

            -Me falni sa kushton njė kile duhan?

            -Zotėri, nuk kemi duhan kjo ėshtė barnatore - ia kthen shitėsja.

            Shkon edhe njė tjetėr, edhe ky si i pari e pyet shitėsen:

            - Mė falni sa kushton njė kile duhan?

            -Mė falni zotėri, por ne nuk shesim duhan. Shkon edhe njė,... edhe njė...dhe shitėsja detyrohet pėr ta shkruar me shkronja te mėdha: NUK KEMI DUHAN! 

            Shkon njė ma i moshuar (plak) dhe i drejtohet shitėses:

            - Me falni, e kur do te sillni duhanin?

 

 

 

 

            Gjyqtari i drejtohet tė dėmtuarit:

            -Thoni se i akuzuari ju qėlloi me kovė nė kokė?

            -Mu nė mes.

            -Por nė kokėn tuaj nuk vėrehet asgjė!

            -Ndoshta, por mund tė shikoni se qė ndodhi me kovėn!

 

 

 

 

            -Grua, sot isha te mjeku. Ma fotografuan kokėn, por nuk gjetėn asgjė! - iu drejtua burri gruas.

            -Kėtė edhe e kam pritur! - i pėrgjigjet gruaja.