Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Bahkim Saliasi

BASHKIM SALIASI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

BASHKIM SALIASI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

           Bashkim Saliasi, lindur mė 25 shtator 1954 nė fshatin Dobrushė tė rrethit Skrapar.            

          Arsimin fillor dhe tetėvjeēar e kreu nė fshatin e lindjes. Pas pėrfundimit tė arsimit 8-vjeēar fiton tė drejtėn e studimet nė shkollėn e mesme Pedagogjike, nė Fier. Pas pėrfundimit tė stazhit nė shkollat Staraveckė, Nishicė dhe shtėpinė e kulturės Ēorrovodė, nė shtator tė ’75 fiton tė drejtėn e studimit nė ILP Shkodėr. Stazhin e kreu nė shkollėn 8-vjeēare Kakrukė nė vitin 1977-1978 dhe pasi mbrojti diplomėn dhe pėrmbushi detyrimin ushtarak nė Labinot-Fushė nė Elbasan, emėrohet mėsues nė Therepel nė vitin shkollor 1979-1980. Mė 10 shtator tė vitit 1980 emėrohet mėsues nė shkollėn e bashkuar nė Bargullas, profili agronomo, pa shkėputje nga puna, ku punoi nė vitet 1980-1987. Nė vitin 1987 transferohet nė shkollėn 8-vjeēare Pronovikė dhe mė pas nė shkollėn 75 Vjetori i Pavarsis nė Poliēan. Nė korrik tė vitit ’91 provon emigracionin pėr nė vendin fqinjė Greqinė. Nė shtator tė vitit 1992 fillon punė nė shkollėn e mesme A. Kondi Poliēan deri nė vitin 1996. Nė 25 shtator tė ’96 shpėrngulet nė Tiranė dhe kryen punė tė ndryshme deri nė vitin 2004. Nga 15 shtatori i 2004 -13 tetor 2014 punon nė shkollėn 9- vjeēare Valias. Transferohet nė shkollėn 9- vjeēare “Vėllazėrimi” Babrru-Fushė nė detyrėn e n/drejtorit. Shkruan artikuj publicistik dhe ėshtė bashkėpunėtor i revistės Mėsuesi qė nga viti 2007.

            Ka botuar librin e parė “Dobrusha 1700-2010” dhe novelėn “Katėr krisma”. Libri “Ne ishim pesė shokė”, ėshtė libri i tretė qė pritet tė hidhet pėr botim.

 

 

 

 

 

NĖNĖS

 

Fjalėn Nėnė belbėzojmė,

Qė nga lindja deri sa mbyllim sytė.

Rreth saj vėrtitet tėrė universi ynė,

Mbushur mall e dashuri qė rrezaton dritė.

 

Fjala nėnė kudo na ndjek,

Nė ēdo hap tė jetės sonė.

Si njė yll qė veten djeg,

Tė mos humbim, sa tė rrojmė.

 

Ecim rrugės e pengohemi,

Fjala Nėnė na del nga shpirti.

-Bir mu vrave! Na pėrgjigjet,

Bėj kujdes, s’tė fal rreziku.

 

Emri jot mori nėnė,

Ėshtė thesari magjiplotė.

E thėrrasim, -bėhet kėngė,

Na fal gėzime jetė nga mot.

 

 

SERVILI

 

Natyra kur krijoi njeriun,

I mėsoi “zanatet” qė t’i dijė.

Servilėt i la pa shtyllė kurrizore

Si lehtėsi nė punėn servilore.

 

Kėta mjeshtėr tė artė,

Hapin ēdo portė poshtė e lart.

Kėta qė tė puthin dorė e kėmbė,

Nė e sjell rasti shndėrrohen nė luan hijerėndė.

 

Po t’i pyesėsh, ē’ide kanė?

As vet s’e dinė me kė janė.

Futen si vemja nėn lėkur,

Sa nxjerrin kokėn tundin flamur.

 

 

BILBILI

 

Kėndonte bilbili,

Nė pyllin me fletė

Asnjė duartrokitje, asnjė pėrshėndetje

Aty pranė kalon sorra: -kėrra!..kėrra!

 

-Sot me kėngėn ėshtė biznes,

Koha jote perėndoi, s’kėndohet pa para.

U drodh pylli, e gjithė shpezėria,

Vend tė parė me lek zė paaftėsia.

 

 

 VIRON KONA

 

Njė det i qetė, i shtruar,

Herė me valle, e herė me dallgė.

Pėrplaset nė brigjet e kohės sonė tė ngurtė,

Ta zbusi, ta bėjė mė tė lėmuar, mė tė butė.

Vetėm unė ia di thellėsitė e vėrteta,

Unė ia njoh dhe zemėrimin e egėr.

Detin e duan tė gjithė dhe ai qė s’di not,

Inat e kanė, po kurrė s’flasin shtrembėr.

Bashkė e ndajmė kohėn pėrgjysmė,

Njėri-tjetrit mė tepėr i japim se i marrim.

Mes detit, Vironit dhe meje s’ka krismė,

Klithmat dhe plagėt e jetės mbi supe mbartim.

Viron Kona, njė emėr, njė det me dashuri,

Nė s’di not kurrė se njeh detin e tij.

Vetėm thellėsitė janė tė frikshme, tė kaltra,

Qė fsheh brenda vetes festa tė arta.

 

 

NDARJA

 

Sikur ndarje mos tė kish,

Thonė jeta do tė rridhte pa dhimbje.          

Po s’do tė kishte ėndrra, sfida s’do tė kish,     

Qetėsinė vrasėse e thėrrmon, e prish.

 

Sikur tė mos kish ndarje,

Dashuria vallė ē’ngjyrė do tė kish?

Deti pėrplaset nė breg me dallgė,

Gėzimi pa shije do flinte nė ēdo mendje.         

 

 Ndahemi nga koha, qė shkon e s’vijon,

 Ndahemi nga dashuritė nė njė tradhti,

 Ndahemi nga e keqa qė na poshtėron.

 Thonė triumfon jeta, e bukura Dashuri, fjala njeri. 

 

 

LYPĖSI

 

Njė dorė e mpirė zgjatet te rruga,

Lyp jetė nga jeta pėr tė jetuar.

Gjithė luksi i qytetit nė zemėr m’u thėrrmua,

Kjo dorė kėrkon drejtėsi nė njė tokė tė shurdhuar.

Po unė mėsuesi sot s’u ndjeva mirė,

Mė mungon nė klasė ai lypėsi te cepi i rrugės.

Presin shkronjat njė dorė pėr t’i shkruar,

Ai qėndron i shtrirė, nė rrugė i baltuar.