Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen pėrmes
shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime,
mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė
cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim
dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e
Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės,
duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik
tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e
shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u
bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi...
nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni,
Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė
kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė
nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra
mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė
jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do tua
prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e
plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
BEDRI
ZYBERAJ
Hyrje
Bedri Zyberaj lindi me 6.05.1963 nė Drenoc tė Rahovecit. Shkollimin fillor e
ka kryer nė vendlindje ndėrsa atė tė mesėm nė Rahovec.
Studimet pėr Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe nė Universitetin e
Prishtinės, i ka mbaruar mė 1988 me notėn mesatare 9,53. Tri vjet ka qenė
Bursist i Universitetit dhe nė vitin e fundit tė studimeve ėshtė shpėrblyer
me Mirėnjohjen ,,Student i dalluar".
Pėr shkak tė diferencimit tė atėhershėm ideopolitik, deri mė
1993 ka qenė i papunė. Vetėm nė vitin 1993 ka filluar tė punojė nė fshatin e
tij tė lindjes ku a qenė arsimtari i Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe, punė tė
cilėn e ka vazhduar deri mė 1998.
Gjatė viteve 1998-1999 ka qenė pjesėtar i UĒK-sė dhe epror i
saj, ndėrsa pas pėrfundimit tė luftės, ka qenė i sistemuar nė Akademinė e
Mbrojtjes ,,Hamėz Jashari nė Prishtinė, me detyrėn e pedagogut tė lėndės
Formim atdhetar. Paralel me kėtė ka qenė dhe Komandant i Shkollės pėr
Oficerė tė lartė.
Mė 2003, nė Universitetin e Prishtinės, e ka mbrojtur temėn e
magjistraturės me titull ,,Fenomeni i luftės nė romanet ,,Pėr kė bie
kambana" tė Ernest Heminguejt dhe ,,Hasta la vista" tė Petro Markos dhe kam
marrė gradėn shkencore Magjistėr i shkencave filologjike.
Vazhdimisht ka treguar interesim pėr letėrsinė, gjuhėn dhe
kulturėn shqiptare. Me krijimtari letrare merret nga vitet e hershme te
rinisė dhe me 1998, Shtėpia Botuese ,,Rilindja e Prishtinės ia ka botuar
librin me poezi ,,Dromca vitesh" (1998)
Nga viti 1990 e kėtej ka botuar njė mori shkrimesh (kritike dhe
recensione) brenda dhe jashtė Kosovės si dhe ka marrė pjesė me kumtesa e
referate nė tryeza e simpoziume dhe konferenca tė ndryshme shkencore brenda
dhe jashtė shtetit tė Kosovės (Shqipėri, Poloni) ku ėshtė paraqitur me njė
kulturė dhe nivel tė kėnaqshėm shkencor.
Ėshtė anėtarė i Lidhjes sė shkrimtarėve tė Kosovės nga viti
2000.
Nė maj tė vitit 2013 ka botuar librin me kritika dhe studime
,,Nė gjurmė tė arketipave, botim i Institutit Albanologjik tė Prishtinės.
Mė 16 maj 2014 ėshtė zgjedhur drejtor i Bibliotekės Kombėtare tė
Kosovės ,,Pjetėr Bogdani.
NĖ SYTĖ E TU
Nė sytė e tu
Notojnė mendimet e mia
Pėr jetėn
Pėr vdekjen
Nganjėherė vdekja ėshtė jetė
Nganjėherė jeta ėshtė vdekje
Unė nuk di nė cilėn kohė jetoj
1985
REKUIEM
Nė katundin tim
Ēdo vit vdesin
Fėmijė-gra-burra-pleq
Secilin e varrosin
sipas masės sė vet
22 korrik 1992
KOSOVĖS
Oazė e vetme nė Evropė
Me fshatarė kryepėrpjetė
Kosova
Askujt si ka hak
Ēdo ditė mė vret
Pak e nga pak
Prill 1993
DĖSHPĖRIM
Zotynė
Sa tė fortė ishim kur shkruanim nė gurė
Sa anemik jemi nėn dritat e neoneve
Sa me besė ishim kur patėm shpata nė dorė
Sa vėllavrasės u bėmė nė udhėn e shkronjave
Sa mirė shihnim nga majat e maleve
Sa tė verbėr jemi pranė llambadarėve
Zotynė
Sa madhėshtor qemė nė vogėlsinė tonė
Sa tė vegjėl u bėmė me madhėshtinė tonė
Prishtinė,
Me 9.XII.2011
TRETĖSIRĖ E NGOPUR
Dikur
Etje kishim pėr ēo gjė
Pėrveē robėrisė qė shpirtin n fyt na kish sjellė
Tani
Edhe me lirinė u ngopėm
Rrugėve tė jetės ecim si tretėsirė e ngopur
qershor 2013 Prizren
(S)JAM VETVETJA
Kur matem me hijen e mėngjesit
Zemra mal me behet
Here ujė
Zeniti me zymton
Pėrmasa reale
Me kapit
Me kapit pėrpjekja
Pėr te qene vetvetja
Tiranė, 16 dhjetor 2014
|