.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Begzad Baliu

BEGZAD BALIU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

BEGZAD BALIU

 

 

 

 

 

          

            Hyrje

  

          Begzad Baliu (Makresh i Ultė - Gjilan, 1966): profesor universitar, albanolog, publicist, shkrimtar dhe editor. Ka qenė hulumtues shkencor nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės (1996-2005); ndėrsa tash ėshtė Profesor i rregullt nė Universitetin e Prishtinės, Fakulteti i Edukimit. Ligjėrues nė disa konferenca shkencore kombėtare, rajonale dhe ndėrkombėtare. Autor i shumė veprave studimore nga fusha e gjuhėsisė, letėrsisė, historisė, kulturės dhe publicistikės. Organizator dhe koordinator i shumė konferencave ndėrkombėtare nė institucionet universitare dhe shkencore tė Prishtinės, Prizrenit, Shkupit, Tiranės, Korēės, Shkodrės, Varshavės dhe pjesėmarrės edhe nė shumė konferenca tė organizuara nga qendra tė tjera ndėrkombėtare. Anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, i Shoqatės Ndėrkombėtare tė Shkrimtarėve dhe Kritikėve, i Shoqatės Ndėrkombėtare Letrare Pegas dhe i shumė shoqatave tė tjera tė kėsaj natyre. Kryeredaktor i revistės shkencore “Shenjėzat” dhe “Educologia”, Prishtinė; anėtar i redaksisė sė revistės ndėrkombėtare “Malėsia”, Podgoricė; anėtar i redaksisė sė kolanės “Sociolinguistika shqiptare”; bashkėmentor i projektit tė Universitetit tė Varshavės “Kosova e pavarur nė sytė e tė rinjve tė saj (shoqėria - kultura – politika)”; Ambasador i Paqes (2009); dhe i nominuar i Qendrės sė Studimeve Albanologjike nė Tiranė pėr Ēmimin e vitit 2008. Dy dekadat e fundit i ėshtė besuar pėrgatitja e shumė veprave tė autorėve dhe trashėgimisė albanologjike: Jup Kastratit, Shefki Sjediut, Zenun Gjocajt etj.

            Veprat: Kafeneja ballkanike, dramė, Prishtinė, 1996, Shkodėr, 2000, pėrkthyer nė holandisht, 2000; italisht, 2003; kroatisht, 2012; Grua e dashuruar, poezi, Prishtinė, 1996; Ballė pėr ballė (Monografi pėr Agim Rashitin), Cyrih, 1992; Flamuri vjen nga Kosova, dramė, Prishtinė, 1994; Gjaku i lirisė (1981-1995) I, biografi pėr dėshmorėt, (bashkautor), Prishtinė, 1996; Gjaku i lirisė (1981-1995) II, biografi pėr dėshmorėt, (bashkautor), Prishtinė, 1997; Gjaku i lirisė, (1981-1995) III, biografi pėr dėshmorėt, (bashkautor), Prishtinė, 1998; Gjaku i lirisė,(1981-1995) IV, biografi pėr dėshmorėt, (bashkautor), Prishtinė, 2000; Kontributi i Eqrem Ēabejt nė fushė tė onomastikės, monografi, Prishtinė, 2000; Gustav Majer dhe albanologjia, sprovė monografike, Prishtinė, 2000 dhe Tiranė, 2001; Onomastika e Gallapit, monografi, Prishtinė, 2003; Jup Kastrati pėr Kosovėn, pėrmbledhje punimesh, (bashkautor), Prishtinė, 2004; Gjendja e toponimisė shqiptare nė Ballkan, monografi, Prishtinė, 2004; Mbi autorėsinė e veprės” Bibliografia e Skėnderbeut”, polemikė, Prishtinė, 2005; Regjistri i standardizuar i emėrvendeve tė Kosovės, dokumente, (bashkautor), Prishtinė, 2005; Vepra bibliografike e Profesor Jup Kastratit, monografi, Prishtinė, 2005; Ēabej 1, Bibliografi e studimit tė veprės sė Ēabejt nė Kosovė, Prishtinė, 2006; Demitizimi dhe standardizimi i onomastikės sė Kosovės, studime, Tiranė, 2006; Bibliografia pėrmbajtėsore e Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, Prishtinė, 2008; Onomastika e Kosovės – ndėrmjet miteve dhe identiteteve, studime, Prishtinė, 2009; Vareni kryengritėsin e shenjtėruar, polemikė, Prishtinė, 2010; Kėrkime albanologjike, sprovė pėr njė histori tė albanologjisė, Prishtinė, 2010; Referenca albanologjike, sprovė pėr njė histori tė albanologjisė, Prishtinė, 2010; Pesha e komunikimit, ese, (bashkautor), Prishtinė, 2010; Dhembje e bukur’, antologji e poezisė, bashkautor, Prishtinė-Paris, 2012; Onomastikė dhe identitet, studime, Prishtinė, 2012; Kujtesa letrare, ese, Prishtinė, 2013; Struktura e vlerave pėrfaqėsuese, studime dhe ese, Prishtinė, 2014.

            Jeton nė Prishtinė.

 

 

 

 

PĖR GRATĖ E NJĖ KONFERENCE SHKENCORE

 

Ajo rri me duar nė gji

Nė gjoks ka vėnė kartelėn

“NN, prof. asc., Universiteti i Arizonės”

E nė qėndrimin e saj shoh Gjylėn e Alisė

Tek pėrkundė djepin nė kėndin e dhomės

 

Ajo rri kujtueshėm nė fund tė radhės

Nė gjoks mban shėnimin e varur

“AA – prof. dr. nė Universitetin e Oxfordit”

E nė kujtesėn e saj shoh gruan e Artanit tė vrarė

Nė fund tė luftės sė Kosovės

 

Ajo flet nė Foltore radhė e pa radhė

Dhe fjalėt i ngre nė shprehje krenarie

Nė gjoks ka vėnė tiketėn

“AB - prof. dr., nė Universitetin e Munihut”

E nė pamjen e saj shoh nusen e Ademit

Tek ekzaltohej para grave nė dasmėn e fshatit

 

Ato rrinė ulur, flasin, meditojnė

andej e kėndej salle

Unė i shoh me botėn e fėmijėrisė dhe tretem larg ndėr malle

Dhe shoh se si nė sytė e mi shfaqen gratė e fshatit

Gratė e fėmijėrisė sime qė kėtu mė ngjajnė nė shkencėtare

 

*

Tek rrudhin gojėn e mbyllin sytė pėrgjumur

Tek flasin me drojė e gishtat trokasin me kujdes

Mė zgjojnė kujtimet e fėmijėrisė

Kujtimet pėr gratė e fshatit tek thonė

Marre e zotit ēka thamė, kėtu qenka njė djalė!

 

 

E SHKRUAR MĖ 14 SHKURT

 

Veje kokėn nė gjoksin tim dhe pusho

Harro dhembjen qetėso zemrėn dhe beso

Beso njėherė se nė jetė ka lumturi

Dėshirėplotė mbahu dhe qėndro nė qetėsi

 

Veje kokėn nė gjoksin tim dhe ėndėrro

Belkėputur brezėhumbur mė pushto

Fluturo dhe dallgėzohu nė lumturi

Agullohu vegullohu rrėshqit nė zemėr me qetėsi

 

Veje kokėn nė gjoksin tim mė shtrėngo

Aureolė vullkani ku zjarri vlon me ashpėrsi

Shtrėngohu fort mbahu dhe qėndro gjer nė mbarėsi

Deri sa gjiri qumėsht tė pikojė

 

 

KRETA

 

Anije e stėrlashtė

Harruar mes oqeanesh

Ankoruar mes Detit Mesdhe

Kreta

 

Me shekuj ka mbledhur mitet e kontinenteve

Dhe rri mes detit tė ngrohtė

E nuk i afrohet asnjėrit

Kreta

 

Atlantida nga vijnė mitet pellazgjike   

Dhe ngjiten maleve tė Evropės

Tė pėrcėlluar nga deti,

Kreta

 

Detarė qė nuk dinė notin

Ciklopė qė udhėtojnė deteve mija vjet

Bėjnė natėn e fundit para se tė bashkohet kontinenti plak 

Kreta

   

Barku i Penelopės

Qė pret kthimin e Odiseut dhe bashkimin e kontinentit plak

Nė pėlhurėn e saj

Kreta

 

 

THONĖ NĖNAT

NĖ VARRIMIN E DĖSHMORĖVE

 

Qani, thonė, qani me zemėr

Po loti mos t’u shihet

Dheu ka nevojė pėr gjak

 

Qani, thonė, qani me kujė

Po kujėn le ta dėgjojė vetėm zemra juaj

Atdheu ka nevojė pėr trima

 

Qani, thonė, qani

Se nuk ka vdekje qė se lėndon zemrėn

Po mos i lėndoni nėnat

Janė nė muajin e shtatėzanisė

                       

 

DREJT BURIMIT

(Pjetėr Bogdanit)

 

Mė flasin mė thėrrasin mė ftojnė nė jetė

Po deshe burimin nisu rrjedhės sė lumit

Unė e Bogdani: T'birtė e Atit e Shpirtit Shenjtė.

 

Aty ish Dheu, Qiella, Deti e Zjarri e shpirti

DHEU ku nisėm themelet e gjuhės pėrsėri

QIELLA ku kėrkonin amshimin pėr njeri

DETI ku rritej rrėnja dhe ngrihej maja mbi lartėsi

ZJARRI i pjekjes diellore nė sy

Shpirti ku kthehemi nė shenjtėri.

1986

 

 

LUTJE

 

Shėn Mėri

Mbrėmė kam parė nė TV njė fėmijė

brenda njė shtėpie qė e shtynte vala e Cunamit

Ėshtė Eni

Lutu pėr tė!

 

Shėn Mėri

Sot kam parė nė gazetėn ditore njė fėmijė

tė shtrirė pėr bukėn e gojės mes refugjatėve tė Afrikės

Ėshtė Eni

Lutu pėr tė!

 

Shėn Mėri

Mbrėmė kam parė nė TV njė fėmijė nė Indi

me duar tė shtrira drejt Nėnės Tereze

Ėshtė Eni

Lutu pėr tė!

 

Shėn Mėri

Mbrėmė kam parė nė ėndėrr Enin

qė pėrpiqej tė mė thoshte njė fjalė 

Ėshtė Eni

Lutu pėr tė!

 

Shėn Mėri

Mbrėmė kam parė nė TV babanė e njė fėmije tek lutej nė portėn e Parajsės

Ėshtė babai i Enit

Lutu pėr tė!