Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Beqir Buzuku

BEQIR BUZUKU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

BEQIR BUZUKU

 

 

 

 

         

 

            Hyrje

  

           Beqir Buzuku u lind mė 21.01.1948 nė fshatin Tygjec tė komunės sė Kamenicės.      Shkollėn tetėvjeēare e kreu nė vendlindje. Gjimnazin nė Kamenicė, ndėrsa Shkollėn e lartė pedagogjike, grupi gjuhė dhe letėrsi shqipe,ne Universiteti-n e Prishtinės, dega  nė Gjilan.

            Nė vitin 1971 u punėsua nė njė ndėrmarrje punuese nė Kamenicė, nė vendin e punės nėpunės kontabiliteti. Aty punoi tetė vjet. Pastaj nga kontabiliteti, nė tė njėjtėn ndėrmarrje, kaloi nė tjetėr vend pune, pėrkthyes nė administratėn dygjuhėsore shqip-serbokroatisht dhe anasjelltas ku punoi plot dhjetė vjet. Nė vitin 1989, pas suprimimit tė autonomisė sė Kosovės, u ndalua pėrdorimi i gjuhės shqipe nė administratė. Dhe ai u largua nga puna. 

            Nė vitin 1990 duke pa pozitėn e rėndė sociale tė punėtorėve shqiptarė, tė cilėt Serbia me dhunė i largoi nga puna, u inkuadrua nė Shoqatėn Humanitare “Nėna Tereze” tė Kosovės, dega nė Gjilan, ku punoi plot 12 vjet.

 

            Veprimtaria letrare

 

            Gjatė kohės derisa ishte gjimnazist, gjatė viteve 1966/68, qe bashkėpunėtor i gazetės Rilindja pėr komunėn e Kamenicės. Brenda asaj kohe, pėrkatėsisht deri nė vitin 1969, pėrveē gazetarisė u mor edhe me poezi pėr fėmijė, por herė-herė edhe tregime, tė cilat i botonte nė revistėn Pionieri, Rilindja pėr fėmijė, GEP-i, Flaka e Vėllazėrimit, BAT (Bazat e arsimit teknik) etj. Nė kėtė tė fundit botoi disa tregime me tematikė fantastiko-shkencore.

            Ai duke pa se nė letėrsinė pėr fėmijė nuk mund ta trajtonte aktualitetin e kohės, nė tė cilin ndodhej Kosova, nėn okupimin serb, shkroi edhe pėr tė rritur. Shkroi poezi, poezi satirike, humoristike dhe humoreska (nė prozė) tė cilat i botoi nė Rilindja, Jeta e re dhe Zėri i rinisė.

Pėrveē shumė poezive e disa tregimeve tė botuara nė revista e gazeta ka botuar edhe kėto vepra letrare:

 

            Pesha e ngjyrave (poezi pėr fėmijė), Pionieri, Prishtinė, 1995,

            Etje pėr buzėqeshje (poezi pėr tė rritur), Jeta e re, Prishtinė, 1995,

            Ēupėza e ngjyrave (poezi pėr fėmijė), Pionieri, Prishtinė, 1996,

            Pėrtej tė sotmes, novelė fantastiko-shkencore (pėr tė rinj), Forumi i krijuesve tė artit, Prishtinė, 1997,

            Lahuria e lulemollėve (poezi pėr fėmijė), Forumi i krijuesve tė artit, Prishtinė, 2001,

            Ēelėsat majė lapsi (poemė pėr fėmijė), Forumi i krijuesve tė artit, Prishtinė, 2004,

            Rrėshqitje nė udhėkryq (poezi pėr tė rritur), Galabroi, Prishtinė, 2005,

            Tri ditėt e shtojzovalles (novelė pėr tė rinj), Lidhja e Shkritmtarėve tė Kosovės, Prishtinė, 2009.

            Atdheu me dy zemra (poezi pėr fėmijė dhe tė rinj), SHB Orfeu, Prishtine, 2014.

 

            Beqir Buzuku ėshtė prezantuar nė: Odhise K. Grillo: Leksikon. Shkrimtarėt shqiptar pėr fėmijė (1872-1995) – ENCIKLOPEDIKE, T. 1997, Astrit Bishqemi Histori e letėrsisė shqiptare pėr fėmijė e tė rinj, Elbasan, 2001, 2004 dhe nė  ribotimin e tė njėjtės mė 2008, Tiranė, nė (Demir Behluli) – Portrete shkrimtarėsh, Prishtinė, 2002, nė (Hasan Hasani) Leksikoni i shkrimtarėve shqiptarė – 1501-2001, Prishtinė, 2003, nė Panoramėn e Hysen Kėqikut – Psherėtimė pėr tokėn, Gjilan 2004, Astrit Bishqemi Autorė tė letėrsisė shqiptare pėr fėmijė e tė rinj 1886-2009, Tiranė, 2009.

            Beqir Buzuku ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės qė nga viti 1996.

Jeton nė Gjilan.

 

 

 

 

PĖRJETĖSIMI I PRANVERIMIT

 

Kosovė, nėna ime 

dje ishe e pllakosur nė lot

Fytyrėqeshur je sot.

Vetėm ai qė nuk ėshtė dashamirė

nuk tė shikon me sy tė mirė...

 

Shumė u sollėm nė rreth

Kurrė pa e gjetur udhėn e shpėtimit

Kurrė pa e pa dritėn e lirisė.

 

Njė ditė tė gjithė tok

u shkėputėm nga amullia

Dhe ndodhi mrekullia...

 

Pa hamendje u hodhėm nė ngarendje

Gjetėm udhėn e besės

Pastaj pamė shtegun e shpresės

Nė historinė e atdheut

pėr tė mbėltuar dritėn e jetės.

 

Nė fillim tė javės sė tretė

Muaji shkurt, moti dymijetetė

Erdhi Ejona shumė e pritur

Gjatė e ėndėrruar

Me lumenj gjaku e vaditur.

 

Shtatėmbėdhjetė  Shkurti

E kremte kulmore

Ditė e fishekzjarreve tė gėzimit

Festė e vjeljes sė frutave

tė punės shekullore.

 

Atė ditė tė madhe nė Prishtinė

Kosova ka veshur gjithėjetėsinė

Nė mes tė flamurit harta e saj

Harta e saj vulė shtetėsie

Dhuron frymėzim atdhedashurie.

                  

Smirėzinjtė e vėngrashėt

Shikojnė me xhelozi

Le t’shikojnė vėngėr kot

Hapėrimin tonė pėrpara

nuk mund ta ndalin assesi.

 

Karvani i shtetit

nga shkurti nė shkurt

ecėn pėrpara

Ecėn krenar

nga e drejta, nga e mbara.

          

Kosovė, atdheu im

nuk ta kthej shpinėn

Pėr asnjė ēmim...

 

 

SIMBOLIKA E JANARIT

(Dėshmorėve tė kombit)

                 

                          1

Shumė pengesa patėm nė udhėjetė

Mėnjanimi i tyre nuk qe i lehtė.

                          

Kėtu, nė tokėn tonė, qe si nė teatėr

Me shekuj zgjatėn komeditė e tragjeditė

Anadollaku e Sibirokarpataku

nuk shkoqeshin nga rolet kryesore

Thyente qafėn njėri, si lugat shfaqej tjetri

Kjo lojė teatrore u pėrsėrit prore.

                         

                         2

Nėntėdhjetegjashtė  stinė prapa

Nė janarin me ngricė e borė

filluam kremtimin pėrkujtimor.   

 

Kohė me mjegull dhe duhi

mbretėroi fillim e mbarim

Mot pėr mot, nga janari nė janar

net tė tėra kalonim pa gjumė

Harxhonim shumė kohė e mund

Analizonim e planifikonim

Rrugės zigzage duhej  nė fund.

                        

                        3

U sollėn stinėt rrotullim

Ndryshoi koha pėr tė mirė

Ky ndryshim lypsej shfrytėzuar

Pėr tė hedhur hapa vendimtarė

Pėr t’i thėnė dimrit: lamtumirė!...

 

Dhe njė ditė udhėrrėfyesit na nxorėn

nga pellgu i amullisė

U shpėrgjumėn atdhetarėt

UĒK-ja shtrėngoi dhėmbėt

Dhe ai veprim qe frytdhėnės

Dita-ditės herė mė shumė e herė mė pak

U shpejtua rrugėtimi pėr nė pikėcak.   

                   

 

SHKALLĖT E JETĖS

 

Rruga e jetės ėshtė e shtruar

E shtruar herė me lule

herė me baltė

Pėrjetimet e udhėtimit

nėpėr zigzaget e saj

janė tė pėrziera me helm e mjaltė.

 

Ndodhitė e pėrjetimet tona

nuk shlyhen dot

nga pluhuri i harresės

Mirė i kem incizuar

nė disketėn e kujtesės.

 

Rrokulliset jeta nėpėr stinė

Kush ngadalė kush me nxitim

shkallėve tė saj ngjitemi

Dikush arrin nė majė tė cakut

Dikush dremit nė vendnumėrim.

 

 

QYSH E LYPĖN E GJETĖN

  

E gjatė qe rruga jonė drejt cakut

Rrugėtimi nėpėr tė qe rraskapitės

Nė ēdo shteg na hodhėn pengesa

Ne nuk u zmbrapsėm asnjėherė

As nė dimėr e as nė pranverė.

 

Nė Kosovė viti 1999 ndryshe filloi

filloi i pėrcjellur me acar e duhi

Muaji janar nuk ishte i mbarė

Mesi i javės sė dytė s’qe i rėndomtė

Nė fshatin Reēak ndodhi njė barbari...

 

Pas pesėdhjetė ditėsh erdhi marsi

Marsi muaji i adhuruar

atė vit nuk qe muaj i ngrohtė

Qe muaj me mjegull e sqotė

Qe kohė e pranverės sė vonuar.

 

Pesė marsi kurrė s’na shlyhet nga kujtesa

Ishte kohė e ngjyrosur me zymtėsi

Atė ditė kulmoi egėrsia

Vrastarėt, si hije nate, u shfaqėn n’Prekaz

dhe nė kthetra tė mortit

hodhėn: burra, gra, pleq, plaka e fėmijė.

 

Ai qė e hedh gurin, thonė

dorėn nuk mund ta fshehė gjithmonė

Ndodhitė e Reēakut, Prekazit...

Nuk ngelėn jashtė gjykimit tė kronistėve

Aktorėt e teatrit tė shfaqjeve tragjike

me guri ne grusht u zunė shumė ngushtė

Mė 24 mars 1999 atyre NATO u dha grusht...

 

 

LARUSHI KOHE

 

Krahu i punės

ia ktheu shpinėn fshatit

Dhe zbarkoi nė qytet

pėr tė shitur nė treg djersėn e vet

Aty nė ēdo skaj rruge

kanė mbi shumė kafiteri

Nė to flakė po shitet makiato

makiato me qumėsht pėrzier me ujė.

 

Muzgu ngjyros horizontin me purpur

Shetitorja e qytetit tim gumėzhin

gumėzhin nga vėrshima e qytetarėve

 

Aty kronisti ėshtė i stėrngarkuar

Kamera e celularit tė tij

kap ēdo imtėsi

Lloj-lloj portretesh

zėnė vėnd nė memorjen e tij.

 

Nė atė mori njerėzish

kemi e ē’nuk kemi

Aty albumi i kronistit mrekullohet

me portrete tė mira

Po mund tė zymtohet

me foto te papėlqyera.

 

Rrallė, aty-kėtu, si hije nate

mund tė bie ne sy ndonjė mjekėrēufrak

e ndonjė mendjepakė.

 

Nė atė mes kemi

mendjendritur, mendjehollė

Nė fytyrėn e tyre

nuk zė vėnd asnjė njollė.