Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - BINDU! - EMRI QĖ I DHANĖ ARBĖRIT - PERĖNDISĖ (II)

Shkruan: Fatbardha DEMI

www.pashtriku.org

BINDU! - EMRI QĖ I DHANĖ ARBĖRIT - PERĖNDISĖ (II)

 

       Nė traditėn e shqipetarėve pėrdoret edhe sot shprehja „ruaje si dritėn e syrit“, dhe pėr fėmijėt „ėshtė drita e syrit tim“, etj., qė tregon pikėrisht momentin kur njeriu primitiv e kuptoi se, drita dhe syri, janė „mjetet“ mė tė rėndėsishme tė jetės sė tij. Dėmtimi i syve, sikurse edhe zhdukja e dritės, sillte errėsirėn dhe pėr ēdo qėnje tė gjallė tė natyrės ishte e barabart me vdekjen.

 

 

            Tiranė, 26 shkurt 2018:  Gjuha e fshehtė e Piramidave


            Them “e fshehtė” sepse njeriu modern, nuk do tė arrijė asnjėherė tė lexojė nė “bibliotekėn e gurtė” tė piramidave, pa njohur BESIMIN dhe SIMBOLET e shkruesve dhe gdhėndėsve tė lashtėsisė. Historia e besimit ka dėshmuar, se pėrpara hyjnizimit tė njeriut, janė hyjnizuar objektet qiellore, kafshėt apo pjesė tė trupit tė njeriut (gjaku, zėmra, truri, organet riprodhuese, gjiri etj.), ku vėnd tė veēantė ka zėnė SYRI. Hyjnizimi i tij lidhet me kohėn e krijimit tė miteve tė para nė historinė e besimit.


            Nė traditėn e shqipetarėve pėrdoret edhe sot shprehja „ruaje si dritėn e syrit“, dhe pėr fėmijėt „ėshtė drita e syrit tim“, etj., qė tregon pikėrisht momentin kur njeriu primitiv e kuptoi se, drita dhe syri, janė „mjetet“ mė tė rėndėsishme tė jetės sė tij. Dėmtimi i syve, sikurse edhe zhdukja e dritės, sillte errėsirėn dhe pėr ēdo qėnje tė gjallė tė natyrės ishte e barabart me vdekjen. Pėr rrjedhojė, nė besimin zanafillor DRITA u muar si ēfaqje e plotfuqishmit qiellor i cili kishte krijuar botėn tokėsore, dhe SYRI, mėnyra e vetme pėr tė parė dhe shfrytėzuar krijimet e tij.

            Xh.Katapano duke folur pėr idenė e Krijuesit nė filozofinė e Atlantidėve - pellazg tė Egjiptit pohon: Si kisha qėndruar pėr njė kohė tė gjatė nė kėtė atdhe mistik tė besimit mė tė lashtė (...) arrita tė kap e tė pėrvetsoj rrezet mė tė pastra tė asaj filozofie tė parė shpėtimtare, dlirėsia e sė cilės tregon, nė mėnyrė tė patjetėrsueshme, tė pakundėrshtueshme, prejardhjen dhe natyrėn e burimit tė ndritshėm: ZOTIN, mendimin e Tij, tė shfaqur brėnda relativitetit tė asaj kohe dhe hapėsire, si DRITĖ bardhėsore. (30)

            Pėr tė gjitha periudhat nėpėr tė cilat ka kaluar zhvillimi historik i besimit tė njeriut, nė rast se ndjek metodėn shkencore, mund tė „flasin“ qartas objektet arkeologjike. Hyjnizimi i syrit dėshmohet nė shumė figurina tė periudhės parahistorike (fig.1,2posht), dhe me sy jashtėzakonisht tė zmadhuar, nė periudhat e mėvonshme, tė zbuluara sidomos me shumicė nė territoret e Sirisė sė sotme (fig.3). Nė dialektin tosk tė Ēamėrisė, syrit i thonė „siri“.

 

 

 

1- Periudha e bronxit (3000-1800) Spanjė; 2- Figurinė me sy. Rajoni Tell brak (Siri) 3- Objekt sumerian 4- Syri i shqiponjės (sė stilizuar) i shprehur nė formėn e simbolit tė Zotit, nė artin parakolumbian - Inka. (31)

 
            Nė mitologjinė e Egjyptit tė lashtė, “Syri i Horosit”, pa figurėn njerėzore (fig.1 poshtė), kishte fuqi hyjnore pėr mbrojtjen dhe ringjalljen e faraonit, ruajtjen e vėndeve tė shėnjta nga armiqtė dhe pėrdorej veēanėrisht gjatė riteve tė misterit. (32) Duke qėnė njė nga simbolet mė tė rėndėsishme, atė e gjejmė nė objektet e zbukurimeve tė njeriut, nė vizatimet dhe gdhėndjet e dhomave mortore, tė mureve tė piramidave dhe nė banesat e kohės. Lidhja, sipas besimit tė lashtė nė Egjipt, tė Syrit me Krijuesin dhe aftėsia e “ringjalljes” sė njeriut sipas mitit tė Horosit, e bėnė simbolin kryesor tė pushtetit dhe mbrojtjes sė elitės drejtuese, nė kėtė jetė dhe botėn e pėrtejme. (33) Duke patur njė fuqi tė tillė magjike, simboli i veēuar i syrit ėshtė pėrdorur gjėrėsisht nė artin e piramidavė (fig 1,2 poshtė) nė shkrimet me hieroglife dhe mė vonė, nė alfabetet e lashta tė Azisė sė Vogėl (siē e pamė mė lart).

 

 

 

1 - «Syri i Horosit » nė tempullin Kōm Ombo. 2 - Tempulli i Horosit... 3 - Faraoni me pamjen e Horosit-shqiponjė (34)


            Studiuesja e objekteve arkeollogjike dhe simboleve tė tyre tė periudhės 7000-3500 pK., tė Europės - Maria Gimbutas - nėnvizon njė fakt tė rėndėsishėm nė kėrkimin shkencor se: Asnjė simbol nuk mund tė shqyrtohet i veēuar. Kuptimi i pjesėve, mundėson tė kuptosh tė pėrgjithshmen dhe tė kuptosh tė pėrgjithshmen, tė lejon tė thellohėsh pėr sejcilėn pjesė. (35) Pra qė tė kuptohet njė simbol, duhet parė edhe lidhja e tij me simbolet e tjera. Ajo qė vihet re nė artin e piramidave ėshtė shoqėrimi i kudo-ndodhur i simbolit tė “syrit hyjnor” me shqiponjėn.

            Vetė shqiponja nuk luan ndonjė rol nė tregimet e miteve tė Egjiptit tė lashtė, pėrveē paraqitjes sė Horosit me figurėn e saj dhe emrit tė tij «shqiponjė», e kundėrta ndodh nė art dhe besim. Shumė perėndi kanė krahė shqiponje (Isis, Mat, Bes, Ptah, etj.), mbulesa e kokės sė grave tė faraonėve ėshtė po njė shqiponjė. Tė gjitha mumjet, sarkofagėt dhe vetė varret janė tė mbėshtjella me shqiponja apo me figura njerėzore tė paisura me krahėt e saj. Mungesa nė mite e SHQIPONJĖS, simbolit aq tė rėndėsishėm besimtar nė artin e piramidave, dėshmon se ky simbol, nuk ėshtė me origjinė nga kjo hapėsirė gjeografike, por ėshtė sjelle nga mbretėr tė huaj (Atllantidė-pellazg), qė pushtuan brigjet veriore tė Afrikės dhe fushat pjellore tė Nilit, duke krijuar Dinastitė mė tė fuqishme tė lashtėsisė.

            Dr. i shkencės sė Lashtėsisė Arif Mati vėren se: Nė Oasis tė Sivahut nė Egjipt, vėndi i shėnjtė (i vizituar nga Aleksandri i Madh) kishte pėrafėrsi befasuese me atė tė Dodonės (36) Ndėrsa Xhuzepe Katapano, i cili zbuloi metodėn e pėrdorur nga Perėndia Thot pėr leximin e hieroglifeve, duke u bazuar nė fjalorin e pellazgo-arbėrve, pohon: Prania e ilirishtes (gjuhės shqipe-shėn im) nė Egjipt mund tė vendoset deri nė kohėra shumė tė hershme, rreth 12 mijė vjet mė parė, duke pėrkuar me zhdukjen e Atlantidės sė pėrshkruar nga Platoni nė dialogjet Timeu dhe Krizia (Crizia;) (37)

            Meqėnėse njė nga mjetet e rėndėsishme tė pėrcjelljes sė miteve tek njerėzit ishte pasqyrimi nė objektet e kultit (piktura, gdhėndje murale, statuja etj), “artistėt” e lashtėsisė, i jepnin rėndėsi edhe detajeve sqaruese.

 

 

 

Nė objektin e kultit tė Aztekėve tė Amerikės (fig.1 poshtė) njė rradhė me sy tė njeriut janė gdhėndur sipėr shqiponjės sė stilizuar. Rrathėt anės shqiponjės janė simbole karakteristike tė Zotit. Tė njėjtėn pasqyrim e shikojmė edhe nė piramidat egjiptiane (fig.2), ku syri i madh qėndron mbi shqiponjėn nė qėndėr tė kryqit mbi dy brirė tė kaut ose tė dhisė. Simboli i rrethit mbit trupin e shqiponjės (fig.3, sipėr) tregon se shqiponja ėshtė “syri i Zotit”, hėna nė tė djathtė, shpreh faktin se ky simbol i pėrket besimit hėnor (Zoti i parė ka qenė Hėna). Objekt i fiseve sumere. (38)



            Tė tre objektet, nė njė largėsi tė madhe gjeografike, sqarojnė arsyen e hyjnizimit tė mbretėreshės sė shpendėve: SHQIPONJA ėshtė SYRI hyjnor i ZOTIT. Asnjė e folur e ndonjė populli tė lashtė apo modern nė botė, as edhe gjuha sanskrite, nuk ėshtė nė gjėndje ta shpjegojė gjuhėsisht kėtė mit shumė tė lashtė. Vetėm nė gjuhėn e shqipetaro-arbėrve tė sotėm, mund tė tregohet kuptimi filozofik besimtar i simbolit : Zoti / Drita = Syri i shqiponjės. Mė qėnėse e kam trajtuar gjėrėsisht kėtė fakt (Shqiperi emėri parahistorik i Zotit, nė botėn moderne, pj e I-rė) do ta prek kėtu shkurtimisht.

            Kur njeriu i shpellave besoi nė njė Qėnje tė mbinatyrshme qiellore, e cila kishte krijuar botėn qė e rrethonte dhe fisin e tij, shumė mė herėt se sa tė dėshironte ta luante vetė rolin e “ndėrmjetėsit”, kėtė detyrė ua besoi zogjve. Objektet arkeologjike dėshmojnė se, kėtė vėnd nė besimin zanafillor e ka patur shqiponja. Xh.Katapano e quan shqiponjėn “zog i DRITĖS” (39) Lidhja e saj me Krijuesin, qė ėshtė ruajtur nė artin e objekteve tė kultit, fjalorėt teologjik dhe simbolet e besimeve tė mėvonshme deri nė kohėt moderne, tregon se shqiponja ka qėnė simboli mė i rėndėsishėm, pas atij tė Zotit. Sipas historianit tė famshėm tė Aleksandrisė, Filones, (30pK-45 pas K.) nė «Quaestiones et Solutiones in Genesis», nė besimin e lashtė Shqiponja pėrfaqsonte «Zotin e Dytė dhe Mėnēurinė e tij» (40)

            Nė dialektin tosk tė Ēamėrisė, shqiponja emėrtohet IPE qė sot ndodhet si rrėnjė e emrit SHQIPETAR. Kjo rrėnjė nė fakt ėshtė njė fjali (i+pe), ku «I», sipas eruditit arbėresh Xhuzepe Katapano, “nė doktrinėn e Thotit, pėrfaqson Fuqinė Krijuese tė Zotit ėshtė vetė FJALA” (41) + folja e kohės sė shkuar - pashė/veta e dytė, njėjės / (ti) pe. Ky emėr do tė thotė: „Zotin pe“ dhe i pėrket periudhės sė herėshme tė historisė (matriarkatit) dhe tė besimit, kur njeriu vuri re, se asnjė shpend nuk matej dot me shqiponjėn nė fluturimin drejt lartėsisė hyjnore. Jo rastėsisht pikėrisht rrėnja « i » qėndron e pandryshueshme nė tė gjitha fjalėt shqipe qė pėrmbajnė konceptin e dritės, me tė cilėn identifikohej vetė Zoti. (42)

            Tek arbėreshėt, shqipetarėt e Italisė, Shqiponja emėrtohej AIN, emėr i cili nė besimin e lashtė pėrfaqėsonte syrin e Krijuesit. Nė gjuhėn hebraike, arabe, kaldaike dhe siriane, emri Ain tregon syrin (Appunti sui primi elementi di lingua ebraica. Gastone Ventura). Syri nė kėto alfabete shpreh gėrmėn « O », me kuptimin e « hiēi-it » dmth asgjė (tabela poshtė). Hiēit nė hebraisht i thonė AIN dhe shpreh Krijuesin qė nuk mund tė njihet. (43) « I » , siē u vu nė dukje mė lart, tregonte Zotin krijues.

 

 


            Herog. egjipt/gėrma hebraike /emėrtimi hebr./gėrm.fenikase.(44)


            Studiuesi Petro Zhei (Shqipja dhe Sanskritishtja) pohon se : «Simboli 0 ėshtė ai i qėndrės, i Frymės, i Zotit ». (45) Pėr sa mė sipėr, emri Ain i shqiponjės, i pėrket periudhės mė tė vonshme historike: tė njė shoqėrie tė qytetruar, tė paisur me njė filozofi tė zhvilluar besimtare. Tė dyja kėto emra tė shqiponjės (Ipe, Ain) tregojnė rėndėsinė e madhe qė ka pėr shkencėn historike botėrore, njohja dhe ruajtja e dialekteve tė gjuhės sė ARBĖRVE.

            Duke qėnė se simboli besimtar i shqiponjės lidhet me mitin e « syrit hyjnor », na del detyra tė zbulojmė se: Nė cilėn hapėsirė gjeografike dhe nė mitet e kujt popullsie, ajo ka zėnė njė vėnd tė veēantė, sa tė emėrtohet pėrfaqėsuese kombėtarė e tyre ?

            Sipas studiuesit tė besimeve tė lashta, Mircea Eliade, pėrhapja e jashtėzakonshme e figurės sė shqiponjės dėshmon njė traditė tė trashėguar nga parahistoria mė e lashtė. Nė mitet, legjendat dhe ritet qė lidhen me hyjnizimin (nė besim-shėn im) nė qiell (il « volo magico ») nė tė gjitha kontinentet, nga Australia, Amerika qėndrore e deri nė Zonat arktike, shprehet me krahėt , pendėt dhe figurėn e shqiponjės. (46) Nė tė gjitha kontinentet, perėnditė mė tė fuqishme nė mite dhe skulpturat e para, janė tė paraqitur si shqiponja, gjysėm shqiponja, me krahet apo kokėn e saj dhe i pėrkisnin besimit hėnor.

            Simboli i shqiponjės ėshtė pėrdorur nga disa shtete tė Europės, por aty janė huazuar nė periudha kohore tė ndryshme nga mbretėri tė tjera. Kėshtu, Shqiponja gjermane (si simbol nė dekor dhe flamur) e ka origjinėn nga Shqiponja romake. Ishte Karli i Madh qė e pėdori gjatė kurorėzimit nė vitin 800 si Imperator, duke e vendosur njė shqiponjė mbi pallatin Aquisgrana. Nė ushtrinė franceze ėshtė pėrdorur vetėm me marrjen e fronit nga Napoleoni. Mbretėria spanjolle e mori nga Perandoria Austriake, ndėrsa Perandoria ruse filloi ta pėrdor si simbol tė saj mbas krushqisė me derėn e Paleologėve, me pretendimin si vazhduese e Perandorisė sė Lindjes (Bizantit). Austria e filloi ta pėrdorė shqiponjėn nė heraldikėn e saj mbas shk. XIV, si njė trashėgimi dhe lidhje me Perandorinė e shenjt Romake. (47)

            Nė lashtėsi e gjejmė simbolin e shqiponjės, nė tė gjitha ato vėnde, ku fiset pellazge kishin emigruar apo pushtuar, si nė Romė, Azinė e Afėrt (fiset hitite, etj), Egjipt e deri nė Azinė e largėt e Amerikė, gjithmonė pėr tė pėrfaqėsuar pushtetin mbretėror. Por, nė asnjė nga vėndet e lartpėrmėndura dhe tek asnjė popull, shqiponja nuk e ka zėnė atė vėnd qėndror, nga para-historia e deri nė kohėt moderne, si tek shqipetaro-arbėrit e sotėm. Dhimitėr Pilika, i cili na ka lėnė njė studim tė pasur mbi simbolikėn e lashtė tė Pellazgo-Arbėrve, pohon se nė atdheun e aiakasve Aleksandėr e Pirro Molosit (Shqiperia e jugut-shėn im), shqiponja vlerėsohet si amanet i stėrlasht.

            Zbukurimet popullore e pėrdorin kudo motivin e shqiponjės, me pamjen e saj natyrore ose tė stilizuar nė : dru ( arka, sėnduk, dollape, djepe, tavanė, karrige, lugė, veglat muzikore), metal (kama, shpata, enė shtėpijake), lėkurė (opinga, rripa, breza etj), tekstil (veshjet popullore, jorganė, qilima), gur (brėnda shtėpisė dhe zbukurimin e kullave). (48) Me njė fjalė, nė gjithshka qė pėrdor gjatė jetės sė tij, deri edhe nė emrin e tyre kombėtar, tė trevave dhe gjuhės sė tyre.

            Ky adhurim BESIMTAR i “Zogut tė bekuar tė Hyjit”, siē e pėrcaktonte Sami Frashėri, nuk mund tė mungonte edhe nė mitet e stėrgjyshėrve pellazg tė Arbėrve (qė padrejtėsisht emėrtohen “greke”). Emri i shqiponjės ėshtė i kudondodhur: Iperione (Shqiponjė) paraqitet si krijues i natyrės : Hėnės, Diellit dhe Agimit (la Luna,il Sole, l'Aurora ; Hėsiodė, Theog, 371; Diodoro V, 66) Nė mitet e mėvonshme, shqiponja mbahet si stėrgjyshe e Adamit, prej tė cilit e kanė origjinėn njerėzit qė populluan Botėn. Ky mit njihej edhe nė Mesjetė. Sipas autorėve tė tjerė (Hygin, Fablės; Pausanias, Dėscription dė la Grčcė.) Iperione ėshtė ati i Titanėve (Titanėt ishin pellazgė). (49) E rigjejmė, si krijuese tė racės njerėzore, nė mitin e Deukalionit dhe Pirrės, emri i sė cilės do tė thotė shqiponjė. Ky emėr pėrdoret edhe sot e kėsaj ditė vetėm tek shqipetarėt, por nė gjininė mashkullore - Pirro, dhe nė gjininė femėrore - Shqipe. (F.Demi ,Shqiperi - emri parahistorik i Zotit nė botėn moderne , pj I)

            Shqipetarėt nuk e braktisėn dhe nuk e kėmbyen kurrė figurėn e saj, si shprehje e besnikėrisė ndaj FESĖ sė tė parėve (Sellenizmit). Pėr kėtė pėrkushtim pohon edhe Giovanni Canestrini (1835-1900) nė librin e tij (Prime nozioni di antropologia): «Kjo racė, ndėr tė gjitha ekzistueset, ka format mė tė bukura, mė artistike, ajo krijoi kulturat mė tė ndritura, pasi pėrherė diti tė qėndroje mė pranė Zotit». (50)

            Nė tempullin e Dodonės (sė parė) dhe tempujt - motra, tė ngritura kudo ku u ngulitėn me grupe tė mėdha fisesh, sidomos nė jug-perėndim tė Europės, Azinė e Afėrt dhe veriun e Afrikės, figura kryesore e kultit tė tyre mbeti shqiponja. Sipas llogjikės historike tė fakteve, dalim nė pėrfundimin se : Miti i « Syrit hyjnor » e ka zanafillėn tek bashkėsitė fisnore qė e kanė patur SHQIPONJĖN SIMBOLIN KRYESOR tė BESIMIT tė tyre: Dardano - Ilirėt dhe Heleno - Iperiotėt, tė pėrfaqėsuar sot nga Kombi i Shqipetaro - Arbėrve.

            Njė dėshmi e rėndėsishme arkeologjike, pėr fat, ėshtė ruajtur nė Butrint, qytetin ku sipas miteve kishte kaluar mbret Enea dardani, pas arratisjes nga Troja (~1250pK). Nė muzeun e Butrintit, (fig.1 poshtė). mbi njė pllakė kocke ndodhet i gdhėndur “Syri hyjnor”. Nė shėnimin poshtė tij, nga mosnjohja e lashtėsisė sė Pellazgo-Arbėrve, shkruhej: Hajmali pėr mbrojtjen nga syri i keq, siē e pėrdorin sot popujt e besimit islamik.

            Por kemi dėshmi tė njohjes sė kėtij simboli, edhe nė Europėn mesjetare. (fig.2,3 poshtė. Nė dokumentarin kushtuar Biblės mė tė madhe nė botė (Codex Gigas, e njohur si Bibbia del Diavolo ), shkruar nė Pragė 1648, u ndeshėm me kėtė simbol, nė njė gravurė qė pasqyronte torturat e Inkuzicionit (shekulli 13) kundėr njerėzve qė nuk i kishin braktisur ritet dhe simbolet pagane. (51)

 

 

 

            Siē e vumė nė dukje nė fillim tė materialit, fjala Bindu nė filozofinė besimtare tė Indisė sė lashtė lidhej me “energjinė” e Krijuesit, por nė gjuhėn sanskrite pėrkthehet “pikė uji“ osė „ njė pikė“. Kjo tregon se, emėrtimi i simbolit ėshtė i huazuar nga fiset pushtuese, sikurse edhe simboli i shqiponjės nė Egjiptin parahistorik. Kjo fjalė (folje) qė ndodhet nė gjuhėn e shqipetaro-arbėrve, ruan nė vetvete edhe njė vlere tė jashtzakonshme pėr Historinė e Besimit ...


            Bindu! - origjina e filozofisė sė hershme besimtare pėr Krijuesin


            Gjatė tė gjithė historisė sė tij, njeriu ka qėnė i pushtuar nga ndjenja e FRIKĖS pėrballė njė FORCE tė plot-fuqishme qiellore - Zotit. Me ndihmėn e miteve, “ndėrlidhėsit” e tij nė tokė, mbreti / kryeprift, shėrbenjėsit dhe teologėt, nė tempujt dhe nė objektet e kultit tė besimeve tė mėvonshme, predikonin se, pėr tė mos u pėrballur me „zėmrimin e Zotit“, kishte vetėm njė rrugė shpėtimit: BINDU !

            Me kėtė ide pėrshkruhet zėmrimi i Zotit nė Testamentin e Vjetėr: “ I ngadalt nė zėmrim dhe i madh nė mirėsi, fal fajet dhe rebelimet, por nuk lė pa ndėshkuar; Pėr gabimet e baballarėve , i dėnon fėmijėt deri nė brezin e tretė dhe tė katėrt. (Numeri 14,18 [3] / Esodo 20) (52)

            Qeveria qė vendosi Zoti tek populli i tij („fiset e zgjedhura“-shėn im) ėshtė plotėsisht hyjnore, kur varet plotėsisht nga urdhėrat e tij. (53)

            Pra, nė sytė e besimtarėve, BINDJA ishte veēoria mė e saktė qė pėrcaktonte figurėn e Zotit si njė PUSHTET i mbinatyrshėm tė cilit duhet t’i bindesh! Sipas studiuesve tė besimit, kuptimi i parė i hyjnores nuk ka qėnė njė figurė e caktuar qiellore apo tokėsore, por e njė FORCE qė zotėrohej nga „tė tjerėt“. Historiani i besimeve Gerardus van der Leeuw nė veprėn e tij (Phanomenologie der Religion, (1933) pohon se qėndrimi i njerėzve ndaj kėsaj „force“ shprehej me habi, frikė dhe lemeri. Objektet dhe njerėzit qė e zotėronin kėtė forcė, kishin njė natyrė tė veēantė, qė ne e quajmė tė SHĖNJTĖ.

            Kjo ndjesi e njeriut parahistorik pėr „forcėn e panjohur“ nga e cila varej jeta e tij, mbas mijėra vjetėve u bė tipari dallues i Zotit. Pėr rrjedhojė, mendoj se, priftėrinjtė tė cilėt merreshin me rregullat e lutjes dhe pėrcaktimin e emrave me tė cilat duhej t’i drejtoheshin Zotit (sipas karakteristikave tė tij), e kanė emėrtuar BINDU. Simbolet „bindu“ nė artin dhe objektet arkeollogjike tė Gadishullit Indian (nė fillim tė shkrimit) e vėrtetojnė se ky emėr pėrfaqson Krijuesin.

            Nė veprėn e Sh.Gjeēovit e gjejmė pėrdorimin e kėsaj fjale me kuptimin „hyjnorė“: Mė duhet me i dhanė vedit nji tė hovun pėr tė gjatė tė Shqypėnis sė dashtun, e tė shkoj me xānė vend mb’ato maje tė bindueshme (hyjnore-shėn im) tė Dodonės (...) Gojė-thana per komb t’onė āsht aq e bindueshme (e shenjtė), e ka bā qi t’i ruejt tė pafyeme e tė pa ndrrueme shum punė e doke e me jau vu menden djalė pas djalit per mos i qitun nė harresė...(54)

            Pėr tė siguruar bindjen e njerėzve ndaj Zotit dhe mbretit (i cili ishte edhe Kryeprift), shėrbenin etėrit e objekteve tė kultit. Kėshtu psh, nė ligjin mė tė lasht Romak (Puchta, Institutionenes Rom. Rechts, I. 141, notes.), tregohet se priftėrinjtė kryenin detyrėn e gjykatėsit pėr tė gjitha ēėshtjet juridike. (55) Pra, filozofia e tė dy pushteteve (e mbretit dhe atij fetar), qėndronte nė sigurimin e BINDJES sė njeriut nėpėrmjet dėnimit. Dėnimi mė i rreptė nė mite, ka qėnė ay i pėrmbytjeve ujore, qė zhdukte racėn njerėzore.

            Dihet fakti se njeriu primitiv ka bashkjetuar me shumė dukuri natyrore qė kanė sjellė fatkeqėsi tė mėdha, si periudhat akullnajore, tė tėrmeteve dhe zjarreve tė fuqishėm, por kujtimi i pėrmbytjeve ishte mė i frikshmi. Nga ngjarja e vėrtetė natyrore e pėrmbytjes, u thurr miti mė i njohur pėr “dėnimin hyjnor” nga Zoti, tė cilin e gjejmė tek shumė popuj tė lashtė, qė nga Kina, India, nė Mesopotami (Epopeja e Gilgameshit, e huazuar nga miti i fiseve sumere tė shk16 p.K.), e deri tek Aztekėt dhe popujt Maja. E rigjejmė tek besimi kristian nė Bibėl (Genčse 7,1-12) me tregimin e Arkės sė Noes dhe kopjen e ngjashme tė saj, nė Kuran. (56) Arsyeja e „zėmrimit hyjnor“ tė Zotit ishin fajet dhe mosbindja e njerėzve ndaj urdhėresave tė tij.

 

 

 

1 - Dėnimi me pėrmbytjen (Le Déluge , Francis Danby (1840), Tate Gallery. 2 - Dėnimi gjatė kristianizmit me tė dėrguarin e Zotit, Archangel Michael. Hans Memling, 3 - “Bindja” fjala e parė nė stemėn e Vatikanit.


            Sipas shkrimeve helene dhe romake, Permbytja e parė qė njihet ėshtė ajo e Ogyges (O Gyges), mbretit tė Perėndive (Schol. Hėsiod. Thėog. 806). Tek ky emėr shkronja e parė “O”, ėshtė simbol besimtar qė shpreh Zotin + Gyge (Gigė) emėrtim i bashkėsive fisnore tė Arbėrve tė veriut, tė cilėt edhe sot njihen si “gegė”dhe i vėndit tė tyre - Gegėria. Shumė nga historianėt e lashtė (Isidorus, Orig. lib. XI. 3. 13; Timaeus, fragm. 10, in Fragm. Hist. graec. I. 195; Diodorus, lib. IV. 21. 7), origjinėn e kėtij emri e nxjerrin nga fjala gegeneis - „tė lindur nga toka“ (Gea).(57) Sipas Platonit (Timée ,Critias), kjo pėrmbytje solli zhdukjen e Atlantidės, tė cilėn Xh.Katapano e pėrcakton se ka ndodhur pėrpara 12000 vitesh.(58)

            Pėr sa mė sipėr, faktet tregojnė se, ky mit ėshtė mė i lashti dhe lidhet me fiset e Titanėve dhe tė Pellazgėve, paraardhėsve mitik tė Shqipetaro - Arbėrve tė sotėm.


            Si pėrfundim

 

            Kemi dėshmuar se :


            1. Nė asnjė gjuhė aziatike apo europiane nuk gjėndet fjala Bindu, qė ta shpreh gjuhėsisht kuptimin e komandės. Nė gjuhėn e shqipetaro-arbėrve fjala “bindu !” ėshtė folje e mėnyrės urdhėrore dhe shpreh pikėrisht kėtė ide.


            2. Zbulimi i fjalės shqipe nė shkrimet e Rig Vedės nuk ėshtė njė rastėsi sepse, tek njė numėr i madh fjalėsh tė pėrbėra tė sanskritishtes, mund tė dallohet rrėnja e pastėr shqipe .


            3. Nė filozofinė besimtare tė Indisė sė lashtė, simboli Bindu lidhej me “energjinė” e Krijuesit, por nė gjuhėn sanskrite emri Bindu nuk e shpreh kėtė ide. Kjo tregon se, emėrtimi i simbolit ėshtė i huazuar nga fiset pushtuese.


            4. Nė artin e piramidave nė Egjipt, vėrejmė shoqėrimin e kudo-ndodhur tė simbolit tė “syrit hyjnor” me shqiponjėn. Mungesa nė mitet egjiptiane e shqiponjės, simbolit mė tė rėndėsishėm besimtar pas atij tė Zotit, dėshmon se ky simbol, nuk ėshtė me origjinė nga kjo hapėsirė gjeografike.


            5. Nė dallim nga popujt e tjerė tek Shqipetaro-Arbėrit, Shqiponja ėshtė njė simbol kombėtar i ruajtur gjatė tė gjitha periudhave historike. Emri i saj nė gjuhėn shqipe, shpreh mitin e parė, nė besimin e njeriut primitiv, tė “lidhjes me Zotin” , i cili mė vonė, nė teologjinė fetare pėrmėndet si “syri” i Zotit.


            Faktet e sjella nė kėtė material pėr simbolin Bindu, i cili shpreh THEMELIN e FILOZOFISĖ FETARE nė shkencėn e Historisė sė Besimit, na ēojnė drejt hapėsirės gjeografike tė Gadishullit Pellazgjik, ose mė sakt, drejt shqip-folėsve tė sotėm. Por, ēfarė do tė na afrojė kjo trevė e stėrlashtė e njerėzimit, pėr tezėn tonė ...?


            (VIJON)

 

(1)            (3)

            Fatbardha Demi (fatbardha_demi@yahoo.com)