Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - BINDU! - EMRI QĖ I DHANĖ ARBĖRIT - PERĖNDISĖ (I)

Shkruan: Fatbardha DEMI

www.pashtriku.org

BINDU! - EMRI QĖ I DHANĖ ARBĖRIT - PERĖNDISĖ (I)

 

            Njė dėshmi tjetėr e origjinės sė fjalės «bindu» nga gjuha shqipe ėshtė fakti se, nė gjuhėn sanskrite tė Vedave apo tė kohėve mė tė reja, nuk gjen asnjė pėrdorim tjetėr pėrveē atij tė simbolit nė ball, ndėrkohė qė tek shqip-folėsit, jo vetėm qė e ruan edhe sot kuptimin e “komandės” por pėrdoret edhe me forma tė tjera.

 

 

 

            Tiranė, 26 shkurt 2018:

 

            "Ne pellazgė kemi lerė para se tė lindtė hėna,

            Kur Adami nuk ka qenė veēse ujė edhe pluhur,

            Dhe tė parėt tanė s'ishin vetėm baballarė popujsh,

            Porse ishin baballarė dhe tė vetė perėndive."

 

            Naim Frashėri (1846 - 1900).

 



            Kėto vargje janė shkėputur nga poema "Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve"(1886) e Naim Frashėrit dhe , nė se vėrtetohet si fakt shkencor, do tė sillte njė ndryshim thelbėsor nė shkencėn e Historisė botėrore tė Lashtėsisė. 

            Mirėpo pėrfaqėsuesit e Albanologjisė zyrtare shprehen se : Tė tilla pohime kaq kategorike tregojnė se ajo ēka u intereson nė thelb rilindasve shqipetarė nė pėrsiatjet e tyre „etimologjike“ nuk ėshtė aq „akriba shkencore“ (saktėsia shkencore-shen. im) sesa tė vėrtetuarit me ēdo lloj mėnyre i lashtėsisė sė bashkombėsve tė vet nė trojet ku banojnė (...) Le tė themi thjesht se njė qėndrim i tillė, kur pėrballė greqishtes vihej njė gjuhė pa monumente tė lashta shkrimore, siē ėshtė shqipja, tregon edhe pasion edhe guxim por edhe njė trajtim romantik tė problemit. (Dhori Q. Qiriazi Par-Etimologjia dhe Historia ) (1) 



            Mohimi i vlerave tė ardhura nga shekujt e kaluar, nuk ėshtė njė ēfaqje e papritur e shekujve modern, kėshtu edhe Ecateo i Miletit (550 pK. - 476 pK.) i quante „shumė qesharake“ tregimet e Helenėve (mitet pellazge-shėn im). (2) Qėndrime tė tilla mohuese ndaj trashėgimisė historike (qė vijojnė fatkeqsisht edhe sot ndaj Rilindasve tanė), u kritikuan qė nė shekullin e 19, duke i vendosur studimet e kėsaj fushe mbi baza shkencore. Johann Gustav Droysen (1808 - 1884) njė nga revolucionarizuesit e historiografisė gjermane pohonte se: Thelbi i metodės nė shkencėn historike ėshtė tė kuptosh duke kėrkuar. (3), qė do tė thotė: Tė kėrkosh fakte, pėr tė vėrtetuar drejtėsinė apo pavėrtetsinė e tezave tė studiuesve tė mėparshėm. Si rrjedhojė e kėtij ballafaqimi, disa prej tezave tė mėparshme do tė bien dhe do tė zėvėndėsohen me teza tė reja, tė tjerat do tė rivėrtetojnė drejtėsinė e tyre, duke shėnuar kėshtu zhvillimin e shkencės sė Historisė. Kjo metodė (e debatit tė fakteve) edhe sot ėshtė i vetmi mjet rinovues qė ndiqet nė botimet historike, sidomos ato mbi besimin parahistorik, ku vėnd kryesues e zė veēanėrisht GJUHA SHQIPE. Kjo ėshtė edhe teza e kėtij shkrimi.

            Xylander nė vitin 1836 vuri nė dukje se: «Njė pėrcaktim me themel i popullit shqipetar dhe i gjuhės sė tij, do tė ndihmonte nė sqarimin jo vetėm tė historisė sė atyre krahinave, nė pėrgjithėsi e errėt, por ndofta edhe tė shumė gjėrave tė historisė sė pėrbotshme mė tė lashtė, si edhe tė doktrinave kryesore e tė vetė ndėrtesės sė gjuhėsisė sonė moderne ». (4) Dy shekuj mė vonė, Petro Zhei (Shqipja dhe Sanskritishtja , 2005), me ndihmėn e shkencave dhe besimeve tė lashta dhe moderne, e vėrtetoi kėtė intuitė tė studiuesit hollandez: «Nė morinė e fjalėve tė shqipes, ka nga ato qė mė moshėn e tyre mijėravjeēare, janė dėshmi tė gjalla tė dukurive e mentaliteteve mė tė lashta e primitive, qė janė, si tė thuash, « fjalė-fosile » qė mbartin shekuj pėrfytyrime, gjėndje shpirtėrore, fakte historiko-shoqėrore, asociacione emotive, ngjarje mitollogjike etj., tė cilat kanė dalė prej kohėsh nga praktika e jetės, por jo pa lėnė gjurmė mbi fjalėn e artikuluar, e cila na vjen kėshtu nga thellėsia e mijėravjeēarėve, si njė mesazh i mistershėm e herė-herė i padėshifrueshėm. Gjuha jonė ka shumė nga kėto fjalė-mesazhe, tė cilat kanė befasuar nė shekuj fantazinė e dijetarėve. (5) Njė prej kėtyre „fjalėve-mesazhe“ tė gjuhės sė sotme shqipe, ndodhet nė mitollogjinė e Azisė sė Largėt ...


            Bindu - simbol i Syrit tė tretė 


            Besimi nė gadishullin Indian ka kaluar nėpėr tre faza historike, tė emėrtuara: 

            - Vedizmi (~3000-500 pK), 

            - Brahmanizmi (600-500 pas K.) dhe 

            - Hinduizmi. 


            Emri Bindu i pėrket periudhės mė tė hershme, qė lidhet me shkrimet e tė ashtuquajturve-Rishi (fig.1 poshtė), nė gjuhėn sanskrite e cila nga studiuesit e sotėm pranohet si gjuha mė e lashtė indoeuropiane. (6)

 

 

 

 

1.Skulptura e njė Rishi nė njė kolonė tė Phra Prang Sam Yod - Lopburi nė Tajlandė. 2. Perėndia e zjarrit - Agni, me tre kokė dhe simbolin bindu nė ball, hypur mbi njė dash. Nė dorė mban shigjetėn e zjarrtė tė ndėshkimit. 3. Altari i ritit Bindu kushtuar perėndisė Agni. (7)

 

            Rishi (nė zanafillė kanė qėnė shtatė) ishin profet, shėnjtorė dhe autorė tė hymneve tė Vedave, tė cilėt e kalonin jetėn si asket, larg jetės tokėsore. Ata cilėsoheshin se kishin njohur « mėnēurinė e pėrjetshme ». (8) Sipas traditės sė Vedave, kryheshin ritet Bindu tė quajtura Yajna, kushtuar Perėndisė sė zjarrit Agni (fig.3 lart), i cili simbolizonte lidhjen midis njerėzve dhe qiellit hyjnor. (9) Riti i kultit tė zjarrit (Agnichayana) ishte mė i rėndėsishmi nė besimin e lashtė dhe nuk pranohej pjesėmarrja e njerėzve tė huaj. Altari ndėrtohej nė formėn e shqiponjės (fig.3) tė rrethuar me enėt e sakrificės dhe kokat e dashit apo dhisė , kafshės qė pėrdorej nga priftėrinjtė pėr kėtė rast. (10)

            Bindi e ka origjinėn nga fjala sanskrite (gjuha priftėrore e Vedave) - BINDU, e pėrkthyer: „pikė uji“ ose „njė pikė“. (The Sanskrit Heritage Dictionary de Gérard Huet) (11).

            Ky emėrtim pėrcakton njė shėnjė me ngjyrė tė kuqe tė vendosur nė mes tė dy vetullave, e pėrdorur sidomos nė Indi, Bangladesh, Nepal, Siri Lanka etj. Fjala „bindu“ gjėndet nė Nasadiya Sukta, tekstin mė tė lashtė tė Rig Vedės, vepra e parė e shkruar nė gjuhėn priftėrore sanskrite. Simboli Bindu besohet si qėndra e energjisė dhe e pėrqėndrimit, ku fillon krijimi dhe arihet njesimi (uniteti). Ay mbahet si njė simbol i shėnjtė i kozmosit nė shprehjėn e tij tė padukshme. (12) 

            Sipas gjuhėtarėve, ky emėr ka kuptim okult (tė fshehtė pėr njerėzit e thjeshtė), i cili nga njohėsit e besimit budist tibetian dhe nė shkrimet e ndryshme, trajtohet si simbol i Syrit tė Tretė ose Syrit tė Mėndjes tek njė person, ku pėrqėndrohet energjia shpirtėrore. Kjo „energji“ hyjnore qė ndodhet nė formė tė pėrgjumur, nė besimin Induist emėrtohet „Śakti“ dhe shpreh fuqinė e Zotit, i cili bėn tė mundur njeriun tokėsor, nė mėnyrė tė vetėdijshme tė marrė pjesė nė proēesin e krijimit. (13) Psikoanalisti Karl Jung (Carl Gustav Jung, 1875-1961) kėtė filozofi besimtare e shprehte me shprehjen: «Kush shikon botėn qė na rrethon - ėndėron, ay qė vėren brėnda vetes-zgjohet » (14) Sipas njohėsve tė besimit dhe gjuhės sanskrite, fjala Bindu, nė pėrkthimin letrar ėshtė: qėndra e komandės. (15)

            Sipas vėzhgimit tė objekteve tė kultit dhe atyre arkeologjike, Bindu ėshtė njė nga simbolet mė tė lashta nė besimin aziatik dhe dėshmon periudhėn mė tė herėshme tė botkuptimit tė shoqėrisė njerėzore - besimin hėnor.

 

 

 

(majtas). 1.Bindu nė formė spirali nė ball; 2.Perėndesha e korrjeve, qyteti Mohenjo Daro; 3.Perėndesha Kali; 4.Simboli Bindi nė ballin e gruas indiane. (16)


            Objekti i dytė ėshtė zbuluar nė rrėnojat e qytetit Mohenjo Daro nė Luginėn Indus dhe i pėrketė qytetrimit mė tė lashtė tė Gadishullit indian i njohur nga studiuesit si «qytetrimi i Harapės» (civilisation Harapéenne, ~3300–1300 pK). Kjo figurinė pėrfaqėson Nėnėn e Madhe (Dea Madre) dhe perėndeshėn e Tokės (Dhemitrėn). Tre simbole rrethore mbi kokė (numri 3 ėshtė simbol kultik i Hėnės) dhe fakti se pjesa mė e madhe e figurinave tė Mohenjo Daro-s janė tė femrave, dėshmon se qytetrimi mė i lashtė i Azisė lindore i pėrket periudhės sė matriarkatit , i cili faktohet se i pėrkiste besimit hėror. Ky besim, nė Gadishullin indian, do mbizotrojė nė tė gjitha periudhat e tij - gjatė Vedizmit, Brahmanizmit dhe Hinduizmit, siē e dėshmon “syri i tretė” tek perėndesha Kali i vendosur mbi hėnėn. 


            Nga faktet e mėsipėrme do tė veēoj katėr tė dhėna tė rėndėsishme : 

            • Besimi i lashtėsisė nė Azinė e Largėt ka qėnė HĖNOR i trashėguar nė besimet e mėvonshme tė kohėve moderne (hinduizmi, muslimanizmi, etj).

            • Bindi i pėrket periudhės mė tė lashtė tė besimit aziatik-Vedizmit dhe nė gjuhėn sanskrite e gjejmė nė formėn BINDU.

            • Nė Azinė e largėt simboli Bindu njihet si “syri i tretė” i njeriut. 

            • Bindu (apo Yajna) pėrfaqson qėndrėn e KOMANDĖS dhe shpreh ENERGJINĖ KRIJUESE tė mėnēurisė sė pėrjetshme. Tė dyja kėto veēori, nė besimin parahistorik kanė qėnė atribute tė ZOTIT, fakt qė paraqitet qartėsisht nė simbolet Bindu (fig.poshtė) nė artin dhe objektet arkeollogjike tė Gadishullit Indian.

 

 

 

            (17) (duke filluar nga e majta) Fig 1,2,5,6, janė simbole tė Krijuesit qė gjėnden tė shprehura grafikisht nė tė gjitha periudhat e historisė njerėzore tė Euro-Afro-Azisė. Fig.3 shpreh natyrėn e dyfishtė tė Zotit dhe energjisė krijuese (yįng ė yīn) nė besimin hindu. Fig.4 pasqyron simbolin e besimit hėnor(sellenizmit) tė bashkėsive fisnore pellazge - Hėna/Yll , ku ylli ėshtė shprehur me pikėn, njė nga simbolet e shumta nė objektet arkeollogjike pėr Zotin, siē e shikojmė nė tė gjitha figurat e mėsipėrme. Fig. 8 emėrtohet “mandala” , shpreh momentin gjatė meditimit drejt banesės sė perėndive dhe ka kuptim filozofik e trajtuar edhe si “harta kozmikė”. Nė qėndėr tė saj ndodhet perėndia hėnore - Buddha. Nė historinė e shoqėrisė njerėzore, emrat e shėnjtė tė lashtėsisė janė trashėguar nė toponime, emėrtime tė fiseve dhe tė njerėzve. Nė Indinė veriore ndodhen tribu Bindi. Vėnd-bashkimi i tre lumenjve (Bindu Khola, Dudh Pokhri and Jaldhaka) nė pjesėn indiane emėrtohet Bindi Dam dhe shumė emra njerėzish nė Indi e mbajnė emrin e kėtij simboli. (18)

 
            Ajo qė na tėrheq vėmėndjen ėshtė se, fjala Bindu (Yajna Chakra) nė besimin hindu nėnkupton “qėndrėn e komandės”, ndėrkohė qė nė gjuhėn sanskrite, shpjegohet si „ pikė uji“ ose „ njė pikė“. Gjithashtu, nė asnjė gjuhė aziatike apo europiane nuk gjėndet kjo fjalė, qė ta shpreh gjuhėsisht kuptimin e komandės. Vetėm tek shqipetaro-arbėrit tek tė cilėt “bindu!” ėshtė folje e mėnyrės urdhėrore, shprehet pikėrisht kjo ide. Fakti qė njė fjalė e gjuhės shqipe ndodhet nė Rig Vedėn e gjuhės sanskrite, e cila emėrtohet nga studiuesit si gjuha mė e lashtė indo-europiane, nuk ėshtė njė “fantazi romantike” e kohėve moderne. 

            Siē e vė nė dukje Petro Zhei nė studimin “Shqipja dhe Sanskritishtja” (2006) : “Nė vėllimin e parė vumė nė dukje njė afėrsi tė theksuar mes gjuhės shqipe dhe sanskrite. Kjo afėrsi shfaqej, nė rradhė tė parė nė njė listė tė gjatė gllosash (fjalėsh) me tė njėjtin kuptim (a tė afėrt) dhe me tė njejtėn formė (a formė tepėr tė pėrngjashme) nė tė dyja gjuhėt (…) sė dyti, nė faktin se, tek njė numėr i madh fjalėsh tė pėrbėra tė sanskritishtes, mund tė dallohej rrėnja e pastėr shqipe, gjė qė i motivonte kėto fjalė sanskrite, dmth se i shpjegonte pėrse ato (fjalė-shėn im) kanė atė kuptim. (19) 

            Njė dėshmi tjetėr e origjinės sė fjalės «bindu» nga gjuha shqipe ėshtė fakti se, nė gjuhėn sanskrite tė Vedave apo tė kohėve mė tė reja, nuk gjen asnjė pėrdorim tjetėr pėrveē atij tė simbolit nė ball, ndėrkohė qė tek shqip-folėsit, jo vetėm qė e ruan edhe sot kuptimin e “komandės” por pėrdoret edhe me forma tė tjera. Tek vepra e Shtjefėn Gjeēovit (Trashėgime thrako-ilirjane) lexojmė: “Shqyptari, i cilli kurdoherė e ka ruejt edhe e ruan fjalėn e porosin e tė parėve si syt e ballit e qi gojė-thana pėr komb t’onė āsht aq e bindueshme (hyjnore-shėn im), e ka bā qi t’i ruejt tė pafyeme e tė pa ndrrueme shum punė e doke e me jau vu mėnden djale pas djalit pėr mos i qitun nė harresė (…) Nana shqyptare e mson ferishten e vet me nderue e me bindue mikun(me ju bind dėshirės sė mikut-shėn im). (20) Do ta rikujtojmė mė poshtė kėtė dėshmi tė rėndėsishme tė dialektit geg tė gjuhės shqipe.

            Por, siē ėshtė trajtuar gjėrėsisht nė librin “Sellenizmi-Besimi qė sundon botėn“ (F.Demi), pėr tė zbuluar origjinėn e fjalėve tė Lashtėsisė, nuk mund tė nisemi thjesht nga gėrmat e njėjta qė kanė. Ky rregull u pėrketė veēanėrisht emrave tė simboleve tė kultit, toponimeve, emrave mitik apo tė figurave parahistorike. Kuptimi dhe lidhja midis dy fjalėve tė njejta (e cila mund tė jetė rastėsore, nga deformimi i bėrė prej shkruesve apo pėr arsye tė tjera), duhet tė shprehet jo vetėm nga paraqitja e njejtė (apo e afėrt, sipas dukurive tė njohura gjuhėsore) nė shkrim, por tė dėshmohet edhe nga besimi, mitologjia, arkeologjia, tradita folklorike, etj. Pra le tė vijojmė kėrkimin ... 

            Simbolin e “Syrit tė tretė” e gjejmė edhe nė kulturėn e lashtė tė popujve tė tjerė, si tek fiset e Azisė sė Mesme, Europė, e deri tė kontinentit Amerikan.

 

 

 

1 - Figurinė nga lugina e Eufratit ,mijėvjeēari i IVpK. 2- Objekt nga Mesopotamia (~ 900-600 pK. 3 - Horos fėmijė, Egjypt (1069-664 pK.) 4-Figurinė e periudhės Neolitike, Lithuania, Göttingen Museum. 5- Objekt arkeologjik nga Jaina Island, e fiseve Maya. (21)



            Fig.1, i pėrket qytetrimit parahistorik tė Luginės sė Eufratit, ku «vrima» nė ball ndėrmjet dy syve (po nė formėn e vrimave, sikurse edhe tek fig.4) jep idenė e «syrit tė tretė», i cili padiskutim i pėrket njė qytetrimi shumė tė lashtė dhe gjeografikisht tė afėrt me Gadishullin Indian. Petro Zhei duke ju referuar Juan E. Cirlot (1916 - 1973) pohon se: Pika ka kuptimin e unitetit, tė origjinės dhe tė Qėndrės. Ajo paraqet gjithashtu parimin e manifestimit, ndaj pra nė disa mandala, Qėndra nuk tregohet por duhet tė imagjinohet nga vetė iniciuesi. (…) Kėshtu shpjegohet pėrse Qėndra (=Zoti shėn im), identikė me pikėn mistike, paraqitet zakonisht si njė vrimė. (22) Po tė vėrejmė objektet arkeologjike, pjesa mė e madhe e artit tė lashtėsisė ėshtė e tejmbushur me pika, rrathė dhe vrima, shprehės tė simbolit tė Krijuesit nė tokė.
            Ngjashmėritė apo pėrputhjet nė objektet arkeologjike tė Amerikės dhe Azisė ishin vėnė nė dukje qė nė shekullin e 19 nga etnologu dhe antropologu amerikan Lewis H.Morgan (Lewis Henry Morgan (1818 - 1881), i cili theksonte se kjo dukuri e periudhės para-patriarkale, ishte e pėrhapur pothuaj tek tė gjitha bashkėsitė fisnore nė botė. (23) Pėrhapja nė njė hapėsirė kaq tė gjėrė gjeografike tė tė njėjtit simbol grafik, (krahas edhe shumė simboleve tė tjera tė njėjta si: svastika, kryqi, shqiponja, kau, nyja hyjnore, gjuha jashtė, spirali, etj) shpreh mundėsinė e origjinės edhe tė mitit tė Syrit hyjnor (Bindu) nga i NJEJTI BURIM besimtar, fakt i cili duhet vėrtetuar. 

            Mitin e “syrit hyjnor” e gjejmė tė shprehur njėsoj grafikisht (deri nė detaje), nė njė tjetėr qytetrim tė famshėm, i cili ka patur lidhje qė nė periudhat mė tė herėshme historike me Azinė e Afėrt dhe tė Largėt - ay i Egjiptit tė lashtė.

 

 

1-Simboli Bindu brėnda tre vijave, nė ballin e Perėndisė kryesore tė hinduizmit- Shiva; 2- Syri hyjnor nė formė rrethi ndodhet nė mes tė dy syve , qė studiuesit i quajnė “sytė e perėndisė egjiptiane Horus”.

           
            Nė fjalorin teofisik tė Helena Balvatskit lexojmė se, nė gjuhėn sanskrite, emri i Perėndisė Shiva ėshtė “Trilochana”, qė pėrkthehet “me tre sy” dhe nė tė gjitha skulpturat, ay paraqitet me simbolin Bindu nė ball (24). Hėna vetullore tek koka, tre vijat horizontale nė ball tė ngjashme me tė pllakės egjiptiane (fig.2) dhe trekėndėshi tek kjo e fundit, janė simbole me tė cilat njėriu parahistorik ka pėrcaktuar femrėn dhe historianėt “periudhėn e matriarkatit”, kur ka sunduar BESIMI i parė i njėriut, ay HĖNOR”. 

            Tre vijat paralele - pohon Maria Gimbutas (...) kishin njė kuptim simbolik, qė nė pėriudhėn e Paleolitikut tė hershėm (para 40.000 e 30.000 viteve). Njė nga shėmbujt mė tė qartė tė simbolit tė tre vijave ėshtė figura e Perėndeshės-femėr. (25) Por a kemi tė bėjmė tek fig.2 me simbolin “Bindu” (syrin hyjnor) dhe a njihej miti i tij nė Egjipt?

            Gjatė pushtimit ushtarak tė Egjiptit (1798-1801) nga ushtria e Napoleon Bonapartit, drejtori i ardhshėm i muzeumeve franceze Dominique Vivant (1747-1825), nė shėnimet e tij (Voyage dans la Basse et la Haute-Égypte pendant les campagnes du général Bonaparte) pėrshkroi mbresat qė i lanė tempujt e varreve tė qytetit «Tintyra» ( Dendérah), qė i pėrkisnin periudhės para-dinastike. Nė njė prej tyre, u zbulua edhe njė bazoreliev (fig. poshtė) qė tregonte njohuritė e sakta, qė kishin priftėrinjtė egjiptian mbi trupat qiellorė, sidomos nė pėrllogaritjen e fazave dhe eklipseve tė Hėnės dhe rolit tė saj nė dukuritė natyrore dhe jetėn e njėriut. Nė kėtė bazoreliev shikojmė njė varg tė perėndive kryesore tė panteonit egjiptian, duke ngjitur shkallėt tė kapur pėrdore. Studiuesit shprehen se ata paraqesin fazat e ndryshimit tė Hėnės gjatė njė muaji. Nė tė djathtė jepet Hėna nė formėn e saj tė plotė, e mbėshtetur tek brirėt e kaut (kafsha e saj kultike) dhe me njė sy tė madh nė mes (Wedjat) qė vėshtron Perėndinė Thot , me kokėn e Ibisid.

 

 

(26) Tempulli nė Dendérah.


            Ky reliev dėshmon simbolin mė tė rėndėsishėm tė teologjisė sė Egjiptit tė lashtė - “Syrin hyjnor“ i cili njihet si “syri i Horosit” dhe lidhet me mitin dhe perėnditė mė tė rėndėsishme tė besimit egjiptian: Osiris, motra /gruaja e tij - Isis, djali i tyre - Horos dhe xhaxhai i tij Seth. 

            Miti sipas studiuesve, u bė i famshėm nė vitin 2350 pK. dhe i treguar me dy fjalė, pėrshkruan njė vėllavrasje e cila pėrfundon me njė hakmarrje po aq tė egėr. Sethi vrau mbretin qė ishte njėkohėsisht edhe vėllai i tij Osiris dhe pėrvetsoi fronin qė i takonte trashėgimtarit tė ligjshėm - Horosit, birit tė viktimės. Me ndihmėn e nėnės, Perėndeshės Isidė, Horosi hakmerret duke e vrarė Sethin, por gjatė luftimit me tė, i dėmtohet syri i majtė qė pėrfaqėsonte hėnėn. Me ndihmėn e Perėndisė Thot, syri shėrohet. Horosi e pėrdor syrin hėnor pėr ringjalljen e tė atit, Osirisit dhe fiton tė drejtėn e mohuar mbi fronin atėror. (27) . 

            Ky mit, nga studiuesit modern, trajtohet si pasqyrim i ngjarjeve historike tė periudhės thinite (para-dinastike). Nga gėrmimet arkeologjike nė luginėn e Nilit, mendohet se rreth vitit 3300 pK., u zhvilluan luftime midis dy qyteteve mė tė pushtetshme, Nekhen dhe Nubit. Mbas fitores sė mbretit Menes i qytetit Nekhen, ay arriti bashkimin politik tė dy mbretėrive, qė shėnoi themelimin e Shtetit tė parė dhe fillimit tė Dinastive faraonike nė Egjipt. Menes ishte mbreti i parė i racės njerėzore qė qeverisi popujt e Nilit. (28) Perėndia mbrojtėse e qytetit tė parė ishte shqipoja (fig.1 poshtė) dhe e tė dytit, dashi (fig.3). Fakti qė qytetet Nekhen dhe Nubit, si perėndi mbrojtėse kishin dy figura nga bota shtazore, dėshmon periudhėn kur njėriu akoma nuk hyjnizohej, siē e dėshmojnė pėrmasat shumė tė zvogėluara tė mbretėrve nė krahasim me shqiponjėn dhe dashin.

 

 

            Nė foton e dytė shikojmė faraonin me kokėn e shqiponjės dhe hėnėn mbi kokė - Perėndinė Horos dhe me kokė dashi - Perėndinė Seth (fig.4). Kėto foto dėshmojnė njė kohė mė tė vonshme, historike dhe besimtare, kur njėriu (mbreti), merr rolin e ndėrmjetėsit me Krijuesin, ndėrsa shqiponja dhe dashi shėrbejnė mė shumė si maska, pėr tė shprehur NATYREN HYJNORE tė pushtetit tė tyre . 


            Studiuesit mendojnė se paraqitja e figurave njerėzore si perėndi, sipas objekteve arkeologjike, ka ndodhur gjatė mijėvjeēarit tė katėrt pK. (29) 

            Lista e kafshėve tė hyjnizuara nė artin e Egjiptit tė lashtė ėshtė e gjatė, por nė objektet arkeologjike tė mbretėrive tė para, veēohen dy: delja/dhia dhe sidomos shqiponja, e cila pas fitores dhe bashkimit tė arritur nga mbreti Menes, u bė perėndia mbrojtėse e tė gjithė faraonėve gjatė 35 shekujve tė mbretėrimit tė Dinastive nė Egjipt. Pėrsa mė sipėr nxjerrim pėrfundimin se, mbi simbolin e “Syrit hyjnor” dhe mitin e tij, nė tė gjitha hapėsirat gjeografike tė lashtėsisė, vėrejmė tipare thelbėsore tė njėjta:


            • Kanė patur tė pėrbashkėt besimin HĖNOR.

            • Nė tė tre qytetrimet mė tė famshme tė lashtėsisė (Egjiptit, Azisė sė Afėrt dhe tė Largėt), ka qenė simboli dhe miti MĖ I RĖNDĖSISHĖM . 

            • SHQIPONJA dhe DASHI (dhia), kanė qenė kafshėt qė lidheshin me ritet dhe mitin e “syrit hyjnor”, siē dėshmohet edhe nė ritin Bindu kushtuar Perėndisė sė zjarrit-Agni. 

            • Boshti kryesor i mitit, lidhet mė KRIJUESIN dhe perėnditė mė tė hershme tė sejcilit vėnd, gjė qė dėshmon lashtėsinė e vetė mitit.


            (VIJON…)

 

  (2)