Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditimi 2 - BISEDAT ME ZOTIN (1)

Shkruan: Neale Donald WALSCH

Shqipėruar nga: Hasan HAMĖZBALA

Kapitulli i dytė

 

BISEDAT ME ZOTIN (1)

* njė dialog i pazakonshėm *

 

         Nuk mund tė tregoni dashuri nėse nuk tregoni jo-dashuri. Asnjė gjė nuk mund tė ekzistojė pa tė kundėrtėn e vet, pėrpos nė botėn e absolutit. Por, mbretėria e absolutit nuk ka qenė e mjaftueshme pėr ju as pėr Mua.

 

 

            Mendoj ...

 

            Pėrcillmė mė tej.

            Natyrisht, nuk ka mėnyrė sesi tė mos jeni ajo ēka dhe kush jeni – ju ajo thjesht jeni (shpirt i pastėr, krijimtar), pėrherė keni qenė dhe pėrherė do tė jeni. Kėshtu e keni krijuar gjėnė mė tė bukur qė pason. Keni bėrė qė tė harroni se Kush nė tė Vėrtetė Jeni.

            Kur keni hyrė nė Gjithėsinė fizike, ju keni hequr dorė nga kujtesa juaj pėr veten. Kjo jua mundėson tė qė tė zgjidhni se Kush Jeni, nė vend se thjesht tė zgjoheni nė pallat, tė themi kėshtu.

            Nė kėtė akt tė zgjedhjes pėr tė qenė, nė vend se thjesht t’ju thonė se jeni pjesė e Zotit, ju e njihni veten si qenie tė zgjedhjes sė plotė, e kjo ėshtė ajo qė sipas definicionit vetė Zoti ėshtė. Megjithatė, si mund tė keni zgjedhje pėr diēka pėr tė cilėn nuk ka zgjedhje? Ju nuk mund tė mos jeni trashėgimtarėt e mi, more sado fort tė pėrpiqeni, por mund ta harroni kėtė.

            Ju jeni, pėrherė keni qenė dhe pėrherė do tė jeni pjesė hyjnore e tėrėsisė Hyjnore, pjesė trupi. Sė kėndejmi akti i bashkėngjitjes sė sėrishme Tėrėsisė, kthimi Zotit, quhet kujtesė. Ju nė tė vėrtetė zgjidhni qė pėrsėri tė kujtoheni se Kush Vėrtetė Jeni, apo t’u bashkoheni pjesėve tė ndryshme tė vetes pėr tė sprovuar tėrėsinė e vetvetes, e ajo nė tė vėrtetė ėshtė Tėrėsia Ime.

            Kėshtu puna juaj nė tokė nuk ėshtė qė tė mėsoni (se ju atė veē e dini), por qė tė Kujtoheni Kush Jeni? Dhe tė kujtoheni se kush janė gjithė tė tjerėt. Pėr kėtė arsye njė pjesė e madhe e punės suaj ėshtė nė atė qė t’ua pėrkujtoni (edhe) tė tjerėve pėr tė mundur qė edhe ata tė kujtohen.

            E tė gjithė Mėsuesit e mrekullueshėm shpirtėrorė e bėjnė pikėrisht kėtė. Ky ėshtė qėllimi juaj i vetėm. Qėllim i shpirtit tuaj.

 

            O Zot, kjo ėshtė kaq e thjeshtė – dhe kaq... simetrike. Po mendoj, ēdo gjė po pėrputhet. Ēdo gjė befasisht po pėrputhet! Tash e shoh foton e cila kurrė mė parė nuk mė ėshtė pėrputhur.

 

            Mirė. Kjo ėshtė mirė. Ky ėshtė qėllimi i kėtij bisedimi. Ke kėrkuar prej Meje pėrgjigje. Tė kam premtuar se kam me t’i dhėnė.

            Ti prej kėtij bisedimi ke pėr tė bėrė libėr dhe ashtu fjalėt e mia ke pėr t’ua vėnė nė dispozicion shumė njerėzve. Kjo ėshtė pjesė e punės tėnde. Tash ke shumė pyetje, shumė kėrkime mbi jetėn. Kėtu e kemi vėnė themelin. Kemi bėrė punė themelore pėr sqarime tė mėtutjeshme. Tė kalojmė nė ēėshtje tjera. Dhe mos u brengos. Nėse diēka kemi filluar, e ti kėtė nuk e kupton nė plotėsi, sė frikti ka pėr t’u bėrė e kuptueshme.

 

            Ka aq shumė gjėra qė do tė dėshiroja tė pyes. Ka aq shumė pyetje. Supozoj se duhet filluar me tė mėdhatė, tė dukshmet. Pėr shembull, pėrse bota ėshtė kėshtu siē ėshtė?

 

            Nga tė gjitha pyetjet tė cilat njeriu ia parashtron Zotit, kjo ėshtė mė e shpeshta. Njeriu kėtė e parashtron qė nga zanafilla e kohės. Nga ēasti i parė deri sot ju dėshironi tė dini pėrse duhet tė jetė kėshtu?

            Pyetje klasike ėshtė edhe kjo: Nėse Zoti ėshtė i pėrsosur dhe pėrplot dashuri, pėrse i ka krijuar epidemitė dhe urinė, luftėn dhe sėmundjet, tėrmetet e uraganet dhe katastrofat e ndryshme natyrore, dėshpėrimet e thella personale e vėshtirėsi anembanė botės?

            Pėrgjigjja nė kėtė pyetje qėndron nė fshehtėsinė e thellė tė Gjithėsisė dhe nė kuptimin mė tė lartė tė jetės.

            Unė mirėsinė time nuk e shfaq ashtu qė tė krijoj vetėm atė qė ju e quani tė pėrsosur pėrreth jush. Unė nuk e shfaq dashurinė time ashtu qė juve tė mos jua mundėsoj qė ta shfaqni tuajėn.

            Siē kam sqaruar, nuk mund tė tregoni dashuri nėse nuk tregoni jo-dashuri. Asnjė gjė nuk mund tė ekzistojė pa tė kundėrtėn e vet, pėrpos nė botėn e absolutit. Por, mbretėria e absolutit nuk ka qenė e mjaftueshme pėr ju as pėr Mua. Unė atje kam ekzistuar, nė amshimin e pėrhershėm, e edhe ju keni ardhur qė andej.

            Nė absoluten nuk ka pėrvojė, vetėm njohuri, njohje.

            Njohja ėshtė gjendje hyjnore, por gėzimi mė i madh ėshtė ekzistenca. Ekzistenca arrihet vetėm me pėrvojė. Renditja ėshtė kėshtu: Njohje, pėrvojė, ekzistencė. Kjo ėshtė Trinia e Shenjtė – trenjėshi qė Zoti ėshtė.

            Zoti Baba ėshtė njohje – ėshtė burim i tė gjitha kuptimeve, prind i tė gjitha pėrvojave, meqė ju nuk mund ta provoni atė qė veē nuk e njihni.

            Zoti Bir ėshtė pėrvojė – trupėzim, bėrja e gjithė asaj qė Babai di mbi Veten, meqė ju nuk mund tė jeni ajo qė nuk e keni provuar.

            Zoti Frymė e Shenjtė ėshtė ekzistencė – privim i trupit nga gjithė ajo qė Biri e ka provuar mbi Veten; thjesht ngjarje e mrekullueshme e cila ėshtė e mundur vetėm pėrmes kujtesės nė njohje dhe pėrvojė.

            Kjo ndodhi e thjeshtė ėshtė lumturi. Kjo ėshtė Zot-gjendja, pas njohjes dhe pėrvojės sė Vetvetes. Kjo ėshtė ajo pas sė cilės Zoti ka gjakuar nė fillim.

            Ti, natyrisht, je shumė mė larg sesa faza nė tė cilėn do tė duhej sqaruar se shprehja baba – bir nuk ka kurrfarė lidhjeje me seksin dhe gjininė. Unė kėtu po shėrbehem me tė folurit e gjallė tė shkrimeve tė shenjta mė tė reja tuajat. Shumica e shkrimeve mė tė hershme e ka vėnė atė nė raportin nėnė – bijė. Asnjėra nuk ėshtė e saktė. Mendja juaj mė sė miri mund ta kuptojė raportin prind – pasardhės. Apo ajo-qė-ofron-rritė dhe ajo qė rritet.

            Shtimi i pjesės sė tretė tė Trinisė krijon kėtė raport:

            Ajo qė ofron rritė / Ajo qė rritet / Ajo qė ėshtė .

            Ai Realitet Trenjėsh ėshtė nėnshkrim i Zotit. Ai ėshtė model hyjnor. Tri-nė-njė~ja ndodhet kudo nė Mbretėrinė e tė Lartėsuarit. Nuk mund t’i shmangeni kurrė nėse keni tė bėni me kohėn dhe hapėsirėn, Zotin dhe vetėdijen apo cilindo raport subtil. Nga ana tjetėr, tė Vėrtetėn Trenjėshe nuk ke pėr ta gjetur nė secilin prej raporteve tė zakonshme njerėzore tė gjithmbarshme.

            Tė Vėrtetėn Trenjėshe mundet secili ta njohė nė marrėdhėniet e buta njerėzore, nėse merret me marrėdhėnie tė tilla. Disa religjione tuajat tė Vėrtetėn Trenjėshe e pėrshkruajnė si Atė, Bir dhe Shpirt i Shenjtė. Disa psikiatėr tuajit i pėrdorin shprehjet mbidije, dije dhe ndėrdije. Disa nga spiritualistėt tuaj thonė mendje, trup, shpirt. Disa shkencėtarė tuajt e shohin energjinė, materien dhe eterin. Disa filozofė tuajt thonė se ndonjė gjė juaja nuk ėshtė e vėrtetė nėse nuk ėshtė e vėrtetė nė mendime, fjalė dhe vepra. Kur diskutoni mbi kohėn ju flitni vetėm pėr tri kohė: tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen. Ngjashėm me kėtė, nė perceptimin tuaj ekzistojnė tri momente – mė parė, tash dhe pastaj. Sa u pėrket marrėdhėnieve hapėsinore, qoftė kur kemi tė bėjmė me rrotat nė gjithėsi apo me rrota tė ndryshme nė dhomėn tuaj, ju i njihni kėtu, atje dhe hapėsira nė mes tyre.

            Nė ēėshtjet e marrėdhėnieve tė pėrgjithshme ju nuk e njihni “nė mes”. Kjo shkaku se marrėdhėniet e pėrgjithshme janė pėrherė binjake, kurse marrėdhėniet e nivelit tė lartė trinjake. Kėshtu keni majtas-djathtas, e madhe- e vogėl, shpejt-ngadalė, ngrohtė-ftohtė dhe dysinė mė tė madhe e cila ndonjėherė ėshtė krijuar: mashkull-femėr. Nė kėto dysi nuk ka “nė mes”. Gjėja ėshtė ose njėra ose tjetra, ose ndonjė variant mė i vogėl ose mė i madh lidhur me njėrin nga ato dy polaritete.

            Pėrbrenda zonės sė ndjesive tė lartėsuara asgjė qė ekziston nuk ka kundėrshti. Krejt ėshtė njė, dhe ēdo gjė pėrparon nga njėri kah tjetri nė rrethin i cili kurrė nuk pėrfundon.

            Koha ėshtė aso zone subtile, nė tė cilėn ajo qė ju e quani tė kaluar, tė tashme dhe tė ardhme ekziston nė mes-marrėdhėnie. Domethėnė, ato nuk janė kundėrshti, porse pjesė tė sė njėjtės tėrėsi; progresione tė sė njėjtės ide; rrathė tė sė njėjtės energji; trajta tė sė vėrtetės sė njėjtė tė pandryshueshme. Nėse nga kjo konstaton se e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja ekzistojnė nė tė njėjtėn “kohė”, ke tė drejtė. (Por tash nuk ėshtė momenti qė kėtė ta shqyrtojmė. Kėtė mund ta analizojmė mė hollėsisht kur ta zbėrthejmė nocionin e kohės – qė mė vonė do ta bėj).

            Bota ėshtė e kėtillė siē ėshtė shkaku se nuk ka mundur tė jetė ndryshe dhe tė ekzistojė akoma nė hapėsirėn e gjithmbarshme fizike. Dridhjet dhe uraganet dhe ngjarjet tė cilat ju i quani fatkeqėsi natyrore, lėvizje janė tė elementeve nga njėri polaritet kah tjetri. I tėrė cikli lindje-vdekje ėshtė pjesė e asaj lėvizjeje. Kėto janė ritmet e jetės dhe ēdo gjė nė realitetin e gjithmbarshėm atyre u nėnshtrohet, sepse jeta ėshtė vetė ritmi. Ajo ėshtė valė, vibracion, pulsim nė vetė qendrėn e Ēdo Gjėje qė Ėshtė.

            Sėmundjet janė kundėrshtia e shėndetit dhe e ndjenjės sė mirė, kurse shfaqen nė realitetin tuaj me urdhrin tuaj. Ju nuk mund tė jeni tė sėmurė po qe se nė nivelin e caktuar nuk e shkaktoni pėr tė qenė tė sėmurė, e prapė mund tė jeni tė shėndoshė nė ēast, vetėm nėse vendosni pėr tė qenė. Dėshpėrimet e thella personale janė pėrgjigje tė cilat i keni zgjedhur, kurse vėshtirėsitė anembanė botės janė rezultat i vetėdijes e cila dominon nė gjithė botėn.

            Pyetja jote nėnkupton se vetė Unė i kam zgjedhur ato ngjarje, se vullneti dhe dėshira ime ėshtė qė ato tė ndodhin. Por, unė nuk kam dėshiruar qė ato ngjarje tė ndodhin, unė thjesht ju vėshtroj sesi ju i shkaktoni. Kurse unė asgjė nuk bėj pėr t’i penguar, meqė kjo do tė thoshte pengim i vullnetit tuaj. Kjo kishte pėr t’ju privuar nga pėrvoja e Zotit, e kjo ėshtė pėrvojė tė cilėn sė bashku e kemi zgjedhur.

            Mos gjyko, prandaj, krejt atė qė e konsideron tė keqe nė botė. Mė me gėzim pyete veten se pėrse ti i ke vlerėsuar keq dhe a dėshiron diēka tė bėsh qė atė ta pėrmirėsosh.

            Rishqyrto veten, pa pyetur: “Cilėn pjesė tė Qenies sime dua ta sprovoj tash i pėrballur me kėtė fatkeqėsi? Ē'lloj ngjarjeje tė zgjedh dhe ta ftoj?” Meqė, e tėrė jeta ekziston si armė nė kreacionin tėnd personal, dhe tė gjitha ngjarjet e saj thjesht ju paraqiten si mundėsi qė ju tė vendosni dhe tė jeni Kush Jeni.

            Kjo ėshtė e vėrteta pėr ēdo shpirt, dhe kėshtu shihni se nuk ka viktima nė gjithėsi, vetėm krijimtarė. Tė gjithė Mėsuesit tė cilėt e kanė vizituar kėtė planet, kėtė e kanė ditur. Pėr kėtė, prandaj, pa marrė parasysh se cilin Mėsues e pėrmendni, as njė nuk ėshtė konsideruar viktimė – megjithėqė shumica vėrtet janė gozhduar.

            Secili shpirt ėshtė Mėsues – megjithėse disa nė pasurinė e tyre tė trashėguar nuk e kujtojnė dot prejardhjen e vet. Megjithatė, secili krijon gjendjen dhe rrethanat pėr qėllimin e vet personal mė tė lartin dhe kujtesėn e vet personale mė tė shpejtėn – nė ēdo moment i cili quhet Tash.

            Mos e gjykoni, prandaj, shtegun karmik nėpėr tė cilin kalojnė tė tjerėt. Mos jini ziliqar pėr suksesin e dikujt, e as mos kini dhembshuri pėr mossuksesin  e tjetrit, sepse ti nuk di ē’ėshtė suksesi apo mossuksesi nė tė menduarit e shpirtit. Se, mos, vallė, ėshtė vdekja fatkeqėsi nėse i shpėton mijėra jetė tė tjera? Apo mos vallė jeta ėshtė ngjarje e gėzueshme nėse ka shkaktuar vetėm trishtim e vuajtje? Por, madje as pėr kėtė nuk guxon tė gjykosh, por t’i pėrmbahesh mendimit tėnd, kurse tė tjerėve t’ua lejosh ta kenė tė vetin.

            Kjo nuk do tė thotė tė bėhesh shurdhė ndaj ftesės pėr ndihmė, e as tė mbulohet impulsi i shpirtit tėnd qė tė bėsh diēka (tė angazhohesh) pėr ndryshimin e disa kushteve apo rrethanave. Kjo nuk do tė thotė as shmangie nga gjykimi mbi atė se ēfarė punon. Sepse, secila rrethanė ėshtė dhuratė, e nė secilėn pėrvojė e fshehur ėshtė begatia.

            Dikur ka ekzistuar shpirti i cili veten e ka njohur si dritė. Ka qenė ai shpirti i ri dhe sė andejmi i dėshiruar pėr pėrvojė. “Unė jam dritė”, ka thėnė. “Unė jam dritė”. Por e tėrė njohja dhe kuvendimi nuk ka mundur ta kompensojė pėrvojėn mbi atė. Kurse nga hapėsira prej nga ėshtė shfaqur shpirti, nuk ka pasur asgjė tjetėr pėrpos dritės. Secili shpirt ka qenė i madh, secili shpirt ka qenė madhėshtor, dhe secili shpirt ka shkėlqyer me shkėlqimin e shkėlqimit Tim tė tmerrshėm. Dhe kėshtu shpirti i vogėl nga tregimi ka qenė si qiriu nė diell. Midis dritės mė tė madhėrishme – pjesė e sė cilės ka qenė – nuk ka mundur tė shihet, e as tė sprovohet si ajo Ēfarė Vėrtet Ėshtė.

            Ka ndodhur qė ai shpirt tė gjakojė e tė gjakojė qė ta njohė vetveten. Dhe aq i madh ka qenė dėshirimi i tij saqė unė njė ditė kam thėnė: “A di, ti,  Vogėlush, se ēfarė duhet bėrė qė ta kėnaqėsh atė gjakim tėndin?”

            “Oh, ēfarė, o Zot! Ēfarė? Do tė bėj ēdo gjė!”, ka thėnė shpirti vogėlush.

            “Duhet tė ndahesh prej ne tė tjerėve”, jam pėrgjigjur, “e pastaj mbi vete duhet ta thėrrasėsh errėsirėn”.

            “Ē’ėshtė errėsira, o, Shenjtėri?”, ka pyetur shpirti vogėlush.

            “Ajo ēfarė ti s’je”, jam pėrgjigjur, dhe shpirti ka kuptuar.

            Dhe shpirti ka bėrė ashtu duke u ndarė prej tė gjithėve, duke shkuar madje nė zonė tjetėr. Kurse nė atė zonė shpirti e ka pasur mundėsinė qė t’i thėrrasė nė pėrvojėn e vet tė gjitha llojet e errėsirės. Dhe ashtu ka bėrė.

            Por, midis gjithė asaj errėsire ka pyetur: “Atė, o Atė, pse mė ke harruar?”, pikėrisht siē ju bėni nė periodėn mė tė zezė. Por unė ju kurrė nuk ju kam lėnė, pėrherė kam mbetur me ju, i gatshėm t’jua pėrkujtoj atė se Kush ju Jeni Vėrtet; gati, pėrherė gati qė t’ju thėrras nė shtėpi.

            Prandaj, ji dritė nė errėsirė, dhe mos e mallko atė.

            Dhe mos harro se Kush Je nė ēastin kur tė rrethon ajo qė s’je. Por festoje krijimin qoftė edhe duke gjakuar qė ta ndryshosh atė.

            Dhe dije se ajo ēfarė bėn nė ēastin e tundimit tėnd mė tė madh mund tė jetė fitorja jote mė e madhe. Meqė, pėrvoja tė cilėn e krijon ėshtė deklaratė mbi atė se Kush Je – dhe kush Dėshiron Tė jesh.

            Ta kam rrėfyer kėtė rrėfim – parabolėn e shpirtit tė vogėl nė diell – pėr tė mundur ta kuptosh mė mirė se pėrse bota ėshtė kėshtu siē ėshtė – dhe se nė ēast mund tė ndryshojė, nė momentin kur secili e kujton tė vėrtetėn hyjnore tė realitetit tė vet mė tė lartė.

            Ka tė atillė qė thonė se jeta ėshtė shkollė dhe se ato gjėra tė cilat ju i vėzhgoni dhe pėrvojisht i pėrjetoni shėrbejnė pėr t’i mėsuar. Mbi kėtė veēse kam folur, e po ta them prapė:

            Ju nuk keni ardhur nė kėtė jetė qė tė mėsoni ēfarėdo qoftė – duhet vetėm ta shfaqni atė qė veē e dini. Nė shfaqjen e saj keni pėr tė vepruar dhe pėr t’u krijuar pėrsėri pėrmes pėrvojės suaj. Nė kėtė mėnyrė e arsyetoni jetėn dhe ia jepni qėllimin. Nė kėtė mėnyrė atė e bėni tė shenjtė.

 

            Vazhdon....

 

   (2)     (3)     (4)