Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditimi 2 - BISEDAT ME ZOTIN (2)

Shkruan: Neale Donald WALSCH

Shqipėruar nga: Hasan HAMĖZBALA

BISEDAT ME ZOTIN (2)

* njė dialog i pazakonshėm *

 

       Tė gjithė njerėzit janė tė veēantė dhe tė gjitha ēastet janė tė arta. Nuk ekziston personi, dhe nuk ekziston koha tė cilėt janė mė tė veēantė prej tjerėve. Shumė njerėz dėshirojnė tė besojnė se Zoti drejtohet nė mėnyrė tė veēantė dhe vetėm njerėzve tė veēantė.

 

 

Si mund ta di se ky komunikim vjen nga Zoti? Si ta di se kjo nuk ėshtė imagjinata ime personale?

 

Ku do tė ishte dallimi? Vallė a nuk sheh se unė njėsoj lehtė do tė mund tė veproja pėrmes imagjinatės tėnde si dhe pėrmes ēdo gjėje tjetėr? Unė pikėrisht kam me t’i sjellė mendimet, fjalėt apo ndjenjat e vėrteta nė cilindo ēast, e tė cilat i pėrgjigjen saktėsisht qėllimit tė duhur, duke u shėrbyer me njė mjet apo me mė shumė sosh.

E do ta dish se kėto fjalė vijnė prej Meje, sepse ti sipas vullnetit tėnd personal kurrė nuk ke folur kaq qartė. Sikur ti pėr kėto pyetje tė kishe folur kaq qartė, nuk do t’i kishe parashtruar.

 

Kujt i drejtohet Zoti? A ekzistojnė njerėz tė veēantė? A ekziston kohė e veēantė?

 

Tė gjithė njerėzit janė tė veēantė dhe tė gjitha ēastet janė tė arta. Nuk ekziston personi, dhe nuk ekziston koha tė cilėt janė mė tė veēantė prej tjerėve. Shumė njerėz dėshirojnė tė besojnė se Zoti drejtohet nė mėnyrė tė veēantė dhe vetėm njerėzve tė veēantė. Kjo masėn e njerėzve e liron nga pėrgjegjėsia qė t’i dėgjojė porositė e mia, pa le mė t’i pranojė (gjė qė ėshtė ēėshtje tjetėr), dhe ua mundėson t’u besojnė fjalėve tė dikujt tjetėr nė tė gjitha ēėshtjet. Nuk ėshtė e thėnė tė mė dėgjoni mua, se tė tjerėt prej meje kanė dėgjuar nga diēka mbi secilėn temė, andaj ju ato do t’i dėgjoni prej tyre.

Duke dėgjuar atė qė njerėzit tjerė mendojnė se kanė dėgjuar se unė kam thėnė, ju fare as nuk duhet tė mendoni.

Kjo ėshtė arsye mė e madhja pse shumica e njerėzve lirohen nga porositė e mia nė nivel personal. Nėse e pranon se po i pėrvetėson porositė e mija drejtpėrsėdrejti, atėherė ti je pėrgjegjės pėr interpretimin e tyre. Ėshtė larg mė e sigurt dhe shumė mė lehtė ta dėgjosh interpretimin nga dikush tjetėr (megjithėqė ata tė tjerėt kanė jetuar para mė shumė se 2000 vjetėve) sesa tė kėrkosh interpretim pėr porositė tė cilat ndoshta i pranon pikėrisht nė kėtė moment.

Megjithatė, unė po tė ftoj nė trajtė tė re komunikimi me Mua. Komunikim dykahor. Nė tė vėrtetė, ti je ai qė mė ke ftuar Mua. Se, Unė kam ardhur tek ti, nė kėtė trajtė, pikėrisht tash, si pėrgjigje nė pyetjen tėnde.

 

Pse duket sikur disa njerėz, ta marrim shembull Krishtin, i ndjejnė mė tepėr kumtet e tua se tė tjerėt?

 

Se disa njerėz vėrtet janė tė gatshėm tė dėgjojnė. Ata janė tė gatshėm tė ndiejnė, dhe ata janė tė gatshėm tė mbesin tė hapur pėr komunikim, madje edhe atėherė kur ajo qė dėgjojnė duket e tmerrshme, apo e ēmendur, apo plotėsisht e gabuar.

 

Vallė, do tė duhej ta dėgjonim Zotin madje edhe atėherė kur ajo ēfarė thuhet duket e gabuar?

 

Sidomos kur duket e gabuar. Nėse njeriu pėr tė gjitha qė bėn beson se ėshtė nė tė drejtėn, kujt i duhet biseda me Zotin.

Urdhėro, puno sipas asaj qė di. Por, kije parasysh se tė gjithė ju atė e bėni qė nga zanafilla e kohės. Dhe shih se nė ē’gjendje ėshtė bota. Qartė, diēka keni gabuar. Sigurisht ekziston diēka qė nuk kuptoni. Ajo qė e kuptoni - ju - duhet t’ju duket nė rregull, se “rregull” ėshtė shprehja me tė cilėn shėrbeheni ju qė tė shenjoni diēka me tė cilėn pajtoheni. Sė kėndejmi, ajo qė keni lėnė ju ėshtė dukur “e gabuar”.

E vetmja mėnyrė pėr t’u nisur pėrpara ėshtė qė tė pyeteni: “Ēfarė do tė ndodhte sikur e tėrė ajo pėr tė cilėn unė kam supozuar se ėshtė “gabim” tė ishte vėrtet “nė rregull”? Ēdo shkencėtar i madh kėtė e di. Kur diēka qė shkencėtari bėn, nuk jep rezultate, shkencėtari i hedh tė gjitha supozimet dhe fillon nga fillimi. Tė gjitha zbulimet e mėdha janė realizuar me vullnet dhe aftėsi, e jo se ishin apo nuk ishin nė rregull. E kjo na nevojitet kėtu.

Nuk mund ta njohėsh Zotin derisa nuk pushon qė vetvetes t’i thuash se veē e ke njohur Zotin. Nuk mund ta dėgjosh Zotin derisa nuk pushon sė menduari se veē e ke dėgjuar Zotin.

Nuk mund tė ta shpall tė vėrtetėn Time derisa ti nuk pushon tė ma shpallėsh tėnden Mua.

 

Por e vėrteta ime mbi Zotin vjen prej Teje!

 

Kush e thotė kėtė?

 

Tė tjerėt.

 

Cilėt tė tjerė?

 

Prijėsit. Predikuesit. Rabinėt. Priftėrinjtė. Librat. Bibla, pėr zotin!

 

Kėto nuk janė burime tė cilat duhet dėgjuar.

 

Nuk janė?!

 

Jo.

 

E cilat janė?

 

Dėgjo Ndjesitė e tua. Dėgjoji Mendimet e tua mė tė Larta. Dėgjoje Pėrvojėn tėnde. Kurdo qė diēka ndryshon prej tyre, qė tė kanė mėsuar mėsuesit e tu, apo ke lexuar nė librat e tu, harroji fjalėt. Fjalėt janė transmetuesit mė tė pabesė tė sė vėrtetės.

 

Ka aq shumė qė do tė dėshiroja tė tė them, aq shumė qė do tė dėshiroja tė tė pyes. Nuk di nga t’ia filloj.

Pėr shembull, pėrse ti nuk zbulohesh? Nėse vėrtet ekziston Zot, e Ti je Ai, pėrse nuk zbulohesh nė mėnyrėn tė cilėn tė gjithė ne mund ta kuptojmė?

 

Unė kėtė e kam bėrė vazhdimisht e vazhdimisht. Kėtė e bėj pėrsėri, pikėrisht tash.

 

Jo. Mendoj nė mėnyrėn e zbulimit qė ėshtė e pakundėrshtueshme; e cila nuk mund tė mohohet.

 

Si pėr shembull?

 

Qė tash tė shfaqesh para syve tė mi.

 

Unė kėtė edhe po e bėj, pikėrisht tash.

 

Ku?

 

Kudo hedh shikimin.

 

Jo, unė aludoj nė mėnyrėn e pakontestueshme. Mėnyrė tė cilėn asnjė njeri nuk mund ta mohojė.

 

E ē’mėnyrė do tė ishte ajo? Nė ē’trajtė do tė dėshiroje qė unė tė shfaqesha?

 

Nė trajtėn tė cilėn ti vėrtet e ke.

 

Kjo ėshtė e pamundur, meqė unė nuk kam trajtė tė cilėn ti e kupton. Unė mund tė marrė trajtė tė cilėn ti do tė mund ta kuptosh, por atėherė secili do tė supozonte se ajo ēfarė ka parė ėshtė njė dhe e vetmja trajtė e Zotit, e jo se ajo ėshtė vetėm njė nga shumė trajta nė tė cilat shfaqet Ai.

Njerėzit besojnė se unė jam i tillė siē ata mė shohin, e jo i atillė siē nuk mė shohin. Por unė jam e Padukshmja e Madhe, e jo ajo qė jam nė ndonjė ēast tė caktuar. Nė kuptimin e caktuar unė jam ai qė s’jam. Unė vij nga mosekzistenca dhe atje pėrherė kthehem.

Megjithatė, kur vij nė njė formė tė caktuar apo nė njė tjetėr – nė formėn nė tė cilėn mendoj se njerėzit mund tė Mė kuptojnė – njerėzit ma pėrshkruajnė atė formė pėrgjithmonė.

Dhe kur do t’u shfaqesha nė ēfarėdo forme tjetėr, njerėzve tė tjerė, tė parėt do tė thoshin se tė dytėve nuk u jam shfaqur, sepse nuk u jam dukur atyre tė dytėve ashtu siē u jam dukur tė parėve, e as qė u kam thėnė tė njėjta gjėra, prandaj – a kam mundur tė jem unė?

A sheh, pra, nuk ėshtė me rėndėsi se n’ē’trajtė, apo se n’ē’mėnyrė unė zbulohem – cilėndo mėnyrė qė e zgjedh dhe cilėndo trajtė qė marr, asgjė nuk mund tė jetė e pakundėrshtueshme.

 

Por, tė bėje diēka qė do ta dėshmonte tė vėrtetėn mbi atė se kush je Ti, jashtė ēfarėdo dyshimi...

 

... Akoma ka tė tillė qė do tė thoshin se ajo ėshtė vepėr djallėzore apo thjesht imagjinata e dikujt. Apo se ajo ėshtė ēfarėdo tjetėr pėrpos Meje. Sikur unė tė tregohesha si Zot i gjithėfuqishėm, Perandor i Qiejve dhe Tokės dhe t’i lėvizja bjeshkėt pėr ta argumentuar atė, ekzistojnė ata qė do thoshin: “Ky duhet tė jetė Satanai”!

E ashtu edhe duhet tė jetė. Se, Zoti nuk ia zbulon Hyjninė Hyjnisė pėrmes tė vėrejturit tė jashtėm, por pėrmes pėrvojės sė brendshme. E kur pėrvoja e brendshme e zbulon Hyjninė, tė vėrejturit e jashtėm nuk ėshtė i nevojshėm. E nėse tė vėrejturit e jashtėm ėshtė i nevojshėm, pėrvoja e brendshme nuk ėshtė e mundur.

Nėse, pra, zbulimi ėshtė i nevojshėm, nuk mund tė kihet, sepse akti i tė lypurit ėshtė deklarim se ai nuk ekziston; se asgjė nga Zoti tani nuk ėshtė e zbuluar. Deklarimi i tillė prodhon pėrvojė. Sepse, mendimi yt mbi diēka ėshtė kreativ ndėrkaq fjala jote ėshtė produktive, kurse mendimi yt dhe fjala jote sė bashku janė mrekullisht efikas nė krijimin e realitetit tėnd. Prandaj do tė provosh se Zoti tani nuk ėshtė shfaqur, se po tė ishte Zoti ti nuk do tė kėrkonte qė Zot tė ishte.

 

A do tė thotė vallė kjo se unė nuk mund tė kėrkoj asgjė prej asaj qė dua? Mos vallė dėshiron tė thuash se kur pėr diēka lutemi ashtu nė tė vėrtetė atė e largojmė prej vetes?

 

Kjo ėshtė pyetje qė shtrohet qė nga lashtėsia – kurse pėrgjigjja nė tė ėshtė dhėnė sa herė qė ajo ėshtė parashtruar. Megjithatė, ju nuk e keni dėgjuar pėrgjigjen apo atė nuk dėshironi ta besoni.

Pėrgjigjja nė kėtė pyetje, nė kushtet e sotme dhe me gjuhėn e sotme, jepet kėshtu:

Nuk do ta kesh atė qė kėrkon, as qė mund tė kesh diēka qė dėshiron. Kjo ėshtė kėshtu shkaku se vetė kėrkesa jote ėshtė deklarim i mospasjes, kurse shprehja jote se e dėshiron njė gjė vepron vetėm pėr atė qė – nė realitetin tėnd – ta krijojė pėrvojėn e caktuar – dėshirimin.

Lutja e drejtė, prandaj, asnjėherė nuk ėshtė pėrshpirtje pėrulėse, porse uratė falėnderimi.

Kur i falėnderohesh Zotit qė mė parė pėr atė qė ke zgjedhur ta provosh nė realitetin tėnd, ti nė tė vėrtetė e pranon se Ai ėshtė atje... vėrtet. Falėnderimi prandaj ėshtė deklarimi mė i fuqishėm bėrė Zotit; vėrtetim se unė jam pėrgjigjur madje edhe para se ti tė kesh pyetur.

Prandaj kurrė mos u lut pėrulėsisht. Ndero, respekto.

 

E ēfarė nėse unė qė mė parė i jam falėnderues Zotit pėr diēka, e ajo nuk realizohet? Kjo mund tė sjell dėshpėrim, hidhėrim.

 

Falėnderimi nuk mund tė shfrytėzohet si mjet me ndihmėn e tė cilit do tė manipulohet Zoti, do tė mashtrohet Gjithėsia. Nuk mund ta gėnjesh vetveten. Mendja jote e di tė vėrtetėn e mendimeve tė tua. Nėse thua: “Faleminderit, Zot, pėr kėtė e atė”, duke e ditur gjatė gjithė kohės se ajo nuk ekziston nė realitetin tėnd tė tashėm, nuk mund tė presėsh nga Zoti qė tė jetė mė pak i qartė se ti dhe qė atė tė ta krijojė.

Zoti e di se ēfarė di ti, e ēfarė ti di ėshtė ajo qė shfaqet si realiteti yt.

 

Po si unė atėherė mund tė jem sinqerisht falėnderues pėr diēka qė unė e di se nuk ekziston?

 

Me besim.  Ai besim yti edhe po qe me madhėsi sa fara e sinapit, ka pėr t’i lėvizur bjeshkėt. Do ta njohėsh se ėshtė atje, se Unė kam thėnė se ėshtė atje; se Unė kam thėnė se madje edhe para se ti tė pyesėsh, do tė pėrgjigjem; se Unė kam thėnė dhe ta kam thėnė atė nė ēdo mėnyrė tė pranueshme, pėrmes ēdo Mėsuesi, se ēfarėdo qė tė zgjedhėsh, duke zgjedhur atė nė emrin Tim, ka pėr t’u realizuar.

 

Por, shumė njerėz thonė se lutjet e tyre kanė mbetur tė padėgjuara.

 

Asnjė lutje – kurse lutja nuk ėshtė gjė tjetėr veēse deklarim i pėrzemėrt pėr diēka qė ėshtė ashtu – nuk mbetet e padėgjuar. Ēdo lutje – ēdo mendim, ēdo deklarim, ēdo ndjesi – ėshtė kreative. Gjer nė shkallėn sa ajo me zjarr konsiderohet e vėrtetė, gjer nė atė shkallė ajo do tė shfaqet nė pėrvojėn tuaj.

Kur tė thuhet se lutja nuk ėshtė dėgjuar, realisht ka ndodhur ajo qė mendimi, fjala apo ndjenja mė e keqe ėshtė bėrė frytdhėnėse. Por ajo qė duhet ta dish – e kėtu ėshtė fshehtėsia – ėshtė ajo se prapa mendimeve pėrherė ekziston mendimi i cili mund tė quhet Mendimi Protektor, gjegjėsisht mendimi kontrollues.

Nėse, prandaj, lutesh dhe pėrulėsisht kėrkon, duket se ke mė pak gjasa ta arrish atė qė mendon se ėshtė zgjedhja jote, sepse Mendimi Protektor prapa secilės lutje pėrulėse ėshtė ai se tash nuk e ke atė qė e dėshiron. Dhe Mendimi Protektor bėhet realitet yti.

I vetmi Mendim Protektor qė do tė mund ta mbizotėronte atė mendim ėshtė mendimi nė besim se Zoti do ta dėgjojė bash secilėn lutje. Disa njerėz nė kėtė besojnė, por vetėm tė paktit.

Veprimi i lutjes bėhet shumė mė i lehtė kur njeriu, nė vend se tė besojė se Zoti pėrherė do tė thotė “po” nė secilėn lutje, intuitivisht ta kuptojė se vetė lutja nuk ėshtė e nevojshme. Atėherė lutja ėshtė uratė falėnderimi. Ajo fare nuk ėshtė lutje, porse deklaratė falėnderimi pėr diēka qė ėshtė ashtu.

 

            Vazhdon...

 

  (1)            (3)     (4)