Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditimi 3 - BISEDAT ME ZOTIN (2)

Shkruan: Neale Donald WALSCH

Shqipėruar nga: Hasan HAMĖZBALA

Kapitulli i tretė

 

BISEDAT ME ZOTIN (2)

* njė dialog i pazakonshėm *

 

           Pėrmbajuni bindjeve tuaja, dhe u qėndroni besnikė vlerave tuaja sepse ato janė vlerat e prindėrve tuaj dhe tė prindėrve tė prindėrve tuaj; tė miqve tuaj dhe shoqėrisė suaj. Ato e pėrbėjnė konstruksionin e jetės suaj dhe po i humbėt kjo do tė thoshte ta zhvishni indin e pėrvojės suaj.

 

 

 

Opa, mė ke pėrvetėsuar me kėtė tė tretin! E si dashuria mund tė jetė ēdo gjė qė ėshtė, nėse frika tėrheqė energjinė simotėr?

 

Dashuria ėshtė realiteti pėrfundimtar. Ajo ėshtė e vetmja. Ēdo gjė. Ndjenja e dashurisė ėshtė pėrvoja juaj e Zotit.

Nė tė Vėrtetėn mė tė lartė – dashurisė ėshtė krejt ēfarė ėshtė, krejt ēfarė ka qenė dhe krejt ēfarė do tė jetė ndonjėherė. Kur tė kaloni nė absolutin, ju kaloni nė dashurinė.

Zona e relatives ėshtė e krijuar pėr kėtė arsye qė Unė tė mund ta njoh Vetė~Veten. Kėtė veē ta kam sqaruar. Kjo zonė e relatives nuk duket reale. Ajo ėshtė realitet i krijuar tė cilin e kemi krijuar ti dhe unė e tė cilin vazhdojmė ta krijojmė – pėr tė mundur qė vetveten ta njohim pėrvojisht.

Por, vepra mund tė duket shumė reale. Qėllimi i saj ėshtė pėr tė vepruar tepėr realisht dhe ne e pranojmė sikur vėrtet ekziston. Nė atė mėnyrė Zoti ka arritur qė tė krijojė “diēka tjetėr” pėrpos vetes (megjithėqė kjo – po folėm rreptėsisht saktė – ėshtė e pamundur, se Zoti ėshtė – se Unė jam – Ēdo Gjė qė ėshtė).

Nė tė krijuarit e “diēkahi tjetėr”, gjegjėsisht zonėn e relatives – e kam krijuar mesin nė tė cilin ti mund tė zgjedhėsh tė jesh Zot, nė vend qė thjesht tė tė thuhet se je Zot; nė kėtė mund ta provosh tė Perėndishmen si akt krijimi nė vend se si kuptim, ku qiriu i vogėl nė diell – shpirti mė i vogėl – mund ta njoh vetveten si dritė.

Frika ėshtė ana tjetėr e dashurisė. Ajo ėshtė dualiteti burimor. Nė krijimin e zonės sė relatives, sė pari i kam krijuar kundėrshti Vetė-Vetes. Nė zonėn nė tė cilėn ju jetoni nė nivelin fizik ekzistojnė vetėm dy vende tė ndodhisė: frika dhe dashuria. Mendimet e bazuara mbi frikėn kanė pėr tė shkaktuar njė lloj dukurie nė planin fizik. Mendimet e bazuara mbi dashurinė do ta krijojnė tjetrėn.

Mėsuesit qė kanė ecur planetit e kanė zbuluar sekretin e botės relative – dhe kanė refuzuar ta pranojnė realitetin e saj. Shkurt, Mėsuesit janė ata tė cilėt kanė zgjedhur vetėm dashurinė. Nė ēdo rast. Nė ēdo ēast. Nė tė gjitha rrethanat. Madje edhe kur i kanė vrarė, ata i kanė dashur vrasėsit e tyre. Madje edhe kur i kanė persekutuar, ata i kanė dashur persekutuesit e tyre.

Kėtė ju e keni shumė vėshtir ta kuptoni, e edhe mė pak ta pasoni. Megjithatė, kjo ėshtė ajo tė cilėn e ka bėrė secili Mėsues. Nuk ėshtė me rėndėsi se cila filozofi, cila traditė apo cili religjion ėshtė nė pyetje – ēdo Mėsues kėtė e ka bėrė.

Ky shembull dhe ky mėsim aq shumė herė ju ėshtė treguar. Rishtas e rishtas ju ėshtė treguar. Gjatė tė gjitha periudhave dhe nė ēdo vend. Gjatė tė gjitha jetėve tuaja dhe nė secilin moment. Gjithėsia ka shfrytėzuar ēdo mundėsi qė t’jua paraqesė kėtė tė vėrtetė. Nė kėngė dhe tregim, nė poezi dhe vallėzim, nė fjalė dhe lėvizje – nė fotografitė lėvizėse tė cilat ju i quani film dhe nė pėrmbledhjet me fjalė qė ju i quani libra.

Ka bėrtitur nga malet mė tė larta, nė vendin mė tė ulėt ėshtė dėgjuar zėri i saj. Nėpėr korridoret e gjithė pėrvojės njerėzore ka jehuar kjo e vėrtetė: Pėrgjigje ėshtė dashuria. Por, ju nuk keni dėgjuar.

Tani ti vjen me kėtė libėr duke e pyetur Zotin atė qė Zoti veē ta ka thėnė herė tė panumėrta nė mėnyra tė panumėrta. Megjithatė, dua tė ta them rishtas – kėtu – nė pėrmbajtjen e kėtij libri. A do tė mė dėgjosh tani? A do vėrtet tė dėgjosh?

Ēfarė mendon – ēfarė tė ka sjellė gjer tek ky material? Si ka ndodhur qė ti edhe ta mbash nė duar? Vallė, mendon se unė nuk di ēfarė bėj?

Nė gjithėsi nuk ka rastėsi.

Unė e kam dėgjuar vajin e zemrės tėnde. E kam parė kėrkimin e zemrės tėnde. E di se thellėsisht ke gjakuar pėr tė vėrtetėn. E ke ftuar nė dhembje dhe nė hare. Pandalim mė ke pėrbejtur. M’u trego Mua. Mė sqaro Mua. M’u zbulo Mua.

Unė atė kėtu e bėj, nė mėnyrė aq tė qartė saqė nuk mund ta kuptosh gabimisht. Me gjuhė aq tė thjeshtė saqė nuk mund tė hutohesh. Me fjalė aq tė rėndomta saqė nuk mund tė humbasėsh nė derdhazėn e fjalėve.

Shkojmė, pra, tutje. Pyetmė ēfarė tė duash. Ēfarėdo qoftė. Unė do tė pėrpiqem tė tė jap pėrgjigje. Pėr kėtė do ta pėrdorė tėrė Gjithėsinė. Pra, kujdes. Ky libėr nuk ėshtė as pėr sė afėrmi mjeti im i vetėm. Ti mund tė bėsh pyetje, e pastaj ta pezullosh kėtė libėr. Por vėshtro. Dėgjo. Fjalėt e kėngės tjetėr qė dėgjon. Informatėn nga kapitulli tjetėr qė lexon. Rrėfimin e filmit tjetėr qė shikon. Sjelljen e rastėsishme tė personit tjetėr qė takon. Apo gurgullimėn e lumit tjetėr, tė oqeanit tjetėr, fėshfėrimėn e puhisė tjetėr e cila ta ledhaton veshin – tė gjitha kėto janė mjetet e mia; tė gjitha janė ato aveny pėr Mua tė hapura. Unė do tė flas nėse mė dėgjosh. Unė do tė vij tek ti nėse mė fton. Atėherė kam pėr tė treguar se pėrherė kam qenė aty – pėr-gjithmonė

 

“Ti do tė ma tregosh rrugėn e jetės:

Nė praninė tėnde ėshtė pėrmbushja e gėzimit;

Nė dorėn tėnde tė djathtė janė

Kėnaqėsitė pėrgjithmonė”

- Psalmi 16:11

 

Tėrė jetėn e kam kėrkuar rrugėn gjer tek Zoti...

 

E di se po...

 

... dhe tani e kam gjetur e nuk po mund tė besoj. Po ndjehem sikur po rri kėtu dhe po e shkruaj kėtė pėr vete.

 

Kėtė dhe po e bėn.

 

Kjo nuk po duket ashtu siē do tė duhej tė ngjante biseda me Zotin.

 

Ēfarė, dėshiron kambana e borizanė? Do tė shoh se ēfarė mund tė rregulloj.

 

Ti e di, apo jo, se do tė ketė aso qė tėrė kėtė libėr do ta quajnė blasfemi. Sidomos nėse ti vazhdon tė paraqitesh “mendar” i tillė.

 

Mė lejo tė tė sqaroj diēka. Ti po mendon se Zoti shfaqet vetėm nė njė mėnyrė. Kjo ėshtė ide tejet e rrezikshme.

Kjo tė pengon qė Zotin ta shohėsh rishtas. Nėse mendon se Zoti duket vetėm nė njė mėnyrė apo tingėllon vetėm nė njė mėnyrė, apo ekziston vetėm nė njė mėnyrė, atėherė ti do tė shikosh mėnjanė meje ditė e natė. Do ta shkosh tėrė jetėn duke e kėrkuar Zotin e tė mos e gjesh. Sepse e kėrkon Atė. Kėtė po e sjell si njė shembull.

Ėshtė thėnė se nėse nuk e sheh Zotin edhe nė tė zakonshmen edhe nė tė thellėsishmen e humb gjysmėn e tregimit. Kjo ėshtė e vėrtetė e madhe.

Zoti ėshtė edhe nė pikėllim edhe nė hare, nė hidhėsi dhe nė ėmbėlsi. Ekziston qėllimi hyjnor prapa tė gjithave, prandaj edhe prania hyjnore nė tė gjitha.

 

Njėherė kam filluar tė shkruaj librin Zoti ėshtė sandviē me sallam.

 

Do tė ishte libėr shumė i mirė. Unė pėr atė tė kam frymėzuar. Pėrse nuk e ke shkruar?

 

Mė ėshtė dukur blasfemues. Apo tė paktėn tmerrėsisht i parėndėsishėm.

 

Do tė thuash ēuditėrisht i parėndėsishėm. Prej nga ideja se vetėm Zoti ėshtė “i rėndėsishėm”? Zoti ėshtė edhe suksesi edhe mossuksesi, lart dhe poshtė. Ai ėshtė nxehtė dhe ftohtė. Djathtas dhe majtas. E rėndėsishmja dhe e parėndėsishmja!

Ti mendon vallė se Zoti nuk mund tė qeshė? Mendon vallė se Zoti nuk kėnaqet me shakanė e bukur? Se nuk ka sens pėr humor? Paj Zoti e ka shpikur humorin.

A duhet vallė tė flasėsh me zė tė ngjirur kur mė drejtohesh Mua? A thua vallė se shprehjet e batakēiut janė tejet tė vrazhda pėr Mua? Dėgjomė, Mua duhet tė mė drejtohesh ashtu siē i drejtohesh mikut tėnd mė tė mirė.

A mendon vallė se ekzistojnė fjalė tė cilat Unė nuk i kam dėgjuar? Pamje tė cilin unė nuk e kam parė? Tinguj tė cilėt unė nuk i njoh?

Ti vetėm mendon se unė shpėrfilli diēka, kurse dua diēka tjetėr. Po tė them: unė asgjė nuk shpėrfill. Asgjė nuk mė ėshtė antipatike. Krejt kjo ėshtė jetė, kurse jeta ėshtė dhuratė; begati e papėrshkrueshme; shenjtėri shenjti.

Unė jam jeta, unė jam lėnda nga e cila ėshtė thurur jeta. Secila trajtė e saj ka qėllimin hyjnor. Asgjė nuk ekziston – asgjė – pa arsye tė cilėn nuk e ka pėrcaktuar dhe miratuar Zoti.

 

E si ėshtė e mundur kjo? Ē’ėshtė me tė keqen tė cilėn e ka krijuar njeriu?

 

Ju nuk mund tė bėni asgjė – as mendim, as lėndė, as ngjarje, e as kurrfarė pėrvoje –ēfarė ėshtė jashtė Planit tė Zotit. Sepse, Plani i Zotit ėshtė ai qė ju mund t’i bėni tė gjitha – tė gjitha – ēfarėdo qė dėshironi. Nė kėtė liri ndodhet pėrvoja mbi Zotin si Zot – dhe ajo ėshtė pėrvoja shkaku i sė cilės ju kam krijuar ju. Dhe vetė jetėn.

E keqe ėshtė ajo tė cilėn ju e quani tė keqe. Por, unė edhe atė e dua, sepse vetėm pėrmes asaj qė ju e quani tė keqe, ju mund ta njihni tė mirėn; vetėm pėrmes asaj qė ju e quani vepėr djallėzore mund ta njihni dhe tė bėni vepėr tė Zotit. Unė nuk e dua tė nxehtėn mė tepėr sesa tė ftohtėn, tė lartėn mė tepėr sesa tė ulėtėn, tė djathtėn mė tepėr sesa tė majtėn. Krejt kjo ėshtė relative. Krejt kjo ėshtė pjesė e asaj qė ėshtė.

Unė nuk e dua “tė mirėn” mė tepėr sesa “tė keqen”. Hitleri ka shkuar nė parajsė. Kur kėtė ta kuptosh, e ke kuptuar Zotin.

 

Por, unė jam edukuar ashtu qė tė besoj se e mira dhe e keqja vėrtet ekzistojnė; se e drejta dhe e shtrembra janė kundėrshti; se disa gjėra nuk janė nė rregull, se janė tė papranueshme sipas kritereve tė Zotit.

 

Krejt ėshtė “e pranueshme” sipas kritereve tė Zotit, se, si Zoti nuk do ta pranonte atė qė ėshtė? Tė hedhėsh ndonjė gjė do tė thotė tė mohosh se ajo ekziston. Tė thuash se ajo nuk ėshtė nė rregull do tė thotė tė thuash se ajo nuk ėshtė pjesė Imja – kurse kjo nuk ėshtė e mundur.

Pėrmbajuni bindjeve tuaja, dhe u qėndroni besnikė vlerave tuaja sepse ato janė vlerat e prindėrve tuaj dhe tė prindėrve tė prindėrve tuaj; tė miqve tuaj dhe shoqėrisė suaj. Ato e pėrbėjnė konstruksionin e jetės suaj dhe po i humbėt kjo do tė thoshte ta zhvishni indin e pėrvojės suaj. Megjithatė, kontrollojini njė nga njė. Ekzaminojini copė pėr copė. Mos e rrėnoni shtėpinė, por kontrollojeni secilėn tullė dhe zėvendėsojini ato qė duken tė krisura dhe tė cilat mė nuk e mbajnė konstruksionin.

Idetė tuaja mbi tė drejtėn dhe tė shtrembrėn janė pikėrisht ato – idetė. Ato janė mendimet qė prodhojnė trajtė dhe krijojnė esencėn e asaj Kush Jeni. Do tė ekzistonte vetėm njė arsye qė kjo tė ndryshohet; vetėm njė qėllim pėr ndryshim: Nėse nuk jeni tė lumtur shkaku i asaj Kush Jeni.

Vetėm ju vetė mund ta dini se a jeni tė lumtur. Vetėm ju mund tė thoni pėr jetėn tuaj: “Kjo ėshtė vepra ime pėr tė cilėn jam tejet i lumtur”.

Nėse jeni tė kėnaqur me vlerat tuaja, mbajini. Mbrojini. Luftoni pėr t’i mbrojtur.

Megjithatė, pėrpiquni t’i mbroni nė mėnyrėn e cila tė tjerėve nuk iu sjell dėm. Bėrja dėm nuk ėshtė pėrbėrės i domosdoshėm shėrimi.

 

            Vazhdon...

 

(1)            (3)     (4)     (5)