Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditimi 3 - BISEDAT ME ZOTIN (4)

Shkruan: Neale Donald WALSCH

Shqipėruar nga: Hasan HAMĖZBALA

Kapitulli i tretė

 

BISEDAT ME ZOTIN (4)

* njė dialog i pazakonshėm *

 

 

Secilit prej atyre personave unė i flas tash. Unė e di se kush ėshtė secili prej tyre. Unė tash e di se cili do ta gjej rrugėn gjer tek kėto fjalė – dhe e di se (si nė tė gjitha paraqitjet tjera tė Mia) disa do tė jenė nė gjendje tė ndiejnė – kurse disa do tė jenė nė gjendje vetėm tė dėgjojnė, por nuk ka pėr tė ndier gjė.

  

 

 

 

Megjithatė, duket ashtu... arrogante... thjesht tė ulesh dhe tė bisedosh me Ty nė kėso mėnyre, pa le mė tė pohosh se Ti – Zot – po mė pėrgjigjesh – dua tė them, kjo ėshtė marrėzi.

 

E shoh ēfarė do tė thuash. Tė gjithė autorėt e Biblės kanė qenė tė shėndoshė, veē ti je i marrė!

 

Shkruesit e Biblės kanė qenė dėshmitarėt e jetės sė Krishtit dhe kanė shėnuar besnikėrisht ēfarė kanė ndier dhe parė.

 

Korrigjim. Shumica e shkruesve tė Dhiatės sė Re kurrė nė jetė nuk e kanė takuar as parė Jezuin. Ata kanė jetuar shumė vite pasi qė Jezui e ka lėnė tokėn. Ata nuk do ta kishin njohur Jezuin nga Nazareti edhe po ta kishin zatetur atė nė rrugicė.

 

Por...

 

Shkruesit e Biblės kanė qenė besimtarė tė mėdhenj dhe historianė tė mėdhenj. Ata i kanė marrė mbi vete rrėfimet tė cilat kanė depėrtuar gjer tek ta dhe miqtė e tyre, e tė cilat janė bartur nga brezi nė brez, derisa mė nė fund nuk janė shėnuar.

Kurse nė dokumentin pėrfundimtar nuk janė pėrfshirė as krejt ato qė kanė shkruar autorėt e Biblės.

Nė vend tė kėsaj “kisha” tė ndryshme kanė lindur rreth mėsimeve tė Jezuit dhe – siē ndodh kurdo dhe kudo qė njerėzit mblidhen nė grumbuj rreth ndonjė ideje tė fuqishme – ka individė pėrbrenda atyre kishave, apo enklavave, tė cilėt kanė vendosur se cilat pjesė tė rrėfimeve tė Jezuit duhet tė rrėfehen – dhe si. Ai proces i zgjedhjes dhe pėrpunimit ka vazhduar gjatė tubimeve, shkrimit dhe botimit tė ungjijve dhe tė Biblės.

Madje edhe disa shekuj pasi qė ka filluar tė shkruhet shkrimi i shenjtė burimor, Kėshilli i Lartė i kishės ka pėrcaktuar edhe njė herė se cilat doktrina dhe tė vėrteta duhej tė pėrfshiheshin nė Biblėn e atėhershme zyrtare – e cilat do tė ishin “jo tė shėndetshme” apo “tė parakohshme” qė t’u zbuloheshin masave.

E ka pasur edhe shkrime tjera tė shenjta – tė cilat i kanė shkruar njerėzit e zakonshėm nė ēaste frymėzimi, dhe asnjėri prej tyre nuk ka qenė aspak mė “i marrė” se ti.

 

Vallė Ti po mė sugjeron – apo nuk po mė sugjeron se kėto shkrime njė ditė do tė mund tė bėhen “shkrim i shenjtė”?

 

Fėmija im, krejt (ēdo gjė) nė jetė ėshtė e shenjtė. Sipas kėtij kriteri, po, kėto janė shkrime tė shenjta. Por, nuk kam ndėrmend qė tė kopiloj me ty rreth fjalėve, sepse e di se ēfarė ke menduar.

Jo, nuk sugjeroj se kėto shkrime njė ditė tė bėhen “shkrim i shenjtė”. Sė paku nuk do tė bėhen nė 700 vjetėt e ardhshme apo derisa gjuha e tyre nuk do tė bėhet e vjetruar.

A sheh, problemi ėshtė ky se gjuha kėtu ėshtė sė tepėrmi e zakonshme, gjuhė e tė folurit, shumė kollokfiale, sė tepėrmi bashkėkohore. Njerėzit mendojnė se nėse Zoti do tė zinte me ty e tė bisedojė drejtpėrdrejt, ajo nuk do tė guxonte tė tingėllonte si gjuha e bariut nga stani i afėrt. Do tė duhej tė ekzistonte njė strukturė unike, pėr tė mos thėnė hyjnore e gjuhės. Njėfarė dinjiteti. Njė ndjesi Hyjnie.

Siē mė herėt kam thėnė, kjo ėshtė pjesė e problemit. Njerėzit kanė pėrshtypjen sikur Zoti “shfaqet” nė vetėm njė formė. Ēfarėdo qė thyen atė formė konsiderohet sakrilegj.

 

Siē unė thash para kėsaj.

 

Siē ti the para kėsaj.

Por, hyjmė nė thelbin e problemit tėnd. Pėrse mendon se ėshtė marrėzore ajo se ti mund tė bisedosh me Zotin? Vallė nuk beson nė lutjen?

 

Po, por ajo ėshtė diēka tjetėr. Lutja pėr mua pėrherė ka qenė njėkahore. Unė lutem, kurse Zoti mbetet i pandryshueshėm.

 

Zoti vallė kurrė nuk e ka refuzuar lutjen?

 

Ai, po, por kurrė verbalisht. Nė jetė mė kanė ndodhur njė varg gjėrash tė ndryshme pėr tė cilat kam qenė i bindur se pėrgjigjet – pėrgjigjet shumė tė drejtpėrdrejta – janė nė lutje. Por, Zoti kurrė nuk ka biseduar me mua.

 

Ashtu, ė? Do tė thotė, ai Zot nė tė cilin beson ti, mund tė bėjė ēdo gjė, por nuk mund tė flasė.

 

Natyrisht se Zoti mund tė flasė, nėse Ai kėtė e dėshiron. Vetėm se nuk duket e besueshme se Zoti do tė dėshironte tė bisedojė me mua.

 

Kjo ėshtė esenca e ēdo problemi me tė cilin ballafaqohesh nė jetėn tėnde – se nuk e konsideron veten mjaft tė denjė tė tė drejtohet Zoti. 

Pash Besėn, si fare mund tė presėsh se do ta dėgjosh zėrin tim nėse veten nuk e konsideron mjaft tė denjė ta meritosh qė sė paku tė tė drejtohem?

Dėgjo: Unė pikėrisht tani po e realizoj Mrekullinė. Sepse, jo vetėm se po tė drejtohem ty, por edhe ēdo personi i cili do ta marrė nė dorė kėtė libėr e i cili do t’i lexoj kėto fjalė.

Secilit prej atyre personave unė i flas tash. Unė e di se kush ėshtė secili prej tyre. Unė tash e di se cili do ta gjej rrugėn gjer tek kėto fjalė – dhe e di se (si nė tė gjitha paraqitjet tjera tė Mia) disa do tė jenė nė gjendje tė ndiejnė – kurse disa do tė jenė nė gjendje vetėm tė dėgjojnė, por nuk ka pėr tė ndier gjė.

 

Mirė, por kjo shkakton pyetje tė re. Veēse po mendoja, madje edhe tash, qė kėtė material ta botoj kėshtu siē ėshtė i shkruar.

 

Po. Ēfarė ka “tė keqe” aty?

 

Vallė, a nuk ka pėr tė thėnė dikush se krejt kėtė e bėj pėr tė fituar? A nuk e bėn kjo ēėshtjen tė dyshimtė?

 

A ėshtė motivi yt tė shkruash diēka pėr tė fituar shumė para?

 

Jo. Nuk e kam filluar kėtė pėr para. E kam filluar kėtė bisedim nė letėr meqenėse mendjen e kam pasur tė preokupuar 30 vjet me pyetje tė ndryshme – dhe thjesht jam djegur nga dėshira qė pėr kėto t’i kem pėrgjigjet. Ideja qė krejt kėtė ta materializojė nė libėr mė ėshtė shfaqur mė vonė.

 

Ka ardhur prej Meje.

 

Prej Teje?

 

Po.  Nuk ke menduar ndoshta se do tė lejosh t’i dėmtosh tė gjitha ato pyetje e pėrgjigje tė mrekullueshme, apo jo?

 

Nuk kam menduar pėr kėtė. Nė fillim vetėm kam dėshiruar tė marr pėrgjigje nė pyetjet; tė mė ndėrpritet pakėnaqėsia; ta pėrfundoj kėrkimin.

 

Mirė. Atėherė pusho sė rishqyrtuari motivet e tua (kėtė pėrherė po e bėn) dhe vazhdojmė.

 

Mirė, kam njėqind pyetje. Njė mijė. Njė milion. Kurse problemi ėshtė nė atė se ndonjėherė nuk di nga t’ia filloj.

 

Vetėm krihi pyetjet. Fillo kudo qoftė. Fillo, menjėherė tash. Bėje listėn e pyetjeve tė cilat tė bien ndėrmend.

 

Nė rregull. Disa prej tyre do tė duken mjaft tė thjeshta, mjaft plebeje.

 

Pusho tė sjellėsh gjykime kritike mbi veten. Vetėm shtro pyetje.

 

Nė rregull. Ja ato qė po mė bien ndėrmend pikėrisht tani:

 

1.                  Kur jeta ime pėrfundimisht do tė zė fill kah e mira? Ēfarė kėrkohet qė “gjėrat tė rregullohen” e tė arrij sė paku pak sukses? A mundet vallė ndonjėherė qė lufta tė pushojė?

 

2.                  Kur kam pėr tė mėsuar mjaft mbi marrėdhėniet e tė arrij qė ato tė shkojnė lėmueshėm? A ekziston vallė mėnyra si tė jemi tė lumtur nė marrėdhėniet me personat tjerė? A duhet vallė qė ata pėrherė tė jenė sfidė?

 

3.                  Pėrse, siē po duket, kurrė nuk po mund tė tėrheqė mjaft para nė jetėn time? Mos vallė jam i dėnuar me atė qė t’i lidhė mezi fundin me fillimin gjithė jetėn time? Ēfarė po mė pengon qė nė kėtė aspekt t’i shfrytėzoj tė gjitha potencialet e mia?

 

4.                  Pėrse nuk mund ta bėj nė tė vėrtetė atė qė dua me jetėn time? Si dhe tė fitoj mjaft?

 

5.                  Si mund t’i zgjidh disa probleme shėndetėsore me tė cilat ballafaqohem? Kam njė varg problemesh kronike shėndetėsore, tė mjaftueshme pėr gjithė jetėn. Pėrse i kam tė gjitha kėto?

 

6.                  Cili ėshtė mėsimi karmik tė cilin kėtu do tė duhej mėsuar? Ēfarė pėrpiqem tė zotėroj?

 

7.                  A ekziston vallė reinkarnacioni? Sa jetė tė kaluara kam pasur? Ēfarė kam qenė nė to? Vallė, a ėshtė “borxhi karmik” i vėrtetė?

 

8.                  Ngandonjėherė ndjehem tepėr psikotik. A jam unė vallė i tillė? Vallė a ėshtė e vėrtetė se njerėzit psikotikė “tregtojnė me djallin”?

 

9.                  A ėshtė nė rregull qė tė merren para pėr bėrjen e veprave tė mira? Po qe se zgjedh tė bėj shėrime nėpėr botė – vepra tė Zotit – a mund ta bėj kėtė dhe financiarisht tė kaloj mirė? Apo vallė kėto tė dyja kundėrshtohen reciprokisht?

 

10.              A ėshtė seksi nė rregull? Pa thuajmė – cili ėshtė tregimi i vėrtetė i cili qėndron prapa asaj pėrvoje njerėzore? A ėshtė vallė seksi ekskluzivisht pėr arsye tė shumėzimit, siē pohojnė disa religjione? A arrihet vallė shenjtėria e vėrtetė dhe pėrndritja pėrmes mohimit – trans-mutacionit – tė energjisė seksuale? A ėshtė nė rregull tė bėhet seks pa dashuri? A ėshtė vallė vetė ndjesia e seksit e mjaftueshme si arsye pėr tė?

 

11.              Pėrse ti seksin e ke bėrė aq tė mirė, aq spektakular, pėrvojė aq tė fuqishme njerėzore, po qe se veē duhet t’i shmangemi sa mė tepėr qė mundemi? Pėrse tė gjitha gjėrat qė janė zbavitėse janė “tė pamoralshme dhe kundėrligjore”?

 

12.              A ka vallė jetė nė planetė tjerė? A na kanė vizituar vallė ne ato qeniet tjera? A na pėrgjojnė tani? A do tė mundemi vallė ne brenda shekullit tonė tė jetės qė tė shohim argumente tė pamohueshme dhe tė padyshimta? A e ka vallė ēdo trajtė jete Zotin e vet? A je t’i Zoti i Ēdo gjėje?

 

13.              A do tė realizohet vallė ndonjėherė nė planetin e Tokės Utopia? A do t’u tregohet vallė Zoti ndonjėherė njerėzve nė Tokė siē na ėshtė premtuar? A ekziston vallė diēka e tillė siē ėshtė Ardhja e Dytė? A ka pėr tė ndodhur ndonjėherė Fundi i Botės – apo apokalipsi, siē parathuhet nė Bibėl? A ekziston religjioni i vėrtetė? Nėse ekziston, cili ėshtė ai?

 

            Vazhdon...

 

(1)    (2)    (3)            (5)