Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditimi 3 - BISEDAT ME ZOTIN (5)

Shkruan: Neale Donald WALSCH

Shqipėruar nga: Hasan HAMĖZBALA

Kapitulli i tretė

 

BISEDAT ME ZOTIN (5)

* njė dialog i pazakonshėm *

 

 

            Shpirti juaj (ndėrdija, idi, fryma e shenjtė, e kaluara etj.) ėshtė mbledhja e pėrgjithshme e ēdo ndjesie tė cilėn ndonjėherė e keni pasur (apo krijuar). Vetėdija juaj mbi disa nga to quhet kujtesa juaj. Kur keni kujtesė ju pėrsėri – kujtoheni. Kjo domethėnė, i pėrputhni pėrsėri pjesėt.

  

 

 

Kėto janė vetėm disa nga pyetjet e mia. Siē thashė, i kam me qindra. Shkaku i disa prej pyetjeve tė tilla ndjehem pakėndshėm – duken aq tė papjekura. Por, tė lutem qė nė to tė pėrgjigjesh, njė nga njė, e pastaj bisedojmė mbi to.

Mirė. Tani vijmė tek ajo. Mos kėrko ndjesė shkaku i atyre pyetjeve. Ato janė pyetje tė cilat meshkujt dhe femrat i shtrojnė me qindra vite. Po tė ishin qesharake ato pyetje nuk do t’i shtronte rishtas e rishtas ēdo gjeneratė njerėzore. Kalojmė, prandaj, nė pyetjen e parė.

Unė nė Gjithėsi kam vėnė ligje tė cilėt juve jua mundėsojnė tė keni – ta krijoni – pikėrisht atė qė e zgjidhni. Ato ligje nuk mund tė thyhen, e as atyre nuk mund tė mos u vihet veshi. Ju pikėrisht tani, madje edhe derisa kėtė e lexoni, i ndiqni ato ligje. Ju nuk mund e tė mos e ndiqni Ligjin, sepse ato janė mėnyra sipas tė cilave gjėrat veprojnė. Ju nuk mund tė dilni prej kėsaj; ju nuk mund tė veproni jashtė kėsaj.

Secilėn minutė tė jetės suaj ju veproni pėrbrenda kėsaj – dhe ēdo gjė qė ndonjėherė keni sprovuar, e keni krijuar nė kėtė mėnyrė.

Ju jeni nė partneritet me Zotin. Ne jemi nė aleancė tė pėrjetshme. Unė ju kam premtuar se pėrherė kam pėr t’jua dhėnė atė qė e kėrkoni; ju jeni betuar se do ta kėrkoni; le tė kuptohet procesi i lutjes dhe pėrgjigjes. Njėherė veē ta kam sqaruar kėtė proces. Do ta bėj kėtė pėrsėri qė ti ta kuptosh qartė, plotėsisht.

Ti je qenie trefishore. Pėrbėhesh nga trupi, mendja dhe shpirti. Kėtė mund ta quash edhe fizikė, jofizikė dhe metafizikė. Kjo ėshtė trinia e shenjtė tė cilėn e quajnė me emra tė ndryshėm.

Ai qė je ti, jam Unė. Unė shfaqem si tri-nė-njė. Le ta quajnė teologjitė tuaja Atė, Bir dhe Shpirt i Shenjtė.

Psikiatrit tuaj e kanė njohur kėtė triumvirat dhe e kanė quajtur mbidija, dija dhe ndėrdija.

Filozofėt tuaj kėtė e kanė quajtur superegoja, egoja dhe idi.

Shkenca kėtė e quan energji, materie dhe antimaterie.

Poetėt flasin mbi mendjen, zemrėn dhe shpirtin.

Mendimtarėt e kohės sė re flasin mbi trupin, mendjen dhe shpirtin.

Koha juaj ndahet nė tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen. Vallė, kjo nuk mund tė jetė si e ndėdijshmja, e vetėdijshmja dhe e mbidijshmja.

Hapėsira gjithashtu ėshtė e ndarė nė trini: kėtu, atje dhe “mes-hapėsira”.

Vėshtirė ėshtė ta pėrshkruash atė “mes-hapėsirė”. Atė ēast qė e fillon pėrshkrimin, ajo hapėsirė tė cilėn e pėrshkruan bėhet “kėtu” apo “atje”. Por, ne megjithatė, e dimė se ajo mes-hapėsirė ekziston. Kjo ėshtė ajo qė i mban nė vend “kėtu” dhe “atje” – njėsoj si tash-i i pėrjetshėm qė e mban nė vend “mė parė” dhe “pastaj”.

Kėto tri aspekte tė tuat janė nė tė vėrtetė tri energji. Mund t’i quash mendimi, fjala dhe vepra. Qė tė tria sė bashku prodhojnė rezultatin – i cili nė gjuhėn dhe nė tė kuptuarit tuaj quhet ndjesi apo pėrvojė.

Shpirti juaj (ndėrdija, idi, fryma e shenjtė, e kaluara etj.) ėshtė mbledhja e pėrgjithshme e ēdo ndjesie tė cilėn ndonjėherė e keni pasur (apo krijuar). Vetėdija juaj mbi disa nga to quhet kujtesa juaj. Kur keni kujtesė ju pėrsėri – kujtoheni. Kjo domethėnė, i pėrputhni pėrsėri pjesėt.

Kur i pėrputhni tė gjitha pjesėt e vetes, do tė kujtoheni se Kush Jeni nė tė Vėrtetė.

Procesi i krijimit zė fill me mendimin – me idenė, konceptin, pėrfytyrimin. Ēdo gjė qė shihni ka qenė ndonjėherė ide e ndokujt. Nė botėn tuaj nuk ekziston asgjė e cila nė fillim nuk ka ekzistuar si mendim i pastėr.

Kjo vlen edhe pėr mbarė Gjithėsinė.

Mendimi ėshtė niveli i parė i krijimit.

Tjetri ėshtė fjala. Krejt ēfarė thoni ėshtė mendim i shprehur. Ai ėshtė kreativ dhe dėrgon energji kreative nė Gjithėsi. Fjalėt janė edhe mė dinamike (e kėshtu, disa mund tė thonė, edhe mė kreative) sesa mendimi, sepse fjalėt janė nivel tjetėr-fare i vibracionit nga mendimet. Ato ndikojnė (ndryshojnė, transformojnė, godasin) nė gjithėsinė me fuqi mė tė madhe.

Fjalėt janė niveli i dytė i krijimit.

Pastaj vjen veprimi.

Veprim janė fjalėt nė lėvizje. Fjalėt janė mendime tė shprehura. Mendimet janė ide tė formėsuara. Idetė janė energji tė bashkuara. Energjitė janė fuqi tė liruara. Fuqitė janė elementet ekzistuese. Elementet janė thėrrmija tė Zotit, pjesė tė sė Tėrės, lėnda e sė Tėrės.

 

 

Fillimi ėshtė Zoti. Fundi ėshtė veprimi. Veprimi ėshtė Zoti i cili krijon – apo Zoti qė njihet (kuptohet).

Mendimi juaj mbi veten ėshtė se nuk jeni mjaft tė mirė, se nuk jeni mjaft tė mrekullueshėm, se nuk jeni mjaft tė pagabueshėm pėr tė qenė pjesė e Zotit, tė bashkuar me Zotin. Aq gjatė e keni mohuar atė se Kush Jeni saqė keni harruar se Kush Jeni.

Kjo nuk ka ndodhur rastėsisht; kjo nuk ėshtė rastėsi. Krejt kjo ėshtė pjesė e Planit tė Zotit – sepse ju nuk do tė kishit mundur ta konfirmonit, krijonit e sprovonit se Kush Jeni po tė kishit qenė ai. Ka qenė e nevojshme qė ju mė parė tė ēliroheni (tė mohoni, tė harroni) nga lidhjet tuaja me Mua pėr ta sprovuar plotėsisht duke e krijuar nė tėrėsi – duke e nxitur. Sepse dėshira ime mė e madhja ka qenė qė ju tė ndjeheni pjesė Imja, ēfarė ju jeni. Ju, prandaj, jeni nė procesin e pėrjetimit tė vetvetes pėrmes krijimit tė vetvetes rishtas nė secilin moment tė veēantė. Edhe Unė jam. Pėrmes jush.

A e sheh vallė kėtė lidhshmėri? A e kupton rėndėsinė e saj? Ky ėshtė bashkėpunim i shenjtėruar – bashkėsi e vėrtetė shenjtėrore.

Jeta do “tė fillojė” (kah suksesi) atė ēast qė ti zgjedh qė ashtu tė jetė. Deri tani kėtė akoma nuk e ke zgjedhur. Je hamendur, e ke shtyrė, e ke zvarritur, e ke lėnė pas dore. Tani ėshtė koha qė ta shpallėsh dhe ta realizosh premtimin. Pėr ta bėrė kėtė, duhet t’i besosh premtimit dhe ta jetosh. Duhet ta jetosh premtimin e Zotit.

Premtimi i Zotit ėshtė ai se ti je biri i Tij. Pasardhėsi i tij. Fytyra dhe stili i tij. I njėjtė me Tė.

Ah, kėtu do tė ngecėsh. Ti mund ta pranosh shprehjen “biri i tij”, “pasardhės”, “fytyra dhe stili”, por ke pėr t’u zmbrapsur tek shprehja “i njėjtė me Tė”! Kjo ėshtė tepėr qė tė mund ta pranosh kėtė. Sė tepėrmi madhėshti, sė tepėrmi mrekulli – sė tepėrmi pėrgjegjėsi. Sepse, nėse je i njėjtė me Zotin, kjo do tė thotė se ty asgjė nuk t’ėshtė krijuar – por se ti i ke krijuar tė gjitha gjėrat. Nuk mund tė ketė mė viktima dhe horra – vetėm rezultate tė mendimit tėnd mbi ndonjė gjė.

Dėgjo: krejt ēfarė sheh nė botėn tėnde ėshtė rezultat i idesė tėnde mbi atė.

A dėshiron vallė vėrtet qė jeta tė “tė niset” (kah e mbara)? Atėherė ndrysho qėndrimin tėnd mbi tė. Mendo, fol dhe vepro si Zot qė je.

Natyrisht, kjo ka me tė ndarė prej shumė njerėzve – prej shumicės. Kanė me tė shpallur tė marrė. Do tė thonė se po bėn sakrilegj. Do tė jenė tė ngopur me ty dhe nė njė fije do tė donin tė tė shihnin varur.

Kanė pėr ta bėrė kėtė jo se mendojnė se po jeton nė botėn e imagjinimeve tuaja personale (se shumica e njerėzve janė mjaft tė mėshirshėm tė ta lejojnė zbativtjen private), por shkaku i asaj se herėt apo vonė njerėz tė tjerė do tė tėrheqė e vėrteta jote – shkaku i premtimeve qė ajo ka pėr ta.

Aty do tė pėrfshihen ata njerėz – sepse nė atė vend ti fillon t’i rrezikosh ata. Sepse, e vėrteta jote e thjeshtė, thjesht e jetuar, ka pėr tė ofruar mė shumė dashuri, mė shumė ngushėllim, mė shumė paqe, mė shumė gėzim dhe mė shumė nderim ndaj vetes dhe tė tjerėve se sa qė djelmoshat e tu tokėsorė kanė mundur ta bėjnė.

E ajo e vėrtetė, e pranuar, do tė thoshte fund i mėnyrave tė tyre tė punės. Do tė thoshte fund i urrejtjes dhe i frikės dhe i hipokrizisė dhe i luftės. Fund i gjykimeve dhe vrasjeve tė cilat janė bėrė nė emrin Tim. Fund i qėndrimit se fuqia jep tė drejtė. Fund i qėndrimit se me forcė arrihen tė gjitha. Fund i lojalitetit shkau i frikės. Fund i botės siē e kanė njohur – dhe siē deri tash ju e keni krijuar.

Prandaj ji gati, o shpirt i butė! Se, do tė jesh i nėnēmuar e i pėrdhosur (i nxirė), do tė qesėndisen e do tė largohen prej teje, dhe me varje kanė me tė akuzuar, kanė me tė gjykuar dhe dėnuar – krejt nė mėnyrėn e tyre personale – nga ai ēast kur ti e pranon dhe pėrvetėson qėllimin tėnd tė shenjtė – realizimin e Vetvetes.

Pėrse atėherė ta bėjmė kėtė?

Sepse mė nuk tė brengos se a ka pėr ta pranuar dhe miratuar bota atė qė e bėn ti... Dėshiron qė dhembja tė pushojė, qė vuajtja tė pushojė, qė iluzionet tė pėrfundojnė. Je i ngopur me kėso bote ēfarė ėshtė momentalisht. Ti kėrkon botė tė re.

            Mos e kėrko mė. Tani arrije atė duke e ndjellė.

 

            Fund i kapitullit tė tretė

 

(1)    (2)    (3)    (4)