Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Kulturė 7 - BLETĖT E KALTRA

Shkruan: Lulzim LOGU

      

BLETĖT E KALTRA

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha "Bletėt e kaltra" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

  

E KALTRA BEFASUESE E ZAPLLUZHES...

 

Kur befas feks ajo drita e mugėt e  pragmbrėmjes, ndjen etjen e pashmangshme tė kujtimeve, mallėngjimin e tė shkuarės dhe lojėn ėndėrrimtare tė dėshirave tė fshehta, ende tė parealizuara, mallin pėr ēdo gjė tė dashur dhe tė shtrenjtė tėnden. Dhe kthehesh kah poezia, ai arti mė ngulmues, siē e ka pėrcaktuar aq mirė Tomas Eliot. Sidomos nga poezia e ngjeshur e mesazhit, plot me figuracion dhe dendėsi ndjenje njerėzore, ku suvalėt e dashurisė dhe trillet e natyrės mbarten nė shpirtin si shqiponjė tė poetit tė kudondodhur, i ri, apo i vjetėr nė moshė, por jo nė krijimtari dhe pėrpjekjen drejt tė pėrkryerės.

Adem Zaplluzha, poeti mitik pėr nga numri i veprave tė shkruara, por edhe nga historia sfiduese pėr tė bashkėjetuar deri nė vdekje me aromėn e letrės sė librit dhe makinės sė shkrimit, duke dashur tė sendėrtojė njė identitet gjithmonė e mė ndryshe, pavarėsisht muzgut tė jetės, vjen me sprovėn e parė me trevargėshin.

Ka pėrvojėn e gjatė si krijues, egon e patjetėrsueshme pėr tė garuar me kohėn dhe trillet e saj, me zhvillimet dhe ritmet e shpejta letrare, guximin e pa tkurrur nė tavolinėn e punės dhe pėrballjen e ēuditshme me konkurrencėn e egėr, kur energjia po mpikset, gjunjėt po dridhen dhe nga pak sytė po shqimen...

E lakmueshme dhe e admirueshme kjo pėrpjekje me kėtė libėr, i 181-ti me radhė. Ka patos, ndjenjė tė njomė, motive tė freskėta, mesazhe tė matura dhe argumente bindėse tė aparatit figurativ, strukturė solide letrare, kėrkim modest, por kėmbėngulės kah bota e ēuditshme dhe aq joshėse e haikut:

 

Kur atdheu im dėneste

Dielli i fėmijėrisė

Fundosej nė perėndim ...

 

Fati i atdheut dhe i individit, nė kėtė rast i vetė poetit, shkrirė nė historinė e dhimbshme, por krenare tė kombit, alternuar mrekullisht nė fatin e luleve dhe stinėve sė bashku. Njė kombinim pėrkėdhelės, qė e mban nė peshojė krejt brendinė e librit, lidh fuqishėm kohėrat dhe pėrjetimet, ndjenjat dhe rrėfimet aq tė shpeshta tė kėtij trualli marramendės:

 

Ti nuk ishe askund

Bletėt e kaltra

Puthnin lulezjarret ...

 

Luleshqiponjat, luletogėzat,  lulevathėt, aguliēet...

 

Njė herbarium lulesh tė pragut tė vet, tė vendlindjes, sinonim i ringjalljes sė atdheut, por dhe mburojė simbolike e muzgut tė jetės si dhe prelud drithėrues i ngjarjeve madhėshtore historike, nga ku pėrcaktohet e ardhmja dhe drita prijėse e horizontit tė kėtij shekulli. Nėn fokusin poetik tė poetit, i cili ka jetuar stinėt e veta dhe tė atdheut tė vet dhe tash i ngazėllyer nga fati i afruar, plot shpresė dhe ngazėllim, nxiton tė jetėsojė shpirtin fisnik poetik:

 

I pyeta luleborat

Asnjėra nuk njihte

Aromėn e pėrjetėsisė ...

 

Thjeshtėsi nė motive, por kohezion nė trajtim figurativ, befasi tė kėndshme nė gjetjet poetike, ngrohtėsi e mjedisit ku burojnė aq tė frymėzuara ritmet e pėrthyera tė vargjeve, harmoni lehtėsisht e ndjeshme e kuptimit ideor dhe afinitet qė krijohet aq natyrshėm me lexuesin, teksa i drejtohet atij drejtpėrdrejt,  si miq tė kahershėm. Duke dashur tė jetė kaq pranė tij, nuk ndėrlikohet nė stil, nuk ka sforcime, trevargėshi e gjen shpejt vendin nė kujtesėn emocionale tė ēdo kategorie lexuesish, pavarėsisht moshės apo gjendjes sė tij shpirtėrore.

Njė libėr i ēastit, njė pėrpjekje e parė, por plotėsisht serioze dhe e merituar kah pėrqafimi i haikut si gjini, njė derė e hapur meritueshėm pėr libra tė tjerė tė suksesshėm:

 

Kur hyre

Nė sekretin e luleve

U shndėrrove nė rrėnjė...

Adem Zaplluzha ja ka arritur tė hyjė nė sekretin e haikut dhe po dėshiron me ngulm tė jetė njė fije rrėnje

MARS 2019

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Bletėt e kaltra" 

 

 

1.

 

Nė ēerdhen e kujtesės

Mbiu zambaku

Pranverė ēeli nė mua

 

2.

 

E diela nė kornizė

Kambanorja

Si patriark hyri nė meshė

 

3.

 

Kur atdheu dėneste

Dielli i fėmijėrisė

Fundosej nė perėndim

 

4.

 

Ujiti luletogėzat fushave

Kurrė s’ėshtė vonė

Tė jesh argat i huaj

 

5.

 

Diellit tė atdheut

Ia ktheu shpinėn

Iku nė perėndim

 

6.

 

S’ishe askund

Bletėt e kaltra

Puthnin lulezjarret

 

7.

 

Kur shkyēėn yjet

Nga shpirti i qiriut

Fluturon drita

 

8.

 

Nė pėrflakjen qiellore

Rrėnja e jaseminit

Pėrjeton metamorfozė

 

9.

 

S’ra shi

Nga petalet e trėndafilta

Lind mjegulla e kuqe

 

10.

 

Kur qante Drini

Nė pashpresė

Binin anijet e vdekura