Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Bora Arllati

BORA ARLLATI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

BORA ARLLATI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         Lindi nė 18 janar 1996 nė qytetin e Gjakovės. Si fėmija i parė nė familjen e saj, ajo ėshtė bijė e njė babai gjakovar dhe njė nėne nga Elbasani / Shqipėria.

            Bora hobi tė saj ka muzikėn dhe vallėzimin, por talentin e vėrtetė e ka shfaqur nė letėrsi me krijime tė mrekullueshme nė formėn e esesė dhe poezisė. Qė nė klasė tė parė, ajo botoi nė revistėn “Marigona” tė shkollės “Zekeria Rexha” krijimin e parė me titull: “Unė Bora dhe bora e dimrit”.

            Ėshtė studente e letėrsisė nė Fakultetin Filologjik tė Universitetit publik “Fehmi Agani” nė Gjakovė.

            Vėllimi me poezi dhe filoprozaikė “Pėrtej” ėshtė botimi i parė tė cilin autorja e re e botoi nė Maj tė vitit 2014 derisa ishte maturante nė gjimnazin “Hajdar Dushi”. Ky libėr u promovua nė kuadėr tė 50 - vjetorit Jubilar tė Mitingut tė Poezisė nė Gjakovė.

            Krijimet e saj shquhen pėr peshė metaforike dhe pjekurie.

            Ėshtė laureuar me titullin: "Krijuesja e re nė artin e poezisė" pėr vitin 2014 nga LNShPA "Pegasi - Albania". Nė Konkursin letrar “Dita Poetike Durrsake 2014” u nderua me Mirėnjohje.

            Krijimet e saj janė prezantuar nė serinė antologjike 12 vėllimesh “Muzgu” nė Tiranė si dhe janė botuar vazhdimisht nė shtypin periodik.

 

 

 

 

TOKA IME

 

Shkel unė,

rrudhat e tua shkel,

zėrin tėnd e dua

dhe pėrkundem

si njė valle mbi ty.

 

Ti mė deh

princesha e dhimbjeve tė mia,

balta jote mė pėrkėdhel duart

sa herė pėrkulem mbi ty,

mė gjunjė tė puth pėr tė thėnė tė dua

aroma jote mė preh

o Tokė e bekuar !

          

Mė prek

kur bie nė krahėt e tua,

dhe plagėt t’i ndjej,

derisa nė gjirin tėnd

njė ditė do tė kem pushuar

duke pritur ura qė lidhin udhėt

unė, e vetme

deri nė ekzistencėn tėnde, timen.

 

 

NĖ QAFĖN E MALIT

 (Alpeve tė Shqipėrisė)

 

E pėrhumbur rrugėve tė jehonės,

shkėmbinjtė zemrėn ma ngritėn lart mbi re

nė ēast, ashtu si mali

dhe trupi im u dorėzua

nėn retė e bardha mbledhura nė vatėr.

 

Sa herė rreth kėtij pėrbindėshi guror,

mė ngjiten kujtimet

nė stinėt e veshura krejt ylber.

 

Mė vjen tė mbledh gjithė malin,

nė pėllėmbė ta mbaj

se me mua do tė ngjajė

faqet tona lehtė t’i bashkojė.

 

Dhe s’do pendohesha kurrė !

Me dritėzėn ngjizur

ato bjeshkė ku puthin retė,

tė jenė njėsoj si mua.

Tė dashurojnė gjithė botėn

dhe bota t’u thotė: “Ju dua !”

 

 

PA HARTĖ DHE PA BUSULL

 

Papritmas si shtegtare e re vura bast

pėr rrugicat e pashkelura tė shpirtit,

duke ēarė kaltėrsinė dhe gjuajtur retė,

nė stacionin e fundit nga ishin nisur.

 

Nuk kam njė hartė nė ekuipazhin tim,

ne lamė pas kohe njė ecje tė bujshme,

kanosej mendja e padisiplinuar,

dhe ca kujtime tė frikėsuara, tė plagosura.

 

Tė mbyllura me vite nė anijen e rrezikuar

nga rrufetė qė ulėrinin e dukeshin aq afėr,

larg sa vite drite tė largėt.

Pa hartė dhe busull

pa biletė dhe as itinerar,                      

fajtore e heshtur e pafajėsisė

numėron vijat e bardha nė kilometrazh.

 

Ēfarė zbulova nė tė vėrtetė ?

Nuk guxoj t’i vė emėr,

me siguri do tė gaboj

si Kolombi nė kontinentin tjetėr !

 

 

SI QUHEM ?!

 

Kėrkoj tė hap portėn e mendjes

mes zhurmės sė pafundme hipokrite.

Kush jam ?

Shpirtin tim, thua, di ta njoh ?

Aty ku jeta mė solli natėn

pėr tė mė dhėnė ėndėrr tė re

pėr tė mė sjellė njė iluzion tė ri.

 

Kėshtu tė ngopem me veten,

tė harroj qė po plakem

dhe e di se shumė larg

melodia e flladit me ecjen e qetė

do mė ndjekė nga pas.

 

Por s’do mė vėrė faj

sepse ende nuk di pėrse jetoj

dhe pyes veten habitur,

si mund tė quhem nė kėtė botė pa emėr ?

Pėr tė mėsuar sido qė tė jetė

vetėm njė gjė me emėr tė thjeshtė:

E vėrtetė !

 

 

GURI

 

Ti nuk mposhtesh

as rrėnohesh lehtė,

bir i njė kokėfortėsie tė hidhur.

Pėrēmon tė dobėtit, tė parrugėt

sepse egėrsia tė mbjell trishtim

thėrrmimin e gjigandit kthen nė rėrė.

Nuk ka vend pa kėtė peshė,

tė ndarė me dhe.

 

E merr ēdo grimcė,

kthen nė copėza jete tė pathyeshme

si pronat e tė tjerėve.

Atij qė tė pėrkėdhel

i fal gjithė tokėn mbarė,

tė pėrzgjedhurėn mes vorbullės

e bėn tė fortė si veten,

tė palėndueshėm

nga kushdo qė e hedh

nė tė hirtėn dashuruar,

tė mbesė gur i pandėrtuar.

 

Si kopsht lėndine e papėrlyer gurėsh,

mbaj njė gur nė vend tė zemrės,

kacavarur nė shpresė,

bekuar nė pavdekėsi.

Pengesa nė tė cilėn rrėzohem,

ėshtė gur i gurosur

qė kėrkon tė gdhendet

nė qėndrueshmėri…

Por vetėm malli

e thyen gurin qė hodha pas !

 

 

NJĖ PIKĖ SYRI

 

Botė e pikėsuar nė njė sy.

Brenda nė sy

lexoj pėrgjigjet e pyetjeve

tė syve tė mi.

 

U rrėzova nė rrugė.

Do kisha vdekur

po tė mos isha mbytur nga sytė.

E zėnė rob prej zėrit

u strehova nė sy.

 

Mund tė vdes goditur prej sysh.

Do doja qė edhe vdekja njė sy gjumė tė ish.

Bota ėshtė valltarja mė e mirė

kur vallėzon nė sytė e mi.

Gjatė varrimit mė lini jashtė vetėm sytė,

rigat e shiut roje tė syve nė ėndėrr janė.

 

Kur pėr sytė me ngashėrim

do tė qash tek rri nė gjunjė,

sytė e tu mbi varrin tim,

varri im nė sytė e tu.

 

Mė mbyti loti i tij

nė lojėra qerpiku e ndjell,

por kur mė zgjat dorėn

ndjej se mė zhyt edhe mė thellė.

 

Me sa mund e duroj kėtė dhimbje si burrė,

nė heshtje syri qahet me dėnesė.

Cili shikim ka mbetur etur

qė ky sy kėrkon ta bėjė lot ?!

Nė njėrin sy hyra e gjitha,

sa e cekėt m’u duk bota

tė nesėrmen kur ditėn e re nisa!

 

 

ATA

 

Ajo, e qetė si aromė nate,

drita dukej se ia prishte magjinė.

Ai, si yll e pėrgjonte pas,

i lutej diellit tė mos kishte kthim.

 

Ata, fshiheshin nė ėndėrr

s’i donin agimet, mėngjeset me zhurmė

pėrqafuar deri nė vesėn e mėngjesit

kur puthjet i fikte aurorė e qiellit.

 

Si Hėna shpesh ndėrronin fytyrėn,

lusnin mėngjesin edhe pak tė vononte,

lodhur nga trillime historish

tė vetmin shpėtim tek nata kėrkonin.

 

Tė dy dashuruar nė ndjenjė

sa larg do tė ish takimi pėrballė,

nė ėndėrr por jo kurrė nė zgjim

si Dielli dhe Hėna

tė ndarė nga i njėjti mallkim,

qė afėr janė por larg dritėn kanė,

frymė nuk marrin

por fryma e tyre janė !

 

Dhe ja Dielli sonte preket nga Hėna

e gdhendur nė mijėra magji,

por tė gjitha digjen e shuhen tė fjetura,

Ai si Diell qė nga flakėt ka dalė,

Ajo, Hėnė qė nga ai merr zjarr !