Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - BOSTANI I HIDHUR

Shkruan: Kastriot MYFTIU 

Shendeti Natyral

 

BOSTANI I HIDHUR

 

            Quhet bostan i hidhur sepse tė gjitha pjesėt janė tė hidhura, dhe tė pėrshtatshme pėr konsum: gjetjet, fryti dhe farat. Meqenėse ėshtė i hidhur pėrdoret i pėrzierė me vaj ose mjaltė. Fryti i papjekur ėshtė jeshil, por pas ditėsh ai zverdhet / piqet vetė.

 

 

            Miq tė Shėndetit Natyral, a keni dėgjuar ndonjėherė pėr bostanin e hidhur (angl. bitter melon, emri shkencor: Momordicacharantia – karela). Nė Kosovė i thonė kudret-nar, nga turqishtja. Thuhet se nė Kosovė e kanė futur ushtarėt e KFOR-it turk. Tė paktėn nė Prizren kjo bimė kultivohet jo pak. Tani ėshtė periudha e shitjes sė tij nė treg.

            Nė Shqipėri nuk kam parė tė shitet, por mendoj se duhet kultivuar. Pėrse? Bostani i hidhur konsiderohet ilaē pėr diabetikėt, ka veti anti-virusale, ėshtė i pasur me antioksidante si karotenoide, flavanoide, polifenole dhe vitaminė C. Tradicionalisht ėshtė pėrdorur kundėr sėmundjeve virale si lia e dhenve, fruthi, virusit tė herpes simplex tė tipit 1, dizenteria, si dhe koliti, ethet, djegiet, menstruacionet e dhimbshme, skorbuti, probleme tė tretjes, pėrmirėsimi i sindromės metabolike (ndryshe e njohur si sindroma X) dhe probleme tė lėkurės. Ai ėshtė pėrdorur edhe pėr rėnien nė peshė, kontrollin dhe lehtėsimin e lindjes sė fėmijės, rregullimin e niveleve tė kolesterolit, etj.

            Jo vetėm kaq. Studimet e kohėve tė fundit tregojnė se ndihmon nė parandalimin e kancerit tė tė gjitha llojeve, si kancerit tė gjirit (Saint Louis University nė SHBA, udhėheqėse e studimit Ratna Ray), kancerit tė prostatės, stomakut, zorrėve, mėlcisė, leukemisė, dhe sidomos tė kancerit tė pankreasit (University of Colorado Cancer Center - Rajesh Agarėal), pa efekte anėsore. Ndėr arsyet e shumta, njėra ėshtė se, duke tretur sheqerin nė gjak, bostani i hidhur i lė qelizat kancerogjene pa ushqimin kryesor tė tyre - sheqerin, duke shkaktuar urinė dhe vdekjen e kėtyre qelizave.

            Pra, lėngu i bostanit tė hidhur ėshtė njė ilaē i lirė dhe natyral, qė na ka dhėnė natyra, pasi ai ka veprim tė ngjashėm me kemioterapinė.

            Quhet bostan i hidhur sepse tė gjitha pjesėt janė tė hidhura, dhe tė pėrshtatshme pėr konsum: gjetjet, fryti dhe farat. Meqenėse ėshtė i hidhur pėrdoret i pėrzierė me vaj ose mjaltė. Fryti i papjekur ėshtė jeshil, por pas ditėsh ai zverdhet / piqet vetė.

            Unė e pėrdor tė pėrzierė me mjaltė. E hap frytin, i heq farat (tė mbuluara me njė masė xhelatinoze tė kuqe), e grij nė procesor dhe i pėrziej me mjaltin. Fotot bashkėngjitur ju tregojnė si e pėrgatis kėtė pėrzierje. Farave ua heq mbėshtjelljen e kuqe (qė mund tė hahet) dhe i thaj pėr t’i mbjellė pėr vitin e ardhshėm. Njė fryt jep njė grusht me fara prandaj kjo bimė mjaft e ushqyeshme mund tė shumohet shumė kollaj dhe shpejt.

            Vitin tjetėr do t’ju tregoj se si do tė mė ecė kultivimi i bostanit tė hidhur dhe futja e kėsaj bime tė shėndetshme edhe nė Shqipėri.

            Kėtė vit unė e bleva kėtė fryt tek shoku im i vjetėr nė Prizren, Nexhmedin Elshani, fotot e tė cilit po i bashkėngjis, ashtu si vitin e kaluar. Si gjithnjė ai mė mahnit me risitė nė ‘tezgėn’ e tij plot perime the bimė mjekėsore tė rritura prej tij mu aty nė treg, duke shfrytėzuar ēdo qoshe tė lirė tė tregut tė gjelbėr. Unė e di qė ne pėrpiqemi tė bėjnė miq profesorė, doktorė, avokatė. Por mendoj se ėshtė po aq mirė tė bėjmė miq dhe tė mbėshtesim edhe fermerė, blegtorė, bletėrritės, etj., dhe tė mėsojmė prej tyre. Tė paktėn kėshillat ata t'i japin falas.
Ju uroj dije dhe shėndet!