Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - BOTA ĖSHTĖ PORTOKALL

Shkruan: Gladiola BUSULLA

 Revista "Dituria"

BOTA ĖSHTĖ PORTOKALL

        Sot gjithkush ėndėrron tė jetė dikushi. Ē’do tė thotė, tė jesh dikushi?! Pastaj, e pse duhet domosdoshmėrisht tė bėhesh i tillė?! Sepse pėr t’u bėrė vėrtet dikushi duhet fat, kurajo, vullnet. Mbi tė gjitha, guxim pėr tė mbijetuar i vetėm ndaj tė gjithėve.

 

 

            Qė nga gjeneza, njerėzimi ka njohur tragjedinė e sė keqes, e cila pėrbėhet nga mosmirėnjohja, ligėsia, padrejtėsia. Njerėzit u sfilitėn tė kuptonin rrėnjėt e saj, tė shpjegonin shkaqet e saj. Sepse e keqja s’vepron nė forma anonime, ėshtė e personalizuar, ka emėr e mbiemėr, kalon caqet e lirisė njerėzore. Sa herė mund tė jemi treguar tė ndrojtur nė njė ambjent tė caktuar, ku simpatia kundrejt nesh, nuk shkėlqente dukshėm. Por nga ana tjetėr, s’mund tė mohojmė se cilido syresh, ka energjinė e mjaftueshme pėr tė reaguar. Natyrshėm lind pyetja: sa pushtet real kanė vallė qytetaria, kultura, fisnikėria qė t’i imponohen dukurive negative e tė shėmtuara?!

            Mė ka bėrė pėrshtypje njė reflektim i Nėnė Terezės” Jepi botės mė tė mirėn dhe do tė tė zėnė me shkelma. S’ka rėndėsi! Ti bėje!”. Sigurisht qė mesazhi pėrmbyllės (derisa vjen prej saj) domosdoshmėrisht do tė inkurajojė tė mirėn, por pėr intelektualėt e vėrtetė qė sfidohen ēdo ditė nga padrejtėsia, paaftėsia e dashakeqėsia, nuk rezulton aspak optimist. Tė qenit korrekt dhe i ndershėm tė bėn automatikisht, mė tė butė dhe mė tolerant. Ndėrkohė, teksa realizojmė objektivat e ngjisim shkallėt me pėrulėsi, gjithnjė e mė tepėr hasim miq tė rremė e armiq tė betuar. Aq shumė ka penetruar skepticizmi brenda qėllimeve tė mira, saqė dhe mirėsia pa interes keqkuptohet nga tė tjerėt, e nuk mungojnė etiketimet pezhorative si hipokrit, egoist, ekzibicionist etj.

            Sot gjithkush ėndėrron tė jetė dikushi. Ē’do tė thotė, tė jesh dikushi?! Pastaj, e pse duhet domosdoshmėrisht tė bėhesh i tillė?! Sepse pėr t’u bėrė vėrtet dikushi duhet fat, kurajo, vullnet. Mbi tė gjitha, guxim pėr tė mbijetuar i vetėm ndaj tė gjithėve. S’duhet tė trembesh, nėse askujt s’i intereson ajo qė ti bėn. Kushedi se sa duhet tė presėsh dhe nė fund, ndoshta pas vdekjes, do tė quhesh dikushi.

            Por kėtė detaj e kanė fshirė tė gjithė nga memoria dhe praktika e tė vepruarit. Nxitojnė drejt katapultimit dhe suksesit tė madh. Numėrojnė 3…5…7…13…, duke u zhveshur nga virtytet njerėzore dhe duke kapėrcyer mbi vlerat, kompetencėn, sakrificat, moralin, ligjet e shkruara e tė pashkruara.

 

 

            Ndėrsa qėndrestarėt mjegullohen, e presin nė cep; tė shpėrfillur, tė lėnė nė harresė, tė pavlerėsuar, me parimin modest se “Jeta i ngjet tangos, dy hapa para e njė pas”.

            Shumėkujt mund t’i duken naivė. Por jo, s’janė tė tillė! Thjesht spikasin pėr dinjitetin e tyre qė s’i lė tė rendin pas makinacioneve, servilizmave e intrigave pėr tė arritur synimet.

            Portokalli, njėri prej agrumeve mė tė pėrhapur nė botė, pėrveēse ka efekte shumė tė mira nė aspektin mjekėsor, meqenėse konsumimi i tij redukton rrezikun e tumoreve apo sėmundjeve tė sistemit kardiovaskular; i atribuohen dhe konotacione filozofike.

            Kam qenė gjithnjė e mendimit se kurrė, s’duhen humbur lidhjet me fantazinė. P.sh., tė pėrfytyrosh se je njė portokall nė rrotullim dhe siē thuhet nė “Kopshtin e tė iluminuarve”, ngjyra e portokalltė simbolizon mirėkuptimin, urtėsinė, ekuilibrin dhe ndikon pozitivisht nė harmonizimin me mjedisin pėrreth. Aroma e lules apo frutit tė portokallit zbut tensionin nervor, duke zgjuar dhe duke sjellė ngrohtėsi e mirėqenie shpirtėrore. Ndoshta, ju vjen pėr tė qeshur. Sigurisht qė jeni tė lirė tė qeshni, tė pėrqeshni e tė nėnqeshni.

            Ndėrkohė, procesi i rrotullimit vazhdon. Teksa i nėnshtrohemi kėrkimit tė sė vėrtetės, eksperiencave pozitive, dijes; misioni ynė bėhet mė i plotė, mė i vlefshėm, mė vizionar.

            Nė fund, pasi kalon tė gjitha etapat e rrotullimit, portokalli rikthehet nė vendin e tij. Tashmė, leksionin e ka pėrvetėsuar shumė mirė. Dhe ja, ku ia beh, ēasti i shumėpritur i fitores. Po, po! Tė jeni tė bindur! Sepse bota ėshtė portokall!