Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - BOTOHET NĖ EGJIPT DHE UKRAINĖ POETI SHQIPTARĖ JETON KELMENDI

  Pėrgatiti dhe pėrktheu: Albert Nikolla

       BOTOHET NĖ EGJIPT DHE UKRAINĖ POETI SHQIPTARĖ JETON KELMENDI

      Njė poezi e mendimit dhe ndjenjave shpirtėrore, shkruan pėrkthyesja pėr poezinė e Jeton Kelmendit, ku e quan autorin Udhėtari nga Dardania. Ajo mė tej duke analizuar poezinė e Kelmendit shprehet se poeti, qysh nė rininė e tij tė hershme ėshtė pėrballur me luftėrat e Ballkan, por ka njė natyrė tejet interesante, pasi qė ėshtė i kujdesshėm me fjalėn dhe nuk e ngarkon atė me vuajtjet e njerėzve, por e thotė me mjeshtri ndjenjėn e tij pėr kėto dhe ēėshtjet e ndryshme.

 

 

   

            JETON KELMENDI BOTOHET NĖ EGJIPT

 

            Ėshtė botuar nė Kajro tė Egjiptit libri me poezi i poetit tė njohur Shqiptar Jeton Kelmendi.  „Fevasil-lil-hadhf“ qė do tė thotė “Pikat Eliptike”. Libri ėshtė botuar nga edicioni i botimeve  ,,دار شرقيات” (Dar Sharqyat) dhe eshte botim ekskluziv.

          Nė parathėnien e librit Dr. Sherif El-Xhejar, kritik dhe studiues i lemerise bashkėkohore, shkruan se: Jeton Kelmendi nė pėrmbledhjen e tij poetike „Fevasil-lil-hadhf“ (فواصل للحذف) ka paraqitur pėrvojėn  njerėzore me njė vizion tė botės ekzistenciale tė ndarė nė tri boshte kryesore: koha, fjala dhe mendimi,- pastaj  atdheu, dashuria dhe ėndrra, tė  cilat i ka pėrfshirė nė  adresimin e tij  poetik  pėrmes poezive tė   tij tė njėpasnjėshme. Ai mė tej shkruan se, ajo qė  tė bie nė sy dhe qė konsiderohet interesante nė poezitė e Kelmendit ėshtė edhe  besimi i tij  pėr lirinė e shprehjes, lirinė e mendimit dhe mos  kushtėzimit tė  fjalės:

 

    “Le  tė jetojė liria rrjedhshėm

     Le fjalėn dhe mendjen qė tė bisedojnė pėr ēfarėdo,

     qė ato  dėshirojnė tė flasin pėr tė”

 

          Kėshtu pra: fjala, mendimi, liria  vdesin kur ato goditėn me heshtjen, prandaj edhe nuk mund t`a  luajnė rolin e tyre pėr  vendosjen e destinimit, dhe  kėtu edhe shihet urtėsia e poetit nė thėnien e tij. Dr. Dherif El-Xhejar vlerėson se Kelmendi ėshtė njė poet human, i preokupuar  me hallet e njeriut bashkėkohor  kudo dhe  nė ēdo vend, e nė veēanti i preokupuar pėr lirinė e tij  nė  kohėn e  konfuzionit dhe absurditetit.

      Nga ana tjetėr poetja Heba Essam nga Kajro, pasi shpreh kėnaqėsinė qė lexuesi arab ta ketė njė libėr tė tillė, ndėrsa poetin Kelmendi ta bėjė tė njohur edhe pėr lexuesit egjiptian, ajo shprehet se, ky ėshtė njė poet,  i cili ndjek rrugėn e  tij tė veēantė, qoftė nė aspektin filozofik e qoftė nė atė human, i cili me tė vėrtetė  tė lėndon me pikėllim tė thellė dhe tė pjekur, tė argumentuar qoftė edhe me hollėsi tė imta, tė ngulitura dhe  tė akumuluara nė vet poezinė. Essam, mė tej vlerėson se: Kjo na ēon nė boshtin  e shkrimeve tė tij dhe tek lartėsia e tij bazike fondamentale „ Fjala“, e cila pėrsėritet nė poezitė e tij  dhe  nė formė tė dukshme reflekton fillimin dhe pėrfundimet e  saj.

      Ndėrkaq mediet arabe i kanė kushtuar njė hapėsirė tė madhe librit tė Poetit Shqiptar Jeton Kelmendi, ndėrkaq shkruhet dhe vlerėsohet ky libėr. Mostafa Babawy njė poet Marokien shkruan tek gazeta Lial-huls se edicioni i botimeve Dar Sharqyat, ketė verė u ka bėrė dhuratė tė mirė lexuesve arab me poezitė e Jeton Kelmendit. Babawy vlerėson poetin Kelmendi si njėri ndėr poetėt mė tė mirė tė ditėve tona dhe e cilėson njė poet me pėrvojė dhe stil shumė interesant.

      Jeton Kelmendi ėshtė poeti mė i pėrkthyer shqiptar, poezitė e tij janė pėrkthyer ne 25 gjuhė tė botės.

 

 

 

      

 

            BOTOHET NĖ UKRAINĖ POETI SHQIPTARĖ JETON KELMENDI

 

            Libri me poezi  (На верхів’ї часу) “nė krye tė kohės”, tė cilin  e pėrktheu Anna Bagriana ėshtė pėrzgjedhje poezish nga vetė pėrkthyesja dhe i ofrohet lexuesit Ukrainas nė kuadėr tė serisė sė poetėve tė shquar nga Ballkani.

            Njė poezi e mendimit dhe ndjenjave shpirtėrore, shkruan pėrkthyesja pėr poezinė e Jeton Kelmendit, ku e quan autorin Udhėtari nga Dardania. Ajo mė tej duke analizuar poezinė e Kelmendit shprehet se poeti, qysh nė rininė e tij tė hershme ėshtė pėrballur me luftėrat e Ballkan, por ka njė natyrė tejet interesante, pasi qė ėshtė i kujdesshėm me fjalėn dhe nuk e ngarkon atė me vuajtjet e njerėzve, por e thotė me mjeshtri ndjenjėn e tij pėr kėto dhe ēėshtjet e ndryshme.

            Nga ana tjetėr Dmitry Chystyak, shkruan nė parathėnien e librit se duke lexuar Jeton Kelmendin, e mėson fjalėn se si me dashtė dhe e mbush shpirtin plotė me lirikė. Chystyak mė tej shkruan se edhe pse njė poet i ri nė moshė, bėhet fjalė pėr njė poet me pėrvojė tė madhe dhe sfond kulturor prej akademiku, ku secila fjalė tė bėnė tė mendosh dhe ta analizosh, gjithnjė duke pėrdorur njė gjuhė specifike dhe me simbole tė cilat spikasin referenca nga mitet e popullit tė tij deri tek kultet e pėrmasave botėrore. Me njė fjalė Jeton Kelmendi ėshtė sot njėri nga poetėt e njohur tė Evropės i cili ka krijuar emėr jo vetėm nė poezinė shqipe por edhe nė atė evropiane, prandaj si e tillė kjo poezi ka lexuesit e vet tanimė edhe nė Ukrainė, pėr ēka duhet falėnderuar Anna Bagriana qė e solli tek lexuesi ynė ketė mjeshtėr tė fjalės dhe ligjėrimit poetik.  

 

 

 

 

           

            Nga Dmytro TCHYSTIAK

 

JETON KELMENDI, POETI I PERSOSMERISE

           

            Takimi me poezinė e poetit Jeton Kelmendi, me ka rezervuar momente dritėruese nė thellėsi tė qenies. Ky shkrimtar i ri shqiptar, i njohur tashmė nė shkallė internacionale, ka mundur te krijojė njė botė poetike krejtėsisht tė tij, njė botė qė i tejkalon konfliktet dhe mėnyrat e pandershme me tė cilat ajo mundohet tė operojė. E gjitha kjo pėr tė shprehur ēaste  ku jeta fale imazheve tė njė shpirtualiteti tė spikatur, dhe tė meditimeve tė befasishme tė njė ame tė mbushur dhe tė shenjtė. Thellėsisht natyrė lirike, poezia e Kelmendit duket se njėkohėsisht , tenton tė rikrijojė njė univers Epik, tė marrė nėn kontroll njė kohė tė  ri-dėshiruar e gjendur nė kontakt me tharmin shpirtėror, tė pėrmbytur nga fjalėt. Lirika dhe epika nuk janė gjė tjetėr veēse dy anėt e tė njėjtės pėrpjekje, nga cila ngjan se kanė buruar tė gjitha poezitė e vėrteta, dhe kjo qė nga fillimet e krijimit tė universit poetik.  Kėtė pėrpjekje mundet ta pėrcaktojmė si  restaurimin e lidhjeve me Shpirtin e Botės, substancė origjinale bashkimi mes tė gjitha nivelet e krijimit kozmik.

            Nė tė vėrtetė do tė ishte mirė tė kujtonim kush ėshtė thelbi  i gjenezės sė lirikės si formė letrare. Nė poezinė antike (si nė melikun Grek apo nė haļku-n Japonez) poezia lirike synonte tė fiksonte njė moment tė fortė dhe intensiv nė ndjenja, dhe nė raste tė tjera njė meditim tė thellė, qė ngjante se dilte nga dalja prej njė ekzistence profane nė drejtim tė mbinatyrshmes, nė imazhet e njė jete qė ikėn shpejt ndėrkohė qė nisur nga krijimi individual ne do tė tentonim tė mendonim qė poeti i bashkohet me energji krijuese universit.  Nė tė vėrtetė tė gjithė narratorėt e poezisė antike  ngjan se e kanė dėshiruar ta gjejnė energjinė pozitive, tė humbur nė Shpirtin e Botės  pėr shkak tė pamjeve qė ofron momenti, duke i bėrė thirrje qė tė rikthehet tėrėsia e humbur qė rrjedh nga gjeneza.  Nėse nė kohėn e sinktetizmit Mitologjik imazhi poetik  dhe shenjtėria e zbritur nga lart nuk pėrbėnin veēse njė thelb tė vetėm (Modeli ishte Apoloni) mė pas imazhi kaloi nė rangun e simbolit, si ekuivalent i pjesshėm hyjnor, (vera sjell pas vetes bukėn e Krishtit), mė pas ėshtė kthyer nė njė figurė stilistike pėr polin metaforik nė sajtė tė njė lidhje aluzive (vihet re kjo kur Jetoni thotė “I kthej fjalėt e mia nė zogj, cicėrimat e tyre na zgjojnė) dhe ne e dimė mirė se pas imazheve tė tij fshihen imazhe ornitologjike:  zogjtė si dyzime tė njė shpirti tė dashuruar, si atribute tė Venus-it etj.).

            Dhe nėse e kam lėnė veten tė kthehem njė ēast tė shkurtėr nė antikitet, shkaku kryesor ėshtė fakti qė shumica e studimeve mitologjike bashkėkohore kanė treguar qė ēdo tekst letrar  janė xheneruar nga imazhe origjinale tė mitologjisė universale. Ne kemi tė drejtė tė nėnvizojmė se Jeton Kelmendi ėshtė njė poet i fillimit tė shekullit tė XXI, dhe qė vetėm pas 26 shekujve na takon tė rikthehemi nė thesaret fillestare tė Melikut Grek. Ka me qindra  rryma letrare  tė cilat kanė piketuar peizazhin  e poezisė moderne, me mijėra autorė kanė krijuar universin e tyre, krejt tė veēantė, por kjo tendencė  e procedimit me poezinė moderne, tek Jeton Kelmendi me duket mjaft e fortė, dhe e dukshme qartėsisht.  Ajo pra duhet,-siē na thotė edhe Maurice Meaterlinck “ tė japė impresionin e pėrjetėsisė”. E nė tė vėrtetė mundėsitė e realizimit tė kėtij projekti shkrimi janė  tė shumėllojshėm. Po ju citoj vetėmse disa shembuj mė tė dukshėm se tė tjerėt.

            Por s’mund tė kalohet pa u vėnė re koncepcionet dashurore tė jetonit, nė saj tė maksimumit tė ndjenjave nė tė cilat ai ėshtė i pėrfshirė, tė cilat nuk janė thjesht njė kontakt sensual nė fundin e njė frymėmarrje tė thellė, por shumė mė tepėr, janė njė meditacion i shenjtė  qė rigjen kohėn zero ose mė saktė kohėn e pėrjetshme tė Shpirtit tė Botės.

            “Tė kam gjetur pa pranverė! – thotė Jetoni asaj qė e don shumė. Ja njė formulė  e bukur pėr tė pėrcaktuar njė kalim jashtė kohės profane, madje gjer edhe nė pjalmonėn e tij, qė nė fund tė fundit tė shkohet mė larg nė shije drejt njė transformimit tė shenjtė nė njė “tjetėr sezon”, “ose nė njė tjetėr kohė”. Njė kohė ku e shenjta e pėrjetshme nuk ishte veēse nė njė kalim tė pėrkohshėm,  por nga ana tjetėr, e konsideruar si njė kohė e pasur nga ana shpirtėrore,  me sensuale gjithashtu, njė kohė e pasur me tharmin e gjėrave dhe vetė qenies.

            Nė gjithēka e paparashikueshme ėshtė ajo gjithashtu?

 

            Pranverėn e fundit,

            E kemi lėnė nė njė tjetėr stinė,

            Vera ka djersitur mbi fytyrėn e saj,

            (...)
            Njė kohė tjetėr na ka vėnė nėn thundėr,

            Nė vazhdim ditėt mundet tė ndėrrojnė lėkurė.

 

            Nė poemat e tij me tharm epik, jetoni na sugjeron tė njėjtėn procedurė: Krijon njė univers gjuhėsor qė tejkalon thelbin, dhe nė kėtė univers  fjalėsh tė zgjedhura me njė meny tė kujdesshme, gjemė imazhin e vendit tė lindjes, i cili ėshtė gjithashtu njė mbartės i tėrėsive tė shenjta tė pakohshme, qė ėshtė qendra e gravitetit tė shpirtit tė popullit, nė tė gjitha fillet e historisė, dhe qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė lloj avatari  nė shpirtin e botės. Njė imazh, atė tė rrėzėllimit “pa pėrmasa” dhe tė zgjimit mendim-prurės.  Qartėsia dihet qė ka qenė  nė tė vėrtetė njė atribut i sė mirės sė Platonit, ose thėnė ndryshe tė njė Platoni pėrpara Atit tė Shenjtė qė u ishte dedikuar veēse tė Zotit tė krishterė.

 

            Gjithashtu ai flet mbi Ilirinė,

            Peshėn  fluide tė  trupit tėnd ,

            Forcėn e pėrkundjes  nė ajrin e heshtjes

            artin e ikjes apo tė qėndresės ,

            qė janė tė pamatshėm,

            ashtu si drita jote pasqyruese,

            marrė jashtė tė gjitha limiteve tė jetės.

            Shkėlqimi yt ėshtė i pamatshėm,

            (...)
            Pjesa e bekuar e trashėgimisė sime

            Si shqiptar.

 

            Gjemė tek Jeton Kelmendi poezi  tė pastra shpirtėrore, qė kurrsesi nuk do tė ishte e drejtė ti klasifikonim si fetare, aq me tepėr qė ky term u ka shėrbyer pseudo-poetėve, pėr tė trajtuar ngjarje tė shenjta pa ndonjė imagjinacion tė fortė poetik. Nė shumė poema tė Jetonit, dhe sigurisht nė “Si mund tė shkojmė drejt vetvetes” ne zbulojmė risi pėr hir tė formės. I trajton ngjarjet biblike  nė njė mėnyrė paradoksale, dhe i shikon mė afėr  mė duket ekzaktėsisht nė traditėn kristiane (dhe ezoterike) origjinale.  Ne shohim imazhin e njė Miku si njė iniciator tė njė udhėtimi alkimist nė tė cilin pika kulminante do tė jetė kufijtė mes “meje dhe asaj” “Shėtitės duar-bashkuar nė ditė dhe nė netė”, Miku ėshtė njėkohėsisht “krijesa sublime”, “Zonja e parė”, “ Porta e shpirtit tim” qė do tė thotė njė Zot qė ėshtė duke ardhur.  Por narratori nga ana e tij “ nė tė parin agim” pėson njė metamorfozė kapitale; pėrgjatė njė bashkimi sensual dhe shpirtėror me “Njė” divin ai shpall:

 

            Kėtu....unė duhet tė pranoj,

            Qė ti, jeton brenda meje,

            Po, ti je ai qė quhet UN!

            Sa rrugė tė  gjata kemi pėrshkuar,

            Pėr tė arritur mė nė fund brenda vetes!

 

            Gjithashtu vepra nė tė kuqe alkimike, pėshtjellimi shėndėrrues  nga UN nė VETVETJA, ka mundur tė ndodhė, gjė qė ka qenė qėllimi suprem i kalimit tonė nė kėtė Rruzullim, ashtu siē ka pas sugjeruar Jan Van  Ruysbroeck dhe gjithashtu Helena Blavatsky.

            Ne e kuptojmė qė poeti ėshtė i fortė nė pėrjetimet poetike, njė perceptim jetik i vetė fjalės.  Nė kohėt tona, kur fjala po bėhet gjithnjė e mė shumė njė lojė apo njė thashethem, njė imazhe i zbehtė qė nuk ėshtė aspak imazhi i sė shenjtės (Qė ėshtė njė kontradite e madhe me esencėn e poetikės), Jeton Kelmendi  e ka kuptuar kah-moti  qė angazhimi pėr poezinė, ėshtė njė angazhim pėr tu ripėrtėritur nė pėrpjekje pėr tė plotėsuar pjesėt e humbura tė Shpirtit tė botės, nė mėnyra tė ndryshme, pėr tė rikapur, ato pjesė qė tentojnė tė shpėrbėhen:

 

            Njė varg,

            Nė lartėsitė e kohės e cila ka ikur.

 

            Njė formulė vėrtet e bukur qė na jep nė tė njėjtėn kohė mė shumė shpresė nė faktin qė poezia ėshtė ende e aftė tė bėjė mė jetėgjatė Botėn nė prag tė shuarjes.

 

            Seneffe-Genčve-Kiev, Gusht-Shtator 2012