.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Pesėdhjetė vjet tė studimit tė veprės sė profesor Ēabejt nė Kosovė

Shkruan: Begzad BALIU

 

PESĖDHJETĖ VJET TĖ STUDIMIT TĖ VEPRĖS SĖ PROFESOR ĒABEJT NĖ KOSOVĖ 1952-2002

 

 

Libri i autorit Begzad Baliu, “Ēabej 1”, u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

 „Literaturė“

 

 

          

 

            Pesėdhjetė vjet mė parė studiuesi i pasionuar Dr. Hasan Kaleshi ka botuar njė recension pėr Fjalorin serbokroatisht-shqip, bashkautor i tė cilit ishte edhe Profesor Eqrem Ēabej. Ky ėshtė viti i parė qė njė studiues nga Kosova kishte tėrhequr vėmendjen e lexuesve pėr emrin e Profesor Ēabejt, i cili mė pas, sidomos gjatė tridhjetė vjetėve tė fundit do tė bėhet sinonim i tė mbėrriturave mė tė larta tė shkencės sė albanologjisė dhe jo vetėm tė saj. Pėr veprėn e Profesor Ēabejt do tė shkruhet edhe mė tej, por do tė shkruhet veēanėrisht pas vitit 1970, kur do tė botohet vepra e tij e parė nė Kosovė. Prej atėherė e deri nė fund tė kėtij shekulli qė e lamė, nė Prishtinė janė botuar disa prej veprave tė plota tė tij, dhe nė kėtė kontekst ato kanė dhėnė shumė arsye qė tė shkruhen dhjetėra e dhjetėra artikuj nga aspekti pasqyrues i veprave tė tij, nga aspekti studimor i tyre dhe nga aspekti i vlerėsimit tė kontributit tė veēantė e tė pėrgjithshėm tė Profesor Ēabejt nė fushė tė albanologjisė nė veēanti, e nė fushė tė kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi.

            Prej vitit 1970, kur u botua vepra Pėr gjenezėn e literaturės shqipe, do tė shpeshtohet botimi dhe ribotimi i artikujve studimorė tė tij. Gjatė viteve 1975- 1979, Rilindja e botoi veprėn e tij nė gjashtė vėllime, duke shėnuar njėrėn prej ngjarjeve mė tė mėdha kulturore nė fushė tė botimit, mbase qė nga themelimi i saj e deri mė sot. Gjatė viteve 1984-1989 Rilindja do t’i ribotojė, jo vetėm gjashtė vėllimet e para, por do tė botojė edhe dy vėllimet e botimit kritik Mesharit tė Gjon Buzukut, si dhe vėllimet VIII dhe IX. Le tė kujtojmė se botimin e veprave tė tij e patėn filluar edhe studentėt e Degės sė Gjuhės Shqipe tė shkallės sė tretė nė Universitetin e Prishtinės. Ligjėratat e studimeve pasuniversitare, Hyrje nė gramatikėn krahasimtare tė gjuhėve indoevropiane, studentėt e Universitetit tė Prishtinės i patėn incizuar, radhitur me makinė dhe lidhur nė njė dispensė, e cila do tė botohet nė kuadėr tė veprave tė plota vetėm mė 1988.

            Studimet e Profesor Ēabejt nuk do tė botohen vetėm nė vepra dhe nė revista tė veēanta. Pėr shkak se Profesor Ēabej ishte shumė aktiv nė shumė sesione shkencore me karakter kombėtar dhe ndėrkombėtar, si nė Shqipėri ashtu edhe nė qendra tė tjera shkencore tė Ballkanit e tė Evropės, kontributet e tij do tė botohen edhe nė pėrmbledhjet: Kongresi i drejtshkrimit tė gjuhės shqipe (1974), Studime ilire, I, II (1978) etj. Studimet e tij, qė botoheshin nė botimet ditore dhe shkencore tė Tiranės, pothuajse menjėherė ribotoheshin, mė shumė se njė herė edhe nė revistat letrare dhe shkencore tė Prishtinės e tė Shkupit, nė: Gjurmime albanologjike, Jehona, Pėrparimi, Fjala etj.

 

            Nuk do tė shkojė shumė kohė dhe Profesor Ēabej si personalitet shkencor dhe si njėri prej

studiuesve mė tė mėdhenj jo vetėm tė albanologjisė, por edhe tė ballkanologjisė nė pėrgjithėsi, do tė bėhet objekt studimi: Sesioni (IAP, 1998), Seminari (UP-FF, 1987) Tribuna (QRO,1993), Mbrėmje pėrkujtimore (UPFF, 1990) etj. Do tė themelohet Qerthulli i tė rinjve i onomastikės «Eqrem Ēabej» nė kuadėr tė Rinisė demokratike «Pjetėr Bogdani» nė Prishtinė (1993) dhe do tė bėhen tė gjitha pėrgatitjet pėr themelimin e Institutit tė studimeve shqiptare «Eqrem Ēabej» nė Prishtinė (1998).

            Si rezultat i botimit tė studimeve tė tij, tė veprės sė plotė tė tij dhe tė tubimeve shkencore kushtuar veprės sė tij, herė pas herė do tė botohen edhe vėllime tė veēanta kushtuar jetės dhe veprės sė tij: Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Kulturėn dhe Letėrsinė Shqiptare (1987), Jeta e re (1998), Shenjėzat (1998), Eqrem Ēabej – jeta dhe vepra (2002) etj.

            Nė artikujt e pėrgjithshėm, nė paraqitjet e veprave me rastin e botimit, nė recensionet pėr librat veē e veē dhe nė studimet me karakter monografik, studiuesit nga Kosova do tė merren me shumė fusha tė dijes, tė cilat Profesor Ēabej i ka lėvruar gjatė gjithė jetės sė tij shkencore. Kėshtu, nė studime tė veēanta, jetėn dhe veprėn e tij e kanė bėrė objekt studimi autorėt: Idriz Ajeti, Rexhep Ismajli, Murat Blaku, Remzi Nesimi, Begzad Baliu; recensione pėr veprėn e tij kanė shkruar studiuesit: Hasan Kaleshi, Idriz Ajeti, Rexhep Ismajli, Anton Nikė Berisha etj; personalitetin e tij mendor, intelektual dhe shkencor, do ta studiojnė autorėt: Rexhep Qosja, Shefki Sejdiu etj.; pėr kontributin e tij nė fushė tė historisė sė gjuhės do tė shkruajnė studiuesit: Idriz Ajeti, Rexhep Ismajli, etj.; pėr problemet teorike dhe pėr rezultatet shkencore tė Profesor Ēabejt nė fushė tė etimologjisė kanė shkruar studiuesit: Idriz Ajeti, Qemal Murati, etj.; pėr vlerat shkencore tė studimeve tė tij nė fushė tė onomastikės kanė shkruar dhe i kanė bėrė objekt shqyrtimi studiuesit: Idriz Ajeti, Ruzhdi Ushaku, Rexhep Doēi, Skėnder Gashi, Begzad Baliu etj.; rezultatet e tij nė fushė tė gramatikės historike i ka vėnė re sidomos Profesor Idriz Ajeti, ndėrsa ato nė fushė tė fonetikės historike i ka vlerėsuar disa herė Profesor Rexhep Ismajli, dhe sado pak edhe ato nė fushė tė sintaksės historike janė bėrė ēėshtje studimi nga Agim Spahiu. Nė kėtė vazhdimėsi studimesh, vėshtrimesh e paraqitjesh tė pėrgjithshme shkencore, vepra e Profesor Ēabejt u bė objekt studimi edhe i njė varg trajtimesh nė fusha tė ndryshme shkencore. Pėr kontributin e tij nė fushė tė studimeve dialektologjike kanė shkruar studiuesit Latif Mulaku, Imri Badallaj etj.; pėr kontributin e tij nė fushė tė kulturės sė gjuhės kanė shkruar studiuesit Rexhep Ismajli, Fadil Raka, Isa Bajēinca, Bahtijar Kryeziu etj. Mė shumė se pėr tė gjitha interesimet e tij, besoj pėrkushtimi i tij ėshtė pėrimtuar dhe ripėrimtuar nė fushė tė letėrsisė nga studiuesit: Sabri Hamiti, Ibrahim Rugova, Emin Kabashi, Gani Lubeteni, Zejnullah Rrahmani, Arben Hoxha etj., dhe nė fushė tė letėrsisė popullore nga studiuesit: Fazli Syla, Zymer Neziri, Rrustem Berisha, Anton Berisha etj., por nuk ka mbetur e paprekuar as fusha e etnologjisė nga studiuesit: Drita Statofci, Ukė Xhema etj.

            Profesor Ēabej ka qenė studiues me dije multidisiplinare, prandaj ata nė kėrkimet e tyre, pavarėsisht prej interesimit qė kanė pasur, kanė qenė tė detyruar qė problemet t’i vlerėsojnė nga aspekti krahasues. Ėshtė e kuptueshme prandaj pse vepra e tij nuk ka qenė lehtė tė bėhet objekt studimi nė tėrėsinė e saj dhe nė nivel tė rezultateve tė dėshiruara. Megjithatė, studiues tė shumtė nga Kosova kanė pasur guximin qė dijen e tij ta vlerėsojnė edhe nga ky aspekt. Nė kėtė aspekt studiuesi Mehmet Halimi ka shkruar pėr kontributin e Profesor Ēabejt nė fushė tė ballkanistikės, Rexhep Ismajli pėr Ēabejn dhe shkollat gjuhėsore, Gjyltekin Shehu pėr Profesor Ēabejn dhe shkollėn franceze Fjalėt dhe sendet, Ruzhdi Ushaku pėr Profesor Ēabejn dhe sulmet e studiuesve sllavė nė studimet albanologjike, Engjėll Sedaj pėr Profesor Ēabejn dhe Fishtėn, Hatixhe Hoxha pėr konceptet e Henrik Bariqit dhe Profesor Ēabejt, Begzad Baliu pėr Gustav Majerin, Eqrem Ēabejn dhe shkollėn gjermane tė filologjisė, Myrvete Dreshaj-Baliu pėr Profesor Ēabejn dhe Naim Frashėrin, Faik Shkodra pėr Profesor Ēabejn dhe De Radėn e Naimin etj.

            Interesimin e studiuesve pėr veprėn e Ēabejt mė nė fund e shprehin edhe numri i madh i letrave e kartolinave qė studiuesit i dėrgojnė Profesor Ēabejt nga Kosova dhe nga qytete tė ndryshme tė botės, nė njė kohė qė letėrkėmbimi me studiues nga Shqipėria, si pėr studiuesit e Kosovės ashtu edhe pėr ata tė Shqipėrisė ishte me pasoja: Hasan Mekuli, Anton Ēetta, Rexhep Ismajli, Ismajl Doda, Haxhi Krasniqi etj.

            Ndryshe prej njė numri tė madh studimesh tė veēanta e tė pėrgjithshme, vepra e Profesor Ēabejt nė Kosovė ashtu sikur edhe nė Shqipėri ende nuk ėshtė trajtuar nė tėrėsinė e saj. Deri mė tash vepra e tij shkencore vetėm njė herė ėshtė bėrė objekt studimi nė shkallė monografike, edhe pse studimet me karakter shterues nuk mungojnė. Nė vitin 2001, B. Baliu, nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės ka mbrojtur tezėn e magjistraturės me titull «Ēėshtje tė studimit tė onomastikės nė veprėn e Eqrem Ēabejt».

            Prej studimeve tė deritashme dhe prej rezultateve tė mbėrritura, nuk ėshtė vėshtirė tė konstatohet se pėr veprėn e Profesor Ēabejt do tė vazhdohet tė shkruhet pėr shumė arsye edhe mė tutje.

            Vepra e tij dorėshkrim vazhdon tė botohet nė Tiranė dhe nė Prishtinė, ndėrsa ajo e botuar mė parė, me tė njėjtin intensitet vazhdon tė ribotohet. Horizonti i pritjes sė rezultateve nga vepra e tij nuk ka rėnė.

            Pėrkundrazi, edhe mė tej vepra e tij, madje jo vetėm gjuhėsore, vazhdon tė identifikohet me rezultatet mė tė larta tė studimeve albanologjike. Pėr disa prej tė mbėrriturave mė tė theksuara, sidomos nė fushė tė historisė sė gjuhės e tė etimologjisė, pavarėsisht prej shkrimeve tė veēanta dhe tė shumta, ende nuk ėshtė shkruar njė monografi gjithėpėrfshirėse e kėtyre rezultateve, ndėrsa rezultatet e tij nė studimin e veprave tė shkrimtarėve tė vjetėr sigurisht edhe njė kohė tė gjatė do tė jenė modele tė pakapėrcyeshme nė studimet albanologjike.

 

 

            Pjesė nga libri “Ēabej 1”