.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Ēdo gjė ėshtė e vėshtirė, para se tė bėhet e lehtė...

Shkruan: Arsim GJINOCI

www.mjellma.org

          ĒDO GJĖ ĖSHTĖ E VĖSHTIRĖ, PARA SE TĖ BĖHET E LEHTĖ...

 

          Asgjė nuk ėshtė e pamundur, pėrveē nėse nuk pajtohemi me tė. Jeta e njeriut shpie vetvetiu nė pėrparim. Mos lejo qė vjedhėsit tė t'pėrgatisin pėr humbje, t'ia ndėrrojnė kahjen jetės sate. Jeta ėshtė njė letėr e bardhė nė tė cilėn Ti vizaton atė qė dėshiron. Mos ia jep lapsin e jetės sate askujt. Kurrė mos heq dorė nga ėndėrra jote. I vetmi pėrgjegjės pėr jetėn tėnde je vet Ti.


            Kush mund ta dijė apo ta sqarojė fshehtėsinė se pse pikėrisht nė kėto ēaste i lexon kėto reshta, e jo tjerat? Njėherė njėri nga mėsuesit e mėdhenj mė tha: "Jeta e padobishme ėshtė mė e keqe se vdekja e hershme!" Ne tė dy vendosėm qė ta hudhim lėkurėn tonė tė vjetėr dhe ta fillojmė jetėn e re, tė pėrmbushur me dashuri, sukses dhe qetėsi tė brendshme. Nėse vendose ta bėsh kėtė, atėherė mė lejo tė t'pyes: a e ke definuar ėndrrėn tėnde? Nė orėn e kaluar mėsove se duhet tė punosh vyeshėm dhe tė kesh durim. Poashtu mėsove se njeiru qė ka pėr t'bėrė tė suksesshėm je vet Ti. Kėtė orė, para sė gjithash, dua tė t'flas pėr ėndrrat, nė tė vėrtetė se si duhet ruajtur dhe ushqyer ato. Befasohesh? Si ushqehen dhe ruhen ėndrrat, pyetesh? Ke dėgjuar ndonjėherė pėr vjedhėsit e ėndrrave? Nė orėn e parė kur u takuam, mė the se nė fėmijėri ke pasur ėndrra, por se realiteti ... Jo, miku im, realiteti ėshtė se vjedhėsit t'i kanė vjedhur ato. Hajnat e tillė ndodhen kudo rreth nesh. Na e vjedhin ėndrrėn duke na ushqyer nė vend tė saj me porositė e llojit: "ti nuk mundesh, ėshtė e pamundur, ėshtė rrezik, nuk ėshtė pėr ty, nuk ėshtė mirė, mos... ėshtė herėt, ėshtė vonė..." Tėrė kohėn na tregojnė mbi atė se ēka nuk mundemi dhe asnjėherė nuk na flasin mbi atė se ēka mundemi. Na bombarojnė me frazat: "... jeta ėshtė e rėndė... bla bla bla..." duke na pėrgatitur vazhdimisht pėr dėshtime, pėr vdekje!... E nėse e vėren lindjen e hėnės nė vend tė perėndimit tė diellit, tė quajnė ėndėrrimtar. Mė me dėshirė na pranojnė nėse ēdo ditė shkojmė nė tė njėjtin restorant, veshim rroba tė njėjta, merremi me veprimtari tė njėjtė, hamė ushqimin e njėtė... njėjtė... njėjtė, ndėrsa me padėshirė i shikojnė ata qė bėjnė diēka tjetėr, ata qė hulumtojnė, zbulojnė dhe orvaten... 
            Asgjė nuk ėshtė e pamundur, pėrveē nėse nuk pajtohemi me tė. Jeta e njeriut shpie vetvetiu nė pėrparim. Mos lejo qė vjedhėsit tė t'pėrgatisin pėr humbje, t'ia ndėrrojnė kahjen jetės sate. Jeta ėshtė njė letėr e bardhė nė tė cilėn Ti vizaton atė qė dėshiron. Mos ia jep lapsin e jetės sate askujt. Kurrė mos heq dorė nga ėndėrra jote. I vetmi pėrgjegjės pėr jetėn tėnde je vet Ti. Askush nga ata qė tė "mėsojnė" se si duhet jetuar nuk do t'ia sjellin qumėshtin fėmiut tėnd. Njeriun qė do tė kujdeset pėr jetėn tėnde e ke gjetur nė orėn e kaluar. Edhe mė tej vazhdo tė takohesh me tė. Merre pasqyrėn dhe buzėqeshi pėrzemėrsisht. Thuaji, unė tė besoj, Ti ke pėr t'mė bėrė tė suksesshėm dhe tė lumtur. Nuk ėshtė me rėndėsi se ē'mendojnė tė tjerėt pėr ty. Mos u brengos pėr tė tjerėt. Me rėndėsi ėshtė ē'mendon Ti pėr veten tėnde. Ashtu si mendon Ti, miku im, i tillė dhe je. Njeriu ėshtė i lumtur vetėm aq sa dėshiron tė jetė. Ai vet e zgjedh nėse don ta vizatojė pikėllimin a lumturinė. Dhe Ti nė kėtė moment ke aq sa ke merituar dhe kėrkuar nga jeta. Qė tė mund tė qėndrosh mė lehtė, dhe jeta jote tė ketė kahje pozitive, duhet tė mendosh pozitivisht pėr ēdo gjė dhe pėr secilin. Qė tė mund ta bėsh njė gjė tė tillė tė duhet tė ushqehesh me gjėrat pozitive e motivuese. Nėse nuk ke literaturė pozitive, atėherė merre njė fletė dhe nė tė shkruaj tėra ato qė sipas teje duhet t'i ketė njė njeri i suksesshėm dhe i ndershėm. Pėrshkruaji, sipas teje, tė gjitha vetitė pozitive tė njė personi tė tillė. Mbushe faqen pėrafėrsisht si tė kėsaj reviste me tekst tė tillė. Bėje atė nė formėn: njeriu i suksesshėm ėshtė... Nė fund, nė vend tė fjalisė njeriu i suksesshėm, vendose emrin tėnd. Lexoje tre herė nė ditė kėtė deklaratė, pėr tridhjetė ditė me radhė, dhe do tė sheh se si ndodhin ēudirat. Vazhdo t'i lexosh edhe urdhėresat e suksesit qė po i japim nė kėtė revistė. Dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, pėrdori nė praktikė, ngase nėse diēka di dhe nuk e pėrdor, ėshtė njėjtė sikur tė mos e di fare.

 

            Tė paqėndrueshmit janė tė vetmit qė humbin

            Nga jeta merr vetėm aq sa jep. Asgjė nuk bie nė fund tė detit. Nė natyrė nuk ekziston rregulli diēka pėr asgjė. Sikur qė ēdo pasojė e ka shkakun, ashtu dhe ēdo sukses ka ēmimin e vet. Se ēfarė ēmimi paguajnė njerėzit e mėdhenj, do tė shohim nė shembullin e jetės tė mėsuesit tė madh, Abraham Linkolnit, i cili asnjėherė nuk hoqi dorė nga qėllimi i vet. I lindur nė varfėri,atė gjithnjė e pėrcollėn dėshtimet. Gjasat qė tė arrinte diēka ishin tė barabarta me zero. Askush nuk i besonte. Por ai besoi nė vete, edhe pse humbi tetė herė nė zgjedhje, dy herė dėshtoi nė punė dhe pėrjetoi krizėn nervore. Disa herė mundi tė heq dorė. Ai ishte kampion dhe kurrė nuk u dorėzua, pėr ēka vullneti i tij solli realizimin e qėllimit tė tij.

            Ja si duket rruga e Linkolnit deri nė Shtėpinė e Bardhė:

 1816. Familja e tij u qit nė rrugė prej shtėpisė ku jetonin. I duhej tė punonte qė t'i ndihmonte familjes. 
            1818. I vdiq e ėma.

            1831. Bankrotoi nė punė. 

            1832. Konkuroi pėr legjislaturėn shtetėrore - humbi.

            1832. Humbi punėn - dėshiroi ta vijojė fakultetin e drejtėsisė, por nuk arriti tė regjistrohej. 
            1833. Huazoi ca para prej njė miku tė vet qė ta fillonte punėn, mirėpo bankrotoi deri nė fund tė vitit. Shtatėmbėdhjetė vjetėt e ardhme e pagoi atė borxh.

            1834. Konkuroi pėr legjislaturėn shtetėrore - fitoi.

            1835. U fejua dhe kishte pėr qėllim tė martohej, mirėpo e dashura i vdiq, gjė qė ia theu zemrėn. 
            1836. Pėrjetoi sulm tė plotė nervor dhe qėndroi i shtrirė nė krevat pėr gjashtė muaj.

            1838. Dėshiroi tė bėhej udhėheqės i legjislaturės shtetėrore - humbi.

            1840. Tentoi tė bėhej deputet - humbi. 

            1843. Konkuroi pėr Kongres - humbi. 

            1846. Pėrsėri konkuroi pėr Kongres - kėtė herė fitoi - shkoi nė Vashington dhe mbylli njė punė tė mirė. 

            1848. Konkuroi nė zgjedhjet e reja nė Kongres - humbi. 

            1849. Tentoi tė punėsohej si oficer - u refuzua.

            1854. Konkuroi pėr Senat tė SHBA-ve - humbi. 

            1856. Kėrkoi tė emėrohej pėr nėnkryetar tė konventės nacionale tė partisė sė tij - s'fitoi as 100 vota.

            1858. Konkuroi pėrsėri pėr Senat tė SHBA-ve - pėrsėri humbi.

            1860. U zgjodh kryetar i SHBA-ve.

            Pasi qė humbi vendin nė Senat, Linkolni pat thėnė: "Njėra kėmbė mė rrėshqiti, goditi tjetrėn dhe e pashė veten jashtė rruge. Mirėpo, u kėndella dhe i thashė vetes: Vetėm rrėshqite, nuk u rrėzove."

            Ēfarė ēmimi je i gatshėm ta paguash pėr ėndrrėn tėnde, miku im? Apo ndoshta mė lehtė ėshtė tė dorėzohesh dhe ta kėrkosh fajtorin nė arsyetimet tuaja.

 

            Pas 2000 dėshtimeve, Edisoni e zbuloi poēin elektrik. Gazetarėt e pyetėn:

            - Si ėshtė e mundur qė pate durim tė dėshtoje dy mijė herė dhe tė mos heqje dorė nga qėllimi yt? - Edisoni u pėrgjigj: - Unė nuk kam dėshtuar asnjėherė. Vetėm ėshtė dashur t'i bėj dymijė hapa qė ta arrij qėllimin tim. 

            Krejt varet se si e sheh problemin dhe me ēfarė sy, miku im, se a dėshiron ta vėresh lindjen e hėnės apo perėndimin e diellit. 

            Asnjėherė mos e harro, e nė veēanti kur tė ndodhesh nė situatė tė palakmuar, thėnien "kurrė mos heq dorė". Jeta ėshtė proces, e jo situatė. Pa marė parasysh se ē'bėn, diēka fiton. Nė mos asgjė tjetėr, atėherė pėrvojėn. Po, le t'i ktheheni ėndėrrave. Si t'i ushqejmė ato? Si t'i mbrojmė nga dyshimet? Ē'tė bėjmė kur ballafaqohemi me problemet... 

            E tėra, miku im, ėshtė ēėshtje e shprehisė. Vetėm se po i lexon kėto rreshta, nuk do

tė thotė edhe se ke ndryshuar. Diēka ndoshta lėkundet brenda teje, por pėr sukses e lumturi nevojitet... jo shumė, por atė qė e di, ta pėrdorėsh nė jetė. Mė duhet tė t'pyes, sa herė nė ditė brengosesh, nevrikosesh... apo kur ndonjėherė nevrikosesh, ē'bėn? Portokallin, nėse e shtrydh, qet lėng portokalli. Po ty, kur tė shtrydhin problemet, ēka qet? Njeriu pozitiv qet pozitivizėm. E pėr t'u mbushur me pozitivizėm, duhet menduar pozitivisht - pėr ēdo gjė dhe secilin. Duhet lexuar literaturė pozitive, duhet ta ushqesh trurin tėnd me gjėra pozitive. Mos i lufto ato negativet. Ato nuk luftohen! Ti nuk mund ta hapėsh trurin dhe t'i nxjerrėsh gjėrat negative jashtė tij. Shih, miku im, negativitetet janė sikur barojat, ndėrsa pozitivja i ngjan grurit. Grurin duhet ta mbjellėsh Ti, ndėrsa barojat kanė mbirė vetvetiu.Por mos u brengos pėr kėtė. Mbille grurin. Mos u lodh sė koti duke tentuar qė t'i largosh barojat. E ke parė arėn e mbjellur me grurė? Nė fillim vėrehet vetėm ara e rrafshėt. Pastaj fillon tė mugullojė gruri, por barojat mė shpejt dalin nė sipėrfaqe. Duket se ka mė shumė baroja. Mirėpo, me kalimin e kohės, para korrjeve, dominon gruri i artė. Po barrojat ku mbetėn? Ato ende janė aty, por tash gruri dominon si pėr nga numri ashtu edhe pėr nga gjatėsia. Kėshtu ėshtė edhe nė jetėn tėnde. Ēdo mendim negativ, ēdo bindje negative e jotja ndikon nė jetėn tėnde. Atė qė mbjell atė edhe e korrė.


            Urdhėresa III

            Pėrcaktoje me kujdes drejtimin ose do tė endesh pėrjetėsisht. 


            "Tashmė ke mėsuar se pa punė tė vyeshme nuk do ta arrish kurrė suksesin. E njėjta ndodh edhe kur s'ke durim. Megjithatė njeriu mund tė punojė vyeshėm dhe me kujdes dhe tė bėhet shembull i durimit, por tė mos ngritet kurrė mbi mediokritetin, nėse nuk i nėnvizon planet dhe nuk i vendos qėllimet. 

            Asnjė anije nuk e ka ngritur spirancėn dhe as s'ka lundruar pa pikėarritje. Asnjė ushtri nuk ka shkuar nė betejė pa planin luftarak. Asnjė dru ulliri asnjėherė nuk i ka treguar lulet pa premtim tė fryteve. 

            Jeta ėshtė lojė me pak lojtarė dhe shumė shikues. Ata qė shikojnė, janė grumbuj njerėzish qė bredhin nėpėr jetė pa ėndėrra, pa qėlllime, pa plane, madje as pėr ditėn e nesėrme. Mos i mėshiro. Ata kanė zgjedhur tė mos zgjedhin asgjė. Ta shikosh vrapimin nga tribuna nuk ėshtė rrezik. Kush mund tė merr nė thua prej tyre, kush mund tė rrėzohet prej tyre, cili do tė pėrqeshet prej tyre kur as qė tentojnė tė marrin pjesė?

            A je ti lojtar? Si lojtar, ti nuk mund tė humbėsh. Ata tė cilėt fitojnė mund t'i marrin frytet e fitores, ndėrsa humbėsit, megjithatė, do tė mėsojnė mėsime tė dobishme qė tė nesėrmen t'a shndėrrojnė nė fat.

            Ē'dėshiron ti nga jeta jote? Mendohu mirė dhe me kujdes para se ta sjellėsh vendimin, ngase ndoshta ke pėr ta fituar atė qė dėshiron. A ėshtė ajo pasuria, fuqia, shtėpia e ngrohtė, paqja shpirtėrore, toka, respekti, pozita? Cilatdo qofshin qėllimet tuaja, pėrforcoji nė mendje dhe kurrė mos i braktis. Kupto se ndoshta as kjo nuk mjafton, ngase jeta nuk ėshtė e ndershme. Arrijnė sukses tė gjithė ata qė punojnė me durim dhe vyeshėm e qė kanė qėllime. Mirėpo pa tė gjitha kėto pėrmbajtje, dėshtimi ėshtė i padyshimtė.

            Ofroja vetes gjitha gjasat pėr sukses. Nėse nuk arrin suksesin, tradhtoje tentimin!
Bėri planet pėr sot. Pyete veten se ku do t'jesh njė vit prej ditės sė sotme, nėse edhe mė tej vazhdon ta bėsh atė qė je duke e bėrė tani. Atėherė paramendo se ku do tė dėshiroje tė ndodhesh sa i pėrket pasurisė, pozitės, apo ēdogjėje qė do tė dėshiroje. Pas kėsaj, planifiko se ēka duhet tė bėsh pėr dymbėdhjetė muajt e ardhme qė ta realizosh qėllimin tėnd.

            Dhe nė fund, realizoje atė qėllim!

            Kėtė orė po e pėrfundoj me njė lutje irlandeze, duke tė t'pėrkujtuar se njohurinė qė e posedon duhet menjėherė ta vendosėsh nė pėrdorim praktik.

           
            Gjej kohė...

            ... pėr punė - puna ėshtė ēmim i suksesit. 

            ... pėr tė menduar - mendimi ėshtė ēelės i fuqisė.

            ... pėr lojė - loja ėshtė fshehtėsi e rinisė sė amshueshme. 

            ... pėr lexim - leximi ėshtė bazė e urtėsisė. 

            ... pėr mirėsjellje - mirėsjellja hap rrugėn drejt fatit. 

            ... pėr tė dashuruar - dashuria ėshtė privilegj i perėndive. 

            ... pėr tė shikuar rreth vetes - nė vetmi dita ėshtė e shkurtėr.

            ... pėr buzėqeshje - buzėqeshja ėshtė muzikė e shpirtit.

           
            Urdhėresa e tretė e suksesit, e dhėnė kėtu, ėshtė marė nga libri "Suksesi mė i madh nė botė" - i autorit amerikan Og Mandino, ndėrsa tėrė njohurinė time mbi suksesin ia kam borxh mėsuesve tė mėdhenj si Osho Raxhnish, Ivan Kos, Oskar Shelbah, Xhozef Marfi, Spenser Xhonson, Del Karnegi, Napoleon Hill, John Kalench, Skot Pek dhe nė veēanti afaristėve mė tė suksesshėm tė organizatės amerikane "Network Twenty One"..