Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - Ē’ĖSHTĖ POEZIA?

Shkruan: Gladiola JORBUS  

http://www.dituria.se

Ē’ĖSHTĖ POEZIA?

 

            Poezia na bėn mė tė ndjeshėm, mė tė dėlirė, mė vulnerabėl; ėshtė proces krijimi ku ti, njė lloj perėndie kri­jues kompozon fjalė tė unifikuara nga tingujt e muzikaliteti. Poezia ėshtė liri, pavarėsi, dashuri, nuk njeh lim­ite; poeti misionar, poeti qė shkrihet pėr tė dhuruar dritė si qiriri naimjan, poeti qė ushqen me gjakun krijues lasgushian – nositėt e tij lexues.

 

 

            Poezia, ashtu si letėrsia dhe artet e tjera nė pėrgjithėsi ėshtė e lidhur me kohėn kur jetojmė. Ajo ėshtė lehtėsisht e ndjeshme ndaj ideve, shijeve estetike, tendencave, vlerave dhe paragjykimeve tė kontekstit bashkėkohor.

            Internet dhe teknologjia tejet e avancuar e kanė zhytur njerėzimin e kėtij shekulli nė honet e njė adoleshence tė pambarimtė, para sė cilės poezia ėshtė strukur dhe i duhet tė kalojė Golgotėn qė tė konsiderohet njė perėndeshė, ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė nga lexuesi i sotėm.

            Poezia mbetet e paparashikueshme, fantazma kapricioze e ku­jtesės nė luftė me ėndrrėn, tė qenit simultanisht nė disa vende. Poezia realizohet nė vetvete duke pranuar pėrvojėn jetėsore tė lexuesit, mbetet e vetmja qė tė ofron fjalėn e lexuar dhe imazhin nė parametrat e kuptimit intelek­tual, shqisor dhe emocional. Tė gjitha ekspresionet metaforike tė pėrmbajtjeve njerėzore qė i korrespondojnė skemave tė caktuara stilistike janė realisht poezi. Fjala e krijuar, e fabrikuar, e kompozuar qė i jep dritė, kuptim e plotėsi; ndjenjės, perceptimit, shqisės a ndjesisė.

            Po nė fakt, ē’ėshtė poezia?

            Kjo pyetje tė vė me shpatulla pas murit, edhe nėse ti ke shkruar vetė poezi, ke lexuar, ke takuar poetė (personalisht veēoj ditėt e kaluara me gjenitė e mėdhenj krijues Ali Podrimja e Agim Gjakova gjatė ditėve tė paharruara tė festivalit “Poeteka 2008”) apo ke shfletuar pamflete tė tėra mbi kėtė argument. Ndoshta poezia luan kukafshehtas me ne, teksa lind fėmijėt e saj, i mėson paksa tė ecė dhe mė pas zhduket; fluturon drejt qiellit a drejt thellėsive tė detit; kėtė ēast sublime sa njė pulitje sysh, e mbartim me vete si enigmė.

            Teksa shkruaj kėto mbresa jam pėrballė madhėshtisė sė Adriatikut, qė pėr shekuj me radhė dallgėzoi mbi vete fatin antic tė Epidamnusit, Dyrrachiumit e Durrėsit tė sotėm. Dallgėt e tij ngjasojnė me dallgėt e jetės qė ngultas tė ēojnė nė kapėrthimet e pėrqafimet e ekzistencės poetike, dramatike e tragjike tė individualitetit tė qenėsishėm krijues. A qenka vallė poezia, jeta qė lėvrin nė majėn e lapsit?! Pėrcjell vargjet:

 

            “Tashmė e di,

            Nuk ėshtė e lehtė tė besosh,

            Nuk ėshtė e lehtė tė jetosh,

            Nuk ėshtė e lehtė tė vdesėsh

            Dhe as tė dashurosh…

            E lehtė nuk qenka, jo

            Tė ndahesh nga kjo botė.

            Sytė e zemrės qajnė

            Pėr fjalėt qė s’thanė dot”…

            (Kushtuar tė ndjerit babait tim)

 

            Kur shkruan poezi, lind dhe paradoksi i madh. Nuk shkruhet ajo qė ti di, por ti fillon tė dish, kur nis tė shkru­ash. Poezia ėshtė vetėdije, zgjim, rikthim; ajo gėlon, formėsohet, kėrkon tė flasėsh. Ngarkesat emocionale kėrkojnė vazhdimisht hapėsira tė reja pėr t’u shprehur. Ndjesitė e harruara, pėr tė mos thėnė tė harruara, rikthehen nė jetė, kur ne bėjmė pikėrisht kėtė udhėtim brenda vetes. Atėherė i rikthejmė lirinė, i heqim prangat shpirtit a esencės sonė mė tė pėrkryer, mė afėr hyjnores.

            Poezia na bėn mė tė ndjeshėm, mė tė dėlirė, mė vulnerabėl; ėshtė proces krijimi ku ti, njė lloj perėndie kri­jues kompozon fjalė tė unifikuara nga tingujt e muzikaliteti. Poezia ėshtė liri, pavarėsi, dashuri, nuk njeh lim­ite; poeti misionar, poeti qė shkrihet pėr tė dhuruar dritė si qiriri naimjan, poeti qė ushqen me gjakun krijues lasgushian – nositėt e tij lexues.

            Pėr tė shkruar njė poezi tė ēiltėr, tė bukur, tė ndjerė nuk tė shėrbejnė as diplomat, as titujt shkencorė, as studi­met akademike; mjafton thjesht tė dish, tė njohėsh veten, (siē shprehej dhe Sokrati shekuj mė parė) e mė pas tė deshifrosh sekretet e fshehura nė meandret e shpirtit.

            Vėllimet poetike femėrore janė vetė dashuria, poezia qė krijohet nga arketipi femėror. Lindja e ēdo arti ėshtė bekim e shpėtim, por poezia mbetet zotėruese e emocioneve, strehėz dashurie, ku jeta vdes dhe ringjallet sėrish. Poezia zbulon pentagramin intim, zėrin vetjak, tek ajo spikat plotshmėria e imazheve tė fuqishme bashkėkohore, poezia ėshtė natyra qė flet, qė zbulon ekzistencėn e saj; pafundėsinė e gjallesės qė lėvrin nė tė…

            Poezia nuk dorėzohet, s’pėrpėlitet, nuk regėtin/ ajo ushqehet veē me kurajo, besim, ėndrra e shpresė, me vetė shpirtin e atij qė shkruan, sepse te secila syresh, pra poezi evidentojmė delirimin, fjalė, togfjalėsha qė i largohen tokėsores e empirikes. Shpeshherė, krijimtaria mund tė jetė njė formė a mėnyrė rebelimi kundėr privimit, repre­sionit e diskriminimit. Poezia duhet konsideruar si njė res communes i njerėzimit, emėruesi i pėrbashkėt human­ist, teksa me finesė e pėrmbyll fjalėn e saj, ashtu si femrat e pėrmbyllin hijshėm jetėn brenda mitrave tė tyre.

 

 

 

            PĖRRALLA E DASHURISĖ

 

            Dashurinė e vodha nga njė pėrrallė

            Nėn lėkurėn e njė tjetri jam.

            Oh! Hiqmani kėtė kurm!

            S’e dua mė, tash jo.

            Kėmbėt e mia, krahėt

            Me forcė po i shqis,

            Fytyrėn, vijėzimet e duarve,

            Me endje i gris.

            Plot aromė tė njomė aguliēesh

            Shpirtin flladis.

            Nė ujėra tė qashtra kristal,

            Rizgjohem Narcis.

            Oh, dashuri! Si prafullimė

            Xixėllon nė damarėt e mi.

            Moj Zanė idhnake,

            Nuk jam aspak ,

            Mė e paktė nga ti.

 

            “Par excellence” e pėrkufizojmė poezinė si njė zhanėr letrar, i cili manifeston bukurinė ose sentimentin estetik, pėrmes fjalės nė vargje a prozė poetike. Poezia vjen nga greqishtja p/ kjo merret apriori dhe pėrkthehet veprim, krijim, deri kėtu biem tė gjithė unanimisht dakord, por unė nė pikėpamjen time a vetėdijen time, fjalėn poezi e ndaj nė tri rrokje /po - e – zi/, pra brenda kujtdo poeti diēka po zien, po bluhet, po mbarset, po ngjizet.

            Poezia ėshtė njė formė komunikim autor – lexues, ndonjėherė e krahasueshme me manikeizmin, rrymė nė shekullin III, pas Krishtit, e cila mbėshtetej mbi besimin radikalisht dualist tė dy parimeve bazė: Drita dhe Errėsira, sa tė ndryshme aq dhe koherente, sa tė pavarura aq dhe kontrastuese, qė influencojnė e prekin ēdo aspekt tė sjelljes dhe tė ekzistencės njerėzore. Poeti rrėmon gjithēka, shfaqet shenjtor, profet, sheh me sytė e shpirtit, ka intuitė artistike, ėshtė njė medium qė frymėzon, shėron, rrėfen, parandjen, endet nė hapėsirat e lirizmit, mih fjalėn, ka­dencėn, vargun, poezinė vetė.

            Ēdo poet mbart gurgullimėn e vendlindjes brenda zemrės dhe vargjeve tė veta;­ poetėt shqiptarė e endin poezinė nė pėlhurėn e ēmueshme tė gjuhės shqipe. Trekėndėshi poezi – gjuhė shqipe – figura stilistike na ēon nė njė deduksion: ”Mjerimi fillon aty ku librat mbarojnė”. Poezia ėshtė zėri i botės, njė lashtėsi pa kronologji apo siē shprehet Octavio Paz: “Meriton atė qė ėndėrron”, kurse unė do tė deduktoja se “Duhet tė shkruajmė bukur, qė tė ndihemi bukur, e kėshtu do tė jetojmė bukur”. Ndaj pyetjes madhore ē’ėshtė poezia i pėrgjigjem thjesht, se nė kėtė botė shifrash marramendėse, ku morali dhe vlerat vuajnė kriza identite­ti, alegria e fjalės poetike ėshtė e vetmja puhizė e freskėt qė i sjell oksigjen shpirtit tė munduar nga pikėllimet, shqetėsimet, dyshimet dhe dilemat ekzistenciale.

 

            JAM POEZI

 

            Jam kurora e hėnės

            Njė perėndim i zhytyr thellėsive.

            Jam njė lug i gjerė,

            murrak e vrungullues.

            Mes dhembjes e lumturisė,

            mes mėkatit e shenjtėrisė

            Bėhem vello e gjatė

            mbi ėndrra tė bardha.

            Ngjizur ndėr tinguj,

            mes vargjesh kreshpėruar.

            Si pėshpėritje dashurie

            Mbi buzėn e nxehtė tė gruas.

            Jam fantazma binjake

            E kupės qiellore

            Kėshtjell’ e fjalės krenare

            E brishtė, e pamposhtur, idhnake.

            Jam poezi.