Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

kulturė 7 - ĒFARĖ BĖRA PĖR TY ATDHE

Shkruan: Prof, Dr. Fatmir TERZIU

      

ĒFARĖ BĖRA PĖR TY ATDHE

 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha "Ēfarė bėra pėr ty Atdhe" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

 

PĖRTEJ DISKURSIT “LIND” DHE “HIJE” NĖ POEZINĖ E ADEM ZAPLLUZHĖS

 

Konceptet e “lind”dhe “hije” janė tė lidhura nė mėnyrė tė pandashme me nocionet dhe idetė e udhė-jetės si forma didakte tė pyetjes sė tendosur dhe mjaft domėthėnėse nė vėllimin e ri poetik tė autorit Adem Zaplluzha. Kėto lidhje tė pandashme diskursive bėjnė lidhje dhe ndasi pėr autoritetin, nėnshtrimin, institucionin e vetė qasjes nė lidhjen me Atdheun, prandaj, autori e ka titulluar “Ēfarė bėra pėr ty Atdhe”. Nė ligjėrimin poetik tė kontekstit kjo lidhje e pandashme mund tė jetė ēelėsi pėr tė kuptuar pėrfaqėsimin e brendshėm dhe tė jashtėm tė kontekstit diskursiv tė vargut nė kėtė vėllim poetik e mė gjerė. Nė dekadat e fundit shumė poetė, kritikė dhe analistė janė ndalur nė krijimtarinė poetike tė Zaplluzhės dhe tė gjithė janė tė mendimit se pikėrisht kjo lidhje e ka bėrė atė mė efikase nė disa prej vėllimeve tė shumta tė tij. Madje, “Kosmogonia e njė poeti kosovar” gati nė dy vėllime sjell mendime tė gjata e tė shtjelluara tė tė tjerėve pėr poetin. Shtėpia botuese “Trend”- Prishtinė (2019) me redaktorė Bedri Neziri dhe Veli Veliu e bėnė tė ndjeshme e tė lehtė kuptimin ndryshe tė qasjes sė koncepteve. Shumica e tyre janė pėrqendruar nė konceptet e mirėfillta tė poezisė sė autorit, tek ato koncepte qė janė vendimtare pėr ta cilėsuar si tė obligueshme ndalesėn tek kjo krijimtari poetike. Por nė tė gjithė kėtė ndėrrmarje tė gjatė tė tė tjerėve pėr poetin shihet njė boshllėk i padeteminuar nga ana shkencore. Ky hulumtim ka pėr qėllim plotėsimin e kėtij boshllėku ekzistues nė studimin e koncepteve tė paraseleksionuara nė kėtė vėllim tė ri tė autorit dhe si shkas pėr tė shkuar ndoshta dhe mė tutje. Ne pėrqėndrohemi nė paradoskin diskursiv me foljen “lind” dhe mė tej me angazhimin tonė mė tė thellė pėr tė emetuar dhe sqaruar pikėrisht atė qė struket dhe detajohet me hijen si pjesė e njė diskursi mė vete.

 

Paradoks diskursiv me foljen “lind”

 

Nė njė nga poezitė e poetit Adem Zaplluzha, pikėrisht tek ajo me titull “Kur isha nė udhė tė drejtė”, e cila bėn pjesė nė vėllimin e ri poetik “Ēfarė bėra pėr ty Atdhe” diskursi logjik qė meton formatin e foljes “lind” si njė mishėrim me ekzistencėn dhe filozofinė e saj nė kėtė kontekst argumenton mes vargut se “Jo qė kam qenė njė fėmijė i llastuar/Por qė nga ēasti i lindjes/Vaji im i ngjasonte britmės”. Asaj britme qė nė ardhjen tėrėsore tė ndėrlidhur me dhuratėn Hyjnore tė njeriut forca zanore i takon tingullit tė jetės. Dhe ndėrsa jeta pikėlidhet me kėtė tingėllim, ajo qė vjen pas ėshtė mori gėrshetimesh pos veshėve dhe ndjesisė sė vetė Njeriut. Njeriu qė lidhet tėrėsisht me diskursin “Ne”...

 

Prof, Dr. Fatmir Terziu

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Ēfarė bėra pėr ty Atdhe" 

 

 

DERDHESHIN SI LUMENJ TĖ EGĖR

 

Nga lėkura jote e brishtė

I  zhvesha tė gjitha poezitė

Nėn tingujt e kitarės

Perėndive ua shtrova nė sofėr

Ēastet mė delikate tė kėsaj nate

 

Ti sėrish u shkunde butėsisht

Mbase ishte koha e tėrmeteve

Nė sytė e tua tė ndritura

Pashė vezullimin

Duke u dridhur si thupra e ēeliktė

 

Ne ishim nė njė tjetėr botė

Ndoshta as qė mund tė ishim ne

Nga thonjtė artificialė

Derdheshin si lumenj tė egėr

Stėrkalat e djersėve tė kuqe

 

Ti shikoje mėngjesin

Kurse unė me kokėfortėsi pohoja

Se ende ėshtė fillimi i mbrėmjes

O sa shumė u grindėm atė ēast

Pėr kohėn qė sapo kishte filluar

 

 

NDJEJ SE ATĖ NATĖ

 

Tė kujtohet

Kur mbi gardhin e kujtesės

Harrove kėmishėn

Kurse unė pantallonat

 

Mbase ishte prag vjeshte

Ose fillim dimri

Por gjithsesi

Sapo e kaluam stinėn e luleve

 

Nga njė dritare e vjetėr

Me xhama tė thyera

Shikonte hėna

Kur pėr yjet atė natė

Dhamė njė spektakėl madhėshtor

 

As sot nuk mė kujtohet

A thua vallė

Ishim ne

Ose vetėdija e pemės sė mbjellė

 

Mė duket se kaluan

Mė shumė se njėqind vjet

Ose para pak ēasteve

Na u ngjiz lėkura me trupin e mėshteknės

 

 

KJO DHEMBJE E PASHĖRUAR

 

Ik largohu moj sorrė e zezė

Kjo dhembje

Vetėm mua mė pėrket

Njerėzit qė nuk dashurojnė

S’ndjejnė asnjė dhembje

 

S’ndjejnė dhe nuk vuajnė

Dashuria ėshtė njė plagė

E cila kurrė dhe askund

Nuk e gjeti

Shėrimin e saj tė pashėruar

 

Tė thashė ik moj sorrė nate

Ikė nga fushėveprimi i ndjenjave

Kjo dhembje e pashėruar

Mė pėrket vetėm mua

S’dua tė ndaj asgjė me ty

 

Ik shporru pėrtej ikjes

Unė dhe kjo natė e verbėt

Do ta vajtojmė

Njėra –tjetrin

Do ta vajtojmė deri nė ekzaltim

 

Por ende ndjej lėkundjen e tokės

Ndjej se si atė natė

Me kėnaqėsi mėkoje demin e egėr

Mėkoje dashurin e porsafilluar

 

 

SA SHUMĖ POETĖ

 

Sa shumė poetė dhe rapsodė

Shkruan vargje

Pėr hėnėn

Yjet

Dhe galaktikat

 

Pėrse unė tė mos shkruaj 

Pėr nallat e tua

Tė drunjta

Dhe tė ngjyrosura

Qė trokėllijnė ēdo mėngjes

Nėpėr kalldrėmet

E shpirtit tim