.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - Ēfarė ėshtė aura e njeriut?

Shkruan: A. J. RICHARDSON

 Pėrktheu: Vladimir MARKU

      

ĒFARĖ ĖSHTĖ AURA E NJERIUT?

 

    Ne tė gjithė kemi lindur me disa shqisa dhe pikėrisht me ndihmėn e tyre ne mundemi tė perceptojmė botėn qė na rrethon. Shqisat tona janė tė mjaftueshme pėr jetėn tonė tė pėrditshme aq sa na kanė bėrė nė gjendje qė tė mbijetojmė si specie nė mėnyrė shumė tė suksesshme.

 

 

            Pranohet pothuaj nga tė gjithė se ēdo njeri ka njė aura qė, shumica e njerėzve, e perceptojnė si njė masė drite qė rrethon trupin tonė. Nė esencė, ėshtė pikėrisht ashtu, por kjo ėshtė ta shikosh shumė thjesht problemin sepse aura shtrihet shumė herė mė tepėr se ē'mund tė mendojnė njerėzit dhe pėrbėhet nga shumė pjesė tė ndryshme.

          Nė kuptimin mė tė gjerė, aura ėshtė ēdo formė energjie qė gjenerohet nga trupi dhe rrezatohet larg trupit. Sot, ka pajisje me tė cilat mund tė shohim pėrbėrėsit e auras duke na ēuar drejt tė kuptuarit tė ndikimeve dhe pėrdorimeve qė ka ajo. Siē do ta shihni, aura ėshtė shumė komplekse duke qėnė se pėrbėhet nga njė sėrė vibrimesh elektrike dhe elektromagnetike dhe, ndoshta, edhe nga forma tė tjera rrezatimesh qė do tė zbulohen.

          Rrezatimi i auras ėshtė nė fakt komunikim, ashtu si edhe valėt e radios, duke mbartur informacion mbi veten tonė pėr nė hapėsirėn qė na rrethon. Shumė dukuri tė tjera mund tė lidhen ose varen nga aura, pavarėsisht se nė pamjen e parė nuk duket se ėshtė kėshtu.

 

            Shqisat normale tė njeriut

 

            Ne tė gjithė kemi lindur me disa shqisa dhe pikėrisht me ndihmėn e tyre ne mundemi tė perceptojmė botėn qė na rrethon. Shqisat tona janė tė mjaftueshme pėr jetėn tonė tė pėrditshme aq sa na kanė bėrė nė gjendje qė tė mbijetojmė si specie nė mėnyrė shumė tė suksesshme. Por rreth nesh ekzistojnė shumė mė tepėr gjėra se ē'mund tė zbulojnė shqisat tona normale. Dy nga shqisat tona qė mund tė kapin ngjarje nė largėsi janė sytė dhe veshėt. Veshėt tanė kapin vibrimet nė ajėr kurse sytė zbulojnė vibrimet elektromagnetike qė udhėtojnė nė tė ashtuquajturin eter. Valėt e dritės qė shohim ne janė valė tė energjisė elektromagnetike me frekuenca tė ndryshme vibrimi (ose gjatėsi tė ndryshme valėsh), duke na dhėnė ngjyrat e ndryshme. Drita thjesht e bardhė pėrmban vibrime tė tė gjitha frekuencave qė mund tė veēohen duke e kaluar kėtė dritė nėpėr njė prizėm ose njė pikė shiu, duke pėrftuar njė spektėr tė ngjyrave ose njė ylber. Ngjyrat e kuqe kanė frekuencė mė tė ulėt se sa ngjyrat drejt vjollcės, ku frekuencat janė mė tė larta.

          Sytė tanė mund tė shohin frekuencat qė ne i quajmė dritė e dukshme, por ēfarė shohim ne ėshtė vetėm njė pjesė e spektrit elektromagnetik. Pėr tė parė tė gjitha frekuencat e tjera, normalisht na duhen pajisje pėr t'i konvertuar frekuencat e padukshme nė njė formė qė mund ta shohim ose ta dėgjojmė. Rezatimin elektromagnetik e kemi rreth e qark nesh dhe njė nga pėrdorimet mė tė zakonshme tė tij janė transmetimet e sinjaleve tė radios dhe tė TV. Zėrat dhe figura transmetohen nė frekuenca shumė mė tė vogla se ē'mund tė detektojme ne me shqisat tona normale dhe na duhet njė radio ose TV pėr t'i konvertuar zėrat dhe figurat nė njė formė tė detektueshme nga shqisat tona. Dihet qė radio dhe TV pėrdorin frekuenca tė ndryshme.

 

            Rrezatimi i trupit tė njeriut

 

            Trupi ynė rrezaton njė spektėr tė gjėrė frekuencash elektromagnetike. Frekuencat mė tė dukshme janė ato tė imazhit aktual tė vet trupit, por ky imazh ėshtė vetėm reflektimi i dritės nga burime tė tjera, si psh drita e diellit ose drita elektrike. Trupi i njeriut, nė fakt, nuk rrezaton vetė frekuenca nė spektrin e dukshėm dhe kjo bėhet e qartė po tė mbyllim dritėn elektrike natėn. Pėr sytė tanė, trupi zhduket. Ne shohim vetėm errėsirė.

          Megjithatė, trupi rrezaton frekuenca tė cilat ne, normalisht, nuk mund t'i shohim pa ndihmė. Disa prej frekuencave mė tė dobishme janė ato mė poshtė ngjyrės sė kuqe, zakonisht tė njohura si infra tė kuqe. Frekuencat infra tė kuqe mund tė udhėtojnė shumė kilometra dhe sot disponohen pajisje qė i kapin kėto frekuenca. Pajisje tė tilla pėrdoren nga ushtria dhe policia nė helikopterė pėr tė parė njerėzit poshtė gjatė natės. Pajisje me tė njėjtin parim pėrdorin edhe brigadat e zjarrfikėseve pėr tė detektuar njerėzit nėn godinėn e rrėzuar.

          Nga kjo shohim se ky komponent i aurės sonė kalon lehtėsisht mes pėr mes objekteve tė ngurta dhe rrezatohen nė njė distancė tė konsiderueshme. Ne rezatojmė energji edhe nė shumė frekuenca dhe forma energjie tė tjera qė akoma nuk janė kuptuar plotėsisht. Por ėshtė pothuaj e sigurt se kėta komponentė tė tjerė tė aurės kanė disa prej kėtyre karakteristikave.

          Njohim, nė thelb, tė gjitha format elektrike dhe elektromagnetike tė rrezatimit, por ama vetėm kohėt e fundit janė duke pėrdorur njerėzit metoda moderne pėr tė korreluar mendimet, ndjenjat dhe eksperiencat e njerėzve me aurat e tyre. Meqėnėse rrezatimi zhvillohet nga proceset e trupit tonė dhe ēdo individ ėshtė unik, del qė aura e secilit person ėshtė e ndryshme. Por, ndryshe nga shenjat e gishtave, aura ndryshon me kohėn dhe me gjendjen fizike dhe mendore tė personit. Kjo teknikė krijon mundėsinė e matjes sė komponentėve dhe modeleve tė ndryshme nė aurėn e njė personi dhe bashkėlidhjen e tyre me gjendjen e personit. Ky shėrbim ofrohet sot tė paktėn nga njė organizatė.

 

 

            Energjia magnetike

 

            Shumė njerėz pretendojnė se janė nė gjėndje tė ndjejnė praninė ose tė kenė aftėsinė e perceptimit ekstrasensor (jashtndijimor). Natyra ekzakte e kėsaj dukurie akoma nuk ėshtė e qartė. Njė komunikim i tillė nuk ėshtė rrezatim elektromagnetik siē e njohim ne, pėrndryshe ne do tė kishim dėgjuar brenda kokės sonė sinjalet e radios dhe tė televizionit. Ka kohė qė njihet fakti se qelizat e gjalla reagojnė ndaj fushave magnetike dhe ndaj rrezatimit. Shpejtėsia e rritjes dhe karakteristikat e florės dhe faunės mund tė influencohen nga rrezatimi bėrthamor (qė ėshtė njė rrezatim elektromagnetik me frekuencė shumė tė lartė). Dihet qė qelizat e gjalla vetrreshtohen nė njė fushė magnetike. Zogjtė psh, kur udhėtojnė, pėrdorin fushėn magnetike tė Tokės pėr tė pėrcaktuar drejtimin e tyre. Nga kjo del e qartė se krijesat e gjalla mund tė reagojnė ndaj formave tė stimulimit qė mė parė nuk mendohej se ishin tė kapshme me shqisat tona normale. Nuk ėshtė larg mundėsisė qė disa njerėz kanė aftėsinė e detektimit tė disa komponentėve tė caktuar tė aurės sė njė personi tjetėr.

 

            Eksperimentet

 

            Shumė nga eksperimentet e kaluara mbi dukuritė psiqike nuk janė kryer me rigorozitet shkencor dhe, prandaj, rezultatet nuk para janė besuar. Njė nga vėshtirėsitė ėshtė veēimi i informacionit tė dėshiruar nga sasia e pakufi e rrezatimit tė padėshiruar qė udhėton nėpėr hapėsirė. Mund ta imagjinoni vėshtirėsinė kur kemi parasysh mijėrat e burimeve tė rrezatimit nė Tokė qė mund tė ndikojnė mbi rezultatet, pa llogaritur pastaj sinjalet e gjeneruara nga proceset nė hapėsirė.

          Meqėnėse disa ngjarje psiqike mund tė pėrfshijnė forma energjie qė ne akoma nuk i kuptojmė plotėsisht, kjo e dyfishon vėshtirėsinė e kryerjes sė eksperimenteve objektive me kėto dukuri. Pėr t'u besuar atyre, kėto eksperimente psiqike duhen kryer nė njė zonė plotėsisht tė filtruar nga tė gjitha format e rezatimit pėr tė parandaluar rezultate tė rreme qė, fatkeqėsisht, i bėn kėto eksperimente tė kostueshme. Ndonėse, pėr momentin, dukuritė psiqike qėndrojnė akoma nė fazėn e pranueshmėrisė shkencore, kėrkimet mbi aurėn e njerėzve mund tė ēojnė nė shpjegimin e perceptimit ekstrasensor dhe efekteve tė tjera psiqike qė pėrfshijnė komunikimin.

 

            Nga libri "Bota drejt barbarizmit dhe Profetėt"