Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - ĒFARĖ I KE MENDIMET, TĖ TILLĖ E KE MENDJEN, JO JETĖN!

Shkruan: Jelena JUNG

 Pėrktheu: Valdet FETAHU

ĒFARĖ I KE MENDIMET, TĖ TILLĖ E KE MENDJEN, JO JETĖN!

    Duke shfrytėzuar pikėrisht gjuhėn si sistem kompleks i simboleve qė pėrfshinė fjalė, imazhe, tinguj, dhe tė gjitha shprehjet me gjeste dhe fytyrė ne mbijetojmė, kemi mundėsi tė komunikojmė me njerėzit e tjerė, punojmė dhe jetojmė. Flasim, shkruajmė, vizatojmė dhe kėndojmė.

  

 

            - A keni qenė ndonjėherė nė njė situate kur keni qenė tė shqetėsuar me rastin e asaj qė ju kalon nėpėr mendje? Ēfarė ide tė ēmendura ju vijnė nė mendje? Tė gjitha vetėm gjėra tė shėmtuara, se diēka e tmerrshme mund tė ndodhė, juve apo familjarėve tuaj? Sikur mund t’i bėni keq vetes apo tjetrit? Sikur mund tė humbni kontrollin dhe tė ēmendeni? Ndoshta keni mendime tė liga nga tė cilat vazhdimisht jeni pėrpjekur tė ēliroheni, e tė cilat nė tė vėrtetė edhe mė shumė ju kanė xhindosur? Ēfarė mendime bizare mendja juaj ua servon pėr ēdo ditė? Dhe kur e ktheni filmin prapa, kur pėr tė parėn herė jeni bėrė tė vetėdijshėm se nuk jeni miku mė i mirė i vetes suaj dhe se mendja juaj flet tregime tė shėmtuara? Dhe ju flet se edhe ju jeni tė shėmtuar, budalla, tė trashė, se nuk do tė keni sukses, se jeni tė dobėt dhe tė mjerė, se jeni dėshtak dhe se asgjė nuk ėshtė mjaftueshėm e mirė?

            - A  e keni vėrejt se si nganjėherė befas e humbni humorin, e tė mos jeni tė sigurt se cila mund tė jetė arsyeja? A e keni zėnė vetėn ndonjėherė duke analizuar, vlerėsuar, gjykuar veten, jetėn dhe njerėzit e tjerė dhe se frikshėm kapeni me tė gjithė kėto procese? Nuk e di se a ju ka thėnė mendja juaj ndonjėherė gjėra tė tilla, mendja ime sigurisht se po! Pėr ēdo ditė. Dhe ēdo ditė kur e filloj ditėn, dyshoj se do t’ja dal, mendoj se do tė sėmurem, i them vetes se ajo qė bėj nuk ėshtė mjaft e mirė. E jo vetėm se i kam tė gjitha kėto mendime, por ato seriozisht ndėrhynė nė funksionimin tim tė pėrditshėm. Ndikojnė nė arritjet e mia, nė vetėbesimin tim, marrėdhėniet e mia me veten dhe pėr njerėzit e tjerė. Dhe ja kėtu ėshtė njė tjetėr mendim: "Tė gjithė kėta njerėz e tjerė tė mrekullueshėm, lum pėr ta, ata nuk do tė kalojnė nėpėr kėtė. Kėta njerėz tė tjerė qė ne i shohim nė rrugė, nė autobus, nė punė, nė ashensor ... aq stabil, pėrplot vetėbesim, me jetė tė rregulluar ". Megjithatė, pasi qė kam mundėsi qė pėr ēdo ditė tė dėgjojė njerėzit dhe rrėfimet e tyre intime, pėrvojat e tyre, gjatė gjithė kėtyre viteve unė vėrej se nuk ekzistojnė ata tė tjerėt, qė janė stabil, dhe tė cilėt nuk kalojnė nėpėr tė gjitha kėto gjėra.

            - Dhe pastaj, krejt natyrshėm, shtrohet pyetja, nėse prapė ekzistojnė njerėz qė nuk kanė pėrvoja me kėto, atėherė a ėshtė prapė kjo normale dhe e natyrshme? Po, secili kėtė e tejkalon apo e bartė nė mėnyrėn e vet, e ndryshon, mbrohet, i shmanget, e maskon, e mbulon… por ato janė aty, apo jo? Aty janė pėr ēdo ditė. Dhe nganjėherė kurthurohemi. Por atėherė pėrse recepti i vjetėr i dėshmuar: “Mos mendo pėr tė!” apo “Mendo pozitivisht!”, nuk funksionon? pėrgjigja ėshtė e thjeshtė, mendimet nuk janė nėn kontrollin e vullnetit, Kurrfarė urdhri apo kėrkese apo dėshirė e madhe kėtė nuk mund ta ndryshojė. Kurrfarė “stop” teknike nuk do tė na ēlirojė pėrhershėm nga procesi i kėtillė i tė menduarit. Po, mund ta orientojmė vėmendjen nė diēka tjetėr, mund tė zhvillojmė lloj-lloj strategjish pėr t’u ēliruar. Por nė fund, ja ato prapė paraqiten. Aty janė dhe vazhdojmė…prapė prej fillimit.

            - Pra, nėse kthehemi nė supozimin se tė gjitha kėto procese psikike janė normale dhe tė natyrshme tė mendjes normale, herėt apo vonė, ato procese normale tė mendjes sonė normale pashmangshėm do tė na ēojnė nė vuajtje. Duke menduar keq pėr diēka qė do tė ndodhė, apo diēka tė keqe qė do tė mund tė ndodhė, pėr ne paraqet njė lloj vuajtje. Duke menduar pėr gjithė kėtė, ne e ngjallim kėtė, pėrshkruajmė, gjejmė nocione adekuate dhe shfrytėzojmė gjuhėn qė gjėrat t’i emėrtojmė me emėr tė pėrshtatshėm dhe pėr ne kjo bėhet pėrnjėherė realitet. Mė nuk ėshtė e rėndėsishme se ēfarė ėshtė e vėrtetė, e rėndėsishme ėshtė ajo qė ne pėrjetojmė, ēfarė ndjejmė duke menduar pėr to.

            - Duke shfrytėzuar pikėrisht gjuhėn si sistem kompleks i simboleve qė pėrfshinė fjalė, imazhe, tinguj, dhe tė gjitha shprehjet me gjeste dhe fytyrė ne mbijetojmė, kemi mundėsi tė komunikojmė me njerėzit e tjerė, punojmė dhe jetojmė. Flasim, shkruajmė, vizatojmė dhe kėndojmė. Nga ana tjetėr, po kjo gjuhė mundėson tė gjitha ato procese tė ndėrlikuara kognitive, e cila pėrfshinė atė qė tė merremi me vetveten dhe pėrmbajtjet tona: tė mendojmė, imagjinojmė, tė ėndėrrojmė, tė planifikojmė, analizojmė, krahasojmė, vlerėsojmė, brengosemi. Me njė fjalė, e gjithė kjo ėshtė mendja jonė.

            - A po e parashtroni edhe ju njė pyetje logjike, se mendja jone a ėshtė mike apo armike e jonė? Nėse veē e shfrytėzojmė si mjet pėr realizimin e arritjeve tė ndryshme nė jetė, ta jetojmė njė jetė kualitative, tė shoqėrohemi, tė punojmė, dhe nga ana tjetėr, po kjo mendje di aq shumė tė na ngarkojė dhe pėrkundrazi tė na dėmtojė kualitetin e jetės?

            - Nga njėra anė, gjuha me tė cilėn shėrbehemi na ndihmon ta hartojmė dhe planifikojmė jetėn tone, tė gjendemi dhe tė mbijetojmė, tė fitojmė dhe shpėrndajmė njohuri, tė mėsojmė nga pėrvojat, tė imagjinojmė gjėra qė nuk janė reale, komunikojmė me persona qė janė dhe nuk janė prezent, mėsojmė prej tė tjerėve, Nga ana tjetėr,  gjuhėn gjithashtu e pėrdorim pėr tė gėnjyer, manipuluar, mashtruar, shpifur, pėr tė nxitur urrejtjen, paragjykimet dhe dhunėn, apo pėr t’u marrė me ngjarjet e dhimbshme tė jetės nga e kaluara, pėr t’u frikėsuar me ngjarjet tė pakėndshme imagjinare nė tė ardhmen, pėr t’u krahasuar, gjykuar, kritikuar, dėnuar tė tjerėt dhe veten.

 

 

            - Pasi qė gjuha, respektivisht mendja, njėkohėsisht edhe na e lehtėson edhe na e vėshtirėson jetėn, atė nuk e kemi as mike as armike. Mendja jonė nė tė vėrtetė ėshtė shpatė me ty tehe! Mund tė na jetė shumė e dobishme, por nėse nuk mėsojmė se si tė punojmė me tė nė mėnyrė tė drejtė, mund tė na lėndojė dhe tė na ēojė nė vuajtje.

            - Mendja nė tė vėrtetė ėshtė instrument qė na mundėson t’i zgjedhim situatat problematike. Esenca ėshtė se vetė fjala “problem” sugjeron diēka tė padėshirueshme, diēka qė duhet rregulluar apo zgjidhur. Diēka tė cilės duhet shmangur, nga diēka qė duhet ēliruar! Nė botėn tone fizike e cila na rrethon strategjitė e tilla zakonisht tregohen tė suksesshme! Problemin praktik – gjej zgjidhje – largoje nga vetja! Mendja kėtu e kryen punėn e vet shumė suksesshėm. Duke marrė parasysh se mendja funksionon mire nė zgjidhjen e problemeve tė botės material, ėshtė e logjikshme qė ne tė besojmė se strategjia e njėjtė mund tė funksionojė edhe kur bėhet fjalė pėr botėn tone tė brendshme? A nuk ėshtė kjo e logjikshme dhe e natyrshme. Ndoshta ėshtė e logjikshme, normale dhe e natyrshme, por kur bėhet fjale pėr botėn tonė tė brendshme, botėn e mendimeve, emocioneve, kujtimeve, sensacioneve dhe nevojave – strategji me tė cilėn pėrpiqemi tė ēlirohemi nga tė gjitha ato ngjarje tė pakėndshme dhe tė pahijshme, thjesht – NUK FUNKSIONON! Nganjėherė mund tė kemi pėrjetimin se nga diēka jemi ēliruar, megjithatė, shumė shpejt fillojmė tė shohim se tė gjitha kėto ishin afatshkurta. Atėherė zakonisht, me kalimin e kohės, pėrfundojmė duke vuajtur edhe me shumė edhe mė fuqishėm.

            - Strategjia e dobishme tė cilėn do tė kishim mundur ta zbatojmė pėr tė gjitha ngjarjet e brendshme tė pakontrolluara qė na shkaktojnė neve problem ( e kur janė tė pakėndshme ne i vlerėsojmė si problematike), ėshtė pranimi i tė gjitha atyre ndodhive, si plotėsisht tė natyrshme dhe normale, qė ngjajnė dhe ekzistojnė nė secilin prej nesh.

 

            Pra, ēka janė mendimet nė tė vėrtetė?

            - Mendimet janė njė lloj i atyre ngjarjeve tė brendshme, gjithmonė prezentė, janė vetėm grumbuj fjalėsh dhe imazhesh nė kokat tona! Kur lidhemi pėr to, i japim rėndėsi, bėhet problematike pikėrisht vet pėrmbajtja e mendimeve. Por, pse do tė merreshim fare me pėrmbajtjen e mendimeve? Pėrse ato i evoluojmė dhe i vlerėsojmė? Pėrse i karakterizojmė si tė bukura, tė kėqija, tė kėndshme dhe tė pakėndshme apo edhe mė keq si tė drejta apo tė gabuara, respektivisht tė lejuara dhe tė ndaluara (kush ėshtė nė tė vėrtetė ai i cili i peshon dhe flet kėshtu)? Kur kemi bindjen se disa mendime janė tė ndaluara se janė tė tmerrshme dhe tė kėqija, ndėrsa kemi thėnė se nuk kemi kontroll mbi to, si mund tė ndihemi si pasojė  e kėsaj? Me siguri do tė jemi tė zemėruar nė veten tone apo tė frikėsuar dhe tė pikėlluar. Si do qė tė jetė, ėshtė e sigurt se nuk mund tė jemi tė qetė.

            - Pra, pyetja e parė nuk ėshtė  - se a ėshtė mendimi ėshtė i drejtė apo i gabuar. Pyetja e parė ėshtė - se a janė tė dobishme pėr ne mendimet apo jo?

 

            Mendimet mund tė na duken si:

            Absolutisht tė vėrteta,

            urdhra qė duhet t’i zbatojmė apo rregulla qė duhet t’i pasojmė,

            kėrcėnime nga tė cilat duhet tė ēlirohemi sa mė pare,

            diēka po ngjanė kėtu dhe tani, pavarėsisht se ato pėrmbajtje janė tė lidhura me tė kaluarėn apo tė ardhmen,

            diēka jashtėzakonisht e rėndėsishme qė kėrkon gjithė vėmendjen tone,

            diēka qė do t’i pėrmbahemi marrėzisht me ēmim edhe tė rrezikimit tė jetės sonė.

 

            Mendimet janė:

            Mund por s’do tė thotė se duhet tė jenė tė vėrteta,

            sigurisht se nuk janė urdhra qė duhet dėgjuar apo rregulla qė duhet pasuar,

            ėshtė e sigurt se nė asnjė mėnyrė nuk janė rrezik pėr ne,

            nuk ėshtė diēka qė ngjanė nė botėn fizike vetėm grumbuj fjalėsh dhe imazhesh nė kokėn tone,

            munden por s’do tė thotė  tė jenė tė rėndėsishme – kemi mundėsinė tė vendosim se ēfarė rėndėsie i kushtojmė,

            mund tė shfaqen dhe tė zhduken nė ritmin e vet pa kurrfarė nevoje pėr t’i mbajtur apo larguar,

 

            - Pra, duke i pasur tė gjitha kėto parasysh, veē nė situatėn pasuese, kur e gjeni veten se jeni duke u marrė me pėrmbajtjet tuaja tė brendshme, me mendimet tuaj, duke u pėrpjekur qė pasuksesshėm t’i kontrolloni apo t’i largoni, mos e harroni se e gjithė kjo ėshtė e natyrshme, se proceset tona mendore janė tė pakontrolluara, se ngjarjet tona tė brendshme kanė fillimin e vet, rrjedhėn dhe fundin. Ėshtė plotėsisht e mjaftueshme tė jenė tė vullnetshėm tė lejoni tė paraqiten dhe tė jenė aty… ju vetėm i vėshtroni, mandej ju vendosni se ēfarė ėshtė pėr ju e rėndėsishme dhe e vlefshme. Lėreni mendjen tė punojė, t’ju dėrgojė porosi qė do tė jeni apo nuk do tė jeni tė suksesshėm apo se jeni tė kėtillė apo tė atillė. Pėrfytyroni  mendjen si njė mike tė mėrzitshme e cila gjithė kohės ėshtė pranė jush e cila ju kritikon dhe flet keq pėr ju.

            - Gjatė gjithė kohės mbajeni mend se jeni tė sigurt. Thjesht regjistroni dhe lėshonju asaj qė ngjanė kėtu dhe tani, dhe pėrqafoni kėtė moment! Dhe pėrpiquni tė mos jeni tė rreptė ndaj vetes, kjo me siguri nuk do t’ju shkoj pėr dore menjėherė. Kėnaqėsia do tė vijė mė vonė, sepse kjo ėshtė shkathtėsi qė arrihet.

 

            Fundi i ligjėratės