Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - ĒFARĖ NUK SHKON ME TOLERANCĖN FETARE

Shkruan: Simon RABINOVITCH

www.bota.al

ĒFARĖ NUK SHKON ME TOLERANCĖN FETARE

 

            Pėr tė zhvilluar konceptin e reciprocitetit si njė etikė politike individuale dhe kolektive, ne mund ta mėsojmė, ta studiojmė dhe tė shkruajmė pėr tė. Ne gjithashtu mund tė pranojmė pėrgjegjėsitė tona qytetare, shoqėrinė tonė dhe njėri-tjetrin, ndėrsa respektojmė kontributet e tė tjerėve

 

 

 

            Qėllimi i tolerancės fetare, ka qenė gjithmonė dhe mbetet, ruajtja e fuqisė dhe pastėrtisė sė fesė dominante nė njė shtet tė caktuar. Shumica e feve mbizotėruese nė shumicėn e shteteve, deklarohen sot tolerante, por gjithashtu duket se ndihen veēanėrisht tė kėrcėnuara.

            Lėvizjet nacionaliste fetare nė Shtetet e Bashkuara, Europė, Indi, Turqi dhe Izraeli, duan tė forcojnė marrėdhėniet midis identitetit shtetėror dhe fesė dominante. Nė secilin rast, zgjedhjet demokratike kanė forcuar rėndėsinė e fesė sė shumicės nė kuptimin e shtetit dhe kombit, duke rritur fuqinė e asaj feje.

            Ne mund tė shohim njė shovinizėm nė rritje, nė pėrzierjen e katolicizmit dhe politikės nė Europėn Lindore, qė i portretizon si armiq liberalėt dhe komunistėt. Edhe pse nacionalizmi fetar po fiton forcė, pretendimet pėr pėrkatėsi nė “Perėndim”, shtrihen pjesėrisht tek njė pėrdorim politik i tolerancės fetare.

            Toleranca ka qenė historikisht njė kornizė pėr njerėzit, qė janė thellėsisht tė ndryshėm nga njėri-tjetri, pėr tė jetuar nė paqe sė bashku. Ēka ėshtė pikėrisht arsyeja, pse ėshtė koha qė toleranca tė pushojė njėherė e mirė, sė qeni njė model pėr marrėdhėniet midis grupeve.

            Skepticizmi mbi tolerancėn ka njė histori tė gjatė, qė nga shkrimtari gjerman Johan Volfang Gėte, i cili tha se “tė tolerosh, do tė thotė tė fyesh”. Ajo u pėrball me njė kritikė tė qėndrueshme pas Luftės sė Dytė Botėrore, nga filozofė dhe teoricienė politikė si Karl Poper, Herbert Markyze dhe shumė tė tjerė, qė e panė tolerancėn liberale si fajtore pėr miratimin pasiv tė rritjes sė fashizmit nė gjysmėn e parė tė shekullit XX-tė.

            Aty ku Poper pa njė shoqėri liberale, qė kėrkonte shtypjen e disa pikėpamjeve jo tolerante pėr vetė-ruajtje, Markyze e pa tolerancėn e liberalizmit ndaj padrejtėsisė, si vetė problemin. Pas Markyze, nė vitet 1960, e Majta e Re shtroi pyetjen nėse ideja e tolerancės – veēanėrisht e fjalės dhe diversitetit politik – shėrbente vetėm pėr tė mbrojtur qeveritė, korporatat dhe elitėn, nė politikat e vazhdueshme tė shtypjes ekonomike dhe racore.

            Kohėt e fundit, njė rrymė mendimi nė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, po thekson se si politika e jashtme qė drejton qeveritė perėndimore, po ndan tani botėn midis tolerancės dhe jo tolerances, nė tė njėjtėn mėnyrė siē ka dalluar dikur qytetėrimi (tė bardhėt) nga barbarėt (tė gjithė tė tjerėt).

            Toleranca ėshtė thellėsisht e rrėnjosur nė morinė e idealeve tė dukshme moderne:si njė e mirė e natyrshme, njė etikė e nevojshme individuale, njė shtyllė e civilizimit perėndimor dhe dėshmi e superioritetit tė saj.

            Megjithatė, toleranca, si njė ide dhe njė etikė, anashkalon ndėrveprimin midis individėve dhe grupeve, nė pėrditshmėri dhe gjatė njė periudhe afatgjatė; shkėmbimin e ndėrsjellė kulturor dhe ideor ndėrmjet grupeve nė njė shoqėri. Grupet nuk bashkėveprojnė nė izolim, ato ndajnė reciprokisht, nganjėherė qėllimisht, dhe ndonjėherė pa dashje.

 

 

            Nėse ėshtė e vėrtetė qė ekziston njė shoqėri globale, ajo qė mishėron sot pjesėn mė tė mirė nuk ėshtė toleranca, por reciprociteti, marrėdhėnia jetike dhe dinamike e shkėmbimit tė ndėrsjellė. qė ndodh ēdo ditė ndėrmjet individėve dhe grupeve brenda njė shoqėrie.

            Islami, Budizmi, Konfucianizmi, Sikhizmi dhe shumė qytetėrime tė tjera kanė ruajtur historikisht traditat e tyre tė tolerancės fetare. Nga ana tjetėr, Reformacioni nė Europė, e zgjeroi intolerancėn. Reformacioni i bėri gjyqet kundėr herezisė, njė simbol tė pėrkushtimit fetar. Para se tė arriheshin kompromiset qė tė krishterėt e ndryshėm tė jetonin me njėri-tjetrin, luftėrat e dhunshme fetare e rrėnuan Europėn pėr 100 vjet e ca vjet.

            Njė refuzim i krishterė pėr tė toleruar devijime tė rėndėsishme nga ortodoksia doktrinore – hebre apo mysliman, “paganė” dhe “egėrsirat” me tė cilėt europianėt po ndesheshin mė sė pari nė Epokėn e Zbulimit tė tyre – ishte shenjė e shenjtėrisė dhe pastėrtisė, gatishmėrinė pėr tė vėnė ēėshtjet shpirtėrore, mbi shqetėsimet tokėsore.

            U deshėn shumė vite, me ulje-ngritje dramatike, qė ideja e tolerancės tė shndėrrohej nė njė vlerė pozitive tė vlerėsuar nė shoqėrinė evropiane. Pėr teoricienėt e parė tė tolerancės angleze si Xhon Lok, toleranca ishte e nevojshme para sė gjithash pėr tė mbrojtur krishterimin dhe shpirtrat e tė krishterėve.

            Vetėm nė shekullin XVII-tė, ideja e tolerancės filloi tė hedhė rrėnjė nė Evropė si njė parim nė pėrputhje me qeverisjen e mirė dhe efektive. Iluminizmi, rritja e shteteve kombėtare, dy luftėrat botėrore dhe dekolonizimi evropian i pasluftės, e transformuan tolerancėn nga njė koncept ligjor qė rregullonte privilegjet dhe aftėsitė e kufizuara tė feve qė janė pakicė, nė njė ideal filozofik dhe etik.

            Me ngritjen e korpusit ligjor ndėrkombėtar tė tė drejtave tė njeriut pas Luftės sė Dytė Botėrore, shtetet ndaluan artikulimin e mbrojtjes sė pakicave nė dekrete tė tolerances, apo garanci tė tė drejtave tė pakicave. Nė fakt, tolerance, nuk i ka shpėtuar kurrė origjinės sė saj si njė mjet i shumicės pėr tė zgjidhur problemet e pakicės.

            Si e tillė, toleranca mbetet njė marrėdhėnie e vetme ndėrmjet tolerimit dhe tolerances, qė me qėllim ose jo, e mban tė toleruarit jashtė anėtarėsimit tė plotė nė grupin dominues. Nė dallim nga toleranca, reciprociteti njeh qė shoqėritė e forta dhe dinamike, janė tė bazuara nė shkėmbimin social dhe kulturor.

            Reciprociteti ėshtė njė filozofi, njė etikė shoqėrore, njė mėnyrė pėr tė parė botėn dhe njė psikologji. Ai mund tė shėrbejė si njė pėrshkrim i asaj qė lidh individėt dhe grupet brenda njė shoqėrie, dhe shkėmbimi i ndėrsjellė i kulturės shėrben si njė jetė e gjallė e tė gjitha shoqėrive tė begata.

            Pėr tė zhvilluar konceptin e reciprocitetit si njė etikė politike individuale dhe kolektive, ne mund ta mėsojmė, ta studiojmė dhe tė shkruajmė pėr tė. Ne gjithashtu mund tė pranojmė pėrgjegjėsitė tona qytetare, shoqėrinė tonė dhe njėri-tjetrin, ndėrsa respektojmė kontributet e tė tjerėve.

            Kushtetuta e Republikės sė dė dytė Franceze, e miratuar gjatė valės sė revolucioneve demokratike tė njohura si Pranvera e Popujve, qė pėrfshiu Evropėn mė 1848, pėrfshin njė nen tė thjeshtė qė nuk i jep asnjė tė drejtė apo fuqi as shtetit dhe as popullit.

            Neni VI thotė vetėm: “Detyrat reciproke, i bėjnė qytetarėt tė kenė detyrime ndaj Republikės, dhe Republika tė ketė detyrime ndaj qytetarėve”. Reciprociteti e bėn kėtė pretendim, por shkon mė tej:sa mė shumė qė pranojmė atė qė lidhet reciprokisht ēdo grup me shoqėrinė dhe shoqėrinė pėr secilin grup, aq mė mirė do tė jemi tė gjithė.

 
            /Simon Rabinovitch, ėshtė profesor historie nė Universitetin e Bostonit nė SHBA. Ai ėshtė autor i librit “Rite hebraike, rite Kombėtare: Nacionalizmi dhe autonomia nė Rusinė e vjetėr perandorake dhe revolucionare” (2014). / “Aeon.co”