Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Cikėl poetik

Shkruan: Shefki OLLOMANI

CIKĖL POETIK

 

Pėrmbledhjen me poezi tė autorit Shefki Ollomani, "Cikėl poetik" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

"Literaturė"

 

 

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

 

VARGJET E MIA

 

Mbi njė letėr derdha vargjet

Vargje zemre valė-valė,

Hapen portat, gėzohen pragjet

Brenda hyn shpirti me mallė.

 

Kullė pėr kullė e shtėpi pėr shtėpi

Peshė e ēojnė trimen rini,

Vatėr mė vatėr, oxhak mė oxhak

Vargjet e mia valojnė - Bajrak.

 

Vargjet e mia

Frymėzim nga Perėndia,

I kėndojnė Lirisė

I falen Shqipėrisė.

 

Vargjet e mia

Melhem pėr plagė,

Vargje si shkėndia

Barut e flakė.

 

Vargjet e mia

Kėngė e betim,

Vargje si stuhia

Qėndresė e marshim.

 

Vargjet e mia:

Gėzim e hare,

Tufan e rrufe,

Dritė e shpresė,

Liri e Besė.

 

Vargjet e mia:

Vargje melodike,

Vargje magjike,

Vargje vullkanike.

 

Vargjet e mia:

Vargje arbėrore,

Bukuri lulebore,

Besė burrėrore.

 

Vargjet e mia:

Vargje shqiptare,

Vargje kushtrimtare,

Prijnė flamurtare.

 

Vargjet e mia

Visare kombėtare,

Vargjet e mia

Vargje ēlirimtare.

 

Vargjet e mia

Lule pėrmbi gur,

Vargjet e mia

Shqipe nė Flamur.

 

Vargjet e mia

Vargje si liria

Maliherė e dyfekė

Rrethatore me fyshekė

Herė baladė, herė simfoni

Rreze drite mbi Shqipėri.

 

Vargjet e mia:

Rrėnjė pellazgjike

Trungje ilirike

Degė Arbėrie

Fryte Shqipėrie

Pemė pėrjetėsie.

 

Vargjet e mia

Vargje njerėzore,

Vargjet e mia

Vargje popullore.

 

*****************

 

 

 

 

SONTE

 

Sonte gjumė unė nuk kam

Sonte vargjet fund nuk kanė,

Sonte zemra po m’gufon

Sonte shpirti po mė trazon.

 

Sonte mendja nuk po lidhet

Sonte trupi po mė dridhet,

Sonte frymėzimi po ndriēon

Sonte pena po flakėron.

 

Sonte nata ėshtė e gjatė

Sonte nuk bėhem rehat,

Sonte unė do rri i zgjuar

Sonte kam pėr tė shkruar.

 

Kur kėndoi gjeli n’agim

U zgjova befas, me rrėmbim

Kotur mbi kompjuterin tim

Lodhur, mpirė,... trupi im.

 

***************************

 

 

 

KEMI…!

 

Kemi Atdhe e Mėmėdhe,

Jemi t’Parėt mbi kėtė Dhe.

 

Kemi Atė e kemi Mėmė,

Diell e Yje na kanė zėnė!

 

Kemi Babė e kemi Nėnė,

Vrarė, djegur, tė pėrzėnė!

 

Kemi Farė e kemi Fis,

Shqipėria katandis!

 

Kemi Duar e kemi Kėmbė,

Ēdo armik na han me dhėmbė!

 

Kemi Sy e kemi Veshė,

Qė tė dy i kem’ shti n’leshė!

 

Kemi Zemėr e kemi Kokė,

S’i pėrdorim pėr kėtė Tokė!

 

Gjithėēka kemi, Asgjė s’kemi,

Vėlla me Vėlla ndaras jemi!

 

Krah pėr krah nuk luftojmė,

Njėri-tjetrit s’i ndihmojmė!

 

S’ndihmon Zot e Allah!

Jem’ ”jetima pėr gjynah”!

 

***********************

 

Poezi nga pėrmbledhja "Cikėl poetik"