.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Ēka eshtė filozofia? (1)

www.pashtriku.org

       ĒKA ĖSHTĖ FILOZOFIA? (1)

      E tėrė historia e filozofisė tregon se ēėshtjet me tė cilat ėshtė marrė dhe merret filozofia kanė qenė dhe janė tė shumta dhe tė llojlloshme. Praktikisht, nuk ekziston asnjė ēėshtje e cila nuk mund tė jetė objekt i shqyrtimit filozofik. Qė nga fillimi i ekzistencės filozofia ka synuar nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr tė shqyrtojė dhe ta pėrcaktojė raportin midis subjektives dhe objektives, vetėdijes apo shpirtit dhe natyrės apo materies.

  

  

 

1.Gjeneza, domethėnia dhe historia e fjalės filozofi

 

Filozofia, qoftė si shprehje apo si formė e vetėdijes shoqėrore, zuri fill nė Greqinė e vjetėr e cila ka qenė djepi i tėrė kulturės sė Evropės Perėndimore. Shprehja filozofi pėrbėhet nga dy fjalė tė vjetra greke: ‘filo’ qė don tė thotė ‘dashuri’, ‘dashamirėsi’ dhe ‘sofos’ qė don tė thotė ‘urti’ apo ‘menēuri’. Nga kjo del se filozofia mund tė pėrcaktohet si “dashamirsi ndaj urtisė” apo “synim kah urtia”. Mirėpo ėshtė e qartė se njė pėrcaktim i kėtillė i filozofisė nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē njė pėrkthim i njė shprehjeje greke nė gjuhėn shqipe. Andaj mund tė themi se kjo shprehje nuk pėrmbledh tė gjithė pėrmbajtjen e filozofisė se ēfarė ėshtė dhe ēfar u zhvillua gjatė 2500 vjetėve. Ky pėrcaktim i filozofisė vė nė pah dy karakteristika: njė se ē’ishte filozofia nė fillim dhe gjatė disa shekujve pas sajimit tė saj. Me shprehjen ‘synim kah urtia’ ėshtė theksuar ajo qė ishte e re, specifike dhe e ndryshme nė krahasim me mėnyrėn e mėparshme tė tė menduarit dhe shpjegimin e botės dhe tė fenomeneve e proceseve tė saj, qė mbėshtetej nė mitin dhe mitologjinė. Pėrkundėr besimit, mitit dhe mitologjisė qė dominonte nė mėnyrėn parafilozofike tė tė menduarit, filozofia tash zu tė mbėshtetet nė mendjen e njeriut, nė logosin. Sipas filozofėve tė parė antik grek filozofia ishte njė dėshirė apo synim qė natyrėn dhe njeriun ta shqyrtojė me mend dhe nė mėnyrė kritike, qė tė thuhet e vėrteta dhe tė merret qėndrimi i drejtė nė situata tė ndryshme. Dhe dy ėshtė theksuar karakteri teorik i kėsaj dije tė re. Sipas filozofėve tė parė, marrja me filozofi nuk ka pėr qėllim ndonjė levėrdi apo interes praktik, qoftė ajo e dobisė materiale apo lavdie shoqėrore. Filozofia, sipas tyre ishte dije pėr hirė tė dijes. Sipas disa autorėve, Herodoti ishte i pari qė e pėrdori foljen “philosophein” qė do tė thotė duke filozofuar, duke synuar kah menēuria. Me rastin e takimit me Solonin, njėrin prej shtatė tė urtit grek, imperatori Persian Krezi e pėrshėndeti me kėto fjalė: “Mysafir athinas, deri te ne ka arritur fama pėr urtinė tėnde dhe dije se ka udhėtuar nėpėr shumė  vende, duke filozofuar dhe se kėtė e ke bėrė pėr hirė tė vetė teorisė”. Nga kjo shofim se filozofimi ėshtė zhvilluar: 1. Duke udhėtuar e soditė, e jo nė mėnyrė spekulative, dhe 2. pėr hirė tė vetė teorisė e jo pėr dobi praktike. I pari qė e quajti veten filozof ishte matematikani dhe mendimtari Pitagora. Pėr tė sqaruar mė mirė domethėnien e kėsaj fjale Pitagora: jetėn e krahasoi me njė panair solemn, ku disa kanė ardhur pėr tė bėrė para, pėr tė fituar, tė tjerėt pėr tė shitur mallin, kurse vetėm mė tė mirėt kanė ardhur si soditės; kėshtu ėshtė edhe nė jetė: disa e manifestojnė shpirtin e tyre skllavopronar, duke lakmuar famėn dhe dobinė, kurse vetėm filozofi e gjurmon tė vėrtetėn.

 

2. Sajimi i filozofisė

 

     Lidhur me shpjegimin e filozofisė ekzistojnė shumė pikpamje, tė cilat ndahen nė tre grupe kryesore:

   pikpamja

   - mitogjene,

   - religjiogjene dhe

   - gnoseogjene.

   Sipas pikpamjes mitogjene - filozofia ėshtė sajuar drejtpėrdrejt prej mitit. Pėrfaqėsuesit mė tė njohur tė pikpamjes mitogjene janė: Frejzeri, Diltaj dhe Jaspersi. Pikpamja religjiogjene - kundron se filozofia ėshtė sajuar prej religjionit. Ithtarėt mė tė njohur janė Hegeli etj. Sipas Hegelit religjioni ėshtė fillimi dhe fundi i filozofisė. Nė fillim filozofia ishte e robėruar prej religjionit, mė vonė i kundėrvihet asaj, kurse nė fund filozofia bėhet e vetėdijshme pėr esencėn identike tė saj me atė tė religjionit. Pikpamja gnoseogjene – burimi i vetėm prej tė cilit ėshtė sajuar filozofia ėshtė njohuria shkencore. Kjo pikpamje ka njė kundėrthėnie tė pakapėrcyeshme midis mitit dhe religjionit nė njėrėn anė dhe filozofisė nė anėn tjetėr. Ithtarėt e kėsaj pikpamje janė pozitivstėt dhe neopozitivistėt. Anipse nė vete pėrmbajnė pjesėza tė sė vėrtetės, sėrish kėto pikpamje nuk janė nė gjendje ta ndriēojnė drejt dhe tėrėsisht procesin e ndėrlikuar tė sajimit tė filozofisė si dije dhe si formė e veēantė e vetėdijes shoqėrore. Pėr arsye tė dobėsive tė tyre qė kanė, kėto pikpamje janė tė gabuara dhe tė papranueshme nė tėrėsi. Pikpamja marksiste ofron njė shpjegim mė tė drejtė dhe mė tė gjithanshėm nė lidhje me sajimin e filozofisė. Sipas kėsaj pikpamje, filozofia nuk ėshtė produkt i ndonjė fuqie mbinatyrore e as zbulim i papritur e i pashpjegueshėm  i ndonjė individi. Filozofia si formė e vetėdijes shoqėrore ėshtė sajuar vetėm atėherė kur janė krijuar kushtet e caktuara psikike, mendore dhe shoqėrore. Nuk ka dyshim se kėto kushte si atėherė edhe sot janė tė shumėllojshme por si mė tė pėrgjithshme dhe mė tė domosdoshme janė: 1. formimi i mendimit abstrakt logjik dhe njohja teorike nė vend tė mitit dhe mitologjisė; 2. ndarja e punės nė punė fizike dhe mendore; 3. lirimi i njeriut nga hallet dhe brengat lidhur me nevojat ekzistenciale; 4. ēudia si gjendje shpirtėrore stimulative pėr gjurmime e pėrsiatje tė reja dhe 5. ‘situatat kufitare’.

     1. Formimi i mendimit abstrakt – logjik – ėshtė kusht i domosdoshėm pėr sajimin e filozofisė. Pėr formimin e tij ka qenė e domosdoshme qė njeriu tė arrijė njė shkallė relativisht tė lartė tė aftėsisė pėr ta ndryshuar dhe zotėruar natyrėn dhe fenomenet e saj. Njeriu i shoqėrisė sė parė pa klasa, nuk e ka njė mendim tė kėtillė abstrakt – logjik dhe njė njohje teorike. Mendimit abstrakt – logjik i ka paraprirė miti, i cili ishte forma dominante e vetėdijes nė shoqėrinė e parė. Miti ishte njė vetėdije e pėrbashkėt ashtu siē ishte e pėrbashkėt jeta shoqėrore, nė tė cilėn individi ishte ‘shkrirė’ gati plotėsisht nė bashkėsi. Karakteristikė e mitit ishte mosdallimi i asaj qė ėshtė natyrore dhe ajo qė ėshtė „mbinatyrore“ midis ideales dhe reales, subjektives dhe objektives, simbolit dhe imazhit, tė veēantės dhe tė pėrgjithshmes nė njėrėn anė, dhe vetė sendit nė anėn tjetėr. Nė bazė tė pikpamjes mitike tė gjitha kėto ekzistojnė njėsoj. Me diferencimin e punės prodhuese, tė praktikės dhe tė vetė shoqėrisė, filloi njėkohėsisht diferencimi brenda vetėdijes dhe pikpamjes mitike. Ky diferencim u manifestua si luftė midis mitit dhe logosit, midis asaj qė ishte tipike mitike (fantazia, gojėdhėna, besimi etj.) dhe asaj qė ishte racionale logjike. I interesuar pėr zotėrimin  e natyrės dhe ligjeve tė saja, njeriu mė nuk ishte i kėnaqur me spjegime mitike, por synonte kah mendimi i shkoqitur, koherent dhe i argumentuar.

     2. Ndarja e punės nė punė fizike dhe nė punė  mendore - ka ndikim nė sajimin e filozofisė. Qė nga ky ēast i ndarjes sė punės, ndėrgjegja ėshtė nė gjendje tė emancipohet nga bota dhe tė kalojė nė formimin e teorisė sė kulluar tė teologjisė, filozofisė, moralit etj. Puna mendore u bė sferė e preokupimit tė klasės sunduese, anėtarėt mė tė talentuar zunė tė ‘prodhojnė’ teori tė kulluar. Tė liruar nga procesi i prodhimit material, kėta pėrshkruan dhe tentuan tė zgjidhin  ēėshtjet e shumta siē janė: ē’ėshtė baza e kėsaj bote, ē’ėshtė shpirti, ē’ėshtė e mira, e drejta, e bukura, a ėshtė bota e caktuar, e domosdoshme apo e rastit, ē’ėshtė njeriu, e tė tjera. Nė kushtet e ndarjes sė punės nė punė fizike dhe mendore, objekt i mendimit nuk ishin vetėm natyra dhe ligjet e saja, por edhe vet mendimi.

     3. Sigurimi i nevojave materiale – qė ėshtė i lidhur me ndarjen e punės, me perfeksionimin e mjeteve tė prodhimit dhe me rritjen e produktivitetit ka qenė pa dyshim njėri ndėr faktorėt e jashtėm qė ka ndikuar nė sajimin  e filozofisė si teori e kulluar. Vetėm me kusht qė tė sigurohet jeta dhe mjetet materiale tė nevojshme mund tė mendohet nė mėnyrė intensive, sistematike dhe tė suksesshme. Kėtė faktor tė sajimit tė filozofisė e theksuan dy filozofėt mė tė mėdhenj: Aristoteli dhe Hegeli. Meqė filozofia konsiston  nė njė veprim tė lirė, jovetiak, del se mė parė ka qenė e domosdoshme qė epshet tė qetėsohen, kurse vetėdija tė pėrparojė aq qė tė mund tė mendojė pėr gjėrat e pėrgjithshme. Sė kėndejmi, filozofia mund tė quhet njė lloj luksi.

     4. Ēudia – gjithashtu ėshtė njė faktor psikologjik me shumė rėndėsi pėr sajimin e filozofisė si veprimtari shpirtėrore krijuese. Kėtė faktor e thekson Platoni, Aristoteli etj. Nė fillim, ēudia dhe kėrshėria janė faktorė pėr tė ekzistuar, kurse mė vonė bėhen stimulues pėr grumbullimin e njohurive tė reja. Njeriu ēuditet si pėr sendet e panjohura ashtu edhe pėr sendet dhe fenomenet qė i takojmė pėr ēdo ditė. “Kėrshėria – thot Aristoteli – nė Metafizikė – i ka nxitur mendimtarėt e parė qė jetėn ta kundrojnė nė mėnyrė filozofike. Nė fillim ēudia e tyre kishte tė bėnte me vėshtirėsitė qė tė parėt iu paraqitėn mendjes… Ta hetosh vėshtirėsinė dhe tė ēuditesh, don tė thotė  ta pranosh mosdijen. Duke u ēuditur, duke e hetuar mosdijen lidhur me fenomenet dhe sendet, mendimtarėt e parė zunė tė filozofojnė dhe tė kuptojnė”.

     5. Situatat kufitare - Ekzistencialisti i njohur gjerman Karl Jaspers thekson se pėrveē ēudisė tė cilėn e theksuan Aristoteli, Hegeli dhe tė tjerė, faktor i rėndėsishėm nė sajimin e filozofisė janė edhe tė ashtuquajturat “situatat kufitare” tė njeriut  si qenie e veēantė. Jaspersi thotė se: “Njeriu me kohė bėhet i vetėdijshėm pėr veten  si qenie e ‘humbur’ dhe qė pėson dėsfatė. Kėto pėrcaktime njeriu i ndjen nė mėnyrė tė ashpėr nė ‘situata kufitare’ tė cilat nuk janė tjetėr veēse situata qė nuk mund tė ndryshohen nė kuadrin e tė cilave njeriu  stimulohet pėr ekzistencė dhe pėrjeton dėsfatė si qenie ekzistuese. Vlera e situatave kufitare, thotė Jaspersi qėndron nė faktin se brenda tyre njeriu bėhet i vetėdijshėm pėr disfatėn e vet, pėr karakterin e humbur tė qenies sė vetė etj., kurse kjo vetėdije ėshtė kusht i rėndėsishėm pėr tė filozofuar. Nė situatat kufitare siē janė ndjenja e fajit, lufta, shkatėrrimi, pleqėria, sėmundjet, vdekja etj, aktiviteti mendor intensifikohet dhe shtrohet pyetja: kush jam unė, dhe prej nga jam si qenie njerėzore? E kjo pyetje nuk ėshtė tjetėr veēse fillim i tė filozofuarit. Megjithėse filozofia ekzistencialiste e Karl Jaspersit ėshtė e gabuar dhe e papranueshme, sėrish, ajo ndikoi nė sajimin e filozofisė.

 

 

 

2.1. Filozofėt e parė dhe pikpamjet e tyre

 

     Filozofia antike greke, si embrion i tėrė filozofisė sė mėvonshme tė Evropės Perėndimore fillon me 7 tė urtit grek: Talesi, Soloni, Periandri, Kleobul, Hiloni, Bianti dhe Pitaku.

     Pėr Talesin nga Mileti nuk dijmė aq sa do tė donim tė dinim sepse ai nuk ka lėnė shkrime. Pėr tė kemi informata nga autorė tė mėvonshėm tė cilėt kanė shkruar pėr episode tė paharrueshme tė karrierės sė tij. Gjatė njė fushate ushtarake kundėr Persisė, Talesi zgjidhi njė problem duke i dhėnė mundėsi ushtrisė sė mbretit Lydian tė kalonte lumin Halys duke hapur njė kanal qė shmangu njė pjesė tė rrjedhės sė lumit e duke bėrė tė krijoheshin dy lumenj tė vegjėl mbi tė cilėt mund tė ndėrtoheshin ura. Kur udhėtonte nė Egjipt, Talesi zgjidhi problemin e matjes sė lartėsisė sė piramidave duke pėrdorur njė procedurė tė thjeshtė, matjen e hijes sė piramidės nė atė orė tė ditės kur hija e njeriut ėshtė e barabartė me gjatėsinė e tij. Gjithashtu ai parashikoi edhe eklipsin e diellit me 28 Maj 505 para Krishtit. Talesi me plot elan iu pėrvesh vėzhgimit dhe shpjegimit tė natyrės, tokės e qiellit, deteve, klimės, florės etj., dhe nė saje tė kėsaj erdhi nė pėrfundim se botėn nuk e ka krijuar askush dhe se baza mė e thellė e saj ėshtė materia nė trajtė tė ujit. Megjithėse nuk ka dėshmi  se si Talesi erdhi nė pėrfundim se uji ėshtė shkaku i tė gjitha sendeve, Aristoteli shkruan se ai mund tė ket nxjerrė kėtė pėrfundim nga vėzhgimi i ngjarjeve tė thjeshta: “ndoshta se lagėshtia ėshtė substanca ushqyese e tė gjitha qenieve, se lagėshtia prodhon nxehtėsi dhe e ruan atė…apo nga fenomene tė tjera siē janė avullimi ose ngrirja etj etj. Saktėsia e analizės sė Talesit mbi pėrbėrjen e sendeve, ėshtė shumė pak e rėndėsishme nė krahasim me faktin se ai ngrit ēėshtjen qė ka tė bėj me natyrėn e botės. Talesi zėvendėsoi bazėn e tė menduarit, nga njė bazė mitologjike nė njė hulumtim shkencor.

     Anaksimandri – Pėr ndryshim mga Talesi dhe tė tjerėt pas tij, ai si shkak dhe fillim tė parė tė ēdo ekzistence nuk e mori kėtė apo atė gjendje konkrete tė materies, por “apejronin”. Sipas tij, apejroni ėshtė njė substancė materiale e pacaktuar sipas kualitetit dhe e pafund sipas kuantitetit. Toka sipas Anaksimandrit pezullon nė gjithėsi nė saje tė forcave tė kundėrta qė veprojnė mbi tė dhe se njeriu ėshtė sajuar nga njė qenie qė i ngjante peshkut.

     Anaksimeni – Filozofi i tretė dhe i fundit nga Mileti ishte Anaksimeni. Ai ishte i mendimit se baza mė e thellė dhe shkaku i parė i ēdo gjėje ėshtė ajri, nga dendėsimi dhe rrallėsimi, ftohtėsia dhe nxehtėsia e tė cilit janė krijuar uji toka, bjeshkėt, shkėmbijtė etj. Ciladoqoftė dobia e ideve tė tyre specifike rreth ujit, apejronit (tė pakufishmes) dhe ajrit si substanca primare tė sendeve, rėndėsia e vėrtetė e miletasve ėshtė se ata pėr herė tė parė ngritėn ēėshtjen e natyrės. Ata bėnė hapin e parė dhe direkt tė hulumtimit mbi ēėshtjen se nga ēfarė ėshtė pėrbėrė nė tė vėrtetė natyra.

 

3. Drejtimet themelore filozofike

 

3.1. Materializmi dhe idealizmi

 

     E tėrė historia e filozofisė tregon se ēėshtjet me tė cilat ėshtė marrė dhe merret filozofia kanė qenė dhe janė tė shumta dhe tė llojlloshme. Praktikisht, nuk ekziston asnjė ēėshtje e cila nuk mund tė jetė objekt i shqyrtimit filozofik. Qė nga fillimi i ekzistencės filozofia ka synuar nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr tė shqyrtojė dhe ta pėrcaktojė raportin midis subjektives dhe objektives, vetėdijes apo shpirtit dhe natyrės apo materies. Kjo ēėshtje ėshtė parashtruar qysh prej Talesit, Anaksimandrit, Anaksimenit, Heraklitit, Platonit, Demokritit etj., mirėpo nė mėnyrė mė decide e kanė artikuluar Platoni dhe Demokriti. Ata tentuan tė pėrgjigjen nė pyetjen se ē’ėshtė primare: shpirti apo materia. Duke e pasur kėtė tė dhėnė historike-filozofike, Engelsi pohon se ēėshtja themelore e ēdo filozofie, veēanėrisht e asaj mė tė resė ėshtė ēėshtja e raportit nė mes mendjes dhe qenies, frymės dhe natyrės, pra ēėshtja se ē’ėshtė e parė: fryma apo natyra. Kuptohet, edhe kjo ēėshtje si ēdo ēėshtje tjetėr filozofike ėshtė formuluar nė mėnyra tė ndryshme  nė kohė dhe kushte tė ndryshme, por esenca e saj ka qenė dhe ka mbetur e njėjtė: a ėshtė primare materia apo vetėdija?

     Lidhur me raportin midis materies dhe vetėdijes apo idesė, me ēėshtjen se ē’ėshtė primare, ekzistojnė dy drejtime themelore filozofike: materializmi dhe idealizmi. Materializmi filozofik dhe idealizmi filozofik japin pėrgjigje tė kundėrt lidhur me primaritetin e materies, pėrkatėsisht tė vetėdijes apo idesė.

     Idealizmi ėshtė njė drejtim themelor filozofik, sipas tė cilit, shpirti, fryma, mendja, ideja apo vetėdija ėshtė primare dhe si e tillė, i paraprinė materies ose nė ēfarėdo mėnyre tjetėr e mundėson atė. Natyra, materia dhe sendet materiale janė produkte tė idesė ose tė vetėdijes. Idealizmi filozofik, nė fund tė fundit, presupozon se bota ėshtė krijuar nga ndonjė fuqi jashtnatyrore, mbinatyrore jomateriale, (zoti, idea, shpirti) etj. Idealizmi filozofik nuk mund tė flaket dhe tė lihet anash nė tėrėsi. Kėshtu bie fjala, filozofia e Platonit, Lajbnicit, Hegelit, Fihtes etj., me gjithė idealizmin e saj, pėrmban nė vete elemente dialektike dhe elemente tė tjera pozitive. Mirėpo teza themelore e idealizmit, pozicioni themelor i tij se ideja apo vetėdija ėshtė primare, kurse materia sekondare dhe se, nė fund tė fundit, bota ėshtė e krijuar nga ndonjė fuqi mbinatyrore, e bėnė atė tė papranueshėm pėr filozofinė materialiste pėrgjithėsisht, kurse pėr filozofinė marksiste veēanėrisht.

     Midis filozofisė idealiste dhe religjionit nuk ka ndonjė dallim parimor. Sipas vetė idealistit mė tė madh tė tė gjitha kohėve, Hegelit, atė qė religjioni e paraqet me anė tė pėrfytyrimeve, filozofia e paraqet me anė tė koncepteve, pėrkatėsisht me anė tė mendimit abstrakt logjik, duke i angazhuar nė mėnyrė selektive tė dhėnat shkencore. Duke e pasur parasysh lidhjen e ngushtė midis idealizmit dhe religjionit, Lenini thotė se idealizmi ėshtė religjion i veshur me petk tė bukur.

     Ndryshe nga idealizmi, materializmi filozofik ėshtė njė drejtim themelor filozofik, sipas tė cilit materia ėshtė primare, baza mė e thellė e ēdo gjėje qė ekziston, kurse vetėdija apo ideja ėshtė sekondare dhe produkti mė i lartė i materies. Pra materialzmi filozofik nė pėrgjithėsi dhe ai marksist nė veēanti nuk e mohon ekzistencėn e vetėdijes apo tė idesė e as rėndėsinė e tyre kolosale, qė ato kanė pėr njeriun dhe historinė. Primariteti i materies dhe sekondariteti i idesė do tė thotė se:

   - sė pari ka ekzsituar materia si realitet objektiv, kurse madje, nė bazė tė zhvillimit tė saj tė pandėrprerė kimik, fizik, mekanik, biologjik etj., nė njė fazė tė caktuar, ėshtė paraqitur vetėdija, mendimi, ideja e jo anasjelltas;

   - materien nuk e ka krijuar askush, por ka ekzistuar para se tė paraqitet njeriu me vetėdijen e tij, ekziston dhe do tė ekzistojė pavarėsisht nga ajo se a ekziston apo jo vetėdija subjektive:

   - vetėdija nuk ėshtė gjė tjetėr veēse, siē thotė Lenini, “produkti mė i lartė i materies sė organizuar nė mėnyrė tė veēantė” dhe i praktikės shoqėrore tė njeriut;

   - vetėdija, mendimi apo ideja janė, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, pasqyrime relativisht tė sakta tė botės materiale dhe tė proceseve, fenomeneve dhe tė ligjėsive tė saj, dhe nė fund;

   - pėrveē materies si primare, e pakrijuar dhe e pazhdukshme dhe e vetėdijes dhe formave tė shumėllojshme tė saj si pasqyrime tė materies nė lėvizje, askund nuk ka asgjė mbinatyrore dhe hyjnore.

     Sipas materializmit marksist, pėrkatėsisht dialektik dhe humanist tė Marksit, Engelsit, Leninit e marksistėve tė tjerė, kundėrtia midis materies, nė njėrėn anė, dhe vetėdijes apo idesė nė anėn tjetėr, ėshtė absolute vetėm brenda “ēėshtjes themelore tė ēdo filozofie”, ēėshtjes se ē’ėshtė primare – materia apo vetėdija. “Jasht kėtyre kufijve nuk mund tė ketė asnjė dyshim pėr relativitetin e kėtij kontrasti”, tė kontrastit midis materies dhe vetėdijes.

 

            Vazhdon...

 

    (2)       (3)