.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Ēka eshtė filozofia? (3)

www.pashtriku.org

       ĒKA ĖSHTĖ FILOZOFIA? (3)

   E bukura dhe arti me shumėllojshmėrinė e tij (vallėzimi, piktura, skulptura, arkitektura, poezia, drama, muzika, etj) prore e kanė preokupuar mendjen njerėzore pėrgjithėsisht dhe filozofike veēanėrisht. Refleksionet e para filozofike lidhur me atė se ē‘ėshtė e bukura dhe e shėmtuara, ajo qė na pėlqen dhe ajo qė nuk na pėlqen, i gjejmė ende  te filozofėt grek tė periudhės kozmologjike – Herakliti, i cili e vuri nė pah relativizmin e vlerėsimeve estetike, Pitagora, qė e theksoi harmoninė si diēka e bukur, Demokriti etj.

 

 

8. Etika

 

     Praktika morale ėshtė njėra ndėr format e para tė manifestimit tė jetės shoqėrore tė njeriut si qenie shoqėrore. Me tė dalė nga bota e kafshėve, njeriu filloi tė pėrcaktojė disa sjellje tė vetat dhe tė tjerėve – diēka qė duhet e janė nė rregull dhe diēka qė nuk duhet nuk janė nė rregull. Nėse Hegeli ka tė drejtė kur thotė se forma mė elementare e mendimit filozofik u shpreh nė sentencat morale, atėherė del se ēėshtja morale (etike) bashk me ontologjinė janė problemet mė tė vjetra nė filozofi. Edhe filozofėt e vjetėr  grek krahas ēėshtjeve qė u morėn me kozmosin, substancėn etj., ata u morėn edhe me ēėshtjen etike – e mira, e keqja, e drejta, e padrejta etj. Andaj ėshtė e lidhur ngushtė njohja dhe vlerėsimi, e kėtej edhe vlerėsimi moral, sepse njeriu nuk ka nevojė vetėm tė njohė gjėrat, por edhe synon ta vlerėsojė atė qė e din. Veprat, sjelljet, qėllimet, kriteret dhe vlerat morale u bėnė objekt i analizės sistematike filozofike. Megjithėse shumė filozof para Aristotelit u morėn dhe kontribuan nė ēėshtjet morale (etike) prapėseprap, themelues i Etikės si doktrinė filozofike llogaritet Aristoteli. Etika si disciplinė merret me studimin e ēėshtjes sė burimit, esencės dhe tė funksionit tė moralit. Ē’ėshtė morali, e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, e lejushmja dhe e palejueshmja, detyra morale, vlera etj., tė gjitha kėto janė ēėshtje me tė cilat merret Etika. Tė gjitha pikėpamjet etike mund t’i ndajmė nė pikėpamje etike autonome dhe heteronome. Pikpamja etike heteronome, burimin e ēdo sjellje e gjen jo nė njeriun por si subjekt i moralit diku jasht dhe pavarsisht nga njeriu. Nė etikėn e kėtillė ėshtė etika religjioze, kozmologjike e Heraklitit, Pitagorės, Akuinit etj. Etika autonome, pėrkundrazi konsideron se burimi i ēdo morali dhe veprimi moral gjindet nė vetė njeriun. Pėrfaqėsues mė tė njohur janė Sokrati, Stoikėt, Kanti, Fihte, Marksi etj. Stoikėt thonė se pėr tė qenė i lumtur njeriu, mjafton tė heqė dorė nga interesat dhe ta ruaj autonominė e mendjes. Pėrfaqėsues tipik i etikės autonome ėshtė Kanti. Ai thot se askund nė botė pėr mė tepėr, as jasht saj, nuk mund tė merret me mend asgjė qė pa kurrfar kufizimesh mund tė konsiderohet e mirė, pos vullnetit tė mirė. Vullneti i mirė ėshtė vullneti racional qė mbėshtetet nė mendjen praktike.

 

9. Estetika

 

“Njeriu,  - thotė Maksim Gorki – sipas natyrės sė tij ėshtė artist”.

 

     E bukura dhe arti me shumėllojshmėrinė e tij (vallėzimi, piktura, skulptura, arkitektura, poezia, drama, muzika, etj) prore e kanė preokupuar mendjen njerėzore pėrgjithėsisht dhe filozofike veēanėrisht. Refleksionet e para filozofike lidhur me atė se ē‘ėshtė e bukura dhe e shėmtuara, ajo qė na pėlqen dhe ajo qė nuk na pėlqen, i gjejmė ende  te filozofėt grek tė periudhės kozmologjike – Herakliti, i cili e vuri nė pah relativizmin e vlerėsimeve estetike, Pitagora, qė e theksoi harmoninė si diēka e bukur, Demokriti etj. Sofistėt, Sokrati, e veēanėrisht Platoni me veprat e tij tė famshme “Shteti”, “Hipija i Madh”, “Gostia apo pėr dashurinė”, “Filebi”, Aristoteli me veprat “Poetika”, “Etika”, “Retorika”, etj, sikurse edhe Plotini me veprėn e tij “Eneade”, Toma Akuini etj, ia vunė bazat e njė metafizike, pėrkatėsisht tė njė filozofie tė tė bukurit nė pėrgjithėsi.

     Fjala “estetika” ėshtė paraqitur pėr herė tė parė nė gjysmėn e shekullit XVIII. Nė vitin 1750 Baumgarteni e botoi pjesėn e parė tė veprės sė tij me titull “Aesthetica”. Baumgarteni si nė njėrėn ashtu edhe nė veprėn tjetėr, estetikėn (nga greqishtja “aisthesis – perceptim, ndijim) e pėrcaktoi si shkencė pėr tė njohurit senzual, qėllimi kryesor i sė cilit ėshtė shpjegimi i tė bukurit. Me ndryshim nga tė njohurit racional edhe gnoseologjia “estetika ėshtė … shkenca pėr tė njohurit senzual”, pra ėshtė njė gnoseologji mė e ulėt. (“gnoseologia interior”). Gjatė zhvillimit tė saj historik estetika, pėrkatėsisht filozofia e tė bukurit dhe artit u kuptua dhe u pėrcaktua ndryshe – ndryshe. Sipas Aristotelit, ajo ka pėr detyrė tė bėjė pėrgjithėsime lidhur me krijimtarinė artistike dhe si e tillė ėshtė pjesė pėrbėrėse e filozofisė. Toma Akuini dhe filozofėt e tjerė mesjetarė synojnė qė estetikėn, sikurse edhe tėrė filozofinė e shkencėn nė pėrgjithėsi ta vėnė nė shėrbim tė Zotit dhe fesė.  

     Sipas Kantit, estetika nuk ėshtė tjetėr veēse njė “kritikė e shijes” artistike, kurse Hegeli estetikėn e pėrcaktoi si “filozofi e artit, madje jo e ēdo arti, por e ‘arteve tė bukura’. Tė shumta dhe tė shumėllojshme janė pikėpamjet pėr artin, tė bukurit, komiken, tragjiken, tė madhėrishmen dhe ēėshtjet e tjera me tė cilat merret estetika si doktrinė e posaēme. Tė gjitha kėto pikėpamje tė ndryshme dhe herė – herė tė kundėrthėnshme qė tentojnė ta pėrcaktojnė artin dhe tė bukurėn mund tė ndahen, me kusht qė ta sakrifikojmė saktėsinė dhe ta thjeshtėsojmė ēėshtjen, nė dy grupe tė mėdha: pikėpamjet objektiviste dhe pikėpamjet subjektiviste. Sipas pikėpamjeve estetike objektiviste e bukura dhe baza mė e thellė e artit nė pėrgjithėsi gjendet jashtė subjektit si diēka objektive (harmonia, pėrpjestimi, cilėsia, uniteti, esenca, raporti, ideja etj). Pikėpamja estetike objektiviste presupozon – nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr – se arti ėshtė mėnyrė e caktuar e pasqyrimit, e tė shprehurit dhe e paraqitjes sė tė bukurės objektive. Pikėpamje tė kėtilla estetike kishin Platoni, Toma Akuini, Nikola Bualo, Hegeli, Maksimilian Bek, Zhak Mariten, Etjen Surio etj. Platoni i cili i kushtoi kujdes tė madh ēėshtjes sė tė bukurės dhe artit, tė bukurit, e pėrcakton nė mėnyrė objektiviste dhe idealiste. Tė bukurit ekziston si njė ide objektive, si njėtrajtėsi dhe esencė e amshueshme dhe e pavdirshme e gjėsendeve dhe e dukurive senzuale. Dora, kėmba, fytyra, mali, fusha etj., nuk mund tė jenė tė bukura pėr vete dhe nė vete. Kėto dhe gjėrat e tjera senzuale e tė ndryshme mund tė jenė tė bukura vetėm aq sa participojnė nė ide ose idetė nė to. Arti ėshtė vetėm kopjim ose pasqyrim i sendeve senzuale, tė cilat nė anėn tjetėr, edhe vetė janė kopjim ose hije e ideve tė tyre. Toma Akuini presupozon se bukuria e vėrtetė ėshtė bukuria hyjnore, e cila ekziston pavarėsisht nga njeriu dhe njerėzia. Arti dhe bukuria artistike ėshtė vetėm simbol i tė bukurės objektive hyjnore. Tė bukurit sipas Hegelit, ėshtė manifestim konkret senzual i idesė absolute, e cila paraqet fillimin dhe fundin e ēdo gjėje. Maksimilian Bek, ėshtė i mendimit se e bukura ekziston objektivisht dhe si formė e objektivizuar na ėshtė e dhėnė nė perceptimet tona.

     Pėrkundėr kėtyre, pikėpamjet estetike subjektiviste nisen nga propozicioni se tė bukurit dhe baza e artit dhe e krijimit artistik ekziston vetėm brenda subjektit dhe veprimtarisė sė tij. Pavarsisht dhe jasht subjektit dhe veprimtarisė sė vetėdijes nuk ekziston ndonjė e bukur objektive e natyrore. Natyra, sendet, dukuritė, njerėzit e tė tjera janė tė bukur vetėm nė mbėshtetje tė asaj qė subjekti, vetėdija i kumton tė tillė. Proklamimi i subjektit si i vetmi faktor qė determinon tė bukurit dhe artistiken  sjell medoemos deri te njė relativizėm estetik, i cili nė shumicėn e rasteve ka pėr moto pohimin se “pėr shijen nuk mund tė diskutohet”. Pėrfaqėsues tė subjektivizmit estetik janė: David Hjumi, Imanuel Kant, Viktor Bash, Ditrih Hajnrir Kerler, Teodor Lips etj. Njėri ndėr pėrfaqėsuesit e parė tė pikėpamjes estetike subjektiviste ėshtė David Hjumi, i cili e mohon ekzistimin e tė bukurit nė natyrė. “Tė bukurit – thotė Hjumi – nuk ėshtė veti e vetė sendeve: tė bukurit ekziston vetėm nė vetėdijen e vrojtuesit dhe ēdo vetėdije e vėren njė tė bukur tė veēantė. Subjekti ėshtė i lirė qė ta vėrejė, sipas shijes sė tij, njė tė bukur tė veēantė, i cili nuk ėshtė e thėnė tė jetė patjetėr e bukur edhe pėr subjektet e tjerė”. Sipas Kantit, “fuqia e tė gjykuarit” ėshtė ligjdhėnėse nė lėmin e estetikės sikurse qė mendja ėshtė ligjdhėnėse nė lėmin e natyrės. Principi objektiv i tė gjykuarit estetik ėshtė i pamundur dhe tė pėlqyerit e pėrgjithshėm mund tė jetė vetėm subjektiv. Subjektivizmi etsetik i Kantit, i cili insiston qė tė pėlqyerit duhet tė jetė i pėrgjithshėm, ėshtė i detyruar tė pėrfundojė nė njė formalizėm estetik. Sipas Kantit, “e bukur ėshtė ajo qė pa koncepte pėrfytyrohet si objekt i tė pėlqyerit tė pėrgjithshėm, dhe na pėlqen pa kurrfarė interesi”. Tė bukurit nuk ėshtė cilėsi e qenies, e realitetit tė jashtėm, por diēka qė i pėrshkruhet atij nga ana e subjektit.  

     Si pikėpamjet subjektiviste, ashtu edhe ato objektviste estetike, janė tė njėanshme dhe nuk mund tė pranohen plotėsisht. Ato me tė drejtė kanė theksuar kėtė ose atė anė tė ēėshtjes sė estetikės, artit, tė bukurit, etj, por nuk janė nė gjendje qė ta kuptojnė tėrėsinė e ēėshtjes – veprėn artistike dhe raportin midis subjektives dhe objektives. Kuptohet se tė bukurit nuk mund tė jetė vetėm produkt i vetėdijes sė kulluar, i ndjenjave, sepse me kėtė rast ėshtė e pamundur qė tė shpjegohet fakti se si dhe pėr ē‘arsye disa vepra artistike na pėlqejnė pėrgjithėsisht. Pa vetėdije, pa subjekt nuk mund tė ketė art, por vetė subjekti, vetėdija ėshtė e kushtėzuar nė mėnyrė objektive dhe historike – shoqėrore. Nė anėn tjetėr, natyra dhe fenomenet e saj janė kusht qė njeriu si krijues i artit tė ekzistojė, tė krijojė, tė modulojė, por ato nuk kanė domethėnie pa njeriun. Ėshtė indikativ mendimi i Marksit pėr vetitė estetike tė arit dhe argjendit, sikurse edhe pėr vlerėn dhe ēmimin e mallit. Estetika Marksiste, nė ujdi me filozofinė materialiste dhe dialektike duhet tė niset nga presupozimi se natyra dhe sendet natyrore kanė disa “veti estetike”, janė tė bukura dhe se si tė tilla paraqesin bazėn, piknisjen, stimulimin pėr krijime artistike. “Vetitė estetike” tė sendeve reflektohen, thehen, ndėrmjetėsohen dhe sublimohen pėrmes vetėdijes subjektive tė krijuesit dhe shndėrrohen nė veti estetike tė veprės artistike.

 

 

 

10. Aksiologjia

 

     Aksiologjia ėshtė padyshim disiplina filozofike mė e re. Ajo hyri nė strukturėn e filozofisė bashkėkohore borgjeze kah fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX. Fjalėn aksiologji (nga greqishtja “aksios” – vlerė, “logos” – shkencė, doktrinė) i pari e pėrdori mendimtari franēez P. Lapi, kurse fill pas tij edhe filozofi gjerman Eduard Hartman. Mirėpo themelues i vėrtetė i aksiologjisė ėshtė Herman Loce i cili nė veprėn e tij “Mikrokozmosi” e problematizoi nė mėnyrė sistematike ēėshtjen zaten tė hetuar kaherė nė etikė, estetikė, logjikė, gnoseologji etj, lidhur me vlerat dhe tė vlejturit, dhe kėtė e veēoi si njė problematikė tė veēantė filozofike. Si disiplinė filozofike, aksiologjia merret me studimin e esencės, llojeve, kierarkisė, mėnyrės sė ekzistuarit tė vlerave mė tė pėrgjithshme dhe mėnyrės sė tė vlejturit tė normave, sikurse edhe tė raportit midis vlerave e normave dhe tė njėmendėsisė. Kėshtu e pėrcaktuar si disiplinė filozofike pėr vlerat mė tė pėrgjithshme, aksiologjia i parashtron kėto pyetje: ē‘janė vlerat mė tė pėrgjithshme dhe cili ėshtė raporti i tyre me llojet e tjera tė vlerave; cila ėshtė renditja e vlerave sipas rėndėsisė sė tyre; nė ēmėnyrė ekzistojnė vlerat, cili ėshtė statusi i tyre ontologjik; a ekzistojnė ato vetėm nė mėnyrėn subjektive apo nė mėnyrėn objektive  jasht nesh dhe pavarėsisht nga ne; a mund tė njihen dhe si mund tė njihen ato me anė tė mendjes, arsyes apo intuitės; pėr ē‘arsye vlerat dhe normat vlejnė, kurse antivlerat nuk vlejnė, etj? Duke i parashtruar kėto dhe ēėshtjet e tjera, lidhur me vlerat dhe normat, aksiologjia gėrshetohet me tė gjitha disiplinat e tjera filozofike, e veēanėrisht me etikėn, estetikėn dhe antropologjinė. Mirėpo, ndėrsa etika dhe estetika si disiplina filozofike kanė tė bėjnė me vlerat nė formė tė tė vėrtetės (logjika), tė mirės (etika), tė bukurit (estetika), etj., aksiologjia ka tė bėjė me vlerat mė tė pėrgjithshme si tė tilla, pra me atė ėshtė e pėrgjithshme dhe e pėrbashkėt pėr tė gjitha llojet e vlerave.

     Jo vetėm lidhur me vetė aksiologjinė, por as lidhur me atė qė studjon ajo – vlerat, normat, idealet etj. – nuk ekziston ndonjė pikėpamje, tė cilėn do ta aprovonin tė gjithė filozofėt. Pikėrisht kėta, nė faktin e mospajtueshmėrisė rreth asaj se ē‘janė vlerat, si ekzistojnė ato etj., qėndron njėra ndėr karakteristikat esenciale tė aksiologjisė si disiplinė filozofike, si formė e persiatjes filozofike e cila, pėrkundėr arsyes sė shėndoshė, nuk pranon asnjė pėrkufizim apo tė vėrtetė tė padiskutueshme dhe tė amshueshme. Sipas shpjegimit tė esencės dhe tė mėnyrės sė ekzistimit tė vlerave, dallojmė njė sėrė pikėpamjesh aksiologjike, siē janė neokantizmi, natyralizmi, fenomenologjizmi, neopozitivizmi e tė tjera.

     Aksiologjia neokantiste frajburgiane e Vindelbandit dhe e Rikertit, ēėshtjen e vlerės e trajton nė mėnyrė ideliste –objektive, duke e mohuar ekzistimin real apo psikik tė vlerave dhe tė normave. Midis qenies apo njėmendėsisė, nė njėrėn anė, dhe vlerės, nė anėn tjetėr, nuk ka kurrfarė lidhje apo ngjashmėri. Sipas V. Vindelbandit, vlerat ekzistojnė nė njė botė tė veēantė transcendentale si norma, domethėnie apo tė vlejtur universal. Si tė tilla, vlerat qėndrojnė pėrmbi ligjet e natyrės dhe tė kulturės dhe mėtanė tyre. Hajnrih Rikert vėrteton se “vlerat nuk paraqesin ndonjė njėmendėsi as fizike as psikike. Esenca e tyre qėndron nė domethėnien, e jo nė fakticitetin e tyre”. Me fjalė tė tjera Rikerti ėshtė i mendimit se vlerat nuk kanė tė bėjnė as me objektiven e as me subjektiven, por me njė botė tė veēantė qė ėshtė mėtanė kėtyre. Maks Sheleri vuri bazat e njė aksiologjie fenomenologjike. Sipas Shelerit, vlerat janė fenomene objektive, por nuk varen nga bartėsit e tyre, pėrkatėsisht nga gjėsendet dhe njerėzit. Bartėsi i vlerės mund tė ndryshojė, por, vetė vlera si fenomen objektiv nuk ndryshon. Vlerat nuk mund tė njihen jo me anė tė mendjes, apo tė arsyes, por me anė tė intuitės. Vlerat – thotė Hartmani – nuk janė tjetėr veēse “esenca ideale” qė ekzistojnė nė mėnyrė objektive. Vlerat si “esenca ideale” janė diēka jokohore dhe jashtėkohore dhe kėtu qėndron dallimi i tyre nga qeniet materiale qė janė kohore. Ralf Barton Peri paraqet njė pikėpamje aksiologjike natyraliste. Pėrkundėr antinatyralizmit tė Xhorxh Murit, i cili e mohon lidhjen midis vlerave dhe nevojave, interesave, natyrės sė njeriut e tė tjera, aksiologjia natyraliste e Perit konsideron se vlerat janė objekte tė interesit. Baza dhe burimi i tė gjitha vlerave ėshtė interesi, kurse ky ėshtė vetė njeriu dhe natyra e tij. Jashtė dhe pavarėsisht nga interesi si shprehje e jetės dhe e natyrės sė njeriut nuk mund tė ketė vlera. Pėrkundėr kėtyre dhe shumė pikėpamjeve tė tjera aksiologjike nė filozofinė borgjeze, qė aq shumė e ēmojnė aksiologjinė, neopozitivizmi (Ejer, Karnap, Rasel etj) e mohon mundėsinė qė vlerat tė trajtohen nė mėnyrė shkencore. “E mira”, “e bukura”, “e vlefshmja” etj, sikurse edhe gjykimet lidhur me vlerat pėrgjithėsisht, as nuk mund tė provohen, as tė pėrgėnjeshtrohen. Prandaj, vlerat dhe gjykimet vlerėsore nuk mund tė jenė objekt i analizės shkencore, por vetėm objekt i njė diskripsioni. Sipas neopozitivizmit, ēėshtjet lidhur me vlerat janė “tė pakuptimta”, sikurse edhe ēėshtjet e tjera metafizike filozofike. Aksiologjia ekzistencialiste karakterizohet me njė notė tė theksuar tė subjektivizmit.

     Aksiologjia Marksiste bazat teorike tė sė cilės ia ka vėnė Marksi nė veprat “Manuskriptet ekonomike – filozofike tė vitit 1844”, “Kapitali” etj., nuk e aprovon as objektivizmin (neokantizmi, fenomenologjizmi) as subjektivizmin aksiologjik (pozitivizmin, ekzistencializmin etj) sepse vlerat nuk janė as vetėm objektive, qė ekzistojnė jashtė dhe pavarsisht nga njeriu, as vetėm subjektive, diēka qė krijohet nė vetėdije dhe ekziston vetėm brenda saj pavarėsisht nga raportet, pėrcaktimet, cilėsitė e sendeve, tė dukurive apo tė proceseve. Vlerat janė tė lidhura ngushtėsisht dhe tė kushtėzuara si nga objekti ashtu edhe nga subjekti. Ato janė njėri nga momentet e shumta tė unitetit tė objektit dhe subjektit. “Prandaj, vlera njerėzore janė vetėm ato tė mira, tė cilat – te njeriu – i plotėsojnė interesat njerėzore, nevojat njerėzore, pėrkatėsisht ato interesa, nevoja, dobi tė tėrėsisė optimale konkrete dhe tė qenies njerėzore”. Jovlerat janė ato objekte, raporte, cilėsi qė as nuk i plotėsojnė as nuk i pengojnė interesat e nevojat me tė cilat ėshtė e lidhur tėrėsia dhe qenia e njeriut. Antivlerat janė qenie tė tilla, raporte, cilėsi, qė e pengojnė, madje edhe e zhdukin “tėrėsinė optimale konkrete dhe qenien njerėzore”. Pra, vlerat janė tė lidhura me interesat dhe nevojat, por nuk janė identike me kėto. Vlerat dhe interesat pėrputhen vetėm pjesėrisht ndėr vete.

 

11. Antropologjia

 

     Antropologjia (prej greqishtes “anthropos” – njeriu) ėshtė disiplina mė e re filozofike dhe njėra ndėr mė aktualet nė filozofinė bashėkokohore pėrgjithėsisht. Aktualiteti i antropologjisė filozofike del nga fakti se pėr njeriun asnjė ēėshtje apo problem tjetėr filozofik, teorik ose praktik nuk mund tė jetė mė interesant, mė i drejtpėrdrejtė, i lidhur me tė dhe mė me vlerė sesa vetė ai. Ēėshtja e njeriut si qenie e posaēme ėshtė e pranishme edhe nė ato filozofema e sisteme filozofike, tė cilat verbalisht e mohojnė vlerėn dhe mundėsinė e shqyrtimit teorik filozofik tė njeriut. Mund tė thuhet me tė drejtė se ēėshtja e njeriut, e esencės, e praktikės, e jetės, e domethėnies sė tij, ėshtė ēėshtje fundamentale, ēėshtje e tė gjitha ēėshtjeve filozofike. Qysh nė fillim tė sajimit dhe tė formimit tė mendimit filozofik nė Greqinė e vjetėr skllavopronare njeriu erdh e u bė objekt i rėndėsishėm i analizave dhe i persiatjeve filozofike. Sofisti Protagora ishte i mendimit se e tėrė problematika shkencore e filozofike duhet t’i subordinohet problematikės antropologjike, meqė “njeriu ėshtė masa e ēdo gjėje”. Sokrati insistoi gjithashtu nė njohjen, pėrcaktimin e njeriut si diēka mė e lartė dhe mė me vlerė nė tėrė kozmosin. Sipas Sokratit, detyra e filozofisė nuk ėshtė ta njohė natyrėn dhe fenomenet natyrore, sepse kjo nuk ėshtė e mundur, por ta analizojė njeriun. “Njih vetveten” – ishte maksima themelore e filozofisė sė Sokratit dhe porosia e tij kryesore drejtuar njeriut. Platoni, Aristoteli, Epikuri, stoikėt etj., e analizuan njeriun dhe e pėrcaktuan atė si qenie mendore (Platoni), qenie politike (Aristoteli) etj., por nuk ia dolėn ta hetojnė atė qė njeriun e karakterizon nė mėnyrė esenciale. Pas nėnēmimit tė problematikės antropologjike nė mesjetėn e errėt dhe tė degradimit praktik e teorik tė njeriut si qenie “mėkatqare” dhe e paaftė qė ta njohė tė vėrtetėn pėr botėn, pėr Zotin dhe pėr vetveten, nė kohėn e Renesansės u aktualizua jashtėzakonisht ēėshtja e njeriut, kurse humanizmi dhe individualizmi u bėnė tipare esenciale dhe dominante tė tėrė mendimit teorik dhe filozofik.

     I pari qė u angazhua pėr trajtimin e antropologjisė si dije universale, ishte materialisti i njohur Ludvig Fojerbahu. Sipas Fojerbahut, “filozofia e re (do me thėnė filozofia e tij) e bėnė njeriun, duke pėrfshirė kėtu edhe natyrėn si bazė tė njeriut, tė vetmin objekt universal dhe mė tė lartė tė filozofisė, pra, antropologjia, duke e pėrfshirė kėtu edhe fiziologjinė, shndėrrohet nė shkencė universale. Pėrkundėr idealizmit pėrgjithėsisht, dhe idealizmit tė Hegelit veēanėrisht, i cili njeriun e kupton si njė qenie shpirtėrore, tė ndarė nga natyra, Fojerbahu, njeriun e trajton si qenie tė njėmendtė, tė plotė dhe tė njėsuar me natyrėn. Antropologjia materialiste e Fojerbahut “si shkencė universale”, kurorė e tėrė filozofisė e pėrcakton njeriun si “masė tė mendjes” dhe tėrė asaj qė ekziston. Sipas antropologjisė sė Fojerbahut, “dialektika e njėmendtė nuk ėshtė monolog i mendimtarit tė vetmuar me vetveten, por dialog nė mes tė Unit dhe tė Tisė”. Megjithėkėtė, edhe megjithėse pas Fojerbahut Marksi dhe Engelsi e ngritėn nė shkallėn mė tė lartė mendimin teorik pėr njeriun dhe historinė, prapėseprapė themelues i antropologjisė, si njė disiplinė e veēantė filozofike konsiderohet filozofi gjerman Maks Sheleri. Ai, qysh nė esenė e tij “Lidhur me idenė pėr njeriun” theksoi se “nė njė pikėpamje tė gjitha ēėshtjet qendrore tė filozofisė mund tė reduktohen nė pyetjen: ē‘ėshtė njeriu dhe cila ėshtė pozita e tij nė totalitetin e pėrgjithshėm tė qenies, tė botės dhe tė Zotit”? Nevojėn urgjente pėr themelimin e njė antropologjie filozofike si disiplinė e veēantė filozofike, e cila do ta ndriēonte atė qė njeriun e karakterizon nė mėnyrė esenciale dhe e dallon nga qeniet e tjera, Sheleri e provon me faktin se tri konceptet themelore tė deritanishme pėr njeriun – koncepti ēifut - krishter, i cili njeriun e trajton lidhur me legjendėn pėr Adamin dhe Evėn, greko-romak, sipas tė cilit njeriu ėshtė qenie mendore dhe konceptit natyralist-gjenetik-psikologjik, sipas tė cilit njeriu ėshtė rezultat i zhvillimit evolutiv tė natyrės – nuk kanė mundur tė sigurojnė njė “ide unike pėr njeriun”. Pėr arsye tė paaftėsisė sė kėtyre dhe koncepteve tė tjera, qė ta kuptojnė drejtė qenien e njeriut, njeriu i ėshtė bėrė problem vetvetes mė shumė se kurdoherė mė parė. Edhe pse janė zmadhuar, thelluar dhe begatuar njohuritė e shumta njeriu i sotėm, thotė Sheleri, gjendet i habitur dhe i dezorientuar para “enigmės” sė vetė, enigmės njerėzore. Me qėllim qė tė sigurojė njė “ide unike pėr njeriun” dhe kėshtu t’i evitojė tė gjitha kontestet nė shkencėn e historisė, sociologjisė etj., “iu pėrvesha punės qė nė njė bazė tė gjėrė ta paraqes njė tentativė tė re tė antropologjisė filozofike” – thotė Sheleri. Duke e pėrcaktuar kėtė disiplinė tė re filozofike, Sheleri thekson se “detyra e antropologjisė filozofike ėshtė tė tregojė saktėsisht se si nga struktura themelore e qenies njerėzore … pasojnė tė gjitha monopolet, punėt dhe veprat specifike tė njeriut, siē janė: gjuha, ndėrgjegja, veglat, armėt, idetė pėr tė drejtėn e tė padrejtėn, shteti, qeverisja, funksionet treguese tė artit, miti, feja, shkenca, historia dhe sociabiliteti. Antropologjia filozofike duhet tė pėrgjigjet, pėrveē tjerash, nė pyetjen se “cili ėshtė raporti metafizik i njeriut me bazėn e tė gjitha sendeve”. Pėrveē kėsaj, antropologjia si “shkencė themelore pėr esencėn dhe strukturėn esenciale tė njeriut” ka pėr detyrė tė shpjegojė origjinėn dhe fillimin fizik, psikik dhe shpirtėror tė njeriut nė kėtė botė, sikurse edhe kahjet dhe ligjet themelore, tė zhvillimit biologjik, psikik, shpirtėror-historik dhe social tė tij. Ėshtė meritė e padiskutueshme e Shelerit qė e aktualizoi dhe sėrish e problematizoi problematikėn antropologjike, sikurse edhe ndriēimi i shumė ēėshtjeve lidhur me njeriun. Mirėpo, antropologjia filozofike e tij ėshtė nė esencė idealiste dhe e papranueshme nė tėrėsi. Idealizmi i Shelerit, i cili sikurse edhe shumė mendimtarė borgjez, dėshiron ta kapėrcejė kontraverzėn idealizmi – materializmi, qėndron nė pohimin e tij se ajo qė njeriun e bėnė njeri me ndryshim nga qeniet e tjera nuk ėshtė as mendja, as arsyeja, as praktika, por fryma. Idealizmi i Shelerit dhe i antropologjisė sė tij filozofike shihet sheshazi nė pohimin se njeriu ėshtė kėrkues i Zotit, dhe si personalitet, si qenie frymore i pavdekshėm.

     Antropologjinė filozofike e pėrkrahėn dhe e zhvilluan mė tutje Plesneri, Geleni, Rothakeri, Buberi, Rintelen, Landman etj.  Plesneri konsiderohet me tė drejtė si njėri ndėr themeluesit e antropologjisė bashkėkohore borgjeze. Plesneri dhe Geleni janė nismėtarė tė njė antropologjie filozofike tė veprimit. Sipas tyre, ajo qė e karakterizon nė mėnyrė esenciale dhe qė e dallon nga qeniet e tjera ėshtė veprimi. Plesneri konstaton me tė drejtė se njeriu nuk ėshtė vetėm qenie qė vlerėson, qė mendon, por nė rradhė tė parė, qenie qė vepron. Esenca mė e thellė e njeriut si qenie e posaēme dhe si objekt i antropologjisė filozofike konsiston nė faktin se ai prore synon ta kapėrcejė vetveten dhe gjendjen e tij tė dhėnė. Kėtė synim themelor tė njeriut Plesneri e quan “ekscentricitet”. Njė rrymė e posaēme e antropologjisė bashkėkohore ėshtė e ashtuquajtura “antropologjia kulturore”, pėrfaqėsues tė sė cilės janė Erih Rothaker, Mihael Landman etj. Sipas Landmanit dhe “antropologjisė kulturore” tė tij, njeriu ėshtė njė qenie kulturore, respektivisht njė qenie e kulturės. Kultura, nė anėn tjetėr, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse materializim i frymės objektive, e cila mė parė gjendet vetėm nė subjektin. Duke krijuar nė mėnyrė tė lirė vlera kulturore, njeriu nė tė vėrtetė e bart frymėn objektive nė njė substrat tė jashtėm. Sa mė e madhe qė tė jetė kultura objektive si sendėrtim i frymės, aq mė e vogėl do tė jetė kultura subjektive dhe vetė njeriu. Nuk ka dyshim se antropologjia bashkėkohore borgjeze ka meritė jo vetėm qė e aktualizoi antropologjinė filozofike, por edhe pėr arsye se brenda saj janė arritur rezultate interesante nė lidhje me qenien njerėzore. Antropologjia filozofike borgjeze ėshtė kryesisht idealiste, kur e hipostazon vetėdijen dhe subjektiven irracionaliste, kur e pėrcakton vullnetin “praktikėn” si superiore ndaj mendjes.

     Nė krahasim me antropologjinė borgjeze, antropologjia filozofike marksiste, bazat e sė cilės ia kanė vėnė Marksi dhe Engelsi nė veprat e tyre “Manuskriptet ekonomike - filozofike”, “Ideologjia gjermane”, “Familja e shenjtė” etj., pėrmban njė sėrė pėrparėsish teorike – metodologjike dhe ideore. Ndryshe nga antropologjia filozofike borgjeze, e cila ėshtė idealiste, metafizike, irracionaliste dhe pesimiste, antropologjia marksiste ėshtė materialiste – dialektive dhe optimale, meqė presupozon se njeriu i organizuar mirė, drejtė, mund dhe duhet t’i flakė tė gjitha format e tjetėrsimit, tė cilat paraqesin pengesė pėr sendėrtimin e njeriut tė vėrtetė dhe tė humanizmit revolucionar. Antropologjia filozofike marksiste ėshtė njė disiplinė filozofike, e cila merret me studimin e esencės, domethėnies dhe pozitės sė njeriut nė mėnyrė, kuptimit tė jetės sė tij, sikurse edhe mėnyrėn, ligjet dhe format e modifikimit tė “natyrės njerėzore nė pėrgjithėsi” nė fazat dhe rrethanat e ndryshme historike – shoqėrore dhe kulturore. Mendimi themelor prirės i antropologjisė marksiste ėshtė se njeriu paraqet njė qenie tė arsyeshme natyrore – shoqėrore tė tij, njeriu nuk mund tė kuptohet drejt dhe si duhet, meqė pikėrisht praktika ėshtė ajo qė atė e karakterizon nė mėnyrė esenciale.

 

 

            Fund

            Kėtė studim (pa autor) pėr botim e ka dėrguar njė lexues i pashtriku.org

 

            Kėrkojmė sinqerisht ndjesė nga autori por, duke e vlerėsuar si studim me vlera tė larta: etike, shoqėrore e shkencore, e pamė tė arsyeshme ta publikojmė pėr t'i shpėrndarė kėtė kėto rreze tė arta, kėtė farė hyjnore, deri te shpirti, mendja e zemra e secilit bashkėvendės, qė ėshtė i etur pėr dritėn e dijės, anė e mbanė globit, kudo ky frymon e flitet gjuha e bukur dhe  e bekuar shqipe.

 

 

 (1)      (2)