Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - ĒKA ĖSHTĖ PSIKOLOGJIA? (2)

Shkruan: prof. dr. sci. Mujo HASKOVIQ

ĒKA ĖSHTĖ PSIKOLOGJIA? (2)

      Krijimi i shprehive pasqyrohet nė veprimet siē janė futja e lugės nė gojė ose shtypja e dorėzės sė derės. Sė pari, ato veprime kėrkojnė kujdes tė plotė. Nėse jeni nė dilemė, ndaluni me facoletėn e letrės nė dorė dhe vėshtroni pak fėmijėn gjatė pėrpjekjes sė tij qė pėr herė tė parė tė ushqehet vetė.

 

 

            DREJTIMET MĖ TĖ RĖNDĖSISHME PSIKOLOGJIKE

 

            Strukturalizmi

 

            “Wilhelm Wundt, sikurse Aristoteli, ka konkluduar se psiqika ėshtė dukuri natyrore, qė mund tė studiohet shkencėrisht si dhe drita, ngrohtėsia dhe qarkullimi i gjakut. Wundt ka shfrytėzuar introspeksionin duke u pėrpjekur t’i zbulojė elementet themelore tė pėrjetimit. I ballafaquar me drita dhe tinguj tė ndryshėm, ai dhe kolegėt e tij kanė vrojtuar vetveten se si do t’i pėrshkruanin ndijimet dhe ndjenjat e veta.

            Wundi dhe nxėnėsit e tij e kanė themeluar shkollėn psikologjike tė njohur si strukturalizėm. Strukturalizmi pėrpiqej tė caktonte organizimin e pėrjetimeve tė vetėdijshme. E ka zbėrthyer pėrjetimin nė ndijime objektive siē janė tė parit ose shijimi dhe ndjenjat subjektive si reaksione emocionale, tė vullnetit dhe tė parafytyrimeve mentale (pėr shembull kujtimet ose ėndrrat). Strukturalistėt besonin se mendja funksionon me kombinimin kreativ tė elementeve tė pėrjetimit.

            Njė nga nxėnėsit amerikan tė Wundtit ka qenė edhe G. Stanley Hall (1844-1924). Interesimi kryesor i Hallit pėrfshinte zhvillimin psikologjik nė fėmijėri, adoleshencė dhe nė moshėn mė tė shtyrė. Hallit zakonisht i atribuohet themelimi i fushės sė psikologjisė sė fėmijėve. Ai ėshtė edhe themelues i Shoqatės psikologjike amerikane(APA).

 

            Funksionalizmi

 

            Kam dėshiruar qė, duke vepruar me psikologjinė si me shkencė natyrore, t’i ndihmoj tė bėhet e tillė.

William James

 

            Nga fundi i shekullit 19, William James (1842-1910), vėllai i shkrimtarit Henry James, miraton njė pikėpamje tė gjerė mbi psikologjinė, duke u orientuar nė raportet midis pėrjetimit dhe sjelljes. James pohon se ekziston njė rrymė e pandėrprerė e rrjedhės sė vetėdijes. Introspeksioni e ka bindur se pėrjetimi nuk mund tė zbėrthehet nė njėsi, siē mendonin strukturalistėt.

            James ka themeluar shkollėn e funksionalizmit qė merret me sjelljen si dhe me vetėdijen. Funksionalizmi shqyrton mėnyrat me tė cilat pėrjetimet dhe pėrvoja na mundėsojnė pėrshtatjen e sjelljes ndaj rrethinės nė tė cilėn gjendemi. Funksionalizmi shfrytėzon vrojtimet laboratorike si plotėsim i introspeksionit. Strukturalistėt praktikonin tė pyetnin: “Cilat janė pjesėt e proceseve psikike?”, kurse funksionalistėt ishin mė tė prirur tė pyetnin: “Cili ėshtė qėllimi (funksioni) i sjelljes dhe i proceseve psikike? Cilat janė efektet e tyre?”.

            Funksionalistėt mendojnė se ndėrthurjet adaptative tė sjelljes janė tė mėsuara dhe tė pandryshueshme. Sjellja e papėrshtatur anon kah zhdukja ose ndėrprerja. Veprimi i pėrshtatur anon kah pėrsėritja dhe bėhet shprehi. James ka shkruar se “shprehia ėshtė njė rrotė jashtėzakonisht balancuese e shoqėrisė”. Shprehia e mban shoqėrinė nga dita nė ditė.

            Krijimi i shprehive pasqyrohet nė veprimet siē janė futja e lugės nė gojė ose shtypja e dorėzės sė derės. Sė pari, ato veprime kėrkojnė kujdes tė plotė. Nėse jeni nė dilemė, ndaluni me facoletėn e letrės nė dorė dhe vėshtroni pak fėmijėn gjatė pėrpjekjes sė tij qė pėr herė tė parė tė ushqehet vetė. Me anė tė pėrsėritjes, veprimi qė paraqet tė ushqyerit e pavarur bėhet automatik, d.m.th. bėhet shprehi. Veprimtaria e shumėfishtė e pėrfshirė nė tė mėsuarit e drejtimit tė automjetit me anė tė pėrsėritjes bėhet gjithashtu rutinore. Pas kėsaj mund ta realizojmė pa ndonjė kujdes tė veēantė. Atėherė lirisht mund tė orientohemi nė konverzim interesant ose nė ndonjė radio emision. Ideja mbi tė mėsuarit me anė tė pėrsėritjes ėshtė ide themelore edhe pėr traditėn bihevioriste.

 

 

 

            Biheviorizmi

 

            John Broadus Watson (1878-1958) konsiderohet themelues i bihevirizmit amerikan. Funksionalizmi ishte pėrhapur nė vend dhe dominonte nė Universitetin e Ēikagos. Funksionalistėt merreshin me rrjedhėn e vetėdijes si dhe me sjelljen e vėzhguar. Watson hidhėrohej me pėrpjekjet introspektive tė funksionalistėve nė studimin e vetėdijes, sidomos tė vetėdijes sė kafshėve tė ulta. Pohonte se psikologjia, nėse ka pėr qėllim tė bėhet shkencė natyrore, si fizika ose kimia, duhet tė kufizohet nė dukuritė e vėrejtura, tė matshme. Duhet tė kufizohet nė sjellje. Ato sjellje janė publike dhe mund tė maten me anė tė vrojtimit tė thjeshtė ose me instrumente laboratorike. Psikologjia nuk ka nevojė tė merret me “elemente tė vetėdijes”. “Elementet” e tilla janė tė arritshme vetėm pėr organizmin qė i vrojton. (Bihevioristėt definojnė psikologjinė si studim shkencor i sjelljes, e jo tė sjelljes dhe tė proceseve psikike).

            Psikologu B.F. Skinner (1904-1990) nga Universiteti i Harvardit aplikon nė bihoviorizėm nocionin e mbėshtetjes. Organizmat, konsideronte Skinner, mėsohen tė sillet nė mėnyrė tė caktuar sepse janė tė mbėshtetur tė sillen ashtu. Shumė psikologė kanė pranuar pikėpamjen e tillė sipas tė cilės, nė parim, sjellja ndėrlikuar njerėzore mund tė sqarohet me grumbullin e tė mėsuarit individual me anė tė mbėshtetjes.

 

            Geshtalt psikologjia

 

            Nė Gjermani nė vitet 1920 dallohej edhe njė shkollė e psikologjisė – Geshtalt psikologjia. Viteve tė tridhjeta tre themelues tė asaj shkolle – Max Wertheimer (1880- 1943), Kurt Koffka (1886-1941) dhe Wolfgang Kohler (1887-1967) e braktisin Evropėn nė mėnyrė qė t’ju shmangen kėrcėnimeve naziste. E vazhdojnė punėn e vet nė shtetet e Bashkuara.

            Wertheimer dhe kolegėt e tij ishin orientuar nė percepcionin dhe nė ndikimin e percepcionit nė tė menduarit dhe nė zgjidhjen e problemeve. Pėr kundėr bihevioristėve, geshtalt psikologėt pohonin se askush nuk mund tė shpresojė qė tė kuptojė karakterin e njeriut duke u orientuar vetėm nė sjellje. Pėrkundėr strukturalistėve, konkludojnė se askush nuk mund ta sqarojė percepcionin e njeriut, emocionet ose proceset mendore me anė tė njėsive bazike. Percepcionet janė mė tė shumta se shuma e pjesėve tė tyre.

            Geshtalt psikologėt e kuptonin percepcionin si tėrėsi qė u jep domethėnie pjesėve. Geshtalt psikologėt dėshmonin se si jemi tė prirur t’i vėrejmė pjesėt e veēuara tė informatave si tėrėsi tė bashkuara, duke pėrfshirė edhe kontekstin e pranishėm. Ata pohonin se percepcioni i njeriut nuk mund tė sqarohet nė bazė tė njėsive bazike sepse kemi prirje tė interpretojmė vrojtimin tonė tė gjėrave si tėrėsi nė kuadėr tė kontekstit tė pranishėm. Nė mėnyra tė ndryshme do ta interpretoni vrapimin e njeriut drejt jush varėsisht nga ajo se a gjendeni nė njė rrugė tė zbrazėt nė mes tė natės ose nė stacionin e tramvajit nė mėngjes kur shkoni nė punė.

            Geshtalt psikologėt besonin se tė mėsuarit mund tė jetė aktiv dhe i pėrshtatshėm, jo vetėm pasiv dhe mekanik si nė eksperimentet e Pavlovit me qentė. Wolfgang Kohler dhe tė tjerėt kanė dėshmuar se tė mėsuarit ėshtė arritur shumė herė me anė tė tė vėrejturit e jo me anė tė pėrsėritjes mekanike.

 

            Psikoanaliza

 

            Psikanaliza ėshtė shkollė e psikologjisė qė e ka themeluar mjeku i cili nė vitet 1930 ishte strehuar nė Angli qė t’i shmangej tiranisė naziste – Sigmund Frojd (1856- 1939). Teoria e Frojdit ka depėrtuar shumė mė shumė nė kulturėn e pėrgjithshme se teoritė e tjera. Ndoshta tashmė jeni njohur me tė. Pėr shembull, ndonjė person jostabil do tė bėjė vrasje masive sė paku nė njė TV-seri kriminalistike pėr ēdo sezonė. Konkluzioni tipik i psikiatrit nė seri do tė jetė se vrasėsi nė mėnyrė tė “pavetėdijshme” e ka eliminuar nėnėn ose babait e tij. Ose ndoshta miku juaj ėshtė pėrpjekur “t’ua sqarojė” gabimin gjuhėsor qė e keni bėrė ose ka pyetur ēka mendoni ēfarė do tė mund tė ishte domethėnia simbolike e ndonjė ėndrre.

            Ideja qė njerėzit i lėvizin impulset e fshehura, dhe se gabimet verbale edhe ėndrrat i paraqesin si dėshira tė pavetėdijshme nė masė tė madhe shpreh ndikimin e Frojdit. Psikologėt akademikė i zbatojnė hulumtimet e veta kryesisht nė laborator. Ndėrkaq, Frojdi i kupton njerėzit me anė tė bisedave klinike. Ishte i hutuar me faktin qė njerėzit kanė aq pak njohuri mbi motivet e veta. Disa njerėz arsyetojnė, ose racionalizojnė sjelljen mė tė neveritshme me sqarime absurde. Tė tjerėt nuk e humbin rastin qė tė fajėsojnė vetveten pothuaj pėr ēdo fatkeqėsi qė e ka goditur gjininė njerėzore.

            Frojd krijon bindjen se proceset e pavetėdijshme, sidomos impulset primitive seksuale dhe agresive, kanė ndikim shumė mė tė madh nė sjelljen e njeriut sesa tė menduarit e vetėdijshėm. Frojd konsideronte se shumica e psikikės ėshtė e pavetėdijshme. Ajo pėrbėhet nga ena e kaldajės sė vluar tė impulseve, tė nxitjeve dhe dėshirave konfliktuoze. Njerėzit janė tė motivuar t’i kėnaqin ato impulse, sado qė disa prej tyre do tė ishin tė kėqija. Por njėkohėsisht, njerėzit janė tė motivuar qė vetveten ta vlerėsojnė si person tė ndershėm dhe tė moralshėm. Aq shpesh e mashtrojnė vetveten nė aspektin e motiveve tė veta reale. Pėr shkak tė forcave tė supozuara themelore lėvizėse tė personalitetit, teoria e Frojdit ėshtė quajtur teori psikodinamike.

            Frojdi e definon veprimin psikoterapeutik tė quajtur psikanaliza. Qėllimi i psikanalizės ėshtė t’u ndihmojė njerėzve tė kenė mbikėqyrje mbi konfliktet e vendosura thellė dhe tė gjejnė mėnyrėn e pranueshme shoqėrore tė shprehjes sė dėshirave dhe tė plotėsimit tė nevojave. Terapia psikoanalitike ėshtė proces qė mund tė zgjasė me vite.

            Duke debatuar pėr strukturėn e personalitetit Frojdi i definon tri instanca ose struktura:

            1. “Id” ose ajo;

            2. “Ego” ose unė;

            3. “Super ego” ose mbi unė, qė ka dy nėnstruktura:

            a) Egon ideale

            b) Vetėdijen.

            Lidhur me zhvillimin e personalitetit, Frojdi i definon pesė faza ose etapa tė zhvillimit tė personalitetit.

            1. Faza orale;

            2. Faza anale;

            3. Faza faluse;

            4. Faza e latencės ose e pushimit;

            5. Faza e gjenitale.

 

            Nga libri "Psikologji"

 

 

(1)