.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - Dashuria - ndjenjė apo biznes

Shkruan: Agron JASHARI - ADONISS

      DASHURIA – NDJENJĖ APO BIZNES

 

 

      Ēdo medalje ka dy anė, ndonėse njėra mund tė jetė mė e ilustruar se tjetra. Siē duket Zoti me ligjet e tij perfektė ka vendosur se kur s`do tė ketė njerėz tė mire toka s`do t`i mbajė mė ata. Prandaj njerėz tė mire dhe dashuri tė mirėfillta ekzistojnė edhe sot.

 
           
Qė nga kohėrat e lashta e deri mė sot janė dhėnė me mijėra e mijėra mendime, definicione e hipoteza se ē`ėshtė dashuria. Janė dhėnė kėto nga poetė, nga filozofė, psikologė, njerėz tė fesė, njerėz tė thjeshtė e deri edhe nga barinj delesh qė nuk dinin shkrim as lexim. Do pėrqendrohemi kėtu tek dashuria mes qiftit. Jemi dėshmitarė tė lloj-lloj historirash dashurie tė dėgjuara, qė nga dashuria mes Penelopės dhe Odiseut, Romeos e Zhulietės, Talatit e Fitnetes e deri tek qindra e qindra historia tjera, kurrė tė shkruara e papublikuara por qė pėrbėnin njė poemė nė vete. Secila e ngjashme dhe nė tė njėjtėn kohė secila e ndryshme nga tjetra.

            Siē tregojnė faktet nė kohėrat e gjeneratave paraardhėse kur njė i ri, femėr apo mashkull, dashurohej dhe besatohej, ishin shumė tė rralla rastet kur njėri nga qifti tėrhiqej apo thjeshtė tradhtonte lidhjen. Dashuria e tyre nuk ftohej dhe vazhdonte deri nė vdekje edhe para presioneve dhe kėrcėnimeve tė rrethit, i cili nė shumicėn e kėtyre rasteve nuk lejonte kurorėzimin me martesė tė kėtyre lidhjeve.

            Por a mund tė themi se tė njėjtat gjėra ndodhin edhe sot.

            Dyshoj shumė, pėr tė mos thėnė me siguri tė plotė, absolutisht jo.

            Dashuria sipas njė filozofi ėshtė ajo ndjenjė kur njeriu e sheh lumturinė e tjetrit dhe moslėndimin e tij si gjėnė mė thelbėsore nė jetė. Por kjo fatkeqėsisht ėshtė pakė e vėshtirė pėr tu arritur nė kohėrat tona dinamike dhe tepėr moderne.

            Njė zotėri, djalė i ri, pakė mbi tė njėzetat, mė tregonte pėr tė dashurėn e tij tė bukur, pėr fjalėt e ėmbla qė ajo ia kishte thėnė, pėr orėn qė ia kishte dhuruar pėr ditėlindje etj., etj., por sipas tij martesa me tė ishte e pamundur sepse ajo ishte vetėm njė infermiere e thjeshtė, ndėrsa vajza qė ia kishin gjetur tė afėrmit e tij, e qė ky kurrė se kishte pare, kishte status tė rregulluar nė njė shtet tė perėndimit. – Eh more shok mė thoshte ai ,- po e siguroj jetėn e jeta njėherė jetohet.  Pra, pėr tė, jeta mė e mire peshonte mė shumė se ndershmėria dhe fjala e dhėnė. Pėr tė dashuria ishte njė urė qė tė qonte nė perėndim.

 

 

            Edhe zonjusha nga Prizreni qė jetonte nė perėndim, kishte hapur fjalėn se donte tė njihej me njė djalė qė jetonte nė Kosovė. Erdhi u njoftua me njė, e pėlqeu dhe shpallėn fejesėn. Por kur u kthye sėrish nė perėndim kishte gjetur atje njė magnet qė tėrheq mė shumė dhe pa njė pa dy kėtij ,,kosovarit” ia dha ,,rrausin”.

            Ēdo medalje ka dy anė, ndonėse njėra mund tė jetė mė e ilustruar se tjetra. Siē duket Zoti me ligjet e tij perfektė ka vendosur se kur s`do tė ketė njerėz tė mire toka s`do t`i mbajė mė ata. Prandaj njerėz tė mire dhe dashuri tė mirėfillta ekzistojnė edhe sot. Goni, miku im 21 vjeēar, deri sapo shėtiste me veturė rrugėve tė Gjermanisė, pėrpara i doli njė drenushė, zemra e tij e bardhė duke mos dashur qė ta shtypte tentoi t`i shmangej dhe vetura e tij u pėrplas pėr bregu si pasojė e tė cilės ai mbeti i paralizuar . E dashura e tij me njė bukuri pėrrallore pėr asnjė moment nuk e braktisi dhe pėr here, tash e dy vjet i gjendet afėr dhe i premton se ai do tė jetė mashkulli i vetėm nė jetėn e saj. Ajo pra thjeshtė dashuron me zemėr dhe i pėrmbahet asaj qė thuhet nė librat e shenjtė se qifti duhet ta duan njėri-tjetrin nė kohėrat e begatshme dhe tė vėshtira, nė pasuri dhe nė varfėri nė sėmundje dhe nė shėndet.

            Vėrtet mirėsia ekziston dhe lavdi Zotit pėr kėtė. Por megjithatė ne shohim ēdo ditė se si tė rinjtė tanė harrojnė aq lehtė premtimet e bėra me aq zjarr e pėrkushtim. Sot mė besa e dhėnė nuk tė ngjallė, ajo ėshtė veē njė pėrrallė nga e kaluara e largėt. Ne shohim sot se si djemtė tanė tė rijnė martohen dhe jetojnė me plaka tė huaja vetėm pėr tė fituar tė drejtė lejeqėndrimi nė njė vend perėndimor. Ne shohim sot vajzat tona se si shėtisin me burra tė martuar e tė shtyrė nė moshė e pranojnė prej kėtyre ,,babalokėve “ biznesmen rroba e parfume tė shtrenjta.

            Ndoshta ėshtė e vėrtetė thėnia se ,,aty ku nuk ka ēmenduri nuk ka dashuri” por sidoqoftė secili nga ne duke i pare kėto gjėra i lind e drejta tė pyes: ē`ėshtė dashuria sot – ndjenjė apo biznes.