Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - DASHURIA SI IMITIM I RELIGJIONIT

Shkruan: Markus GÜNTHER

Pėrktheu: Gilman BAKALLI

www.fryma.info

      

DASHURIA SI IMITIM I RELIGJIONIT

 

            Mbetet akoma e hapur njė pyetje: a nuk ėshtė i dobishėm ky miti i dashurisė tė paktėn pėr ta nxjerrė njeriun nga egoizmi i tij? A nuk ėshtė dėshira e zjarrtė pėr partneritet gjithsesi mė e mirė se egoizmi? Pėrgjigja ėshtė: kjo lloj dashurie ėshtė veēse nė dukje njė kapėrcim i kufijve vetjakė.

 

 

            Herėt a vonė, gjatė shkollimit tė tyre, fėmijėt marrin njohuritė e nevojshme mbi format imituese tė religjioneve.  Kjo u ndihmon atyre jo vetėm pėr ta kuptuar mė mirė botėn dhe fuqitė e padukshme qė veprojnė nė tė, por edhe pėr ta forcuar rezistencėn e tyre ndaj doktrinave tė rrezikshme tė shpėtimit. Fėmijėt mėsojnė se “yjet” televizivė e mediatikė nuk duhen hyjnizuar, aq mė pak udhėheqėsit politikė, mėsojnė se tifozllėku pėr futbollin mund tė fitojė cilėsi religjioze e po kaq religjioze mund tė bėhet edhe dėshira maniakale pėr parą, karrierė e stėrvitje fizike. Sa keq, qė forma mė e fuqishme imituese e religjionit, me pasoja, eventualisht, katastrofike nė jetėn e mėvonshme tė fėmijėve, nuk pėrmendet aspak: DASHURIA. Mė saktė: ajo lloj dashurie, pa tė cilėn nuk ka asnjė kėngė pop e asnjė film, dashuria e madhe romantike, tė cilėn dy njerėz ia premtojnė njėri tjetrit deri nė vdekje, ajo dashuri qė i bėn njerėzit t’u “ikė truri”, ajo dashuri, e cila i bėn njerėzit tė besojnė se me tė do jenė pėrjetėsisht tė lumtur.

            Asgjė dhe askush, as Qiell e as Zot, nuk rrezaton aq fort nė epokėn tonė sa miti i dashurisė. Ėshtė Ylli ndriēues i epokės sonė. Pėrballė atij individualizmit tė pretenduar kohė pas kohe, pėrballė asaj larmisė sė medemekshme tė stileve tė jetesės, qėndron njė projekt global jetik: rruga drejt lumturisė ėshtė bashkimi pasionant i dy njerėzve. Qėllimi i vetėm i jetės ėshtė tė gjesh zotin ose zonjėn e Duhur dhe pastaj gjithēka ėshtė nė rregull (e nėse jo, atėherė mund tė fillohet dhe njė herė nga e para).

 

            Tek miti i dashurisė imitohen tė gjitha kriteret e njė religjioni

 

            Nuk ėshtė aspak e ekzagjeruar tė pohosh se dashuria ėshtė njė imituese perfekte e religjionit. Pėrkundrazi, ky konstatim ėshtė rezultat i njė vėzhgimi tė esėllt. Miti i dashurisė i pėrmbush pa pėrjashtim tė gjitha kriteret e njė pseudoreligjioni: kjo fuqi e lartė kėrkon pėrkushtim e pėrulje dhe, nė shkėmbim, premton shpėtim dhe ēlirim. Ajo nuk toleron Zota tė tjerė, premton Qiellin (e shtatė) dhe tė ndėshkon me Ferrin e vetmisė. Ditėt e saj mė tė ēmueshme festive janė Shėn Valentini, Dita e Martesės, Ditėlindja. Kush nuk i nderon sa duhet kėto Ditė tė Shenjta, ndėshkohet me refuzim dashurie e afeksioni. Lutjet e saj bazė: Tė dua, tė dėshiroj, je unik, je gjithēka pėr mua, ēmendem pas teje. Ritualet e sa tė shenjta: puthjet me gjuhė, seksi. Shenja sakrale: zemra e kuqe. Ikonat: fotot tė ne dyve. Altari, vendi i ēlirimit: krevati. Himnet: kėngėt tona. Shkrimi i shenjtė: letėrkėmbimi ynė dashuror dhe ēdo citat qė hyjnizon dashurinė, qė nga Elton John e deri tek Apostull Pali.

            E pamundur ta injorosh karakterin religjioz tė kultit “dashuri”. Zemra si simbol i dashurisė nė botėn perėndimore ėshtė mė prezente se kryqi. Nė shumicėn e banesave, pikėrisht atje ku dikur vareshin simbolet fetare, kryqi, Madona etj, sot varen foto tė lidhjes dashurore nė variacione tė panumėrta, foto tė NE TE DYVE, foto tė LUMTURISE SONE, foto qė ulėrijnė mesazhin: “Ne duhemi, jemi tė lumtur, ia kemi dalė!”. Dhe pranė fotove, tė adhuruara si relike, qėndrojnė suveniret e udhėtimit tonė tė parė nė muajin e mjaltit, dhurata e parė qė ai i bleu asaj dhe anasjelltas. Shumė dhoma gjumi ngjajnė me oda tė shenjta, tė mbushura cep mė cep me foto intime, po aq dominante sa ikonat e njė kishe ortodokse. Dhe kur kjo dashuri finalizohet mė nė fund si njė martesė e bardhė, fotot e mėdha tė dasmės kthehen nė objekte kulti, tė cilat vendosen tė parat nė atė listėn imagjinare tė gjėrave pėr t’u shpėtuar nė rast tė njė zjarri tė mundshėm nė banesė.

            Sot, shumė njerėz  e pėrjetojnė transhendencėn vetėm kur ndjehen tė dashuruar. Jo rastėsisht kjo ndjenjė pėrshkruhet prej atyre qė e provojnė si gjendje transi: “ndjehem si mbi re”, “si nė ėndėrr” dhe si reinkarnacion: “ndjehem si i rilindur”. E kush mund ta kundėrshtojė seriozisht faktin se aktualisht dashuria romantike ėshtė ajo forcė e mbinatyrshme qė premton ēlirimin e shpirtit? Mbetet kundėrpyetja: e ēė pastaj? A nuk ėshtė bukur, kur nė altarin e epokės moderne nuk qėndrojnė kombe apo udhėheqės, nuk qėndrojnė doktrina absurde e qesharake shpėtimi, por thjesht dashuria? Ē’tė keqe ka nėse njerėzit e kėrkojnė lumturinė tek partneriteti? A nuk na ndihmon ėndrra e dashurisė pėr ta kapėrcyer egocentrizmin e pėrjetshėm, a nuk na ndihmon tė themi TI, nė vend qė tė themi si gjithmonė UNE? Mė mirė DASHURI TOTALE se LUFTE TOTALE, apo jo?

 

            Zhgėnjim, konfuzion, kiē

 

            Ēdo psikolog apo terapist me pėrvojė e di krejt mirė se ēfarė shkretimit shpirtėror lė nga pas dashuria idhujtare. Shpresa e shpėtimit nuk mund tė pėrmbushet pėrmes dashurisė. Shpėtimi, d.m.th. ēlirimi i njeriut nga prangat e conditio humana, nuk mund tė realizohet pėrmes njė njeriu tjetėr. Kush premton pėrmes dashurisė qiellin nė tokė, ka gjasė t’ia bėjė jetėn ferr, vetes dhe tjetrit. Pritshmėritė e shumta, tė ngritura nė rang religjioz, i lodhin tė dashuruarit dhe u kthehen nė zhgėnjime tė hidhura. Fluturimi i ndjenjave pasohet nga njė rrėzim i sertė zhurmėmadh. Atė, qė deri dje e shihnim me adhurim dhe e ngrinim nė qiell si tė pakrahasueshėm, na rezulton, me kalimin e kohės, si njė person tekanjoz. Ditėt e kaluara me tė kthehen nė njė ushtrim durimi me ulje-ngritje emocionale. Ėshtė thjesht ēėshtje kohe derisa arrin tė njohėsh anėt acaruese e dėshpėruese tė partnerit. Dashuria nuk pranon asgjė njerėzore dhe, me kohė, ajo humbet sė qeni ndjenjė dhe kthehet nė detyrė.

 

 

            “Dashuria romantike ėshtė njė gėnjeshtėr e keqe”

 

            “Miti i dashurisė romantike ėshtė njė gėnjeshtėr e keqe”, shkruan psikiatri amerikan M. Scott Peck. “Si psikiatėr mė dhemb zemra, kur shoh ēdo ditė, se ē’shkatėrrim e vuajtje sjell ky mit”. Shumė pacientė, thotė Peck, nuk arrijnė ta pėrballojnė dot zhgėnjimin qė u jep fakti se ajo dashuria e madhe e filmave tė Hollivudit, nuk ekziston nė jetėn e tyre: “Miliona njerėz shpenzojnė energji pafund nė pėrpjekjet e kota pėr ta harmonizuar realitetin e jetės sė tyre me mitin joreal tė dashurisė”.

            Ide tė tilla nuk janė tė reja. Erih Fromi paralajmėronte qė nė vitin 1956 nga “pseudodashuria” dhe pasojat e saj fatale: “duke qenė se, si rregull, askush nuk mund t’i pėrmbushė pėr njė kohė tė gjatė pritshmėritė e njė dashurie idhujtare, zhgėnjimet janė tė pashmangshme. Prandaj kėrkohet,nganjėherė pafundėsisht, njė idhull i ri pėr ta kompensuar dhimbjen”. Fromi kishte parasysh filmat e Hollivudit tė viteve ‘50 dhe viktimat e para tė kultit modern tė dashurisė. Gjysmė shekulli mė vonė, miti i dashurisė, i ndezur nga njė industri e pafrč zbavitjeje, ėshtė pėrhapur nė tė gjithė globin. Shifrat e divorceve rriten, monogamia seriale ėshtė kthyer nė normė tė jetės. Dashuria ka datė skadence. Problemi ėshtė se vuajtja psikike nuk fillon aspak me dėshtimin e asaj dashurie, e cila lindi shpresėplotė. Ajo fillon kohė para lidhjes sė parė. Qė nė moshė tė njomė, fėmijėve u ngulitet nė tru se kuptimi i jetės lidhet me tė rėnit nė dashuri. Tė shumtė janė librat pėr fėmijė tė moshės sė kopshtit, qė shpjegojnė se “fluturat nė bark” janė shenjė e dashurisė sė parė dhe njė sėmbim nė zemėr tregon se ke rėnė keqas nė dashuri. Bile ka psikologė si Andreas Engel, tė cilėt janė tė mendimit se kopshti ėshtė vendi i duhur pėr dashurinė e parė romantike: “fėmijėt mund tė bien tamam nė dashuri. Ky fakt duhet pranuar pa kushte”. Si ēdo religjion, edhe dashuria ka nevojė pėr profetė dhe predikues.

 

            Gjėja mė e rėndėsishme nė jetė: tė gjesh tė duhurin!

 

            Atij/asaj qė i ka kaluar fatkeqėsisht mosha fėmijėnore pa pėrjetuar ato “fluturat nė bark”, do ta kuptojė deri nga fundi i shkollės tetėvjeēare se ēfarė ėshtė e rėndėsishme nė jetė: tė gjesh tė duhurin! Nuk ėshtė e pazakontė qė 10 apo 12 vjeēarė, tė ulur nė tryeza tė rriturish, tė pyeten prej tyre: “pa hė, ke gjetur tashmė ndonjė tė dashur?”Nėna shpejton t’i vijė nė ndihmė djalit tė sikletosur duke thėnė: “ka dhe pak kohė”. Nga kjo bisedė banale, djaloshi merr dy mesazhe tė rėndėsishme: 1. Pa njė tė dashur, njeriu ėshtė inferior dhe i paplotėsuar dhe 2. Koha ikėn shpejt.

            Nė kėtė kuptim pra, tragjika e kultit tė dashurisė nuk buron ekskluzivisht nga pritshmėritė e parealizueshme, me tė cilat mbarset ēdo lidhje. Jo! Tragjika fillon qė mė pėrpara, me kėrkimin energjik, nganjėherė histerik, tė lidhjes dashurore: “kėrkimi i partnerit nė kulturėn tonė ėshtė ngjitur nė stadin e njė religjioni” – thotė filozofja Katharina Ohana. “ky kėrkim obsesiv i partnerit (sidomos pėr gratė) i paraprin atij tė suksesit. Ai ėshtė kthyer nė kuptimin e vėrtetė tė jetės dhe lumturisė.” Ky perceptim filozofik konfirmohet edhe nga tė dhėnat e sondazheve. Nė fillim tė kėtij shekulli shumica e gjermaneve i pėrgjigjet pyetjes se cili ėshtė kuptimi i jetės duke thėnė: “lumturia”. Duke e detajuar pyetjen, se ēfarė tė bėn tė lumtur, nė vend tė parė renditen pėrgjigje tė tipit: “dashuria, partneriteti”. Fėmijėt, familja, miqtė, profesioni dhe suksesi vijnė mė pas.

            Nuk ėshtė pėr t’u habitur njė rezultat i tillė po tė kesh parasysh faktin se kultura pop nuk njeh temė tjetėr veē asaj tė dashurisė romantike. Nėse pėr njė ditė tė vetme, do hiqnim nga radiot ēdo love song, nėse nga reklamat dhe filmat do hiqnim imazhet e tė dashuruarve qė bien nė krahėt e njėri-tjetrit, radiot do heshtnin dhe ekranet do errėsoheshin. Edhe filmat policorė, filmat pėr fėmijė, komeditė apo emisionet e gatimit nuk lėnė pa futur ndonjė pėrzierje dashurore brenda tyre. Albumi i suksesshėm muzikor i grupit gjerman “Frida Gold” pėrmbledh nė mėnyrė koncize atė qė tė gjithė e dinė prej kohėsh: “Love is my religion”. Dashuria ėshtė feja ime.

 

 

            Trupi si kapital vendimtar

 

            Rrjedha e pandalshme e reklamave tė industrisė zbavitėse, e cila e bombardon publikun 24 orė nė ditė me mesazhe dashurie, rrallėherė e paraqet dashurinė si njė duet tė pėrditshėm, rrallėherė tė dashuruarit paraqiten si shokė jete. Me dashuria e reklamės e nėnkupton dashurinė pėrherė si pėrvetėsim erotik, ndėrsa realitetin si platformė e konkurrencės mes partnerėsh potencialė. Dhe natyrisht:  fituesin e kėsaj gare e pret dashuria e madhe.

            Vetėkuptohet se nė kėtė rast doktrina e shpėtimit e kėtij Zoti me emrin “dashuri” kapėrthehet me interesa biznesi, pasi tė shumtė janė ata qė fitojnė nga amplifikimi i nevojshėm i cilėsive konkurrenciale tė dashurisė. Nė kėtė lojė, trupi pėrbėn kapitalin vendimtar. Ai duhet tė mbahet nė formė me dieta, stėrvitje, makiazhe, depilim, pa pėrjashtuar edhe kirurgjinė plastike. Po, tekefundja, a nuk ia ka vlejtur pėrpjekja, nėse i gjithė ky investim tė ka ndihmuar ta gjesh dashurinė e madhe? Pse mos ta ndihmojmė paksa rastėsinė me disa ndėrhyrje nga jashtė? Kėshtu argumentojnė tė gjithė ata qė ofrojnė shėrbime nė favor tė mbajtjes sė trupit nė formė apo ndėrmjetėsojnė gjetjen e partnerėve. Mesazhet qė i jepen publikut janė nė kėtė rast tė dyfishta dhe kontradiktore: nga njėra anė, dashuria ėshtė njė pėrvojė mbinjerėzore e mbitokėsore, shkėndija hyjnore nė jetėn e njeriut, por nga ana tjetėr, ajo duhet planifikuar, rruga drejt lumturisė u duhet lėnė nė dorė profesionistėve, qė nga zmadhimi i gjoksit e deri tek sigurimi i takimeve mes partnerėve. Rritja e jashtėzakonshme e ndėrmjetėsimeve on-line, tregon se organizmi gati-gati industrial i kėtij biznesi ėshtė nė lulėzim tė plotė.

            E gjitha kjo ka shumė pak tė bėjė me realitetin e pėrditshėm. Ajo pjesė e realitetit qė nuk i pėrshtatet imazhit, mbetet jashtė reklamave, filmave dhe kėngėve. “Dritat fiken, para se tė fillojnė historitė me fėmijėt problematikė, me vdekjen e prindėrve, me papunėsinė, me rrudhat, me degradimin e trupit. Mirėpo jeta jonė – sidomos pas moshės 40 – pėrbėhet kryesisht nga kėto probleme. Nė kėtė moment s’ka mė pikė rėndėsie se ēfarė fustan nusėrie ke veshur dikur”, – thotė filozofja Ohana.

 

            Njė religjion me dėme tė shumta anėsore

 

            Pjesė e dėmeve anėsore tė dashurisė si formė imituese e religjionit janė ata njerėz tė shumtė qė janė vetėm. Jeta e tyre perceptohet si jetė defiēitare. Mendohet gjithmonė se ka diēka qė nuk shkon me jetėn apo me karakterin e tyre. Konsiderohet e pakuptueshme se  si dikush paska zgjedhur me dėshirė tė ndjekė njė rrugė tė ndryshme nga rruga drejt partneritetit. Tė mos gjesh partnerin e duhur konsiderohet si dėshtim personal. Njerėzve tė tillė u duhet tė presin nė rastin mė tė mirė keqardhjen mėshiruese tė ambientit ku jetojnė. Reagimi i kundėrt ndodh ndaj atyre qė thonė se, nė veprimet e tyre, udhėhiqen nga dashuria dhe se ndjekin thjesht atė qė u thotė zemra. Tė tillė njerėz kanė mirėkuptimin e gjithkujt, edhe pse nė emėr tė dashurisė sė tyre, mund tė shkatėrrohen familje tė tėra, si nė rastet kur njė burrė braktis gruan pėr njė vajzė mė tė re apo kur martohet pėr tė pestėn herė. Kush i falet dashurisė, i ėshtė falur njė fuqie supreme. Nė kėtė kontekst, ėshtė shumė domethėnės ėshtė rasti i profesorit pėr teologji morale nga Augsburgu, Klaus Arntz. Nė moshėn 21-vjeēare teksa mbante meshėn si prift katolik, deklaroi se kishte rėnė nė dashuri me njė grua tė martuar me dy fėmijė dhe se pėr kėtė arsye do e braktiste detyrėn e shenjtė. Deklarata e tij nuk e tronditi aspak komunitetin fetar, pėrkundrazi u prit me ovacione tė mėdha. Kush i dedikohet Zotit “dashuri” ka gjithmonė tė drejtė! Pse u martua 28-vjeēarja Meharit Kifle me milionerin 90- vjeēar Bruno Schubert? Ēfarė e hodhi 56-vjeēarin Ole von Beust nė krahėt e gjimnazistes 18 vjeēare? Pse e sakrifikoi karrierėn e tij politike kryetari i CDU sė landit Schleswig Holstein pėr hir tė njė 16-vjeēareje? Sigurisht: Love, Love, Love!

 

            Kush e kritikon kultin e dashurisė, konsiderohet si teknokrat i pashpirt

 

            Kush kritikon fenė e ka tė vėshtirė. Kush e ngre zėrin kundėr kultit thuajse religjioz tė dashurisė, i ka punėt keq. Ose konsiderohet si teknokrat i pashpirt, aspak romantik, pa ndjenja, ose presupozohet se, ngaqė nuk ka arritur tė gjejė tė Duhurėn, ushqen zili ndaj raporteve tė lumtura dashurore tė personave pėrreth. Kush matet tė thotė se dashuria ėshtė diēka ndryshe nga ajo dashuria kiē e nė eksitim tė vazhdueshėm qė pėrcjell kultura pop, konsiderohet si apostull moralizues. Ose pėrballet me pyetjen njėqind-milionėshe: “a mos vallė nuk besoni tek dashuria e madhe?” Siē shihet, pra, edhe dashuria ėshtė ēėshtje besimi!

Tek kritikėt e religjionit “dashuri” bėn pjesė Christiane Rösinger, e cila ka shkruar tekste kėngėsh dhe mė pas edhe njė libėr mbi mbivlerėsimin e dashurisė romantike. Ajo ēka shkruan Roesinger ėshtė, nė fakt, e rėndomtė, porse nė rrethanat aktuale, tingėllon gati revolucionare: “dashuria paraqitet si kuptim dhėnėsja sublime e jetės dhe tė bėn ta besosh shpėtimin pėrmes ēiftėzimit. Ajo tė bėn tė besosh se mund tė tė ofrojė furnizimin bazė emocional. Ajo ėshtė ideologjia qė qėndron pas idesė sė ēiftit, e cila bėn qė nė shoqėrinė tonė gjithēka tė sillet e mbėshtillet rreth ēiftit dhe krijon tė vetmin status social  qė vlen nė kėtė shoqėri: tė jesh pjesė e njė ēifti.

 

            Hyjnizimi i Tjetrit… dhe i Vetvetes

 

            Mbetet akoma e hapur njė pyetje: a nuk ėshtė i dobishėm ky miti i dashurisė tė paktėn pėr ta nxjerrė njeriun nga egoizmi i tij? A nuk ėshtė dėshira e zjarrtė pėr partneritet gjithsesi mė e mirė se egoizmi? Pėrgjigja ėshtė: kjo lloj dashurie ėshtė veēse nė dukje njė kapėrcim i kufijve vetjakė. Nė tė vėrtetė bėhet fjalė pėr njė vazhdim tė egoizmit me mjete tė tjera. Sepse, pėr tė qenė tė sinqertė, forca qė shtyn pėrpara nuk ėshtė edhe aq dėshira pėr tė dashuruar, sesa dėshira pėr t’u dashuruar. Hyjnizimi i Tjetrit ecėn dora-dorės me hyjnizimin e vetvetes, e cila kėrkon pa pushim tė kujdeset dhe ta ruajė vlerėn e saj nė treg. Objekti i suksesshėm i dashurisė sime konfirmon edhe madhėshtinė time; dashuria jonė e lumtur, e ekspozuar ndaj tė tjerėve, nuk pėrkėdhel askėnd mė shumė se veten time. Siē shkruan Erih Fromi: “dashuria erotike ėshtė forma mė mashtruese e dashurisė. Kjo lloj dashurie ėshtė nė realitet thjesht egoizėm nė ēift”. E kėshtu, sipas Fromit, nuk realizohet dot kapėrcimi i narcizmit personal, kushti mė i rėndėsishėm paraprak pėr tė mund tė dashur njė njeri tjetėr.