Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Dashuria - kjo ndjenjė hyjnore (pjesa e tretė)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 DASHURIA - KJO NDJENJĖ HYJNORE

(pjesa e tretė)

 

        Megjithėse, tingėllon pak si utopi, dashuria romantike ėshtė elementi mė i fuqishėm i dashurisė rinore. Ajo konsiderohet si “dashuri e pėrjetshme” qė nuk e humbė fuqinė, po tė zgjas edhe me shekuj tė tėrė, dhe atė me intensitet tė pa zvogėluar. Fuqia e saj ėshtė aq dominuese sa qė logjika, nė raste tė tilla, e humb kuptimin dhe sakrificat kalojnė ēdo kufij. Edhe mė sublimja pėrball saj, pra vet kuptimi i jetės, nuk paraqet asnjė lloj sfide. Andaj nuk thuhet kot se dashuria romantike ėshtė opiumi mė efektiv qė mund tė ekzistoj.

          

            Dashuria romantike

 

            Dashuria e ēiltėr shihet edhe nė fund tė detit.

 

Kur tė djersitėn duart... zemra tė rrahė shpjet... e zėri tė mbetėt nė fyt...

-Jo, kjo nuk ėshtė dashuri... kjo ėshtė pėlqyeshmėri.

 

Kur nuk mundesh ta largosh shikimin ose duart nga ai/ajo...

-Jo, kjo nuk ėshtė dashuri... kjo ėshtė pasion.

 

Kur pėrmallohesh... sepse e di se ai/ajo ėshtė atje...

-Jo, kjo nuk ėshtė dashuri... kjo ėshtė vetmi.

 

Kur tė tėrheq tjetri/ra... megjithatė mbetesh me tė dashurin/ėn e parė...

-Jo, kjo nuk ėshtė dashuri... kjo ėshtė lojalitet.

 

Kur mbetesh pranė tij/saj... pasi e dinė se tė do dhe nuk dėshiron ta lėndosh...

-Jo, kjo nuk ėshtė dashuri... kjo ėshtė keqardhje.

 

Kur je mė tė... tė puthė... tė mban pėr dore...

-Jo, kjo nuk ėshtė dashuri... kjo ėshtė pasiguri.

 

Kur ja falė gabimet... pasi pėrkujdesesh dhe shqetėsohesh pėr tė...

-Jo, kjo nuk ėshtė dashuri... kjo ėshtė shoqėri.

 

Kur i thuash ēdo ditė... se ėshtė i vetmi/ja nė tė cili(e)nė pandarė mendon...

-Jo, kjo nuk ėshtė dashuri... kjo ėshtė gėnjeshtėr.

 

Kur ai/ajo e ndjenė zemrėn tėnde dhe tė prek thellė nė shpirt... dhe kjo tė godet fuqishėm...

-PO... kjo ėshtė dashuri!!!

 

Kur je nė gjendje t’ia dhurosh zemrėn tėnde... jetėn tėnde... vdekjen tėnde...

-PO... kjo ėshtė dashuri!!!

 

            “I love you", njė himn qė ka bėrė folenė nė secilėn zemėr. Njė fjali e shkurtėr por aq e fuqishme sa qė mbėrthen zemrėn e secilės qenie njerėzore. Dhe me plot tė drejtė njeriu i gėzohet kėsaj shprehjeje, sepse mesazhi qė pėrmban brendia e saj, ngrohė zemrėn, gjallėron shpirtin, sjell kėnaqėsi tė thellė nė qenien e tij. E kėnaqėsia e thellė ėshtė shprehje e dukshme e dashurisė, nė veēanti e dashurisė rinore, e dashurisė romantike. Secili person i dashuruar e ndjenė thellė nė brendi tė zemrės e shpirtit, nė tėrė qenien e tij, kėtė ndjenjė kėnaqėsie, kėtė burim tė pashtershėm tė lumturisė. Pyesni tė posadashuruarit, dhe pėrgjigja nuk do tė mungoj.

            Njė vėshtrim magjeps, njė buzėqeshje e ėmbėl, pak pėshpėritje intime, njė puthje e lehtė, shtrėngim duarsh, rrėmbim zemrash, ndezje emocionesh, ėndrra pa fund... kėshtu mund tė pėrshkruhet pakashumė dashuria romantike.

            Megjithėse, tingėllon pak si utopi, dashuria romantike ėshtė elementi mė i fuqishėm i dashurisė rinore, ose thėnė mė shkoqur, i dashurisė sė parė tek dashnorėt e rinj. Ajo konsiderohet si “dashuri e pėrjetshme” qė nuk e humbė fuqinė, po tė zgjas edhe me shekuj tė tėrė, dhe atė me intensitet tė pa zvogėluar. Fuqia e saj ėshtė aq dominuese sa qė logjika, nė raste tė tilla, e humb kuptimin dhe sakrificat kalojnė ēdo kufij. Edhe mė sublimja pėrball saj, pra vet kuptimi i jetės, nuk paraqet asnjė lloj sfide. Andaj nuk thuhet kot se dashuria romantike ėshtė opiumi mė efektiv qė mund tė ekzistoj. Secili qė e ka shijuar nektarin e dashurisė sė parė, natyrisht qė e ka pėrjetuar edhe “magnetizmin” e parezistueshėm hipnotik tė kėsaj ndjenje magjike. Prandaj kjo dashuri nganjėherė konsiderohet edhe dashuri e marrė ose dashuri e sėmurė! Dhe shikuar realisht, dashuria romantike ėshtė njė lloj “ēmenduria” qė atakon trurin e tė dashuruarve duke provokuar njė gjendje tejet tė ndjeshme shpirtėrore e cila zakonisht ushqehet me idealizėm, dhe pėr tė cilėn, tė dashuruarit, nė tė shumtėn e rasteve janė nė gjendje  tė luftojnė deri nė flijim.

            Edhe pse dashuria, pėrgjithėsisht, konsiderohet si nevojė biologjike pėr afri, ngrohtėsi, shoqėri, miqėsi etj. me qenie tė tjera, e sidomos te gjinitė  e kundėrta nevojė pėr kontakt intim, hulumtimet e fundit shkencore kanė konstatuar se ajo fiziologjikisht, ndryshon nga dashuria romantike.

            Studimet e tre shkencėtarėve amerikanė H. Fischer, L. Brown dhe A. Aron, nė kėtė drejtim, dėshmojnė se dashuria romantike, edhe pse, njėjtė sikurse dashuria e pėrgjithshme, ėshtė nevojė biologjike, megjithatė dallon plotėsisht nga epshi pėr seksualitet, qė Frojdi e quan “libido”.

 

 

            Dėshmitė e tyre, kėta shkencėtarė, i bazojnė nė analizimin e mė se 2500 fotografive tė trurit tė regjistruara tek 17 tė rinj tė posadashuruar. Atyre gjatė eksperimentit u janė treguar fotografit e tė dashurve, dhe gjatė asaj kohe, atyre u ėshtė bėrė regjistrimi i trurit pėrmes rezonancės magnetike. Kėto regjistrime, pra fotografi tė trurit, pastaj janė krahasuar me aktivitetin e trurit, e tė cilat kanė rezultuar se ndjenja e dashurisė romantike ėshtė e lidhur ngushtė me dy pjesė tė trurit: me pjesėn nucleus caudatus dhe pjesėn ventral tegmental, nė tė cilat gjenden qelizat tė cilat prodhojnė ose pranojnė dopaminėn e cila ėshtė e lidhur me ndjenjat  e kėnaqėsisė por edhe me sjelljet e kushtėzuara.

            Kėto “qendra tė dashurisė” gjenden nė anėn e kundėrt tė pjesės sė trurit nga ajo pjesė e cila ėshtė e lidhur me epshet fiziologjike. Kjo, sipas shkencėtarėve tė lartpėrmendur, paraqet qartė dallimin e nevojės fiziologjike pėr plotėsimin e epsheve seksuale me nevojėn psikologjike tė dashurisė romantike. Ata gjithashtu, pėrmes eksperimenteve tė tyre, sqarojnė edhe kontradiktat e kėtyre dy nevojave biologjike: p.sh. pse dashuria provokon emocione tė kundėrta nė krahasim me euforinė.

            Deri sa njerėzit nuk e njohur mirė fiziologjinė e trurit njerėzorė, kanė menduar se tė gjitha ndjenjat romantike burojnė nga zemra. Dhe kjo, natyrisht, nuk duhet tė na ēudisė, sepse kur tė godet shigjeta amoriane e dashurisė, zemra fillon tė rrah me ritėm tjetėr: mė tė shpejtė dhe mė tė fuqishėm. Por, edhe e kundėrta, kur dikush na braktis, zemra na “ngushtohet” sa qė na zihet edhe fryma. Pėrveē kėsaj, zemra ka edhe ngjyrėn e kuqe, qė simbolizon dashurinė e zjarrtė. Ashtu siē thonė sa e sa aforizma se pa dashuri nuk jetė, ėshtė e natyrshme qė zemra ta simbolizoj dashurinė. Nuk thuhet kot: “po ta falė zemrėn...” sepse ēdo gjė qė buron nga zemra, padyshim qė ėshtė e sinqertė. “Zemra” - thotė njė fjalė e urtė, “nuk gėnjen kurrė”.

            Por dashuria e zjarrtė e zemrės bėhet edhe mė tėrheqėse, mė e plotė, mė e fuqishme, mė romantike kur pjesė pėrcjellėse e saj bėhet edhe ndonjė trėndafil i kuq. Nė fakt, lulet, e sidomos trėndafilat e kuq, janė gjuha mė simbolike e njė dashurie romantike. Njė dhuratė shumė e kėndshme dhe shumė domethėnėse por edhe e veēantė pėr ditė tė shėnuara. Gjuha e luleve i ka rrėnjėt nė mitologjitė e popujve tė lashtė, nė librat e shenjtė, nė gojėdhėna e pėrralla.  Thuhet se trėndafilat e kuq ishin lulet mė tė preferuara tė zonjės sė dashurisė Afėrditės (Venerės). Ndėrsa nė kohėn e perandorit Ceaser Augustus, trėndafili ishte lulja mė e popullarizuar dhe nuk kishte kopsht nė tė cilėn nuk kultivohej ajo.

            Pa dyshim qė trėndafili, si simbolikė e romantizmit,  ėshtė i pranishme edhe nė poezinė tonė popullore. Sa bukur flet pėr trėndafilin poet ynė i mirėnjohur Naim Frashėri: “ep erėn e perėndisė trėndafili palė – palė”.

            Naimi, trėndafilit i jep atributet e hyjnores. Trėndafili, nė poezitė e tij, simbolizon, bukurinė, mirėsinė, moralin, pėrsosmėrinė, parajsėn, pra trėndafili shkėlqen si shėmbėlltyre e shkrirjes sė trupit me shpirtin, vdekjes dhe ringjalljes, hyjnores me tokėsoren.

            Jo pak herė Naimi analogjizon bukurin e trėndafilit me hijeshinė e vajzės: “Trėndafil i kuq me erė/E di vallė sa tė dua” ose “Trėndafil mi more mendtė/ More trėndafil”. Pėr tė, trėndafili, ėshtė polisemi e sė bukurės dhe bashkė me karajfilin, manushaqen etj., krijojė pemėn e dashurisė nė kopshtin e parajsės.

            E pse bash trėndafili i kuq?

            Sepse e kuqja simbolizon gjakimin, epshin, vrullin, pasionin, dėshirėn e zjarrtė pėr dashuri. Fundja, vet emri trėndafil buron nga italishtja “rosa”, qė do tė thotė - e kuqe (e ēelur). Nėse do qė tė dukesh, ose mė mirė tė themi - qė tė bėhesh romantik,  mjafton njė trėndafil i kuq pėr t’i shprehur tė gjitha ndjenjat pėrmes gjuhės sė zemrės. Kjo vlen sidomos pėr dashnorėt e turpshėm, qė u “ngrihet” goja kur janė nė pyetje kėto dy fjalė, po i quajmė, magjik - “Tė dua”.

            Kur jemi tek ngjyrat, natyrisht nė kontekstin e dashurisė romantike, secila ngjyrė trėndafili e ka domethėnien e vet. Vetėm e kuqja simbolizon dashurinė e thellė dhe pasionin e zjarrtė, tė tjerat kanė kuptim tjetėr:

            -e verdha, simbolizon shoqėrinė (miqėsinė) e vėrtet, nė kuptimin e plotė tė fjalės (jo dashuri zemrash apo xhelozi);

            -e bardha, ėshtė simbol i sinqeritetit dhe paqes;

            -e kaltra, simbolizon fatin, butėsinė, delikatesėn etj.

            Element tjetėr, gjithashtu shumė i rėndėsishėm pėr dashurinė romantike janė edhe pėllumbat. Poetėt i ka tėrhequr, por edhe mahnitur, gjithnjė bukuria dhe sjellja e pėllumbave. Ata, nė kuptim tė plotė tė fjalės, paraqesin simbolikėn e pamohueshme tė dashurisė romantike dhe mu pėr kėtė edhe ilustrohen gjithnjė nė qift. Ata e kanė edhe njė karakteristik shumė tė veēantė: pėrveē qė i gugatin  njėri-tjetrit aq kėndshėm nė vesh,  kur e zgjedhin partnerin i mbesin besnik deri nė fund tė jetės! Dhe kjo ėshtė edhe esenca e romantizmit tė vėrtet, tė cilėn e ėndėrron secili qift, e posaēėrisht secila vajzė, sidomos gjatė kohės sė adoleshencės, kur edhe noton mbi valėt e ėndrrave idealiste.

            Por edhe zemra edhe lulet edhe pėllumbat duket se burimin e kanė shumė shekuj me parė, nė legjendat e “pajtorit tė tė dashuruarve”, Shėn Valentinin.

 

 

            Shėn Valentini dhe dita e tė dashuruarve

 

            Dashuria merr trajtėn e secilės zemėr...

 

            Nuk mund tė shkruhet pėr dashurinė e tė mos pėrmendet edhe i shenjti, Shėn Valentini, i cili njihet nė tėrė rruzullin tokėsor si “pajtor i tė dashuruarve” ose “mbrojtės i dashurisė”. Edhe pse u ndoq, persekutua, burgos e nė fund ju pre edhe koka, ai pėr asnjė ēast nuk u pėrul, duke predikuar dashurinė e cila duhej tė bėnte folenė nė zemrėn e gjithsecilit.  14 shkurti i vitit 270, dita kur u ekzekutua Shėn Valentini, u rikthye nė ditė pėrkujtimi pėr tė, duke mos u zbehur shekuj me radhė dhe duke u festuar deri nė ditėt tona si “Dita e Shėn Valentinit” apo “Dita e tė dashuruarve”.

            Pse bash “Dita e Shėn Valentinit” apo “Dita e tė dashuruarve”?

            Legjenda tė shumta qarkullojnė pėr kėtė ditė. Disa nga elemente e kėtyre legjendave qė kanė udhėtuar ndėr shekuj, e natyrisht qė janė shtuar me kohė, po i pėrshkruajmė mė poshtė:

            Shėn Valentini kishte njė kopsht shumė tė bukur pėr tė cilin pėrkujdesej me plot pasion. Ai nuk i pengonte kurrė fėmijėt e rrethit qė tė loznin brenda tij, bile, herė pas here, dilte nė dritare pėr t’i soditur ata dhe pėr ta ndjerė sadopak gėzimin dhe harenė e tyre fėmijėrore. Para se tė binte muzgu, ai zbriste nė kopsht dhe tė gjithė fėmijėve qė loznin aty, ua dhuronte nga njė lule me kėshillėn qė t’ia dėrgonin prindėrve si shenjė respekti e dashurie qė kishin pėr ta. Mendohet se kėtu e ka burimin edhe shkėmbimi i dhuratave tė vogla, tė cilat edhe sot u jepen personave tė dashur, sidomos nėnave.

            Derisa Shėn Valentini po pėrkujdesej pėr kopshtin e tij, i dėgjon dy tė rinj, tė fejuar, teksa po ziheshin mes veti. Ai u del pėrpara me njė trėndafil tė kuq nė dorė dhe me njė pamje tė qetė e rrezatuese, ia dhuron tė rinjve atė, duke kėrkuar nga ata qė ta shtrėngojnė qė tė dy bishtin e tij, dhe me kėtė i shpalli ata si persona tė martuar. Ky veprim i Shėn Valentinit, si me shkop magjik, ktheu paqen mes kėtyre dy tė fejuarve dhe forcoi dashurinė mes tyre. Fjala u pėrhap shpejtė dhe njerėzit filluan tė vinin tek Shėn Valentini pėr ta bekuar martesėn tyre. Meqė nė atė kohė, perandori Claudius II, kishte ndaluar me urdhėresė  fejesat dhe martesat, shkaku i luftėrave, Shėn Vlentini burgoset dhe dėnohet me vdekje.

            Supozohet se kjo ėshtė edhe arsyeja qė nė festėn e Shėn Valentinit ndihet ēdokun aroma e kėndshme e trėndafilave si simbol i dashurisė ndėrmjet burrit e gruas, dashurisė ndaj njerėzimit, dashurisė ndaj Zotit. Nė dashuri gjinden paqja, bashkimi i familjes dhe i mbarė njerėzimit.

            Derisa Shėn Valentini qėndronte nė burg mendjen e kishte tek fėmijėt dhe dashnorėt e rinj. Ai iu lut Zotit, i cili ia dėrgoi dy pėllumba. Dy pėllumbat u bėnė bartėsit e mesazheve tė dashurisė. Nė qafėn e njėrit pėllumbat ishte lidhur edhe njė ēelės. Ishte ēelėsi i “kopshtit tė dashurisė”.

            Me kalimin e shekujve, zemra, trėndafilat e kuq dhe  pėllumbat u kthyen nė simbol mė tė preferuara pėr ta shprehur ndjenjėn e dashurisė. Edhe sot e kėsaj dite, zemra, trėndafili i kuq dhe pėllumbi paraqesin simbolikėn mė sublime pėr, jo vetėm pėr dashurin romantike, por edhe pėr mbarė dashurinė njerėzore.

 

Nė vazhdimin tjetėr, ndėr tė tjera do tė lexoni:

Pėr kėngėn e Hasan Agės dhe ēikės Poturesh;

A e patėn fatin e njėjtė,si tė Romes e Zhulietės,Tristamit dhe Isoldės etj., edhe personazhet e kėngės sonė?;

Pėr fuqinė e dashurisė;

Pse konsiderohet dashuria ndjenjė hyjnore, etj.